Incidentet ne Mitrovice, akuza sherbimeve sekrete

14/01/2009 23:15

Kryetari i keshillit nacionalist serb Marko Jakshic akuzon sherbimet sekrete per incidentet ne Mitrovice dhe i cileson ato si krijuese te dhunes.

Fjala e tij eshte per sherbimet e Prishtines dhe ato nderkombetare. Jakshic i cili njihet si nje person me ndikim te fuqishem tek serbet e Mitrovices, tha ne nje interviste ekskluzive per Top Channel se akuzat  sipas te cilave serbet hedhin bomba ndaj vete serbeve eshte jashte cdo logjike te shendoshe.

“Kjo eshte nje politike e gabuar dhe deri tani asnjehere serbet per arsye politike nuk ka ndodhur te hedhin bomba. Duke pasur parasysh qe te gjitha incidentet dhe aktet e dhunes kane rene mbi serbet faktikisht  shkaktare  jane shqiptaret. Mendoj se pas kesaj qendron para se gjithash sherbimi sekret shqiptar nga Prishtina dhe sherbime te caktuara sekrete te jashtme. Nuk mund te them se cilat jane ato, besoj se parlamenti i Serbise do t’i zbardhe”, eshte shprehur Jakshic.

Ne lidhje me pyetjen se nese qendron Beogradi pas ketyre incidenteve ai tha se kjo eshte propagande e perendimit.

“Prej pese incidenteve te sulmuara ndaj serbeve, tre jane zbuluar dhe per dy kemi shenja tek njerezit qe kane perjetuar sulmin me bomba. Mund t’i zbardhin njerezit qe kane hedhur bomba. Njeri eshte shqiptar qe ka kaluar ne pjesen jugore, por parasegjithash kjo eshte pjese e propagandes perendimore”, theksoi Jakshic.

Pak dite me pare ministri i Brendshem Zenun Pajaziti deklaroi se policia ka ne dore emrat e personave qe shkatojne incidentet ne Mitrovice, por po pret momentin e duhur per t’i arrestuar.

Incidenti me i fundit ne kete qytet ndodhi te marten ne darke serish, ne lagjen e boshnjakeve kur persona te panjohur hedhen nje granate dore ne shtepine e Hetem Pecit.

Top Channel