Surroi deshmon sot kunder Gjorgjevic ne Hage

30/01/2009 11:15

Publicisti i njohur kosovar Veton Surroi do te deshmoje edhe sot ne Gjykaten e Hages, kunder ish-zyrtarit te larte te policise serbe, Vllastimir Gjorgjevic.

Ai akuzohet per vrasjen, debimin dhe keqtrajtimin e civileve shqiptare gjate luftes se viteve 1998-1999 ne Kosove. Ne diten e pare te deshmise, Surroi, ka deshmuar per masat e dhunshme serbe, qe regjimi i Milloshevicit kishte ndermarre nga viti 1989 deri ne perfundim te luftes.

Sipas akuzes, Gjorgjevic mori pjese ne nje fushate spastrimi etnik kunder popullsise civile shqiptare ne periudhen 1 janar-20 qershor 1999. Gjate konfliktit, mijera civile jane vrare dhe 800 000 te tjere, ose me teper se nje e treta e shqiptareve te Kosoves jane debuar nga forcat e armatosura jugosllave dhe serbe.

Top Channel