Merrni sa më parë masa për të mos vazhduar me gabimet e dikurshme gjatë kësaj dite. Dielli dhe Jupiteri mund t’iu vendosin edhe në situata të sikletshme. Për ju të dashuruarit priten momente të paqëndrueshme. Herë do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do ndiheni të lumtur, e herë do keni dyshime për të e do debatoni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ta prisni gjithë kohës princin e kaltër, por ai nuk do vijë. Në punë do lodheni më shumë për të arritur atë që dëshironi, por kjo është jeta. Jo gjithmonë gjërat janë të lehta dhe duhet të tregoni sa të zotët jeni. Pamaturia në planin financiar do ju kushtojë shtrenjtë. Edhe për gjërat më të domosdoshme do keni vështirësi.