Hëna në mëngjes vazhdon të lëvizë në shenjën tuaj dhe ju fokusoheni në çështjet tuaja shumë personale. Megjithatë, katrori i Hënës me Plutonin krijon ankth për punë dhe çështje profesionale, për shkak të presionit që merrni nga eprorët. Nga pasditja e tutje kur hëna ndryshon shenjë dhe hyn në Demi, filloni të mendoni për financat. Dita e sotme nuk parashikon takime romantike. Jeni shumë të stresuar dhe nuk keni oreks.