Kjo ditë do jetë e bekuar sidomos për sektorin familjar dhe atë sentimental. Çastet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Ju që keni një lidhje do përgatisni të dy surpriza të njëpasnjëshme për njeri-tjetrin dhe çdo çast do jetë fantastik. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që personat t’iu duken interesantë dhe të qeshur. Në punë Dielli dhe Hëna do ju bëjë më të vendosur dhe më largpamës. Do fitoni simpatinë e shefave dhe do arrini shumë lart. Në planin financiar do i keni në dorë të gjitha armët për ta mbajtur situatën nën kontroll.