Parlamenti grek, fillon diskutimet lidhur me aprovimin ne teresi dhe nen per nen te marreveshjes se Asocim Stabilizimit midis Greqise dhe Shqiperise.

Diskutimet parashikohet te fillojne ne oren 18.00 sipas ores lokale. Ato do te drejtohen prej deputeteve Eva Kaili e Pasok dhe Jorgos Anagnostopullos i Demokracise se Re.

Votimi i MSA-se prej parlamentit grek, eshte shtyre disa here per shkaqe teknike, por edhe prej nderhyrjeve politike te te gjitha niveleve te politikes helene. Madje, ajo ishte kushtezuar prej zgjidhjes se mosmarreveshjeve midis dy vendeve per ceshtjen e ngercit te varrezave te ushtareve greke ne Shqiperi, por edhe prej nderhyrjes se shoqates OMONIA.

Nepermjet nje letre drejtuar parlamentit grek kjo shoqate ka kerkuar pezullimin e firmosjes se saj, nese me pare nuk zgjidhen nje sere ceshtjesh ne interes te minoritetit grek ne Shqiperi.

Gjithsesi, ne oren 17.00 dhe deri ne perfundim te diskutimeve, shoqata te ndryshme te minoritareve do te demonstrojne kunder aprovimit ne parlamentin helen te MSA-se me Shqiperine.
 

Top Channel