Sot do i keni idetë të turbullta dhe në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën t’iu jepni përgjigje disa pikëpyetjeve që ju kanë lindur. Me xhelozinë duhet gjithashtu të bëni kujdes sepse mund të sjelle mosmarrëveshje të forta. Ju beqarët duhet të merrni kohën e duhur për të reflektuar para se të vendosni pasi disa persona që do këmbëngulin t’iu bëjnë për vete do jenë intrigues dhe shpirtkëqij. Për punën nuk do ketë shumë vështirësi. Me hapa të ngadalta, por do iu afroheni objektivave. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as në gjendjen e keqe siç kanë qenë më parë