Kompania “Meta” ka zbuluar një gamë të re syzesh inteligjente, të mundësuara nga teknologjia e saj e inteligjencës artificiale (IA), ndërsa pretendon se ato do të jenë një aksesor i domosdoshëm për përdoruesit në të gjithë botën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt qeverisës.
Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma.
Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i hershëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para, ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.
Ndërsa renditi ato që ai i quajti sukseset e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, presidenti Donald Trump përmend konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan dhe sërish ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.
Një 26-vjeçar i armatosur ka kërcënuar punonjësit e policisë në Korçë.
Presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer për “mikpritjen e mrekullueshme”, por nuk la pa kritikuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për moszgjidhjen e konfliktit me Ukrainën.
Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për shtyp me kryeministrin, britanik Keir Starmer foli për Charlie Kirk.
Një 40-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Kelmend dhe për pasojë ka humbur jetën.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’ për planet në infrastrukturën e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.
Një shofer kamioni hapi zjarr sot në kufirin izraelit me Jordaninë, në një incident që po hetohet si një sulm i mundshëm terrorist nga autoritetet lokale, duke vrarë dy ushtarë të forcave izraelite.
Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar me një letër Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare.
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, reagoi përmes rrjeteve sociale pas seancës së sotme plenare, ku u miratua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.
Të paktën 79 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, shumica e tyre në Qytetin e Gazës, tha të hënën ministria palestineze e shëndetësisë.
Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për shtetasin Hysen Meta, i cili bashkë me motrën dhe vëllanë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, ngjarje e ndodhur në Shënavlash në vitin 2024.
Një djalë 7-vjeçar ka rënë nga çatia e katit të dytë të një ndërtese shkolle në lagjen Voltri të Gjenovës perëndimore.
Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se kishte një raport intim me një të mitur.
Kolegji Universitar “Tirana College of Technology” hedh një hap të rëndësishëm në fushën e partneriteteve dhe sigurimit të praktikave më të mira për studentët.
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike nën dyshimin se kanë ndihmuar shërbimet ruse të inteligjencës, dhe kjo, gjatë kohës që Donald Trump është duke zhvilluar vizitën e tij të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Lirohet në sallën e gjykatës italiani Davide Pecorelli i cili u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij.
Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re ekonomike dhe teknologjike, të cilën kryeministri Keir Starmer e quajti “më të madhen në historinë e Britanisë, me një diferencë të madhe”.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se një trafikant qeniesh njerëzore është riatdhesuar nga Qendra e Mbikëqyrjes së Qarkut në Gjadër të Shqipërisë.
Pas banketit madhështor të një nate më parë, Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, patën këtë të enjte një moment më të thjeshtë e të ëmbël gjatë një aktiviteti me skautët e vegjël dhe kreun e tyre, Dwayne Fields.
Shumica socialiste do të çojë për ndëshkim deputetët e opozitës që prishen seancën dhe goditën me librin e kushtetutës dhe shishe Edi Ramën.
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka marrë pjesë në pritjen në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Policia e Shtetit apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave për “mësime falas” dhe investime me fitim të shpejtë në kriptovaluta.
Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares e vrarë më 26 mars në Romë, vazhdojnë, teksa Prokuroria kërkon dënim me dy vite burg për nënën e të dyshuarit, Mark Samson, 23 vjeç.
Ekipi i Monacos pati një incident të papritur para ndeshjes kundër Bruges të Christos Tzolis për Ligën e Kampionëve.
Më shumë se 50 persona janë arrestuar që nga mëngjesi i sotëm në Francë, raporton Le Figaro. Shtatë prej tyre në Paris dhe 44 jashtë kryeqytetit.
Gjigantë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale, dhe kjo, si pjesë e vizitës të Presidentit të SHBA Donald Trump në Britaninë e Madhe.
Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës ka autorizuar krijimin e një ekipi për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza, pasi policia dhe prokurorët spanjollë gjetën prova të mundshme se Izraeli ka kryer krime “kundër bashkësisë ndërkombëtare” në Rripin e Gazës.
Kombëtarja shqiptare ka shfaqur performancë të kënaqshme gjatë muajit shtator, duke fituar dy ndeshje radhazi: miqësoren kundër Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare ndaj Letonisë.
Spanja dhe Norvegjia njoftuan planet për krijimin e një fondi të posaçëm për palestinezët.
Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të opozitës e cila u thirr me urgjencë nga Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare.
Përgjithësisht e kujdesshme me deklaratat luftëndjellëse, Kina befasoi së fundi me paralajmërimin e hapur të mosndërhyrjes në çështjet e saj.
Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente të vështira nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen Lyme.
Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli në veriun e Kosovës ka gjetur pajisje ushtarake, që tha se dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Bayernit, Douglas Costa, ka ndërprerë kontratën me Sydney FC për shkak të problemeve ligjore në Brazil.
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama për miratimin e programit qeverisës dhe për rizgjedhjen në krye të qeverisë.
Pas deklaratave të forta të Ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto mbi gatishmërinë e Forcave të Armatosura italiane, Gjenerali Vincenzo Camporini, ish-Shef i Shtabit të Mbrojtjes dhe ekspert gjeopolitik, konfirmon një situatë të vështirë dhe të ndërlikuar për Italinë.
Në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian u miratua për herë të tretë projektligji për ndarjen e karrierave mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, një reformë e mbështetur fort nga qeveria e djathtë.
Franca është përfshirë nga trazirat, duke u përgatitur për një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit.
Ish-mbrojtësi i Manchester City, Pablo Zabaleta, tani 40 vjeç, është trajner ndihmës i Kombëtares shqiptare nën drejtimin e Sylvinho, një bashkëpunim i pazakontë midis një argjentinasi dhe një braziliani.
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka bërë një reagim të pazakontë përmes rrjeteve sociale, sa i përket makinave elektrike Tesla.
Policia e Shkodrës gjeti dhe asgjësoi 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat ishin kultivuar në territoret e pesë njësi administrative.
Vjeshta do të jetë e gjatë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Një 41-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës mbrëmjen e së mërkurës.
Mozzik u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi u përfol se reperi u ndalua nga autoritetet e Kosovës.
Donald Trump ndodhet në rezidencën rurale të kryeministrit britanik, Chequers, ndërsa përfundon sot vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Justin Bieber ka siguruar një tarifë prej 10 milionë dollarësh për të hapur festivalin muzikor Coachella 2025 pa ndihmën e një menaxheri apo përfaqësuesi, sipas një raporti të Rolling Stone.
Stilisti i saj mund të jetë i padukshëm, por stili i Melania Trump është gjithçka përveçse i heshtur.
Ekipi i vajzave të Vllaznisë vijon me sukses rrugëtimin europian, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”.
Paleontologët zbuluan të mërkurën në Lima fosilin 12 milionë vjeçar të një delfini prehistorik pak të studiuar, i cili u gjet në Perunë jugore në korrik.
Në 25 minuta seancë u miratua sot programi qeverisës për katër vitet në vijim, pasi opozita bllokoi foltoren dhe i ndërpreu fjalën Kryeministrit Edi Rama, duke mos lejuar diskutimet.
New York Fashion Week u mbyll, por këtë javë, vëmendja e botës së modës u përqendrua në një tjetër “pasarelë”, një tavolinë 50 metra e gjatë në Kalanë e Windsorit.
Një eksod masiv civilësh po ndodh nga Qyteti i Gazës, ndërsa turma palestinezësh largohen nga zona ose në këmbë ose me biçikleta dhe automjete, ndërsa ushtria izraelite vazhdon operacionin e saj tokësor.
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga dsasma e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli me modelen Cindy Marina, debati në studio televizive dhe në rrjetet sociale vijon të mbetet i fortë.
Dasma e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli me modelen Cindy Marina ka ngjallur reagime të forta në rrjete dhe media.
Aida Hajnaj, ish-drejtoresha e BKH bën kërkesë për tu kthyer në polici.
Një shtetas sudanez është arrestuar këtë të enjte në fshatin Tresenik të Devolit, pasi u kap duke shoqëruar 2 shtetas të tjerë sudanezë që kishin kaluar kufirin me Greqinë, në mënyrë të paligjshme.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe zonja e parë Melania Trump kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë banketit shtetëror të mbajtur mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj Anjeza Kalanxhi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit që rezulton nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar.
Siç paralajmëroi më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë deputetët në selinë blu.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po e shpall lëvizjen e majtë Antifa si një “organizatë terroriste”, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social në orët e para të së enjtes sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.
Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas policisë, po kryhen kërkime intensive, ndërsa në ndihmë janë angazhuar që nga dita e parë dhe familjarët e tij.
Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, foli për mediat pas seancës parlamentare që zgjati vetëm 25 minuta.
Pasi seanca plenare e sotme u mbyll për 25 minuta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim për mediat.
Me tensione është shoqëruar seanca e sotme, e cila u mbyll në një kohë rekord, për vetëm 25 minuta.
Ka rinisur me tensione seanca plenare në Kuvend, e cila pasoi pas 5 minutash pushim të kërkuara pas mbajtjes së fjalës së kryeministri Edi Rama dhe prezantimit të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Pasi kryeministri Edi Rama i la fjalën e tij “Diellës”, opozita ka refuzuar ta dëgjojë duke krijuar zhurmë në Kuvend, duke i rënë tavolinave.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndëshkuar deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, duke i hequr të drejtën e fjalës.
Ministrja përgjegjëse për Inteligjencën Artificiale, Diella ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend, pasi kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë të pranishmit në Parlament që ta dëgjonin.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama u ndal dhe te ministrja e krijuar me AI, “Diella”, duke i lënë ‘fjalën’ asaj.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë pas konfirmimit të tij në mandatin e katërt.
Këngëtarë nga 23 vende, shkëlqim dhe mbulim global, Rusia po ringjall ‘Intervision’ të shtunën, një konkurs muzikor i krijuar gjatë epokës sovjetike dhe i prezantuar nga Moska si rival i Eurovision-it, të cilin e akuzon për promovimin e vlerave “të korruptuara” perëndimore.
Është arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë, pasi u kap duke marrë një pako me kanabis, me përqindje të lartë THC, në një degë postare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet sot në Britani për një takim zyrtar me kryeministrin Keir Starmer, në rezidencën qeveritare të Chequers.
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lushnjë.
Priscilla Presley ka përshkruar natën e fundit që kaloi me vajzën e saj, Lisa Marie, e cila ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare në vitin 2023, duke thënë se vdekja e saj ishte ngjarja e dytë më e trishtueshme në jetën e saj, pas humbjes së Elvisit.
Vetëvrasja e një adoleshenti në Kaliforni pasi kishte përdorur ChatGPT-në, u bë shkak që OpenAI të sjelli një modalitet të ri i cili do të njoh automatikisht përdoruesit dhe do të përshtatë përgjigjet me moshën e tyre.
Atletico Madrid përjetoi një fund dramatik në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it në Anfield, ku u mposht 3-2 pas një goli në minutën e 92-të nga Virgil van Dijk.
Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Rrjeti televiziv amerikan ABC ka pezulluar për një kohë të pacaktuar prezantuesin e emisionit të orëve të vona, Jimmy Kimmel, pas komenteve të tij mbi të shtënat me armë ndaj influencuesit konservator Charlie Kirk.
Një gjykatës amerikan ka urdhëruar deportimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil në Algjeri ose Siri, në një vendim të bërë publik të mërkurën.
Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, planifikojnë të paraqesin prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se znj. Macron është grua, zbuloi avokati i çiftit në një podcast të BBC-së disa orë më parë.
Forcat izraelite kanë nisur një tjetër valë sulmesh mbi Rripin e Gazës, duke goditur edhe zonat pranë disa prej spitaleve të pakta që vazhdojnë të funksionojnë, ndërsa ofensiva tokësore mbi Gaza City vijon.
Kryeministri Edi Rama do të paraqesë sot në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të provokojë debate të nxehta.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Pas një hetimi disa javor finalizohet operacioni i koduar policor “Syri i natës” në Peqin.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Diella, ministrja e parë e shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, tashmë ka hapur faqen e saj zyrtare në këtë platformë.
Keir Starmer dhe Donald Trump do të takohen pas pak orësh në rezidencën rurale të Kryeministrit Britanik.
Kur aktori legjendar i Hollivudit i kthyer në regjisor, Robert Redford, ndërroi jetë të martën, ai la pas jo vetëm një trashëgimi të pasur filmash me ndikim dhe rëndësi kulturore, por edhe një stil që është bërë model për veshjet amerikane të meshkujve.
Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rrethuan nga armiq të panjohur…
Dua Lipa është parë në New York gjatë pushimit nga turneu “Radical Optimism” duke ngrënë drekë në restorantin trendy Via Carota.
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Tre oficerë u vranë dhe dy të tjerë mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme, pas të shtënave të ndodhura të mërkurën pasdite në një zonë rurale të Pensilvanisë qendrore, tha zyrtari i Policisë Shtetërore të Pensilvanisë, Kolonel Christopher Paris.