Venusi dhe Mërkuri do favorizojnë negociatat dhe lidhjen e kontratave sot. Pritet që të fillojë një etapë vërtet e begatë. Nëse keni një lidhje, edhe sikur persona të jashtëm të mundohen t'ua prishin harmoninë, nuk kanë për t'ia dalë dot mbanë. Lidhja juaj do thellohet akoma më shumë dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Nëse jeni beqarë do ju pëlqejë situata në të cilën ndodheni. Në punë do jeni të vëmendshëm dhe profesionistë të vërtetë. Do i arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes prej kohësh. Në planin financiar do gjeni zgjidhjet e duhura për ta stabilizuar situatën.