Maqedoni, sondazhi: VMRO e BDI, me te votuarat

14/01/2009 09:25

Nje sondazh i Institutit Republikan Amerikan favorizon ne zgjedhjet e aferta presidenciale dhe lokale ne Maqedoni dy partite qe jane aktualisht ne koalicionin qeverises.

Sipas anketes, partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski, do te merrte 38 perqind te votave, ndersa BDI e Ali Ahmetit 11 perqind.

Nder partite shqiptare ne opozite befason rritja e elektoratit te nje partie te sapokrijuar, “Demokracia e Re”, me 3 perqind dhe zbritja e Partise Demokratike te Menduh Thacit me 2 perqind.

Ndersa ne radhet e politikaneve, kryeministri gezon mbeshtetjen e 31 perqind te te anketuarve, pas tij renditet Ali Ahmeti, ndersa ne vend te trete presidenti aktual, Branko Cervenkovski.

67 perqind e te anketuarve mbeshtesin rizgjedhjen Gruevski perseri kryeminister.

Top Channel