Baleti ishte jeta e tij para luftës. Tani, rreshteri Oleksandr Dushakov është ushtar në një njësit të Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili është aktiv pranë zonës së luftës në lindje të vendit.
Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.
Një vijë e verdhë, e vendosur fillimisht si shenjë e përkohshme e armëpushimit në Rripin e Gazës, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kufi të ri de facto, ndërsa procesi i paqes mbetet i bllokuar dhe tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Sardenjës në Itali, ku një 25-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik.
Në jetën e një burri ka gjithmonë prioritete dhe në këtë video më poshtë, në momenitn e prerjes së tortës së martesës, me sa duket bashkëshortja e ka kuptuar nga reagimi prioritetin e burrit të sajë.
Aktorja britanike Sophie Turner, e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në serialin Game of Thrones, thuhet se ka nisur një lidhje romantike me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin .
Trump përsëriti pretendimin e tij se ai ndihmoi në përfundimin e tetë konflikteve që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar gjatë takimit të tij me udhëheqësit aziatikë, ku ai bashkënënshkroi një marrëveshje paqeje midis udhëheqësve të Kamboxhias dhe Tajlandës.
Një vajzë 5-vjeçare i mori jetën vëllait të saj të porsalindur duke e hedhur nga një lartësi prej 12 metrash, nga dritarja e katit të 4-të ku jetonin, në Vasilyev të Rusisë.
Ekipet e Kryqit të Kuq dhe Egjiptit morën leje të dielën sot nga Izraeli për të kërkuar trupat e pengjeve të vdekur përtej “vijës së verdhë” që përcakton tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë izraelite.
Përralla e Sunderlandit zviceran vazhdon. Falë një fitoreje në minutën e fundit kundër Chelseat, skuadra e sapongjitur në kategorinë e parë është në tre vendet e para. Granit Xhaka shkëlqen përsëri.
Kamboxhia dhe Malajzia kanë nënshkruar marrëveshje reciproke tregtare me SHBA-në që përfshijnë akses në minerale kritike, gjatë ditës së parë të Presidentit Donald Trump të turit të tij në Azi, ku marrëdhëniet ekonomike do të jenë një fokus kryesor.
Presidenti Donald Trump ofroi një ton të zbutur ndaj Brazilit, ndërsa u takua me Presidentin e vendit Luiz Inácio Lula da Silva për herë të dytë në muajt e fundit, duke parashikuar një marrëveshje tregtare përfundimtare me SHBA-në dhe duke paralajmëruar një “marrëdhënie shumë të mirë” midis vendeve.
Paul Pogba mund të përballet me një tjetër shtyrje të debutimit të tij me Monacon ndërkohë që fituesi i Kupës së Botës që ende po punon për t’u rikthyer në formë.
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme sollën problematika në disa zona të qarkut të Shkodrës.
Juventusi do të përballet me Lazion në Stadio Olimpico në Serie A të dielën në mbrëmje, por raportet para ndeshjes tregojnë se Igor Tudor do të duhet të bëjë pa yllin Kenan Yildiz në formacionin e tij titullar. Ja pse.
Udhëheqësi i një klubi bëri akuza brutale kundër një gjyqtari të njohur serb përpara një numri të madh dëshmitarësh.
8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel.
Grupi kurd i PKK-së njoftoi se po tërheq të gjitha forcat e tij nga Turqia dhe po i zhvendos ato në veri të Irakut, si pjesë e procesit të heqjes dorë nga lufta e armatosur kundër Turqisë.
Djali i Sir Alex Ferguson, Darren, është shkarkuar nga Peterborough United, duke u larguar nga klubi për herë të katërt, pas disfatës së tyre të fundit.
Që Bayerni i Mynihut të jetë në krye të Bundesligës dhe të shpallet kampion duke e dominuar këtë kampionat kjo nuk është asgjë e re për Gjermaninë. Megjithatë ky sezon i ri nën drejtimin e Kompani me sa duket ka një tjetër ritëm befasues.
Në seancën e kësaj të diele të KQZ-së, janë miratuar kandidimet për Bashkitë Vlorë dhe Berat.
Rrebeshe rekordesh botërore u regjistruan në ditën e fundit të Kupës së Botës në not në pishina 25 m të mbajtur në Toronto të Kanadasë. Ishte një ditë e jashtëzakonshme ku ajo që kryeson listën e rekordeve është Lani Pallister, e cila vendosi rekord të ri në 800 m stil i lirë duke thyer atë të Katie Ledecky.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të hënën se kishte arritur një “kornizë shumë të konsiderueshme” me Zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng që do të parandalonte tarifat 100% të SHBA-së për mallrat kineze dhe do të vononte kontrollet mbi eksportet e metaleve të rralla nga Kina.
Daniela Chavez nuk pushon kurrë së surprizuari publikun. Shumica e tifozëve të futbollit që ndjekin Cristiano Ronaldon duhet të kenë dëgjuar për aventurën e tij me kilianen Daniela Chavez .
Rusia ka testuar Burevestnik-un, një raketë të re me energji bërthamore që mund të bëjë të mundur mbajtjen e kokave bërthamore.
Një video që tregon një përleshje midis një gruaje dhe një burri të veshur me uniformë naziste është bërë virale në rrjetet sociale.
Në podkastin ‘Flasim’, Edi Rama u ndal te kandidatura e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është një shtet sovran dhe do të përcaktojë politikën e vet të sigurisë dhe se cilat fuqi të huaja do të pranojë të bashkëpunojnë me të.
Kremlini tha se ishte gabim të flitej për anulimin e takimit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, por shtoi se përgatitja për të ishte e nevojshme, raportoi televizioni shtetëror Vesti.
Jasir Asani po kalon një moment fantastik me skuadrën iraniane të Esteghlal.
Jerome Boateng nuk do të kthehet te Bayerni i Mynihut për stazhin për trajner. Ish mbrojtësi gjerman ka nisur punën për t’u bërë trajner dhe do t’i pëlqente që të qëndrontë pranë Vincent Kompany për disa javë për të parë nga afër mënyrën e punës së tij.
Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës përmbytën një pjesë të fshatrave të Nën-Shkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kolumbian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Jave e tetë e Kategorisë Superiore, përfundoi me ndeshjet Partizani-Egnatia dhe Teuta-Flamurtari. Ashtu siç ndodh çdo javë, trajnerët e skuadrave kombëtare kanë përzgjedhur lojtarët dhe trajnerin më të spikatur të kësaj javë duke përpiluar kështu edhe formacionin më të mirë
Gjergj Nika nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë.
Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë dhe vazhdon të shkruajë faqe të historisë së futbollit botëror. Ylli portuegez ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën mes Al Nassir dhe Hazem duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrin në kuotën e 950 golave të shënuar në karrierë.
Kevin De Bruyne ka lënë fushën e lojës gjatë ndeshjes së madhe midis Napolit dhe Interit pas një gjuajtjeje fituese, duke ndjerë dhimbje të forta në kofshën e majtë.
Donald Trump e përshkallëzoi mosmarrëveshjen e tij me Kanadanë të shtunën pasi një reklamë televizive përdori një klip audio nga ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan që kritikonte tarifat, duke thënë se do ta ndëshkonte vendin duke vendosur një tarifë shtesë prej 10% për produktet e tij.
El Clasico mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, ndeshja më e ndjekur në mbarë globin dhe që transmetohet në Digitalb, këtë të dielë do të flasë edhe gjuhën angleze pasi përballë do të mund të jenë Jude Bellingham dhe Marcus Rashford.
Në një mbrëmje të paharrueshme në “O2 Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj arriti të mposhtë kampionin kamerunas, Rolly Lambert Fogoum, dhe u shpall kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.
Liverpool vijon të jetë në krizë të thellë në kampionatin anglez teksa u mund edhe nga Brentford duke pësuar humbjen e 4-t radhazi, diçka që skuadrës së ‘The Reds’ nuk i ndodhte prej 4 vitesh e gjysmë dhe më konkretisht që nga shkurti i vitit 2021.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellare në afërsi të urës së Drinit të Zi në Gjoricë.
Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenim, qeveria “Kurti 3” nuk është formuar.
Në fjalën e tij, Albin Kurti ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeverisës përpara se qeveria e tij të rrëzohej, nga zv.kryeministrat te ministrat.
Lionel Messi tashmë e ka zgjidhur cështjen e të ardhmes së tij përsa I përket klubit ku do të luajë duke rinovuar me Inter Miamin edhe për 3 vjet të tjerë, por ai ende nuk ka marrë një vendim përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Botërorin e vitit të ardhshëm me Argjentinën.
Të vendosura në hyrje të banesave, shenjat alarmojnë njerëzit për vende në të cilat mund të fshihen në rast të ndonjë sulmi.
Pas një fluturimi 23-orësh nga Uashingtoni, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbërriti plot gjallëri në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lampur.
Udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera se armët e grupit militant janë të lidhura drejtpërdrejt me pushtimin dhe agresionin izraelit.
“El Clásico” nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Është një konflikt idealesh, një betejë identiteti që pasqyron tensionet e thella kulturore, historike dhe politike midis kryeqytetit spanjoll dhe Katalonjës krenare.
Medon Berisha u bë protagonist me Leccen në ndeshjen me Udinesen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2.
Albin Kurti, i Lëvizjes Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të nëntë shkurtit është mandatuar për shpalosjen e programit dhe përbërjes së kabinetit qeveritar.
Një 63-vjeçar në fshatin Grykë të Fierit është arrestua pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur.
Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në zonat e ulëta dhe luginat.
Një aksident i frikshëm është regjistuar në Çmimin e Madh të Malajzisë, në kampionatin botëror të Moto 3 dhe protagonistë u bënë pikërisht kampioni i saposhpallur i botës, Antonio Rueda dhe Noah Dettwiler
Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu” në Golem, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.
Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona.
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Mercedes, i cili drejtohej nga një vajzë.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka preferuar të mos komentojë shumë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pritet të votohet për formimin e qeverisë së re.
‘100 vjet Besa’ ishte ceremonia e festimeve për klubin kavajas të Besës, që tashmë quhet një klub shekullor. Në këtë eveniment morën pjesë emra të rëndësishëm të futbollit dhe jo vetëm.
Fotoja e gjeneralit ukrainas, Oleksandr Volobuev duke mbajtur një fëmijë të vogël të mbështjellë me pallton e tij, me dy këpucë të vogla rozë që duken jashtë saj, është bërë virale dhe është bërë një simbol i trimërisë dhe rezistencës.
Në podkastin “Flasim”, Rama u ndal te karta e identitetit digjitale. Ai u shpreh se karta e identitetit tashmë mund të mbahet në celulare ose kompjuter dhe do të ketë funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.
Maurizio Mariani vihet në qendër të polemikave për penalltinë e akorduar në favor të Napolit në ndeshjen me Interin si për kontaktin e lehtë mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzos ashtu edhe për kohën duke e akorduar atë 8 sekonda pas ndodhjes së episodit e për më tepër pas sinjalizimit të një prej arbitrave anësore.
Dy persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e bizhuterive që ndodhi një javë më parë në Muzeun e Luvrit në Paris.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit, pasi një makinë përplasi një motor.
Në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.
Venezuela zhvilloi të shtunën ushtrime ushtarake për të mbrojtur brigjet e saj nga “operacionet e fshehta” të mundshme të autorizuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino.
Alex Marquez ka triumfuar në Çmimin e Madh të Malajzisë, një garë e rëndësishme në raundin e parafundit të Kampionatit Botëror MotoGP.
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Cristoforo Colombo në Romë, ku 20-vjeçarja Beatrice Bellucci, e njohur si “Bibbi”, humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një BMW që po ecte me shpejtësi.
Operacioni i koduar “Cross Border” i realizuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, ka finalizuar pas një hetimi disa javor.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,341-të, dhe nata e fundit ka qenë një nga më të përgjakshmet e javëve të fundit.
Virginia Giuffre ishte e tronditur nga frika pas një takimi të tmerrshëm me Princin Andrew, ka zbuluar ish-i dashuri i saj.
Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Lincoln në Pensilvani gjatë fundjavës së festimeve të Homecoming, kanë njoftuar autoritetet amerikane.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 70”, forcat e Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan në Tepelenë shtetasin Nelson Shehu, 44 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur udhëtimin e tij diplomatik në Azi, i cili pritet të përfshijë disa takime me liderë të rëndësishëm të rajonit.
Në orën 3 të mëngjesit të kësaj të diele akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore.
Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se Ukraina është e përgatitur të vazhdojë luftën kundër Rusisë edhe për dy ose tre vite të tjera, por në Kiev ekziston shqetësimi se konflikti mund të zgjasë deri në një dekadë.
Jurgen Uldedaj ka triumfuar ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO (International Boxing Organization).
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Mediat britanike i kanë bërë ‘jehonë’ deklaratave të Edi Ramës nga Londra.
Lando Norris është fituesi i pole position në Çmimin e Madh të Meksikës. Piloti britanik i McLaren ishte perfekt në pistë në këto prova zyrtare teksa vendosi edhe një rekord të saj duke i fituar ato me kohën 1 minutë 15 sekonda e 586 të mijtat për të regjistuar pole positionin e tij të 5 në këtë sezon.
Nën këmbët e Bernabeut, gjurmët e një rishitjeje të organizuar dhe të paligjshme 40 ditë para ndeshjes Real Madrid-Barcelona zbulojnë një mënyrë veprimi që e ka vënë klubin e bardhë në alertë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po rrit tarifat mbi mallrat e importuara nga Kanadaja, pasi provinca e Ontarios transmetoi një reklamë kundër tarifave ku shfaqej ish-presidenti Ronald Reagan.
Jamie Vardy ishte protagonist i Cremoneses në sfidën e pasdites të së shtunës me Atalantën. Sulmuesi anglez shënoi më në fund golin e tij të parë në kampionatin Italian edhe pse skuadra e tij nuk mundi dot të fitojë ndaj bergamaskëve pasi kjo përballje përfundoi me barazimin 1-1.
Liverpooli po kalon një krizë rezultatesh, me “The Reds” që morën humbjen e katërt radhazi në kampionat, kësaj radhe nga Brentford, me rezultatin 3-2.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për arratisjen e dy të burgosurve nga 313 në vitin 2021, duke dërguar në gjyq tre policët e pandehur.
Spanjollët e revoltuar kanë organizuar një protestë për të denoncuar mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia.
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë publike pasuritë e deputetëve demokratë, në një postim në Facebook.
Nelly Furtado i habiti fansat të premten duke zbuluar se po i jep fund performancave — një vendim që vjen mes një vale komentesh mizore për trupin e saj.
Klima u bë e nxehtë në stadiumin “Diego Armando Maradona” gjatë ndeshjes Napoli–Inter, ku një episod i tensionuar solli në qendër të vëmendjes trajnerin Antonio Conte dhe kapitenin zikaltër, Lautaro Martinez.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “DW”, ku ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Pas deklaratave të Antonio Contes ndaj drejtuesve të Interit, nuk vonoi përgjigjja e trajnerit zikaltër, Cristian Chivu.
Një djalë 8-vjeçar u gjet i bllokuar nën një tramvaj në lagjen Neuhof të Strasburgut të enjten pasdite, por u shpëtua pa lëndime serioze falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.
Donald Trump u takua këtë të shtunën me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në Doha, gjatë një ndalese për furnizim me karburant të Air Force One, si pjesë e turneut të tij në Azi.
Kodi Penal i vitit 1995 pritet të ndryshojë sërish, edhe pse një Kod i ri është hartuar dhe gjendet në fazë diskutimi.
Antonio Conte shijoi plotësisht fitoren e Napolit ndaj Interit, një mbrëmje e tensionuar që solli edhe rikthimin e napolitanëve në krye të tabelës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se “nuk do të humbiste kohë” duke planifikuar një takim tjetër me Presidentin rus Vladimir Putin pa një marrëveshje të afërt për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim policët Oldian Myzyri, Bashkim Muça dhe Redion Maloku, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas tentativës së arratisjes së dy të paraburgosurve.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “DW”, ka folur mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, sfidat e mbetura dhe pritshmëritë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Armand Duplantis është shpallur atleti më i mirë evropian në mënyrë absolute për vitin 2025. Suedezi, rekordmeni i kërcimit me shkop ishte triumfuesi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Golden Tracks’ e organizuar nga Federata Evropiane e Atletikës.