Horoskopi Ditor
28/11/2024

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojnë aspak idetë e mira, por duhet të jeni më të gatshëm për t'i bënë ato në zbatim. Po u hallakatët do humbisni raste të shkëlqyera. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë për atë që keni në krah dhe kjo do iu nxitë të bëni disa gabime. Dita do jetë e ndërlikuar. Mos e teproni sepse do pendoheni shumë shpejt. Për ju beqarët nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Bëni edhe pak më shumë durim. Në punë do jeni disi më të motivuar. Mos ua vini veshin aspak atyre që ju kanë inat dhe shihni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Mos ndërmerrni shumë rreziqe në planin financiar sepse nuk është ky momenti i duhur. Tregohuni më të matur dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin.

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta