E enjte, 01 Gusht 2024
19:54
Shëngjinit i kthehen pushuesit/ U larguan nga frika e përhapjes së zjarrit që përfshiu zonën bregdetare

Shëngjini dalëngadalë po fillon ti kthehet normalitetit. Flakët që ranë në kodrat që rrethojnë Shëngjinin dëmtuan dhjetëra ha sipërfaqe me bimësi dhe pisha.

19:49
FOTOT/ Njihuni me 11 çiftet që po konkurrojnë së bashku në Lojërat Olimpike Paris 2024, zbuloni historitë e tyre të veçanta

Parisi është parajsa e të dashuruarve; dhe ndërsa qyteti i dashurisë pret Lojërat Olimpike 2024, njihuni me 11 çifte olimpike të cilët konkurrojnë me të dashurit e tyre.

19:13
Mostra kafshësh të ngrira në Hënë? Plani i NASA-s për ruajtjen e jetës në rast katastrofe globale!

Shkencëtarët kanë filluar të mendojnë për një ide të re dhe të guximshme për ruajtjen e biodiversitetit të Tokës në rast të një katastrofe globale.

18:59
Dueli i mbushur me polemika në Lojërat Olimpike/ Kundërshtarja u tërhoq pas 45 sekondash, reagon për herë të parë transgjinorja: Shyqyr që…

Fitorja e transgjinores Imane Khelif kundër Angela Carinit në boksin e femrave ka shkaktuar polemika në Lojërat Olimpike të cilat po mbahen në Paris.

18:57
Detaje të reja/ Kreu i Hamasit u vra nga një bombë e sofistikuar, ishte vendosur dy muaj para në shtëpinë e tij

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh u vra këtë javë nga një bombë e sofistikuar me telekomandë e kontrabanduar në bujtinë ku ai po qëndronte në Teheran, dhe jo nga një raketë, siç është raportuar gjerësisht, ka zbuluar New York Times.

18:54
Nadal ngre dyshime pas eliminimit në Paris 2024: Ndoshta ishte hera e fundit!

Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz nuk shkuan më shumë se çerekfinalja në lojën dyshe të tenisit në Lojërat Olimpike Paris 2024.

18:33
Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë, reagon Biden: Aleanca e arriti këtë, familjarët…

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për marrëveshjen mes vendit të tij dhe Rusisë për shkëmbimin e të burgosurve.

18:16
Rekrutuan dy policë për punët e tyre të pista dhe korruptuan gjyqtaren e Elbasanit/ Paratë e drogës i investonin në banesa, detaje nga veprimtaria e vëllezërve Çopja

Vëllezërit Franc dhe Hajdari Çopja, i njohur si “Dari i Elbasanit” rekrutuan dy punonjës policie për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

17:55
Ekskluzive/ Si i shpëtoi Kidi i Vlorës burgut përjetë në Angli për pengmarrjen e fierakut dhe “gjobën” 400 mijë sterlina

Prokuroria angleze është tërhequr nga akuzat  ndaj një shqiptari dhe bashkëpunëtorëve  të tij të arrestuar nën akuzën e pengmarrjes të  një fieraku në Londër.

17:35
Gazetari amerikan me fat! Përfitoi nga marrëveshja SHBA-Rusi për shkëmbimin e të burgosurve, Evan Gershkovich lirohet nga qelia

Gazetari amerikan i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, është liruar nga paraburgimi rus si pjesë e marrëveshjes SHBA-Rusi, për shkëmbim të madh të disa shtetasve të huaj të mbajtur dhe të shumë të burgosurve politikë rusë.

17:35
Masakra në Angli ku humbën jetën tre fëmijë, zbulohet identiteti i autorit 17-vjeçar

Identiteti i djalit 17-vjeçar të akuzuar për vrasjen e tre vajzave në një sulm me thikë në një klub kërcimi për fëmijë të hënën më 29 korrik është zbuluar sot, më 1 gusht.

17:29
Vëllezërit vrasës me pallat në ndërtim, dhjetëra apartamente, vila e toka/ “Plumbi i Artë 2” sekuestron pasuritë e grupit kriminal, gjenden mbi 1 milionë euro

Dhjetëra pasuri të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja janë sekuestruar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

17:20
Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e yllit të Hollywoodit fotografohet me një unazë diamanti në dorë (Foto)

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti po shijojnë pushimet në Itali, por unaza e modeles ka tërhequr vëmendjen e kamerave.

17:05
Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të transmetohet në Netflix sezoni i dytë i serialit “Squid Game”

Seriali i njohur korean i Netflix, Squid Game, ishte padyshim një nga serialet që theu më shumë rekorde përpara tre vitesh kur u publikua sezoni i parë.

16:55
Skandali i mikrokredive që përplasi Begajn me Sejkon. Presidenti: Qytetarët të qetë kur të jetë zgjidhur problemi. Guvernatori: Shqiptarët na kanë besuar 16 miliardë euro

Skandali i mikrokredive ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë parë që tu sekuestrohen pasuritë për kredi të shumave të vogla, nuk është mbyllur vetëm me rezolutën që maxhoranca miratoi në Parlament.

16:52
Triumfi mes polemikash i sportistes transgjinore në boks, reagon Komiteti Olimpik Algjerian: Shpifje, mbështesim kampionen tonë

Dueli në boks për femra në peshën 66 kilogram mes italianes ngela Carini dhe transgjinores algjeriane Imane Khelif që zgjati vetëm 45 sekonda solli shumë polemika në rrjet.

16:49
Dëmtohet blerja e re, Inzaghi synon ta ketë në dispozicion në javën e parë të Serisë A

Simone Inzaghi përballet me problemet fizike të futbollistëve të tij ende pa nisur sezoni.

16:47
Kampi në Shqipëri për emigrantët, BBC: Pritet të strehohen 3000 persona në muaj, strukturat do të menaxhohen nga qeveria italiane

Italia, e cila pret numrin më të madh të emigrantëve që vijnë në Bashkimin Evropian hap një nga dy kampet e planifikuara në Shqipëri.

16:43
Incident i frikshëm në Brazil! Publikohet video e përplasjes së dy avionëve plot me njerëz

Përplasja e dy avionëve në Brazil gjatë një piste aeroporti është kapur në video.

16:30
Deklarata e bujshme e nipit të Trump: Çdo familje ka një xhaxha të çmendur, do votoj për Harris

Një goditje të fortë ka marrë Donald Trump, i cili kandidon për presidencën e SHBA-së me partinë republikane, pasi nipi i tij, Fred Trump III, deklaron se do të votojë për Kamala Harris.

16:05
“Kronikë për kriteret e Borës dhe platformën që të bën deputet”, satira e Gjekmarkajt: Majko këngë me fustanellë, Mimi duke gatuar makarona

Kronikë për kriteret e Borës dhe platformën që të bën deputet!
Bora tanimë po gëzon më në fund famën e merituar. Babo e ka vënë shefe të platformës “deputeti që duam” dhe të atyre që nuk do, të caktojë kriteret, të mbledhë video e CV, të dhëna e lajme, ëndrra e vizione, derte e brenga, psherëtima e lutje, qarje e të qeshura, romuze e këngë, thagma e maksima.

16:04
Koncesioni mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit, Shqipëria fiton arbitrazhin kundër Durrës Kurum Shipping

Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K.

15:34
“Plumbi i Artë 2″/ SPAK zbulon detaje, dy vëllezërit nga Elbasanin drejtonin grupin! Nga trafikantë droge, në vrasës! Zbardhet ekzekutimi i 6 personave

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në Elbasan, duke zbardhur kështu vrasjet e porositura nga dy vëllezër.

15:29
Veliaj nderon Alastair King-Smith, i jep “Çelësin e Tiranës” në përfundim të mandatit si ambasador

Në përfundim të mandatit të tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një ceremoni të posaçme në Bashkinë e Tiranës.

15:18
Skandali i mikrokredive/ Begaj kërkoi hetim, Sejko i përgjigjet letrës së Presidentit: Na rrezikohet reputacioni nga keqinformimi

Një përplasje institucionale ka lindur mes Presidencës dhe Bankës së Shqipërisë dhe rolin që institucionet kompetente duhet të luanin për të ndalur fenomenin e mikrokredive.

15:13
Tragetet plot me turistë/ Gushti i pushuesve italianë, mbërrijnë sot 1500 pasagjerë në Vlorë

Tragetet e linjës Brindisi -Vlorë janë të tejmbushur me pushues italianë që kanë zgjedhur këtë fillim-gushti të pushojnë në plazhet e jugut të Shqipërisë.

15:12
Covid dhe viroza në Tiranë/ Në vetëm një javë mbi 2100 vizita në kryeqytet, mjekët: Të rinjtë më të prekur

Qendra Shëndetësore Nr. 1 në Tiranë ofron shërbime për rreth 90 mijë banorë. Vetëm javën e shkuar në këtë qendër u kryen në total mbi 2100 vizita.

15:10
Berisha sulmon SPAK: Lëshon shumë mandate arreste, por i njofton para që të largohen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin. 

15:08
Trafikonin armë nga Shqipëria drejt Anglisë, shkatërrohet grupi kriminal! Arrestohen tre persona, sekuestrohet arsenal armësh

Një grup kriminal që trafikonin armë zjarrin dhe municion luftarak nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, është shkatërruar. 

14:40
SHBA-ja bën pakt me Rusinë, shkëmbim masiv i të burgosurve mes dy vendeve

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkëmbejnë të burgosurit në një marrëveshje të jashtëzakonshme shumëpalëshe, sipas zyrtarit të lartë të administratës Biden.

14:40
Frikë për shpërthimin e luftës pas vrasjes së liderit politik të Hamasit/ Paralajmërimi i ish-kryeministrit izraelit: Paqja nuk është në agjendë

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, thotë se vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, nuk do të ketë ndikim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sepse “paqja nuk është në agjendë në këtë kohë”.

14:32
Akuzohet se fshehu të ardhurat e lojtarëve të Tiranës, zbardhet dëshmia e Refik Halilit: E gjeta klubin me borxhe, i pagova të gjitha

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe administratorin e tij, Refik Halilin, me akuzat se nuk kanë deklaruar listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 26 lojtarë në sezonin 2015-2016.

14:28
Foto/ Spiropali merr “leksionet” nga Gramoz Ruçi për drejtimin e Kuvendit

Elisa Spiropali, pas marrjes së postit si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë duket se po merr leksione nga Gramoz Ruçi, i cili e mbajtur më herët këtë detyrë.

14:28
VIDEO/ Me dorë në xhep, poza epike përpara gjuajtjes me pistoletë, qitësi turk merr gjithë vëmendjen e rrjetit në “Paris 2024”

Përveç polemikave, këto Lojëra Olimpike po bëhen tepër viarle në rrjet prej shumë sportistëve në disiplina të ndryshme, ku këtu futet edhe turku Yusuf Dikeç.

14:25
“Nuk duam më shumë përshkallëzim në Lindjen e Mesme”, ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të bëjmë të pamundurën për të kthyer paqen në rajon

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius foli të mërkurën për DW për evoluimin e politikës gjermane të mbrojtjes në mes të krizave të shumta të sigurisë globale, gjatë udhëtimit të tij në shtetin amerikan të Havait.

14:14
Fonseca: Milan guximtar, fitore që të mbushin plot besim

Fitoret të mbushin me besim dhe entuziazëm. Kështu po ndodh edhe te Milani, që pavarësisht se vetëm takime miqësore ka mposhtur Manchester Cityn (3-2) dhe Realin e Madridit (1-0).

14:14
Prodhonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

“Tempulli 2” çon në pranga një tjetër 20-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

13:40
“Tradhtinë e mora vesh nga portalet”/ Alma Bektashi flet si rrallëherë pas divorcit me bashkëshortin: Nuk besoj se duhet ta fal…

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, ka folur së fundmi për jetën e saj private.

13:35
VIDEO/ Boksierja italiane tërhiqet nga dueli me transgjinoren pas 45 sekondash, në rrjet “shpërthejnë” polemikat, reagon dhe Meloni

Një duel i mbushur me polemika ishte ajo mes boksieres italiane Angela Carini dhe transgjinores algjeriane Imane Khelif që zgjati vetëm 45 sekonda.

13:32
Ardian Bujupi flet për lidhjen romantike: Është në Prishtinë, kam qejf të kemi pak…

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ardian Bujupi.

13:27
“Territor i pastër”/ Asgjësohen mbi 8 mijë rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës

8839 bimë cannabis sativa janë asgjësuar në disa zona të qarkut të Shkodrës.

13:19
Elton John ka arsye për të festuar, këngëtari shënon 34-vjetorin e shërimit nga alkooli dhe droga

Legjenda e muzikës Elton John festoi 34 vjetorin e shërimit të tij nga alkooli dhe droga. Këngëtari legjendar ndau me ndjekësit e tij në Instagram për të festuar këtë moment historik.

13:07
VIDEO/ Vendosi rekord të ri botëror, notari kinez akuzohet për hile: Nuk është e mundur nga ana njerëzore

Pan Zhanle u fut në librin e rekordeve të Lojërave Olimpike, me medaljen e arit që fitoi në garën e notit të 100 metrave për meshkuj në stil të lirë.

12:54
“Shuhet” dashuria, divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë

Divorci me Ben Affleck me siguri do t’i kushtojë shumë Jennifer Lopez. Burime për DailyMail janë shprehur se aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 55- vjeçare, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi.

12:38
Fotot/ Protesta e 19-të e opozitës, tubimi sërish para Bashkisë së Tiranës

Një grup protestuesish janë mbledhur para bashkisë së Tiranës.

12:30
Video/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë ish-repartit ushtarak në Fier, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

12:27
“Sulmoni Izraelin”, thirrja e liderit suprem të Iranit në funeralin e liderit të vrarë të Hamasit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri thirrje për të sulmuar Izraelin ndërsa në Teheran po zhvillohej funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra një ditë më parë në Iran, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri.

12:22
“Pensionistët” jashtë Olimpiadës, eliminohen dy sportistët më të vjetër në moshë nga Paris 2024

Dita e shtatë e Parisit 2024 nis pa dy sportistët më të vjetër të këtij edicioni të Lojërave. Në fakt, kalorësi spanjoll Juan Antonio Jimenez Cobo, 65 vjeç dhe pingopongistja luksemburgase Ni Xia Lian, 61 vjeç, u eliminuan, duke u mundur nga numri një i botës, kinezi Sun Yingsha.  

12:20
Tjetër aksion i SPAK në Tiranë, firmosen gjashtë masa sigurie! Bllokohet një arsenal municionesh

SPAK po kryen një tjetër aksion në kryeqytet. 

12:19
Eliminohen yjet e tenisit, Nadal dhe Alcaraz u mundën në garën e çifteve për meshkuj në Olimpiadë

Ëndrra e Rafael Nadal për një medalje të tretë dhe ndoshta të fundit olimpike mori fund kur kampioni 22-herë i Grand Slam-it dhe bashkëkombësi i tij, Carlos Alcaraz, u eliminuan nga gara e çifteve për meshkuj në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris.

12:13
Pse po rriten çmimet? Fermerët në Lushnjë: Po shesim shumë lirë, mungon kontrolli tek tregtarët e shumicës

Çmimet me të cilat po shiten produktet bujqësore vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet më të mëdha si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët fundorë.

12:10
Mësuesit do të marrin 180 euro më shumë, Manastirliu: Paga 950 euro, përfitojnë rreth 30 mijë arsimtarë

Duke nisur që nga muaji gusht, në xhepat e rreth 30 mijë mësuesve do të ketë më shumë para me reformën e pagave.

11:45
Robert Downey Jr futet në historinë e kinemasë, bëhet aktori më i paguar i të gjitha kohërave

Robert Downey Jr bëhet aktori më i paguar i të gjitha kohërave. Falë rolit të tij të ri si Doktor Doom në filmin e ardhshëm Avengers ai do të marrë një pagë prej 79.5 milionë dollarë.

11:34
Mori presidencën e BE-së, Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se do të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian.

11:29
Ndryshime në organin diplomatik të Shqipërisë në OKB

Ndryshimet kanë prekur Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

11:28
Emri/ Po digjte shkurret, por i vuri flakën pemëve të ullirit, në pranga 38-vjeçari në Shijak 

38-vjeçari Myslim Marku u vu në pranga pasi u vuri zjarrin pa dashje një sipërfaqeje toke në Shijak. 

11:14
Situata me zjarret në vend, 33 vatra të shuara gjatë 24 orëve të fundit! 6 janë ende aktive

33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara.

11:12
Rritje pagash për pushtetin vendor, ministri Mazniku: Ristrukturim i bashkive në tre grupime të mëdha

Rritje pagash edhe për punonjësit në pushtetin vendor. Qeveria miratoi sot vendimin, që riklasifikon nivelin e pagave.

11:07
Kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijës, policia parandalon krimin! Arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë

 Një 44-vjeçar në Lushnjë ka rënë në pranga pasi kërcënoi bashkëshortin e tij me armë zjarri. 

11:03
Izraeli e konfirmon: Komandanti ushtarak i Hamasit është vrarë në një sulm ajror 

Ushtria izraelite tha të enjten se avionët e saj luftarakë vranë shefin ushtarak të Hamasit në Gaza – Mohammed Deif – në një sulm në Khan Younis më 13 korrik.

11:00
“Është me ngjyrë apo indiane?”/ Trump vë në dyshim identitetin e Kamala Harris, rrjeti e “akuzon” për racizëm (VIDEO)

Gara për t’u bërë president i SHBA-së vazhdon të “ndizet” akoma dhe më shumë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.

10:56
Fruta-perime me nitrate në treg? Ministrja Denaj: Mos u besoni pajisjeve të pacertifikuara, çdo produkt kontrollohet nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u kërkoi qytetarëve të mos u besojnë pajisjeve të pacertifikuara që gjurmojnë praninë e nitratit apo kimikateve të tjera në produktet ushqimore.

10:49
Dosja ‘Toyota Yaris’ që ‘fundosi’ kryeprokurorin e Vlorës/ SPAK “hedh grepin” edhe te funksionarë të tjerë të drejtësisë

SPAK dyshon dhe po mbledh prova se disa nga funksionarët e drejtësisë në kohë të ndryshme kanë marrë para dhe janë ndikuar nga katër personat e dyshuar për ‘Toyota Yaris’ dhe çështje të tjera.

10:34
Barcelona pranë goditjes së bujshme në merkato, katalanasit arrijnë marrëveshjen me yllin që shkëlqeu në Europian

Barcelona kërkon të përforcojë skuadrën në mënyrë që të ngjitet dhe njëherë në majat e futbollit botëror, teksa drejtuesit kërkojnë t’i japin disa emra të rinj trajnerit Hansi Flick që ta arrijë këtë gjë.

10:28
Administrata, jo më me orar 8:00-4:30, qeveria miraton vendimin: Punonjësit mund të shkojnë në punë kur të duan, mjafton që…

Punonjësit e administratës do të kenë fleksibilitet në oraret e punës, duke pasur mundësi të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës.

10:06
Ndryshon Urdhri i Mjekut, ministrja Koçiu: Do ngrihet një regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat, nuk do të lejohen…

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

10:03
Vihet nën kontroll zjarri në Maliq, zjarrfikësit ndodhen ende afër vatrës

Nga strukturat operacionale të Bashkisë Maliq në bashkëpunim me forcat e ushtrisë gjatë ditës së djeshme u punua për izolimin dhe fikjen e zjarrit në ekonominë pyjore Bode-Gorë.

09:58
“Tjetër fitore”/ Shqiptarët në Mal të Zi marrin edhe postin e nënkryetarit të Parlamentit

Shqiptarët në Mal të Zi marrin edhe postin e Nënkryetarit të Parlamentit.

09:37
Egnatia zbret në “Loro Boriçi”, rrogozhinasit në avantazh përballë islandezëve

Egnatia është gati për aktin e kthimit, me objektivin e qartë për të kaluar në raundin e tretë të Conference League.

09:28
Prokuroria dërgon në gjyq ekipin e Tiranës dhe Refik Halilin: Fshehën 51 milionë lekë të ardhura për 29 lojtarë dhe nuk paguan taksat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ sha dhe administratorin e tij, Refik Halilin, për veprën penale ‘Fshehje të të ardhurave’.

09:22
Trazirat në Venezuelë, Nicolas Maduro fajëson ekstremin e djathtë: Përpjekja më kriminale për të marrë pushtetin!

Për trazirat që kanë shpërthyer në Venezuelë pas dyshimeve se Nicolas Maduro vodhi zgjedhjet presidenciale të së dielës së kaluar, ky i fundit i konsideron trazirat një komplot të ekstremit të djathtë, që sikurse thotë “drejtohen nga armiqtë politikë”.

09:20
Egnatia zbret në “Loro Boriçi”, rrogozhinasit në avantazh përballë islandezëve

Egnatia është gati për aktin e kthimit, me objektivin e qartë për të kaluar në raundin e tretë të Conference League.

09:11
Rama nxjerr pamjet: Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana

Kryeministri Rama ka publikuar sot pamjet si do duken banesat ku do strehohen banorët të cilët preken nga projekti i transformimit të lumit Lana.

08:49
Në Iran nis ceremonia e varrimit të liderit të vrarë, Ismail Haniyeh

Një ceremoni varrimi ka filluar të enjten në Teheran për Ismail Haniyehun, liderin politik të grupit ekstremist palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

08:46
Mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16

Avionët e parë të shumëpritur F-16 kanë mbërritur në Ukrainë, thanë të mërkurën ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan. Kievi ka thënë se dërgimi i tyre do të ndihmojnë në ripërtëritjen e forcës së saj të dobësuar ajrore.

08:45
E përditshmja spanjolle, “Actualidad Viajes” liston plazhet më të bukura në Shqipëri: Mos harroni të vizitoni Parqet Kombëtare e të ngjiteni në Alpet Shqiptare

“Shqipëria është një vend i bukur, me një histori të gjatë e plot ngjyra, si dhe ka shumë për të zbuluar e shijuar”, shkruan Mariela Carril në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “Actualidad Viajes”.

08:42
Shpenzuan 59 milionë paund në merkato, mbrojtësi i United përfundon me paterica

Një prej transferimeve të Machester United në këtë merkato ishte edhe Leny Yoro, mbrojtësi me shumë të ardhme që mbërriti në Angli nga Lille për shifrën e 59 milionë paundëve.

08:20
Shpërthim në një kantier ndërtimi në kryeqytet, ngjarja në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në kryeqytet.

08:16
Irani ‘premtoi’ hakmarrje pas vrasjes së liderit të Hamasit, Netanjahu: Do të përgjigjemi me çdo forcë ndaj çdo sulmi

Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

08:10
Pse agjencia botërore anti-doping ndihet e bllokuar mes SHBA-së dhe Kinës

Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada) thotë se është “kapur padrejtësisht” në një grindje midis SHBA-së dhe Kinës, me tensionet e tyre gjeopolitike që reflektohen edhe në skenën olimpike.

07:52
Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti federal Steinmeier është kreu i dytë i shtetit gjerman që i kërkon falje Polonisë për shtypjen e Kryengritjes së Varshavës. Ai kishte folur më parë me të mbijetuarit e rezistencës.

07:43
Të tronditur nga vrasja e liderit të Hamasit, Irani dhe aleatët po shqyrtojnë kundërpërgjigjen

Vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE, e ka tronditur rajonin, duke e rritur përsëri mundësinë e një luftë të përgjithshme mes Iranit dhe armikut të tij të përbetuar, Izraelit.

07:27
“Korrierët e krimit”/ Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë, si studentët arrijnë të kalojnë mijëra euro në Rinas

Nga Anila Hoxha

07:21
Sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA/ Arrihet marrëveshja, tre personat e akuzuar për komplotin do të pranojë fajësinë në këmbim të…

Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kanë hyrë në një marrëveshje paragjyqësore, thotë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

07:09
SHBA shpreh shqetësim për rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Shtëpia e Bardhë shprehu të mërkurën shqetësim për rritjen e rrezikut të një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, pasi vrasja e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në Iran, u pasua me kërcënime për hakmarrje kundër Izraelit.

07:00
Gushti nis me temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte

Edhe këtë të enjte, ashtu si këto ditët e fundit vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.

E mërkurë, 31 Korrik 2024
22:59
Kievi zmbraps një sulm “masiv” rus, Zelensky u lutet aleatëve për vendime të “guximshme”

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës e kanë zmbrapsur “sulmin më masiv të vitit 2024” në kryeqytetin ukrainas, thanë zyrtarët.

22:48
Interi gjen në Spanjë mbrojtësin e majtë, gati oferta për 19-vjeçarin e Valencias

Interi pret të kompletojë shitjen e Carbonit, Satrianos dhe francezit Agoume, për të investuar më pas paratë për një mbrojtës të majtë, teksa së fundi media italiane ka bërë me dije edhe emrin në krye të listës së Piero Ausilios.

22:46
Analiza e VOA-s: Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës

Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës si në zbulimin e mineraleve të rralla, ndërtimin e bazave ushtarake në Afrikë ashtu edhe në prodhimin e një numri më të madh anijesh dhe nëndetësesh.

22:40
Italia ul çmimet, shkak konkurrenca nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë

Për të disatin vit me radhë, turistët italianë e kanë bërë Shqipërinë dhe plazhet e saj si zgjedhjen e tyre të parë të pushimeve.

22:33
Guardiola i prerë: Unë dua që ai të qëndrojë, por të nxitojë për të vendosur!

Jo vetëm Julian Alvarez dhe Kevin De Bruyne. Në dyshim për të ardhmen me Manchester Cityn është edhe portieri Ederson, i cili ka oferta dhe duket i joshur nga paratë që vijnë nga Arabia Saudite.

22:17
VIDEO/ Sportistja merr gjithë vëmendjen në Lojërat Olimpike, momenti kur gjuan me armë…

Marksman Kim Ye-ji, qitësja e Lojërave Olimpike ka marrë gjithë vëmendjen e internetit.

22:04
Aktivizohet një vatër zjarri në Mokër, ndërhyrja e zjarrfikësve pritet nesër

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës.

21:56
Hezbollahu konfirmon se komandanti i lartë Fuad Shukr u vra në sulmin izraelit në Bejrut

Grupi libanez Hezbollah ka konfirmuar se komandanti i tij i lartë Fuad Shukr u vra në një sulm izraelit në Bejrutin jugor.

21:50
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhjet

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shprehën shqetësimin me vonesat në publikimin e të dhënave të detajuara për zgjedhjet nga autoritetet zgjedhore në Venezuelë , tha zëvendës- zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel të mërkurën në konferencën e përditshme të shtypit.

21:33
Revista prestigjoze Condé Nast Traveler: Eksploroni Shqipërinë, perlë e fshehur e Evropës në Ballkan

Vit pas viti, Europa është destinacioni i turistëve të panumërt, por në hartën e vendeve për tu vizituar përditshmen amerikane. Condé Nast Traveler rekomandon Shqipërinë si një destinacion mesdhetar për tu vizituar patjetër.

21:30
Kali më i madh në botë ‘Mamuthi Sampson’ peshonte sa një makinë dhe kishte një këmbë sa një burrë i rritur (fotot)

Një kalë që peshonte sa një automjet dhe kishte çdo këmbë sa një burrë i rritur, ende nuk merr meritat e plota megjithëse ekziston në fotografitë e epokës.

21:15
Skandali me mikrokreditë, Begaj letër Kuvendit: Ka dyshime se sistemet mbikëqyrëse s’kanë funksionuar, çështja nuk zgjidhet me politizim

Presidenti Bajram Begaj i ka drejtuar një letër Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Komisionit për Ekonominë dhe Financat në lidhje me skandalin e mikrokredive.

21:13
Zyrtare/ Iheanacho largohet nga Premier League, transferohet te Sevilla

Kelechi Iheanacho është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Sevilla-s.

21:12
Skandali i mikrokredive/ Pasi e quajnë ushtar, grupi i PD mbështet Begajn: Konstatimet e Presidentit janë në një linjë me qëndrimet tona

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me në krye Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me letrën e Presidentin Begaj, për skandalin e mikokredive.