E shtunë, 19 Korrik 2025
09:40
Produkteve të skaduara u ndërronin datën dhe i hidhnin sërish në treg, arrestohen pronari dhe magazinieri në Vorë

Një magazinë e cila u ndërronte datën e skadencës produkteve dhe i nxirrte sërish në treg, është zbuluar në Vorë.

09:27
9 librat që të ndryshojnë jetën sipas Elon Musk! Ja pse duhet t’i lexoni

Një nga gjërat më interesante rreth Elon Musk është mënyra se si frymëzon njerëzit të ëndërrojmë për gjëra të mëdha.

09:02
Ushtria i bashkohet operacionit për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës.

08:46
Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanik?

Gjermania dhe Britania e Madhe nënshkruan një Traktat Miqësie. Ai parashikon më shumë tregti, më shumë shkëmbime – dhe mbi të gjitha, më shumë siguri. Ballkani përmendet gjithashtu në Marrëveshje.

08:37
Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha se qasja e Izraelit ndaj Gazës “nuk është më e pranueshme”.

08:22
Dosjet sekrete të Epstein! Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e dëshmive para jurisë federale

Administrata Trump po përballet sërish me presion për shkak të menaxhimit të dosjeve Epstein, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate federale të bëjë publike dëshmitë e dhëna para jurisë së madhe, vite më parë, në lidhje me rastin e Jeffrey Epstein.

08:00
Digjet gjatë natës lokali në Korçë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë.

07:47
Trafik kokaine me vlerë 80 milionë paund, gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen me mbi 85 vite burg

Një e moshuar nga Londra, e njohur si “Mbretëresha e Bletëve”, është dënuar me 20 vite burg pasi drejtoi një rrjet familjar që shpërndante kokainë me vlerë mbi 80 milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar.

07:35
Përqafimi në “kiss cam” që shkaktoi furtunë! CEO dhe drejtoresha nën hetim pas videos virale në koncertin Coldplay!

Një video virale e realizuar gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin Gillette të Bostonit ka kthyer vëmendjen e të gjithëve drejt dy drejtuesve të një kompanie teknologjike, të cilët u filmuan në një përqafim intim, në atë që duket të ketë qenë një moment i pafajshëm, por me pasoja të rënda.

07:20
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 54-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

07:11
Temperatura deri në 36 gradë C, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

E premte, 18 Korrik 2025
23:00
Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet

Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët do ta shkrijnë me kujdes për të zbuluar të dhëna jetike mbi historinë klimatike të planetit.

22:52
Cilësoi UÇK-në “organizatë terroriste”, arrestohet ndihmësi i Petar Petkoviçit

Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raportojnë mediat në Kosovë.

22:44
Gjermania injoron organizatat e të drejtave të njeriut, dëbon sërish kriminelë afganë në Kabul

Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin në gusht 2021, Gjermania ka deportuar qytetarë afganë në vendin e tyre të origjinës.

22:36
Tentoi të hapte derën e avionit pas sherrit me stjuardesën, ja kush është 23-vjeçari shqiptar

Ky që shihni në foto e publikuar më lart është Mario Nikprelaj, shqiptari që tentoi të hapte derën e avionit pas debatit me stjuardesën.

22:35
Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin pasi u godit kisha e vetme katolike në Gaza! Fton Atin e Shenjtë në Izrael

Udhëheqësit më të lartë të kishave në Jerusalem hynë të premten në Gazë në një vizitë të rrallë solidariteti, një ditë pasi një predhë izraelite goditi kishën e vetme katolike atje, duke vrarë tre persona.

22:22
Vëllai e denoncoi të zhdukur, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier

Trupi i një 72-vjeçari në Fier është gjetur i dekompozuar, teksa u denoncua i zhdukur një javë më parë.

22:08
Trump nënshkruan legjislacionin rregullator të kriptomonedhave: Vlerësim i punës suaj të palodhur

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një ligj të ri historik për industrinë e kriptovalutave, të quajtur “Akti Gjenial”, i cili vendos rregullat e para për përdorimin dhe mbikëqyrjen e stablecoin-eve në Shtetet e Bashkuara.

22:02
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Në një episod të veçantë që ka zgjuar interes të madh në rrjetet sociale, kampioni norvegjez i shahut Magnus Carlsen ka zhvilluar një ndeshje të pazakontë, ai këtë herë është vendosur përballë inteligjencës artificiale, ChatGPT.

22:00
EMRI/ “Hape derën”, momente paniku në ajër, sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert.

22:00
Tragjedi në Elbasan, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

21:59
Tentoi të vriste gruan gjatë një ‘takimi romantik’, dënohet me nëntë vite burg autori në Skoci

Një burrë në Skoci u dënuar me nëntë vite burg pasi tentoi të vriste partneren e tij gjatë një takimi në qendër të qytetit Glasgow.

21:58
“Do çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash”, Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Kreu i qeverisë në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë, u ndal edhe te një ambicie e radhës.

21:50
Grabitje 200 mijë euro dhe një peng/ Anëtarja e komisionit të tenderave: U futën në shtëpi të maskuar, rrëmbyen edhe vëllanë

Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”, kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.

21:50
“Kishte gjithë jetën para, princesha ime s’e meritoi këtë fund të tmerrshëm”, rrëqeth babai i i Ilaria Sulës, kërkon drejtësi nga autoritetet italiane

Babai i Ilaria Sulës, të resë shqiptare që u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, kërkon drejtësi nga autoritetet italiane.

21:40
SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’i avancuar përgatitjet për pandemitë e radhës, pas një përgjigjeje të çrregullt globale për pandeminë koronavirusit, ka bërë të ditur Qeveria amerikane.

21:00
Mbytja e të miturve, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbahen, në lumë ishte formuar një gropë

Njëri prej të afërmve ka rrëfyer detaje nga tragjedia e ndodhur këtë të premte në lumin Shkumbin.

20:40
Prej 8 vitesh jetonte me frikë poshtë linjës së tensionit të lartë, Fiks Fare vë në lëvizje institucionet

Një banor në zonën e Bathores ka jetuar për plot 8 vite me rrezikun e përhershëm të kabujve të tensionit të lartë, të cilët kalojnë brenda hapësirës së shtëpisë së tij.

20:34
Viktimë e mashtrimit online! Pasi i dërgoi 30 mijë euro, burri udhëton 700 km “për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze”

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar një grua që ai besonte se do të bëhej gruaja e tij, vetëm për të zbuluar se kishte rënë pre e një mashtrimi në internet.

20:27
Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive.

20:08
Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

20:01
Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, anëtarët e opozitës braktisin mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj mosrespektimit të procedurës dhe afatit ligjor për dërgimin në kohë të materialeve nga ana e bashkisë.

19:51
Transformohet Qendra e Shërbimeve Arsimore/ Do bëhet agjenci autonome, “Cambridge” kritika për pyetësorët

Qendra e Shërbimeve Arsimore me propozim të kryeministrit Edi Rama pritet të transformohet në një Agjenci me autonomi organizative dhe financiare.

19:43
Nëntë të lënduar në shkallët e metrosë pas koncertit të Beyonces, gjithçka nisi… nga një insekt

Një incident i pazakontë ndodhi në Atlanta të Georgia-s, pas koncertit të Beyonce në një stadium, ku nëntë persona u lënduan pasi u përplasën me njëri-tjetrin në shkallët lëvizëse të një stacioni metroje.

19:40
Serie A me rregulla të reja/ Arbitrat në kampionatin Italian do të shpjegojnë me zë në stadium dhe TV vendimet

Nga sezoni 2025/2026, Seria A do të përjetojë një revolucion në mënyrën e gjykimit të ndeshjeve.

19:29
Snoop Dogg hyn në botën e futbollit, i bashkohet Luka Modriç në klubin e ri të kroatit!

Këngëtari i njohur Snoop Dogg, tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e botës së futbollit, e jo thjesht një admirues i kësaj loje, siç e ka shprehur shpesh në vitet e fundit. Pasi prezantoi pak ditë më parë fanellën e re të Suonsit për sezonin e ri, klubi uellsian konfirmoi edhe risinë e fundit me reperin e njohur amerikan.

19:15
Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Industria globale e karburanteve fosile ka liruar në atmosferë 389 milionë ton shtesë ndotje karboni gjatë vitit 2024, përmes praktikës së djegies së panevojshme të gazit, duke e barazuar këtë ndotje me emetimet vjetore të Francës, thuhet në një raport të ri të Bankës Botërore.

19:10
Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

19:00
Vodhën pajisje mbrojtëse nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë gjatë pandemisë dhe i shitën online, dënohet mjekja dhe bashkëshorti i saj

Një mjeke dhe bashkëshorti i saj janë dënuar me nga 10 muaj burg secili, pasi përfituan gati 8.000 paund nga shitja e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) të vjedhura nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë (NHS Scotland), gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid 19.

18:31
Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të premte në mëngjes në Los Angeles, ku të paktën tre persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një qendër trajnimi të policisë.

18:20
Krisja dhe përplasjet e forta për një karrige në Kuvend, Lapaj bën hap pas dhe i shtrin dorën Shabanit për ‘pajtim’

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj duket se ka bërë një hap pas dhe i ka shtrirë dorën për dialog aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani, për t’u ulur në diskutime dhe për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes tyre.

18:16
Policia federale bastis rezidencën e ish presidentit të Brazilit, i vendoset byzylyk elektronik dhe ndalohet të komunikojë me diplomatë të huaj

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është vënë nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet braziliane, teksa ai përballet me akuza serioze për përpjekje për grusht shteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

18:04
Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Tetë oficerë policie u plagosën gjatë përplasjes me protestues pranë një hoteli në qytetin Epping të Essex-it, të enjten në mbrëmje.

17:56
Partia Popullore në Spanjë përfshihet në një skandal korrupsioni/ Ish-ministri i Financave akuzohet se favorizoi kompanitë energjetike

Në një kthesë të papritur të ngjarjeve politike në Spanjë, Partia Popullore (PP) është përfshirë në një skandal të madh korrupsioni, në një moment kur mendonte se kishte vendosur qeverinë socialiste të Pedro Sánchez në defensivë për shkak të çështjeve të saj të shumta penale.

17:41
Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

17:37
Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie për të gjithë

Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

17:34
VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit! Muzika buçet, familjarët dhe miqtë duartrokasin

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes!

17:18
Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërrave të Pogradecit.

17:17
Fotot/ Dafina Zeqiri publikon pamjet emocionuese nga lindja e djalit

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë disa momente nga lindja e djalit.

17:10
Netflix përdor për herë të parë inteligjencën artificiale në një nga serialet

Netflix ka përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale gjenerative në një prej serialeve të saj, një hap që sipas bashkëdrejtuesit të kompanisë, Ted Sarandos, do të ndihmojë në uljen e kostove të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes.

16:57
Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh kibernetike, zjarrvëniesh dhe sabotimesh në Britani dhe në Evropë.

16:49
Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

Nga Altin Krekas

16:29
Grabitet ish-legjenda e futbollit francez, hajdutët marrin trofe dhe medalje të çmuara

Ish-legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka përjetuar një episod tronditës gjatë natës në banesën e tij pranë Marsejës.

16:20
Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar për çështjen e Jeffrey Epsteinit, financierit të akuzuar për shfrytëzim seksual dhe pedofili, në platformën personale, Truth Social. Në postimin e tij, Trump ka ngritur pyetjen se nëse do të ekzistonte një “provë e fortë” apo një “armë zjarri” që implikonte personazhe të fuqishëm në këtë skandal, pse demokratët […]

16:12
I dyshuar për spiunazh, Gjykata e Prishtinës cakton masën për policin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për policin e ndaluar një ditë më parë, Bojan Jevtiç, nën dyshimet për kryerje të veprave penale si spiunazhi dhe armëmbajtja pa leje.

15:44
“Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

15:35
Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

Frenohet ikja e mjekëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar dhe jo vetëm. 

15:19
“Traktati i energjisë, rëndësi për negociatat” Balluku: Shqipëria e gatshme për bashkëpunim energjetik rajonal

20 vjet pas krijimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, liderët botërorë u mblodhën në Athinë, në një takim për të diskutuar të ardhmen e këtij traktati.

15:15
Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.

15:10
Euro zhvlerësohet më tej, Këmbehet për 97.64 lekë, niveli më i ulët ndër vite

Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit duke zbritur në nivelin më të ulët për këtë vit, 97.64 lekë.

15:07
Bashkëshorti i saj humbi jetën si pasojë e sëmundjes, 47-vjeçarja kallëzon stafin e klinikës mjekësore: Nuk e diagnostikuan si duhet

Në Komisariatin e Policisë Kolonjë një 47-vjeçare ka kallëzuar stafin mjekësorë e një klinike pasi pretendon se nuk e kanë diagnostikuar si duhet bashkëshortin e saj, i cili ka humbur jetë disa muaj më parë. 

14:59
Gjendet pa shenja jete roja në Portin e Sarandës, 64-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale

Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje.

14:58
Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri xhiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

Kompania e CEO-së Andy Byron, tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme.

14:51
Dy të arrestuar dhe disa të proceduar në Durrës, si e mashtroi 29-vjeçari pronarin e mjetit, ia mori dhe nuk ia ktheu më

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 74 vjeç, banues në Durrës, që lëvizte me biçiklistë. Shtetasi S. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

14:45
Hoqi dorë nga përdorimi i photoshop-it, Khloe Kardashian zbulon arsyen e fortë pse e mori këtë vendim

Khloe Kardashian motra e njohur e klanit Kardashian është akuzuar së fundmi për photoshopin që ajo përdor në fotot e saj.

14:42
Sanksionet e BE, Rusia gati të kundërpërgjigjet! Diplomati i lartë: Do të marrim masa që mbështesin interesat tona nëse është e nevojshme

Rusia nuk përjashton kundërmasat pas paketës së re të sanksioneve të BE-së, e 18-ta me radhë .

14:16
Analiza e REL: Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane

Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital janë sektorë ku bashkëpunimi Kosovë-SHBA mund të sjellë përfitime të ndërsjella, por vetëm atëherë kur Kosova t’i mirorganizojë proceset e saj të brendshme.

14:06
Tregu i kriptomonedhave tejkalon 4 trilionë dollarë për herë të parë, miratohet projektligji ‘historik’ në SHBA

Vlera totale e tregut të kriptomonedhave ka tejkaluar shifrën prej 4 trilionë dollarësh për herë të parë, falë rritjes së numrit të altkoin-eve dhe miratimit të projektligjit të parë federal për stablecoin-et në Shtetet e Bashkuara.

13:54
Marrëveshja e Komitetit të Ambasadorëve për 18 sanksione të reja ndaj Rusisë, Kremlini ironizon: Kemi fituar imunitet!

Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 1241-të.

13:51
“Po zhvillohet zbatimi i marrëveshjeve nga takimi i dytë me Moskën”, Zelensky: Procesi i bisedimeve ka nevojë për më shumë vrull

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e paqes me Rusinë kanë nevojë për “një vrull më të madh”, duke shtuar se i ka kërkuar kreut të ri të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov, që ta “intensifikojë” procesin.

13:51
SHBA, skaneri “gëlltit” një 61-vjeçar që mbante një zinxhir rreth qafës,burri në gjendje të rëndë

Një burrë 61-vjeçar është në gjendje kritike në një spital të Long Island pas një incidenti të rëndë që ndodhi ndërsa ai ishte në një dhomë të rezonancës magnetike.

13:43
Karikohet nga 10% në 80% në vetëm 12 minuta, Xpeng G6 përditësohet

Në Xpeng, ata krijuan G6 si “rivalin e mrekullueshëm” të Tesla Model Y. Në fund të fundit, nuk është rastësi që modeli kinez duket shumë i ngjashëm me atë amerikan.

13:37
Dogji 10 hektarë tokë arë, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Helmës, Kavajë, kishte rënë zjarr në një sipërfaqe toke, kanë kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

13:33
Do të festonin 15 vite martesë, Edlira Çepani dedikim prekës bashkëshortit të ndjerë: Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë

Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, ish-deputetit të PD Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare.

13:16
“Më morën peng vëllanë”/ Iu grabit banesa në Librazhd si nëpër filma, zbardhet dëshmia e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dosja që po hetohet e ndarë mbi grabitjen e armatosur në banesën e një anëtareje të komisionit të Prokurimeve publike, në shtëpinë e të cilës u grabitën 200 mijë euro dhe paund.

13:14
53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh, ja për çfarë po heton policia

Fushat, rrugët e pashtruara dhe pyjet janë kthyer vitet e fundit në strehë për trafikantët e drogës. Pikërisht aty humbi gjurmët italiania Erika Ferini Strambi, natën e 5 korrikut.

13:06
Festë në qytetin e festave, “Verë dhe Portokalle” ndez sheshin përpara katedrales së Korçës

Në Korçën që identifikohet si qyteti i festave, spektakli i humorit “Verë dhe Portokalle” kulmoi mbrëmjen e së enjtes duke mbledhur në sheshin para Katedrales mijëra njerëz.

12:58
Forcohet boshti Gjermani-Britani, Merz e Starmer: Punojmë bashkë për të forcuar mbrojtjen, luftë emigrantëve

Kancelari gjerman Friedrich Merz pranon se Europa deri më tani ka bërë shumë pak për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj, por tani ai beson se bashkë me Britaninë e Madhe i kanë kuptuar kritikat e SHBA-ve dhe do të punojnë fort në këtë linjë.

12:51
Trump njofton se do padisë mediat pasi botuan lajmin e një letre dërguar Jeffry Epstein, presidenti i kërkon Prokurores së Përgjithshme të publikojë dëshmitë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të padisë gazetën prestigjioze The Wall Street Journal, pasi kjo e fundit publikoi një artikull ku përmendet një letër e dyshimtë, me përmbajtje të papërshtatshme, që supozohet se është shkruar nga Trump për financierin e Jeffrey Epstein në vitin 2003.

12:44
Analiza: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Evropian ka plane të mëdha me një buxhet edhe më të madh. Por qeveria gjermane nuk është dakord, as ekonomia e shoqatat mjedisore.

12:26
SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e ndihmave amerikane në botë, por edhe për transmetuesit publikë.

12:22
Forcat siriane përgatiten për t’u kthyer në qytetin e druzëve, pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli

Forcat siriane janë duke u përgatitur për t’u kthyer në qytetin e pakicës fetare druze, Suveida, për t’iu dhënë fund luftimeve me fiset beduine, tha të premten një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Sirisë, duke e vënë në rrezik një armëpushim të brishtë në jug të vendit.

11:54
“2 pikë për një vrasje, 6 për një ushtar të kapur peng”, si ushtria ukrainase e ka kthyer luftën me Rusinë në një “lojë” me shpërblime për të motivuar ushtarët

Ukraina ka sjellë një risi disi të pazakontë në luftën e saj ndaj Rusisë, pasi kthyer konfliktin në një lojë me sistem pikesh, të cilat grumbullohen duke vrarë apo dëmtuar armikun dhe në fund konvertohen në shpërblime për ushtarët.

11:47
Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit.

11:43
“Do vijë dita, ministër AI”/ Rama: Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startupeve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. 

11:37
“Ku ishit ku u ndërtuan banesat pa leje në Theth”/ Rama: Zinxhiri nuk ka funksionuar si duhej, prokurorja…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startupeve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. 

11:10
Vijon riorganizimi i qeverisë Zelensky, presidenti ukrainas emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov si sekretar të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, sipas një dekreti të publikuar sot.

11:02
Analiza/ Baton Haxhiu: Nga rock-u i Elita 5 te dhimbja e heshtur e Vllasaliut dhe epika e pastër e Gëzim Nikës. Aurela është kënga në AG Show

Nga Baton Haxhiu

10:54
Vatra zjarri në disa njësi të bashkisë Bulqizë, retë e tymit mbulojnë qytetin dhe fshatrat përreth

Prej më shumë se një jave vatra të mëdha zjarri vijojnë në “Fushën e Peladhisë” të njësisë administrative Zerqan. Ndërkohë vatra të mëdha zjarri vijojnë në afërsi të fshatit Vlashe të njësisë Shupenzë.

10:40
Rama me përfaqësues të teknologjisë: Po forcojmë mbrojtjen në sektorin publik kundër sulmeve kibernetike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startupeve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. 

10:33
Sllovakia ndryshon mendje, kryeministri sllovak udhëzon delegacionin e tij në BE të miratojnë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Sllovakia është gati të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, tha kryeministri sllovak Robert Fico.

10:28
Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, duke e cilësuar “një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë”.

10:23
Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga goditjet e rrufeve gjatë stuhive të forta të dy ditëve të fundit në shtetin verilindor indian të Biharit, thanë autoritetet.

10:19
Princi Harry ndjek hapat e mamasë së tij, duka i Sussex kalon në fushën e pastruar nga minat që Princeshë Diana përshkoi 28 vite më parë

Princi Harry vizitoi Angolën si pjesë e një partneriteti me organizatën bamirëse Halo Trust, e cila specializohet në pastrimin eminave të ish-zonave të luftës. Duka i Sussex ndoqi gjurmët e nënës së tij, princeshës Diana që bëri të njëjtën gjë vite më parë.

10:18
Shkencëtarët zbulojnë për herë të parë fillimet e formimit të planetëve si Toka

Për herë të parë në historinë e shkencës, studiuesit kanë vëzhguar hapat e parë në formimin e planetëve të ngjashëm me Tokën rreth një ylli të porsalindur.

10:08
Zbardhet plagosja me armë në Sarandë! Shpallen në kërkim 4 persona

Policia e Sarandës njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar plagosjen me armë të dy personave pasditen e djeshme në qytetin bregdetar.  Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 4 persona, njëri prej të cilëve Ramadan Zoto, tentoi të vriste me armë zjarri dy të tjerë.

10:02
I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës, pronari: S’kam konflikte me askënd!

Një lokali në Rrugën e Durrësit në kryeqytet i është vënë lëndë plasëse gjatë natës.

09:49
“Marrëveshja për pengjet më afër se kurrë”, zyrtari i lartë i administratës Trump: Jam i bindur që do të arrihet

Një zyrtar i lartë i administratës Trump ka shprehur optimizëm në lidhje me negociatat për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi, duke pretenduar se një marrëveshje është “më afër se kurrë”.

09:45
U gjet pa shenja jete në apartamentin e saj në Sarandë, kush është 63-vjeçarja amerikane

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën, ku një shtetase amerikane, Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeç, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

09:38
SHBA “djeg” 6 mln dollarë të PD! Urdhri i Rubio: Ambasada të mos komentojë legjitimitetin e zgjedhjeve, vetëm urim fituesit

Marko Rubio sekretari amerikan i shtetit ka dhënë një udhëzim për të gjitha ambasadat amerikane në botë që ndalon komentet në lidhje me proceset zgjedhore në vendet e tjera.