Kryeministri indian do te operohet ne zemer

23/01/2009 09:25

Kryeministri indian Manmohan Singh do te shtrohet sot ne spital dhe do t’i nenshtrohet neser nje operacioni ne zemer.
 

76-vjecari, qe 19 vjet me pare ka kryer nje bypass, do te kete nje nderhyrje tjeter, pasi mjeket zbuluan se ka disa arterie te bllokuara.

Ministri i Jashtem Pranab Mukherjee do te mbaje perkohesisht postin e kryeministrit, derisa Singh te dale nga spitali. Gjendja shendetesore e kryeministrit ka pakesuar shpresat se ai do te jete serish kandidat ne zgjedhjet e ardhshme, qe do te mbahen ne muajin prill.

Keshtu, do t’i hapej rruga kandidatures se Rahul Gandhi, djalit te Sonia Gandhit.

Top Channel