Greqi, opozita kerkon hetim per shitjen e tokes

15/01/2009 03:15

Hetim parlamentar per skandalin e shitjes se nje sasie toke qe ka tronditur qeverine greke per muaj me radhe. Kjo ka qene kerkesa e partise kryesore opozitare greke, PASOK.

Skandalet dhe trazirat ekonomike kontribuan ne nxitjen e protestave ashpra ne Greqi qe ndodhen gjate dhjetorit te vitit te kaluar, te cilat u pershkallezuan edhe me shume nga vdekja e adoleshentit qe u qellua nga policia.

“Kemi kerkuar kete hetim me besimin qe kemi shprehur deshiren e shumices greke per te sqaruar kete skandal”, deklaroi PASOK.

Top Channel