Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni ë diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.