Karzai: Mbyllja e Guantanamos, hap kunder terrorizmit

23/01/2009 09:00

“Vendimi i marre nga qeveria amerikane per mbylljen e burgut te Guantanamos do te ndihmoje per forcimin e mbeshtetjes se komunitetit nderkombetar ne luften kunder terrorizmit, duke perfshire te gjitha vendet”.

Keshtu deklaroi presidenti afgan Hamid Karzai, ne nje komunikate ku komentoi vendimin per mbylljen e burgut famekeq nga presidenti Obama.

Zedhenesi i presidentit tha se vendimi do te kete impakt pozitiv ne Afganistan, pasi shihet si nje hap shume i rendesishem. “E mirepresim vendimin e administrates amerikane”, tha ai.

Top Channel