Horoskopi Ditor
6/2/2025

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni më paqësorë dhe më të logjikshëm. Për çdo gjë do reflektoni me kujdes dhe nuk do bëni aspak gabime. Për ju që keni një lidhje pasioni do dominojë gjatë gjithë ditës. As vetë nuk e kishit menduar se emocionet mund të kishin qenë ndonjëherë kaq të fuqishme. Ju beqarët do keni nevojë për pak kohë për t’u njohur mirë me personin që do iu joshë dhe me pas mund të vendosni çfarë do bëni. Në punë mund të mbështeteni tek Urani i cili do iu ndihmojë t’i përshpejtoni gjërat dhe të arrini atje ku doni. Saturni do jetë planeti që do ju ndihmojë në planin financiar dhe do dilni nga telashet.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta