E enjte, 25 Korrik 2024
21:07
“Fiks Fare”/ Banorëve të fshatit Hamallaj u derdhen ujërat e zeza pranë shtëpive! Institucionet: Zona informale, nuk kemi fonde

Banorët e Hamallaj të Durrësit u ankuan në  Fiks Fare se derdhja e ujërave të zeza  pranë shtëpive të tyre është kthyer në një problem prej vitesh dhe se nuk kanë gjetur zgjidhje në asnjë institucion në të cilin janë ankuar.

21:01
Dule e quan Tavon të importuar, i përgjigjet Spiropali: Zgjedhjet në Himarë s’janë referendum politik, por zgjidhje për banorët atje

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u përfshinë në një debat për zgjedhjet në Himarë, gjatë seancës së sotme plenare.

20:42
EMRAT/ Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë. Komunikonin në “Viber” me kode, zbulohet skema si operonin. Sekuestrohet drogë e armë

Një grup kriminal që ushtronte aktivitet në tregtinë e drogës në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke.

20:30
50 ditë në hapësirë! Çfarë po ndodh me astronautët e Boeing Starliner? NASA po shqyrton problemin

Pas disa javësh teste me qëllim për të gjetur shkakun e problemeve në anijen kozmike Starliner të Boeing, zyrtarët e NASA-s dhe Boeing ende nuk janë gati të caktojnë një datë kthimi për dy astronautët që po pilotojnë mjetin në fluturimin e parë inaugurues me ekuipazh.

20:15
Partizani bie në Gjeorgji, vështirësohet misioni kualifikim

Humbje 2-0 për Partizanin në Gjeorgji përballë Iberia 1999, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.

20:02
UNESCO miraton vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin, vendimi për Ohrin shtyhet vitin e ardhshëm

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledhur në Nju Delhi në Indi, miratoi të enjten vendimet për Qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën dhe shtyu për vitin e ardhshëm vendimin për zonën ndërkufitare shqiptare dhe maqedonase të Liqenit të Ohrit.

19:54
Shuhen dy koncesione të Berishës! Shehaj debat me ministrin për koncesionet e Allajbeut: Pse i jepni TVSH nga xhepat e shqiptarëve?

Gjatë një interpelance të thirrur nga deputeti Agron Shehaj në Parlament, ministri i Financave, Ervin Mete ka lajmëruar përfundimin e dy koncesioneve, për të cilat Ministria e Financave është autoriteti përgjegjës që nga koha kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

19:41
Mongolët e rinj të ndarë mes jetës tradicionale të bariut dhe ofertës së re ‘urbane’ (fotot)

Prej mijëra vjetësh mongolët kanë jetuar prej tokës së tyre, me bagëtitë rrotull banesës së përkohshme, të cilët e mbledhin e palosin përsëri për t’u zhvendosur me ndryshimin e stinëve.

19:40
Vlorën e mbulon tymi i plehrave/ Ankohen banorët: Zjarri tek fusha e mbetjeve u rindez sërish! Po sëmuremi

Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët.

19:22
Bukuritë natyrore të vendit tonë/ Revista gjermane, artikull për Shqipërinë: Destinacion i paprekur nga turizmi masiv

Revista gjermane “Travel Book”, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë me gjithçka qe vendi ynë ofron.

19:02
Pakti PS-PD për kodin zgjedhor, Basha: Ata që na akuzuan si bashkëpunëtorë të qeverisjes, u bënë ortak për të shkrirë në një PS-në dhe Rithemelimin

“Atentat ndaj demokracisë shqiptare”, i konsideroi Lulzim Basha listat e mbyllura,  sikurse parashikon drafti për ndryshimet në kodin zgjedhor, i dakorduar mes PS-së dhe PD-së.

18:54
Kur vetëm njëri prej të dyve pi cigare: Zgjidhje për puthje të ëmbla

Një prej problemeve më të mëdha që hasin njerëzit që pinë cigare është intimiteti me partnerin, veçanërisht kur ky i fundit nuk pi gjithashtu cigare.

18:42
FOTOT/ Deklaratat e Netanyahu-s në Kongresin e SHBA, kritika për të: Po shtrembëron faktet

Rrjete të ndryshme lajmesh kanë kritikuar dje kryeministrin izraelit për shtrembërime të veprimeve të ushtrisë në Gaza, duke u përpjekur të mbulonte faktet në fjalën e tij në Kongresin e SHBA.

18:25
Rikthehet Celine Dion, ja shifra që do paguhet për vetëm një këngë në ‘Lojërat Olimpike 2024’!

Artistja me famë ndërkombëtare Celine Dion do të rikthehet në skenë pasi u diagnostikua me sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’ në 2022.

18:25
Juventus vazhdon spastrimet, mbrojtësi holandez pranë kalimit në Premier League

Tjetër operacion në dalje për Juventusin. Pas Matias Soule, që është vetëm një hap larg transferimit te Roma, bardhezinjtë kanë gjetur akordin edhe për shitjen e mbrojtësit të talentuar holandez Dean Huijsen.

18:25
Provokim ruso-kinez! Avionët e dy vendeve me raketa bërthamore i afrohen kufirit me SHBA-në

Avionët rusë dhe kinezë organizuan një patrullë të përbashkët mbi Rusinë e largët lindore dhe Detin Bering pranë Alaskës, por Moska dhe Pekini theksuan se ajo nuk kishte për qëllim asnjë “palë të tretë”.

18:14
“Tempulli”/ Gjykata e Elbasanit jep vendimet për 22 të pandehurit: Shpallen fajtor, por u ulet dënimi

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimet për 22 të pandehurit të operacionit “Tempulli”, të akuzuar për shitje dhe prodhim të narkotikëve.

18:13
Kundra vizitës së Netanyahu e luftës në Gaza, protestuesit “pushtojnë” sheshet në SHBA (FOTOT)

Flamurët amerikanë u dogjën dhe policia përdori spraj djegës në përplasjet në Uashington DC

18:04
Analiza satirike/ Rrëfenjë e shkurtër patriotizmi të ndezur për duelin ndërmjet Gjikurisë dhe Tavos!

Nga Agron Gjekmarkaj

17:44
Ish-vegjetariania që rikthehet në dietën ‘vetëm mish e bulmet’, tregon ndryshimet në trupin e saj (fotot)

Laura Sliazaite thotë se ndjehet ‘shkëlqyeshëm’ që kur hoqi dorë nga dieta e saj ekstreme vegane, për të marrë sërish proteina nga produktet e kafshëve.

17:43
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha! Nuk deklaroi saktë pasurinë

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

17:43
Tentativa për të përçarë Rusinë, Putin paralajmëron hakmarrje: Ata që përpiqen të frikësojnë njerëzit i pret…

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të hakmerret ndaj kujtdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse, teksa lavdëroi efikasitetin dhe besnikërinë e agjencive të zbatimit të ligjit të shtetit të tij.

17:20
Pezullohet gjyqtari i Vlorës, Laurent Fuçia! KPA e dërgon për trajnim te Shkolla e Magjistraturës

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia u pezullua nga detyra për një vit, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

17:19
“Tjetër në TV e tjetër live”/ Debati mes Artës dhe Bardhit, ndërhyn Ana Kabashi: Më vjen keq o Bardhosh që re në këtë nivel, ti dhe zonja jote…

Një debat virtual ka përshirë dy motrat këngëtare Arta e Ana Kabashi dhe Bardhin.

17:17
Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon ashpër kandidatin për zv.President të Trump: Lutem që vajza juaj të ketë…

Aktorja Jennifer Aniston ka kritikuar senatorin amerikan JD Vance për komentet që ai ka bërë pak vite më parë, për gratë politikane që nuk kanë fëmijë.

17:08
Presidenti meksikan thotë se Trump ‘mban përgjegjësi vetë’ nëse mbyll kufirin SHBA-Meksikë (fotot)

Andrés Manuel López Obrador paraljamëronte sot “mikun e tij”, ish-presidentin amerikan Trump se zotimet e tij të fushatës dëmtojnë rreth “$300 miliardë që meksikanët sjellin në SHBA”.

16:44
Me dokumente false drejt SHBA-së dhe Kanadasë, GJKKO lë në fuqi masat për organizatorin dhe të dyshuarit e tjerë

GjKKO la në fuqi masën “Arrest në burg”, për organizatorin veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën, si dhe masën “Arrest në shtëpi”, për 2 shtetas e tjerë të përfshirë dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.

16:40
100 shishe shampanje gjenden në rrënojën e anijes së shekullit të 19-të (fotot)

Kur zhytësit në Detin Balltik zbuluan rrënojën e anijes në sonarët e tyre, ata besonin se ishte një peshkarexhë e vjetër.

16:35
“Ajo është e çmendur”, si ish-presidenti Trump po ndryshon fushatën për përballjen me Kamala Harris

Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandidati republikan Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara.

16:33
EMRI/ I dënuar me shtatë vite burg në Greqi për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Policia greke ka ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një shqiptar të kërkuar.

16:18
Rindizet zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Vlorë, era e fortë favorizon flakët

Rindizet sërish zjarri tek vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

16:16
“Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës”/ Noka dhe Gjekmarkaj, fushatë në Himarë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj vazhduan këtë të enjte fushatën në Himarë, në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie, Petro Gjikuria.

16:02
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë rikthen në Apelin e Posaçëm çështjen

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

15:51
“Janë rritur çrregullimet e ankthit dhe të gjumit”, mjekët tregojnë pasojat e të nxehtit: Shumë raste me mendime vetëvrasëse gjatë kësaj periudhe

Vapa e madhe, temperaturat mbi 40 gradë ndikojnë veçanërisht për keq tek personat me probleme të shëndetit mendor, të cilët në disa raste ose i ulin dozat e medikamenteve me iniciativën e vet, pa rekomandimin e mjekut, ose i ndërpresin fare ato kur shkojnë me pushime.

15:46
Rusia akuzohet për vjedhje të organeve të ushtarëve të vdekur para kthimit të trupave te familja (fotot)

Ushtria e Putin po dërgon qindra mijëra ushtarë të vet në ‘makinerinë e mishit’ në Ukrainë, ndërsa tashmë akuzohet se po vjedh për të shitur organet e të rinjve që humbasin jetën në luftë, para se trupat t’i kthehen familjeve të tyre.

15:34
Rreth 200 fëmijë në familje kujdestare dhe jo rezidencat sociale, zv.ministrja e Shëndetësisë: Do të paguhen për kujdesin! Si do përzgjidhen

Rreth 200 fëmijë të cilët e kanë familjen e tyre biologjike, por që kanë probleme qoftë sociale, si dhunë apo edhe ekonomike (pamundësia financiare për t’i rritur), tanimë nuk do të strehohen në rezidencat e mbështetjes sociale apo shtëpitë e fëmijës siç i njohim, por në familje kujdestare derisa familja e tyre biologjike te ketë kapërcyer situatën e vështirë.

15:21
Listat e mbyllura/ PS dhe PD pakt për një skemë që pengon zgjedhjen direkt nga votuesit

Marrëveshja mes dy partive të mëdha që prodhoi një formulë të re për ndarjen e mandateve ngriti shumë pikëpyetje nëse hartimi i  listave i lihet sërish në dorë kryetarit apo për të zgjedhurit në Kuvend vendos qytetari.

15:20
Momentet kur piloti i mbijetuar i vetëm i aksidentit në Nepal nxirret nga rrënojat ku u vranë 18 njerëz (fotot)

Janë publikuar sot pamjet kur një pilot që ishte i mbijetuari vetëm i një aksidenti të tmerrshëm ajror në Nepal, nxirret nga rrënojat çuditërisht i gjallë.

15:08
Zjarr i madh në Blacë dhe Podgorie, banorët dhe zjarrfikësit në “luftë” me flakët

Në një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie është përfshirë nga zjarri.

14:57
Reali “blindon” francezin, firma mbi kontratë mbetet formalitet

Rinovimi i kontratës së Ferland Mendy me Realin e Madridit mbetet thjesht formalitet. Pas kthimit nga pushimet, pasi luajti Kampionatin Evropian, sipas gazetës “Marca” në Spanjë, lojtari i “Los Blancos”, në fakt, do të nënshkruajë një zgjatje të marrëdhënies së tij me klubin “Merengues” deri në vitin 2027.

14:44
Angli/ Shqiptari nxirret nga psikiatria dhe dëbohet me avion charter drejt Tiranës

Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturim deportimi nga Zyra e Brendshme.

14:29
Zhupa tha se kanë parkuar makina në rrënojat historike të Butrintit, Gonxhe: Është mjeti i arkeologut!

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe zhvilloi një interpelancë me deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Gonxhe u ndal edhe te një foto ku shihet një makinë e e parkuar në rrënojat e parkut kombëtar të Butrinti, teksa tha se ishte mjeti i arkeologut Dhimitër Kondi.

14:27
“Diaspora do ta paguajë vetë postën për dërgimin e votës?” Si përgjigjet Bylykbashi: Ky është modeli i Bosnjës…

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, i cili mban një konferencë për mediat shpjegoi se si do të funksionojë dërgimi i votës së Diasporës.

14:14
Skandali te Onkologjiku, Apeli rrëzon kërkesën e të hetuarve për ndryshim mase: Çështja i ka kaluar GJKKO

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka shqyrtuar kërkesën e të akuzuarve për skandalin te spitali Onkologjik, mes tyre dhe mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Pere dhe zv.drejtoreshën e QSUNT Brikena Qirjazi, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

14:05
Pakti PS-PD në Kuvend, mbi 100 deputetë i zgjedhin kryetarët. Tirana, qarku me numrin më të madh të kandidatëve që i përcaktojnë zgjedhësit

Kuvendi do të miratojë nesër në seancë plenare ndryshimet në Kodin Zgjedhor që shënon në të njëjtën kohë mbylljen më të madhe të listave në krahasim me ato të vitit 2021.

14:02
“Shumicën e kandidatëve i zgjedhin kryetarët”, Bylykbashi: E bëmë për të garantuar kuotën gjinore dhe për të futur akademikët në Kuvend

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi po mban një konferencë për mediat një ditë pas paktit të PS-PD për Kodin Zgjedhor. Bylykbashi: ⅓ është vendosur për të garantuar kuotën gjinore. Në këtë vend mund të futen edhe njerëz nga bota akademike, ata mbrohen dhe mundësohen që të jenë në Parlament. Kjo kuotë është 25%. Lista e […]

13:51
“Pse s’shkuat në SPAK?” Shehaj përplaset me Meten: Lërini broçkullat! Ministri: Ju doni të bëni retorikë, me qetësi

Ministri Ervin Mete është përplasur me deputetin Agron Shehaj gjatë interplenacës së kërkuar nga ky i fundit.

13:26
EMRI/ Arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës së Republikës, ja akuzat ndaj tij

Një ditë më parë, është vënë në pranga punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala.

13:15
Me pistoletë në dorë, duke bërë qitje, Adriana Kalaja ankohet për foton që i kanë publikuar: Kam një tjetër më të bukur, ku ia drejtoj…

Nga protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja është ankuar për fotot që i përdorin në mediat online, teksa shoqërojnë shkrimet e saj.

13:12
Zjarr i madh në qendër të Athinës/ Persona të panjohur i vënë flakën makinës pa targa, dyshohet se…

Një makinë u dogj plotësisht dhe një tjetër pësoi dëme të rënda gjatë një zjarrëvënie të qëllimshme në rrugën Dhelijani dhe Kordhatu në qendër të Athinës.

13:04
“Mbyllen dy koncesione të Ministrisë së Financave”, Mete në Kuvend: Markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë  

Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.

12:51
Aksion në Malësinë e Madhe, asgjësohen mbi 11 mijë bimë kanabisi, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë në zonën e Malësisë se Madhe këtë të enjte.

12:42
U lirua nga burgu disa ditë më parë/ Erzen Breçani paraqitet në SPAK, do t’i komunikohet zyrtarisht akuza

Erzen Breçani paraqitet në SPAK.

12:41
Dy vatra aktive në Tropojë dhe Lezhë/ Terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve, shuhen 20 zjarre të tjera

20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit në vendin tonë.

12:39
Një oficer policie rreh në mënyrë brutale personin që i vë prangat, VIDEO bën bujë në Britaninë e Madhe

Videoja e një burri që goditet brutalisht nga një oficer policie i cili i vuri këmbën në kokë gjatë arrestimit në aeroportin e Mançesterit, ka shkaktuar bujë në Britani.

12:36
Balluku takim me homologun italian Salvini: Program ambicioz bashkëpunimi në energji, infrastrukturë dhe transport

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian Matteo Salvini.

12:34
“Kandidoj për mandatin e dytë”, Scholz: SPD e bashkuar, fitojmë zgjedhjet e 28 shtatorit 2025

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se dëshiron të kandidojë për një mandat të dytë.

12:16
“Joe, je i pushuar”/ Donald Trump komenton fjalimin e Presidentit Biden: Ishte shumë i dobët

Kandidati i Partisë Republikane për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e kritikoi fjalimin e Presidentit Biden.

12:00
Raporti i Komisionit Evropian “Për Sundimin e Ligjit 2024”: Roli i Gjykatës Kushtetuese, efektiv në ruajtjen e kontrolleve institucionale

Komisioni Evropian ka publikuar raportin “Sundimi i Ligjit 2024”, për më shumë se 30 shtete në Evropës, mes të cilave është edhe Shqipëria.

11:56
Tubim para bashkisë së Tiranës, protestuesit gjuajnë me vezë në drejtim të godinës

Edhe sot një grup protestuesish janë mbledhur para bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë që Erion Veliaj të largohet nga detyra.

11:49
Raportimi i KLSH “mollë sherri” në Kuvend/ Bardhi: Të futet në rend dite, të respektojmë Kushtetutën! Shalsi: Nuk është ende gati për të dorëzuar një raport

KLSH është kthyer në “mollë sherri” në Kuvend këtë seancë plenare.

11:41
“E neveritshme, nivel ordiner”, Braçe përplaset me Bardhin për KLSH në Kuvend, kreu i grupit të PD: Palaço!

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, teksa kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.

11:35
I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Fier 33-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 33-vjeçar përfundoi në prangat e policisë këtë të enjte, pasi ishte në kërkim nga Italia.

11:22
Bardhi kërkon raportimin e KLSH në Kuvend: Të thirret nesër! Shalsi: S’përbëjnë habi qëndrimet e hallakatura, ju s’jeni as grup

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar raportimin në Kuvend të KLSH.

11:11
Plagosi me armë të birin, zbardhet dëshmia e 83-vjeçarit nga Pogradeci, i moshuari në gjendje të rënduar emocionale

83-vjeçari që plagosi të birin me çifte gjatë një konflikti për motive të dobëta në Pogradec, është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer pas dhunës që i biri ka ushtruar ndaj tij.

10:55
Tjetër pakt PS-PD në Kuvend, ngrihet komision për mbikëqyrjen e KLSH, drejtimi i jepet opozitës

Kuvendi miratoi sot ngritjen e komisionit për mbikqyrjen e KLSH me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër.

10:46
Kroacia shpall non-grata zv.kryeministrin malazez, kryetarin e Kuvendit dhe deputetin Knezheviç

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Zagrebi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiç, deputetin Millan Knezheviç dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiç, persona të padëshirueshëm.

10:37
“Listë me kandidatë të fiksuar që i vendos partia, e të pafiksuar që futen në një luftë vëllavrasëse”, Artan Fuga për ndryshimet në Kod: Sistem që hedh në erë barazinë për t’u zgjedhur

Nga Artan Fuga

10:32
Pakti për Kodin Zgjedhor, Alibeaj: Mirë është që deputetët të mos lëpijnë atë që s’thuhet të kryetarëve! Sot do shihni kush e bën

Edhe sot, sikurse dje në Komision, deputeti Enkelejd Alibeaj nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat për kolegët e tij, pas dakordësisë për Kodin Zgjedhor mes PS dhe PD, me 1/3 e listës së mbyllur.

10:30
Mbante në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës, nis hetimi për 53-vjeçarin

Nis hetimi për 53-vjeçarin, pasi iu gjet në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës.

10:26
Pastronin para nga Spanja përmes një kompanie/ Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, ngre akuza për një shqiptare dhe tre të huaj

Krijuan në Shqipëri kompani për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe ngre akuza për 1 shtetase shqiptare dhe tre të huaj

10:25
Braçe kundër listave të mbyllura në zgjedhje: Jam për mazhoritar të pastër, por do e votoj sepse…

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para derës së Kuvendit, teksa po futej në seancën, deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar paktin dhe dakordësinë e arritur dje mes PS dhe PD lidhur Kodin Zgjedhor.

10:19
VIDEO/ Aksident tronditës në Turqi! Dy prindër dhe fëmijët e tyre vdesin kur makina bie nga ura. Po shkonin në piknik

Një kamera sigurie ka kapur momentin e aksidentit tragjik automobilistik ku humbi jetën një familje prej katër anëtarësh në Turqi, kur makina me të cilën po udhëtonin ra nga ura.

10:09
SPAK kërkoi ndryshimin e masës/ Apeli i GJKKO rikthen në burg biznesmenin

Apeli i GJKKO rikthen në burg biznesmenin Ervis Lami, pas ankimimit të SPAK, e cila kërkoi ndryshim të masës, pasi ai u la në arrest shtëpie.

09:54
Rrugë e re në Sheqishtë/ Bankers Petroleum investon 96 mijë USD për ndërtimin e rrugës

Shumë shpejt banorët  e Sheqshitës do të kenë një rrugë me standarte, që lidh zonën e tyre me Patosin.

09:41
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët/ SPAK përfundon hetimet për avokatin Petraq Semani

SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim avokatin Petraq Semani, i cili dyshohet se mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët.

09:36
Açka dha dorëheqje si drejtuese e Komisionit të Medias, por Bardhi e kishte shkarkuar ditë më parë, propozoi Zhupën në vendin e saj

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit të Medias, si dhe largimin nga Grupi i PD.

09:25
Nuk i ndahet shpirti nga India, Sadiku surprizon me skuadrën e re

FC Goa ka njoftuar nënshkrimin e Armando Sadikut për sezonin e ardhshëm 2024-25. 33-vjeçari shqiptar është nënshkrimi i tretë i huaj i Klubit për këtë verë, pas ardhjes së mesfushorëve Iker Guarrotxena dhe Dejan Dražić.

09:22
Fundoset në Filipine anija cisternë me 1.4 milionë litra naftë, katastrofë e madhe ekologjike!

Një anije cisternë që transportonte gati 1.4 milionë litra karburant industrial u fundos dhe u mbyt në kryeqytetin e Filipineve, këtë të enjte.

09:14
Bombardues rusë e kinezë kapen “mat” në Alaska, zyrtarët amerikanë: Pekini po shtyn fort drejt Arktikut

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut kapi dy aeroplanë bombardues rusë dhe dy kinezë që fluturonin afër Alaskës të mërkurën, ku një zyrtar i mbrojtjes amerikane tha se ishte hera e parë që të dy vendet u kapën ndërsa vepronin së bashku.

09:02
VIDEO/ Te Chelsea nuk e duan, Broja shpëton me asist “Blutë” nga turpërimi në miqësore

Armando Broja është një nga lojtarët që nuk është në planet e Chelseat për sezonin e ri, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet këtë verë.

09:00
Dy ditë maratonë/ Çfarë pritet të diskutohet në seancat e fundit të Kuvendit! Pritet votimi i draftit të PS-PD për Kodin Zgjedhor

Kuvendi do të mbajë dy ditë maratonë në mbyllje të këtij sesioni parlamentar.

08:48
Mbahet protesta e radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, masat që janë marrë dhe rrugët e bllokuara

Sot mbahet protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës e cila parashikohet të zhvillohet rreth orës 11:00.

08:38
“Më duket budallaqe, bëhet meme…”,votuesit e rinj ndajnë mendimin për Kamala Harris: Është ajo që kemi nevojë

Votuesit ndajnë se si ndihen për ofertën presidenciale të Kamala Harris, pse e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë atë si kandidate dhe nëse mendojnë se ajo mund ta mposht Donald Trumpin, ndërsa nënpresidenti garon drejt fitimit të nominimit demokrat për zgjedhjet e nëntorit.

08:25
Vota e diasporës, emigrantët me regjistër të veçantë, duhet të regjistrohen sa herë ka zgjedhje. Detyrimi për të bërë kërkesë për të votuar

Dy partitë kryesore politike shqiptare, Partia Socialiste në Pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë, duket se ranë dakord në bisedimet e zhvilluara pas dyerve të mbyllura për të lejuar votimin në distancë të shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, por modalitetet e fitimit të të drejtës për të votuar në distancë janë të tilla që e bëjnë të vështirë ushtrimin real të votës nga emigrantët.

08:13
Lojërat Olimpike në Paris, arrestohet një kuzhinier rus! Dyshohet se po komplotonte me forcat ruse për destabilizim

Një kuzhinier rus, i cili ka jetuar në Francë për 14 vjet, është arrestuar me dyshimin se ka bashkëpunuar me të huaj për të organizuar akte “destabilizimi” në shkallë të gjerë gjatë Lojërave Olimpike në Paris.

08:00
Putin ofron një shumë marramendëse për rekrutët e rinj që pranojnë të luftojnë kundër Ukrainës! Nëse vdesin familja paguhet…

Autoritetet në qytetin e Moskës po ofrojnë një shumë marramendëse për rekrutë të rinj të cilët duhet të luftojnë kundër Ukrainës, një përpjekje kjo për të rritur numrin e trupave rusëe.

07:56
Deputetja Flutura Açka largohet nga grupi i PD-së: Nga dje ra dhe maska e fundit! Nuk dua të bëj sehir minën ndaj demokracisë

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar largimin e saj nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe largim nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

07:48
FBI zbulon detaje të reja nga atentati i Trump: Atentatori kërkoi detaje nga vrasja e John F. Kennedy, nisi një dron…

Atentatori i Trump kërkoi detaje se si u gjuajt John F. Kennedy dhe nisi një dron në zonën afër tubimit, vetëm dy orë përpara se ish-presidenti të dilte në skenë, ka deklaruar drejtori i FBI-së Christopher Wray.

07:40
Gol e asist që në ndeshjen e parë, Daku mes më të mirëve në Rusi

Mirlind Daku e nisi sezonin e ri në Rusi në mënyrën më të shkëlqyer. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte njeriu i ndeshjes së javës së parë mes Nizhny Novgorod dhe Rubin Kazan.

07:27
Mot i nxehtë dhe reshje shiu lokale! Sa do arrijnë temperaturat këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

07:13
Ishin mes 120 pengjeve të marra nga Hamasi, gjenden në Gaza trupat e dy izraelitëve

Trupat izraelite kanë gjetur trupat e dy pengjeve nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe të mbajtura në Gazë nga ajo kohë, njoftoi të mërkurën radioja ushtarake izraelite, duke cituar një deklaratë nga komunitetet e tyre të quajtura kibbutz.

07:00
Presidenti Biden shpjegon arsyen e largimit të papritur: Po ia kaloj stafetën një brezi të ri

Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një brezi të ri, ndërsa u shpjegoi amerikanëve largimin e tij të papritur nga gara presidenciale gjatë një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës nga Shtëpia e Bardhë pas një karriere politike mbi 50-vjeçare.

E mërkurë, 24 Korrik 2024
23:03
“Beqaj nuk ka asnjë apartament në Vlorë”, avokati i ish-ministrit reagon pas kontrollit nga SPAK: Ishte një hyrje e marrë me qira

Avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj, në një reagim pas kontrollit të SPAK-ut në banesës, ku sikurse thuhet në njoftimin zyrtar, i përket ish-ministrit, mohon klienti i tij ka pronë në qytetin bregdetar.

22:54
“Sulmi nga Rusia mund të ndodhë në…”/ NATO ngre alarmin: Evropa të përgatitet për vijën e frontit

Lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dominuan gjatë samitit të NATO-s në Uashington këtë muaj.

22:47
PD-PS votojnë kodin zgjedhor! 1/3 e listës e mbyllur, i hapet rruga votës së emigrantëve

Dy partitë e mëdha vulosën marrëveshjen për ligjin e ri zgjedhor para se te merrnin pushimet. Listat nuk u hapën plotësisht sërish, ndërkohë lajmi i mirë ishte vetëm për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

22:46
PD-PS votuan kodin zgjedhor! Berisha: Beteja jonë nuk është për një grusht mandatesh, synojmë rotacionin e vërtetë politik

“Beteja jonë nuk është për një grusht mandatesh, por për rikthimin e votës së lirë dhe rotacion politik”, u shpreh Sali Berisha menjëherë pasi në Komisionin e Ligjeve u votua draftin i përbashkët PD-PS për kodin zgjedhor që mundëson votën e emigrantëve dhe 1.3 e listave të mbyllura.

22:35
E bujshme nga Italia për Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares shqiptare mund të transferohet drejt Katarit

Një lajm i bujshëm ka ardhur orët e fundit nga Italia, me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që ka përfunduar në radarët e Al-Rayyan.

22:30
Dhuna ndaj forcave të KFOR-it në Zveçan, arrestohet pas një viti një i dyshuar

Një person i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë në maj të vitit të kaluar në Zveçan, është vënë në pranga në Mitrovicën e Jugut.

22:24
Temperatura të larta në Madrid, turistët ankohen për vapën: Nga toka del zjarr, as uji nuk na mjafton

Në Madrid, turistët dhe banorët kërkojnë strehim nga i nxehti, ndërsa Spanja po përballon valën e dytë të të nxehtit të verës, me temperaturat në kryeqytet që arrijnë deri në 41 gradë Celsius.