Falë Mërkurit sot do bëni gjithçka për të kaluar vështirësitë që do iu dalin para. Çdo moment ka për të qenë shumë më këndshëm nga dje. Nën influencën e shumë planetëve, jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe e ngrohtë. Mund të mendoni seriozisht ta çoni edhe më tej lidhjen dhe të merrni vendime mjaft të rëndësishme. Ju beqarëve do iu plotësohet dëshira për të bërë sa më shumë takime. Njëri prej tyre do jetë më i veçantë nga të tjerët. Në punë duhet fillimisht të mbillni mirë farat në mënyrë që edhe frutat të jenë të shijshme. Tregoni pak me shume matuni me financat dhe do e largoni rrezikun që po iu kanosej.