Sot duhet të mësoni të bëni zgjedhje. Marsi do ju nxitë të jeni më largpamës, por gjithsesi do ndiheni të pasigurt dhe mund të hezitoni. Nëse keni një lidhje mëngjesi dhe mesdita do jenë të mbushura me divergjenca të njëpasnjëshme, pjesa më ë madhe të shkaktuara nga disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Merrni në dorë frenat dhe vendosini pikat mbi ‘’i’’. Ju beqarët edhe do josheni nga dikush edhe nuk do doni ta humbisni lirinë. Do jeni të pavendosur. Në punë do ju ndihmojë një familjar për të kaluar disa vështirësi. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as katastrofike.