Micell i derguari amerikan ne Lindjen e Mesme

22/01/2009 23:25

Presidenti i SHBA-se, Barak Obama caktoi 75-vjecarin Xhorxh Micell, si te derguarin special në Lindjen e Mesme dhe Ricard Hollbruk ish-ambasadorin ne OKB dhe ndermjetesin mes UCK-se dhe Beogradit gjate luftes se Kosoves, ne detyren e te derguarit te SHBA-se ne Pakistan dhe Afganistan.

Bashke me Xho Bajdenin, Obama shoqeroi Hilari Klintonin ne Departamentin e Shtetit. Kjo ishte dita e pare e punes ne postin e sekretares se Shtetit, fill pas betimit.

Gjate fjales se tij, Obama rikonfirmoi politiken amerikane se “Izraeli ka te drejte te mbrohet” por gjithashtu shprehu keqardhjen per humbjen e jeteve njerezore ne dy anet e kufirit, gjate konfliktit ne Rripin e Gazes.

Me caktimin e dy diplomateve, Obama nenvizoi se progresi drejt paqes do te arrihet, por jo shpejt.

Top Channel