Two die in fire

02/04/2014 00:00

Dy persona kane humbur jeten per shkak te shperthimit te nje bombole
gazi ne fshatin Mlize, ne rrethin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur ne
mengjes dhe viktimat jane burre e grua Dhimiter dhe Fanie Sinani,
perkatesisht 58 dhe 56 vjeç.

Zjarri ka nisur ne kuzhinen e katit te dyte te baneses dhe me pas eshte perhapur me shpejtesi ne te gjithe shtepine. Dyshohet se çifti i bashkëshortëve është munduar të verë nën kontroll zjarrin për të shpëtuar shtëpinëe, por kane mbetur te shkrumbuar nga flaket.

Zjarri eshte diktuar fillimisht nga fqinjet te cilet kane lajmeruar djalin e çifti Sinani dhe policine. Edhe pse kane mberritur menjehere ne vendngjarje policia dhe punonjesit e zjarrfikeses nuk kane mundur te bejne asgje per te shpetuar dy viktimat.

“Pamë vetëm tym nga shtëpia, nuk kemi dëgjuar shpërthim. Zjarrfikësit erdhën në kohë, por nuk mundën t’i shpëtonin burrë e grua”, thonë banorët.

Ngjarja e rende i ka shkaktuar tronditje te rende psikologjike djalit te viktimave, i cili ka hyre ne banese dhe ka pare prinderit te shkrumbuar. 25-vjeçari eshte derguar ne spitalin e Elbasanit ku po merr ndihmen mjekesore. E rende ka qene ngjarja edhe per vajzen e viktimave e cila ka mberritur me vone ne vendngjarje. Nderkohe ekspertet po vijojne hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA