Hëna dhe Marsi do ndikojnë negativisht tek jeta juaj sot kështu që duhet te përgatiteni për probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do favorizohet aspak nga yjet. Për shumë gjëra do debatoni ashpër dhe nuk do falni. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por asnjeri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të hedhur hapa më tej. Në punë duhet të përqendroheni më shumë dhe nuk duhet të besoni tek askush. Vetëm ju mund t’i rregulloni gjërat. Problemet financiare do i zgjidhni shpejt sepse Plutoni do ju drejtojë në rrugën e duhur. Bëjini vetes ose të afërmve ndonjë dhuratë të vogël.