Humb unazen ne tualet, e gjen pas 11 ditesh

26/01/2009 12:30

Pas 11 ditesh kerkime nje zonje e pasur amerikane, ka arritur ta gjeje unazen e saj me vlere 70 mije dollare.

Gruaja e kishte humbur ate ne nje restorant ne Phoenix, ku i kishte rene aksidentalisht ne tualet. Unaza me diamante 7 karatesh i kishte rene, ndersa gruaja shtypte shkarkuesin e banjes.

Unaza ka dale ne drite fale nje mikrokamere, qe u perdor nga nje hidraulik i specializuar. Nje grup punonjesish ishin perpjekur me pare ta nxirrnin unazen e cmuar nga tubi shkarkues, duke thithur uje vazhdimisht, por pa ia arritur qellimit.

Me nderhyrjen e hidraulikut qe perdori videokameren me drite dhe rreze infrakuqe, unaza u gjet. Nuk dihet se sa eshte paguar hidrauliku per detyren e veshtire.

Top Channel