E hënë, 16 Qershor 2025
21:10
Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë.

21:00
“Serbia dhe Bosnja e refuzuan deklaratën e përbashkët”, Presidenti Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta

Në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Bajram Begaj bëri të qartë qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratën e përbashkët të miratuar.

20:59
Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Prej katër ditësh, Izraeli dhe Irani janë në luftë me njëri-tjetrin dhe udhëheqja në secilin vend po kontrollon atë që ndodh.

20:51
Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

20:47
Jep dorëheqjen presidenti i Teutës/ Edmond Hasanbelliu: Edhe pse po largohem…

Pas 26 vitesh në drejtimin e klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të klubit Teuta.

20:46
Fiks Fare/ “Makina e bllokuar lëviz në Fier”, pronari denoncon veprimet e policisë!

Një automjet i bllokuar nga policia lëvizte lirisht në qytetin e Fierit, kur duhej të qendronte te pika e bllokimit e Policisë së Shtetit.

20:40
Kërcënon ministri i Jashtëm iranian: Kriminelët e luftës që fshihen në bunkerët e Tel Avivit nuk do të mbeten pa u ndëshkuar!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të martën se forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin derisa ky i fundit të ndalojë sulmet e tij ndaj Republikës Islamike.

20:39
Netanyahu “thyen” veton e Trump, nuk e përjashton eliminimin udhëheqësit suprem të Iranit: Do e përfundonte luftën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si një mënyrë për t’i dhënë fund përplasjes mes dy vendeve.

20:29
“Po ecim me ritëm të shpejtë drejt integrimit”/ Begaj në mbyllje të Samitit të SEECP: Diskutim frytdhënës për forcimin e stabilitetit përmes bashkëpunimit rajonal

Në fund të Samitit të SEECP-së me liderët e Procesit të Evropës Juglindore, Shqipëria ia kalon stafetën e Presidencës Bullgarisë.

20:14
Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Detajet e para

Një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia u mbyt pasditen e sotme në det, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

20:08
Vjedhjet e banesave, rritet numri i rasteve gjatë verës/ Policia: Kujdes kur jeni me pushime

Vera, përveçse sezon pushimesh, është edhe stina ku shënohet një rritje e ndjeshme e rasteve të vjedhjeve në banesa, biznese dhe automjete.

20:02
Linja e interkonjeksionit me RMV gati në fund të vitit/ Përshpejtohen projektet energjetike, në studim Greqia dhe kabllo nënujore me Italinë

Për të përmirësuar sigurinë energjetike në vend, Shqipëria po përshpejton punimet në ndërtimin e linjave të interkonjeksionit me vendet e rajonit.

20:01
“Akuzon Iranin, por Izraeli ka vetë armë bërthamore”, analistët tregojnë vendndodhjen

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, prej kohësh është shprehur se Irani është pranë ndërtimit të një arme bërthamore.

20:00
Izraeli nuk ndalet, sulmon transmetuesin shtetëror të Iranit! Shikoni si largohet spikerja/ Media e Teheranit: Po përpiqen të heshtin zërin e së vërtetës!

Izraeli ka goditur godinën e televizionit shtetëror të Iranit.

19:57
Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt Khamenein: Eliminimi i tij do t’i japë fund konfliktit me Iranin!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk përjashtoi mundësinë e sulmit ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

19:37
Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, autori i dyshuar përballet me gjashtë akuza, nuk përjashtohet dënimi me vdekje

Pak ditë më parë Minessota u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku humbi jetën demokratja Melissa Hortman, si dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman, ndërsa u plagos rëndë senatori i shtetit, John Hoffman dhe gruaja e tij.

19:33
Ekskluzive/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit.

19:25
Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?

Një analizë e thelluar e botuar nga Corriere della Sera vë në dukje se konflikti i fundit midis Izraelit dhe Iranit mund të shënojë një etapë të re në dobësimin e ndikimit amerikan në skenën botërore.

19:17
‘Mali i shenjtë’ dhe bunkeri bërthamor, si po e ruan Irani pasurinë e rrezikshme?

Çelësi i programit bërthamor iranian ruhet thellë nën tokë, në një vend të koduar si “mali i shenjtë”.

19:15
Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re intensifikimi, me të dyja palët që përdorin strategji të avancuara për të shkatërruar infrastrukturën e kundërshtarit dhe për të mbrojtur objektivat kyç.

19:15
“Mbështesim të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve”/ Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

“Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit”, u shpreh presidenti Bajram Begaj, në konferencën për shtyp pas ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

19:01
“Jemi të tmerruar dhe të rraskapitur”/ Radhë të gjata trafiku, mijëra njerëz largohen nga Teherani teksa sulmet vijojnë

Mijëra persona po përpiqen të largohen nga kryeqyteti i Iranit, Teherani, teksa ushtria izraelite lëshoi një “paralajmërim urgjent” që njerëzit të largohen menjëherë nga një pjesë e madhe e qytetit.

18:48
Sulm me thikë brenda një autobusi në Belgjikë, një i vdekur dhe 2 të plagosur. Arrestohet autori

Një sulm me thikë është regjistruar këtë pasdite në Belgjikë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

18:48
Varën një kukull me ngjyrë në një urë, katër tifozë të Atl. Madrid dënohen me burg për racizëm ndaj Vinicius Jr

Një gjykatë në Madrid ka dënuar me burg me kusht katër persona për një krim urrejtjeje të kryer ndaj sulmuesit brazilian të Real Madridit, Vinícius Jr.

18:37
Tronditet basketbolli europian, ylli italian diagnostikohet me leuçemi një ditë përpara finales së kampionatit

Në prag të ndeshjes së tretë të finales së kampionatit italian të basketbollit, e cila do të luhet më 17 qershor në Brescia, skuadra e Virtus Bologna është goditur nga një lajm i rëndë.

18:20
Teori të reja nga NASA/ Asteroidi “2024 YR4” nuk kërcënon më Tokën, por në 2032-shin rrezikon të përplaset me… Hënën

Pas muajsh shqetësimesh për një përplasje të mundshme me Tokën, astronomët kanë konfirmuar se asteroidi “2024 YR4” nuk do ta godasë planetin tonë.

18:18
Video/ Gjekmarkaj e zhvendos satirën në sallën e Parlamentit: Të krijohet komision estetik për të shpallur Miss Fjalimin, propozoj Pastor Toni Gogun

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj mori fjalën në Kuvend për të ironizuar jo vetëm projektligjin e propozuar nga Ministria e Energjetikës për performancën energjetike të ndërtesave, por edhe fjalimet e socialistëve.

18:14
“Irani dëshiron të ulë tensionet”, Trump: Duhet ta kishte bërë më parë! Teherani nuk e fiton këtë luftë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se Irani dëshiron të ulë tensionet në konflikt me Izraelin.

18:04
Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.

18:01
“T’u dogj malli për mua o Gazo”/ Zegjineja i përgjgjet Bardhit pas seancës plenare: Më thanë se Baba Bufi do të të kërkojë t’ia lirosh vendin…

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ironizoi sërish drejtuesin politik të Partisë Demokratike në këtë qark, Gazment Bardhin.

17:58
Vrasja tragjike e shqiptares në Itali nga ish-bashkëshorti i saj, reagon djali i Gentiana Hudhrës: Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai…

Një dramë e rëndë familjare tronditi komunitetin shqiptar në Itali, pas vrasjes së Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare, që u godit me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

17:49
Sula ironizon deputetët e zgjedhur nga 11 maji: Përgatisni një ligj për parlamentarët pensionistë, kanë nevojë të rrinë me nipërit!

Nuk kanë munguar ironia e deputetit të PD-së, Dashnor Sula, i cili iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të propozojnë një ligj për parlamentarët pensionistë.

17:21
Edin Dzeko rikthehet në Itali, ish-sulmuesi i Interit firmos me klubin e njohur të Serie A

Edin Dzeko është gati të rikthehet në Serie A, duke firmosur një kontratë me Fiorentinën për një sezon, me opsion rinovimi deri në qershor 2027.

17:14
Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dy të rinjve në Britaninë e Madhe nga një 34-vjeçar shqiptar.

17:02
Miratohet me 72 vota pro projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Me 72 vota pro, mazhoranca miratoi projektligjin e propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për performancën e energjisë në ndërtesa.

16:56
Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

Një tragjedi e rëndë personale pasqyron përmasat njerëzore të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

16:48
Akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku kundërshton dënimin e përjetshëm! Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e tij

Tetë vjet nga vrasja e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, drejtësia e tha fjalën e saj.

16:45
Dyshohej për krime në burgun e Dubravës më 1999, lirohet nga akuza shtetasi serb në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

16:39
“Nuk ka besueshmëri”, Komisioni Evropian: Rusia nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran

Sipas Komisionit Evropian, Rusia nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësues në konfliktin e armatosur Iran-Izrael.

16:29
Tragjedi në një spital në Itali, 91-vjeçari vret me armë zjarri gruan e tij të sëmurë dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Angerës, në provincën e Vareses, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij të shtruar në repart dhe më pas i dha fund jetës.

16:28
Vajza transgjinore e Elon Musk bën paraqitjen e saj të parë në një shfaqje ‘drag’: Bëra ëndrrën realitet!

Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, bëri paraqitjen e saj të parë në një shfaqje drag.

16:20
Izraeli sulmon bazën ushtarake në Teheran, thirrje qytetarëve: Prania juaj në këtë zonë vë jetën tuaj në rrezik!

Izraeli ka goditur një bazë ushtarake në Teheranin perëndimor, në ditën e katërt të luftimeve mes dy vendeve.

16:20
Alarmohet klubi italian, lojtarë dhe pjesëtarë të stafit përfundojnë në spital pas ndeshjes me Sampdorian

Një situatë alarmante ka përfshirë klubin italian Salernitana, pasi 21 anëtarë të ekipit – përfshirë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit – janë shtruar në spital pas kthimit nga ndeshja ndaj Sampdorias në Xhenova, mes dyshimeve për helmim ushqimor.

16:11
E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në fshatin Shumicë të Tropojës, ku një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

16:09
U martua dhe solli në jetë një fëmijë me 13-vjeçaren, gjykata e Korçës merr vendimin për Dritson Kurtin, 5 vite shërbim prove për të riun

Gjykata e Korçës vendos shërbim prove për Dritson Kurtin.

15:59
Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen dy të rinj, një malajzian dhe një britanik

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht në zonat turistike, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në fshatin Dhërmi.

15:47
Konkursi “Pjetër Gaci”! Në Shkodër garuan të rinjtë e talentuar të muzikës klasike

Shkodra mirëpriti për pesë ditë me radhë talentet e rinj të muzikës klasike nga mbarë Shqipëri, Europa e Amerika, në edicionin e 24-të të konkursit ndërkombëtar “Pjetër Gaci”.

15:40
“Na flakën në rrugë”, 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës

Disa dhjetëra punonjës të hekurudhës shqiptare kanë humbur vendin e punës, mes tyre ka edhe persona pranë pensionit.

15:34
Plehrat nga Vlora hiqen në 2027! Kryebashkiaku: Do të kapsulohen, në funksion do të jetë landfilli i Sherishtës

Problematikës së fushës së mbetjeve në Vlorë pritet t’i vijë fundi. 1.2 mln ton mbetje do të depozitohen në këtë landfill në fshatin Sherishte, i cili është i përbërë nga 2 qeliza që do të ngurtësojnë të gjitha mbetjet e prodhuara nga qytetarët e bashkisë Vlorë dhe Selenicë.

15:13
SHBA nis USS Nimitz në Lindjen e Mesme, Trump: Po na prekën, do ta shohin!

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, teksa konflikti midis Izraelit dhe Iranit gjithmonë e më shumë po merr trajtat e një lufte të plotë.

14:49
EMRI/ E rëndë në Balldre, i moshuari bie në një shpellë 20 metra të thellë! Forcat zjarrfikëse nxjerrin trupin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.

14:42
“Shporruni”/ Banorët e Barcelonës rebelohen ndaj turizmit masiv: As kafen nuk e përballojmë dot më!

Të dielën, rrugët e Barcelonës u mbushën me protestues që u bërtisnin turistëve: “Shkoni në shtëpi!”

14:36
Iu arratis “nga duart” i arrestuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”.

14:17
Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë gjermane ka dënuar një mjek sirian me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për krime kundër njerëzimit.

14:15
4 ditë luftë, Izraeli: Kontrollojmë hapësirën ajrore mbi Teheran!

Katër ditë nga fillimi i konfliktit, Izraeli deklaron se tashmë ka “kontroll të plotë operacional ajror” mbi kryeqytetin e Republikës Islamike, Teheran.

13:56
Eaglebeat Festival! Tirana për tre netë u pushtua nga energjia e jashtëzakonshme e muzikës

3 netë të mbushura me energji, ritëm dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

13:49
Gjyqi për kryebashkiakun e Stambollit, prokuroria kërkon 7 vite e 4 muaj burg për kundërshtarin e Erdoganit, zbardhet akuza

Prokuroria ka kërkuar një dënim me burg deri në 7 vite e katër muaj dhe heqjen e të drejtave politike për kryetarin e paraburgosur të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në lidhje me deklaratat që ai bëri kundër kreut të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.

13:46
EMRAT/ Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, burg përjetë për dy autorët

Gjykata e Tiranës dënoi me burg të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, nën akuzë për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

13:43
Kampionat Footvolley/ Mbahet në Ksamil me ekipe nga disa vende europiane dhe nga Brazili

Për herë të parë në Shqipëri, u organizua një turne ndërkombëtar i footvolley.

13:38
“Anuluat seancën për të ngrënë drekë në Athinë”/ Spiropali i përgjigjet Bardhit: Deputetët tuaj mungonin, më vjen mirë që më ndjek…

Ka nisur me debate edhe kjo seancë plenare. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mori fjalën, ku i kërkoi ‘llogari’ kryeparlamentares Elisa Spiropali se pse u anulua seanca javën e shkuar.

13:30
“Paqja dhe stabiliteti në rajon janë thelbësore”, Erdogan: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë fundin e konfliktit Izrael-Iran

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian, gjatë së cilës ata diskutuan konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

13:24
200 mijë turistë në Dumre! Kodra, 82 liqenet dhe natyra tërheqin shumë vizitorë gjithë vitin

Rreth 200 mijë turistë vendas e te huaj vizitojnë çdo vit zonën e Dumresë.

13:19
Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e kandidatit për deputet të PD

SPAK ka vendosur mosfillm hetimesh për denoncimin e bërë nga kandidati për deputet i PD Aulon Kalaja.

13:14
Nis pilotimi i Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës! Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë

Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.

13:12
Në Durrës për historinë! Më shumë se plazhi, të huajt i tërheq historia e qytetit dhe zonat arkeologjike

Edhe pse sezoni i plazhit ka nisur, grupe turistësh shihen ngado në rrugët e qytetit të Durrësit.

13:03
Plani kundër zjarreve! Rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

Vera konsiderohet si stina e zjarreve, ku hapësirat me risk të lartë janë masivet pyjore, të cilat jo rrallë herë përfshihen nga zjarre të fuqishme që marrin përmasa të mëdha dhe vijojnë për ditë të tëra.

12:59
Rinumërimi në katër qarqe, zbulohet data e nisjes së procesit

Procesi i rinumërimit nis nesër në datë 17 Qershor 2025, bën me dije kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi.

12:50
Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?!

Arben Manaj/ Një punonjëse e dal nga radhët e shërbimit sekret britanik do të jetë drejtuesja e parë e MI6 njofton kryeministri Sir Keir Starmer, në një emërim historik.

12:42
“Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheranin,” Izraeli: Goditëm 100 objektiva ushtarake në Isfahan

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli ka “arritur kontroll të plotë ajror mbi Teheranin.”

12:30
Kurti pas deklaratës së Trumpit për Kosovën: T’i ushtrohet trysni Beogradit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo, duhet që t’i bëhet trysni Beogradit që të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur më 2023.

12:15
Samiti SEECP në Tiranë, ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE

Shqipëria përmbyll me sukses Presidencën e saj të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (#SEECP) për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, me moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.

12:10
Parandalohet ngjarja kriminale në familje! 37-vjeçari dhunoi dhe kanosi bashkëshorten në Tiranë

Një krim në familje është parandaluar në fshatin Pezë Helmes të Tiranës.

12:03
Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas

Të parat që u vranë nga raketat iraniane në agim të së dielës ishin katër gra arabe: Manar Khatib, 45 vjeçe, dhe dy vajzat e saj, Shada 20 vjeçe dhe Hala 13 vjeçe, së bashku me një tjetër të afërt gjithashtu me emrin Manar Khatib. Goditja ra në shtëpinë e tyre me tre kate në Tamra, në lindje të Haifas, ndërsa ishte ende errësirë.

12:02
Një grua dhe instruktori i saj vdesin në një aksident me parashutë në Britaninë e Madhe

Nëna e katër fëmijëve dhe instruktori i saj kanë vdekur gjatë një hedhje me parashutë, teksa partneri i gruas ishte duke i parë.

11:56
FOTOT/ Alex Soros martohet me Huma Abedin, NYT: Fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama

Establishmenti demokrat zbriti këtë fundjavë në Hamptons për diçka që ngjante me një “martesë mbretërore politike”, duke bashkuar botën e politikës me fonde të mëdha dhe figurat e brendshme të epokës së Clintonëve.

11:50
Noka kishte paralajmëruar mbledhje te SPAK, Berisha nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar Flamur Noka, kreu i PD Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë.

11:40
“Jo gjithçka mund të blihet me para”/ Vendasit në Venecia premtojnë të ‘bllokojnë’ martesën e Jeff Bezos: Nuk do futen dot në kishë!

Martesa madhështore e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me partneren e tij Lauren Sánchez, e planifikuar për në fund të qershorit në Venecia, ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash.

11:36
Xhaka i thotë “PO” Milanit dhe i jep leje të negociojë me Leverkusen, gjermanët duan 12 milionë euro

Përvojë dhe personalitet në mesfushë, kjo është ajo që kërkon Maximiliano Allegri për të nisur aventurën e tij të dytë si trajner i Milanit.

11:33
Mblidhet në Bruksel Këshilli i Energjisë së BE: Prioritet ndalimi i gazit rus, pastaj propozimi për energjinë bërthamore

Siguria energjetike dhe ndalimi i të gjitha importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027, janë disa nga temat në axhendën e Këshillit të Energjisë të BE-së të planifikuar për këtë mëngjes në Luksemburg.

11:18
Velipoja ‘gjelbërohet’ nga kanabisi, policia i prish planet 34-vjeçarit, i asgjëson bimët

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

11:17
Irani hedh 350 raketa balistike drejt Izraelit që nga e premtja, 24 të vdekur

Irani ka qëlluar rreth 350 raketa balistike drejt Izraelit që nga e premtja, shumica e të cilave u kapën, sipas shifrave të fundit nga ushtria izraelite.

11:14
“Donte të më helmonte fëmijët”/ Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhet dëshmia: Bëra atë që duhej…

Një tjetër akt tronditës dhune ndaj grave ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tolentino, në zonën e Maceratës, Itali.

11:08
Izrael në alarm, droni iranian “udhëton” deri te rezidenca e Netanyahut

Alarme për sulme ajrore u lëshuan për praninë e dronëve iranianë në Cezare (ku ndodhet rezidenca e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu), Hadera, Pardes Hanna, Jisr a-Zarqa dhe vendbanime të tjera në Sharon, në jug të zonës metropolitane të Tel Avivit.

11:01
“Mund të përfshihet edhe SHBA në luftën Izrael-Iran”/ Teherani sfidon Trump pas deklaratës, i godet ambasadën në Tel Aviv

“Shpejt do të ketë paqe”, ishte mesazhi më i fundit i Donald Trumpit për situatën në Lindjen e Mesme. Por në të njëjtën kohë, shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet se nuk është e pamundur që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në konfliktin Iran-Izrael.

11:00
Djali i Cher përfundon në spital pas një mbidoze droge, mjekët: Eshtë fat që shpëtoi

Sir Elijah Blue Allman u dërgua me urgjencë në një spital të Kalifornisë pas një mbidoze droge. Sipas TMZ, jeta e tij ishte në rrezik.

10:59
“Nuk duam të sigurojmë armë bërthamore”, presidenti iranian: Luftën nuk e filluam ne

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha në një fjalim para parlamentit se vendi i tij nuk kërkon luftë dhe nuk është ai që e filloi atë.

10:52
Goditi me gomone turistin në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit ujor! I plagosuri dërgohet te Trauma

Është vënë në pranga Krenar Velaj, drejtuesi i gomones i cili ditën e djeshme në Gjipe të Himarës goditi turistin gjerman që po notonte dhe bënte zhytje.

10:41
Lideri suprem i Iranit Khamenei fshihet në bunker me familjen, Trump “urdhër” Izraelit: Mos e vrisni!

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei u zhvendos me shpejtësi në një bunker nëntokësor në Lavizan në verilindje të kryeqytetit, Teheran pak orë pasi Izraeli filloi sulmet e tij mëngjesin e së premtes, thanë për Iran International dy burime në dijeni të çështjes.

10:38
Një avion Dreamliner i Air India kthehet në Hong Kong pas një problemi teknik

Një Boeing 787-8 Dreamliner i Air India me destinacion New Delhi u kthye në pikën e nisjes në Hong Kong të hënën si masë paraprake pasi njëri nga kapitenët dyshoi për një problem teknik gjatë fluturimit, tha një burim me njohuri të drejtpërdrejta për çështjen.

10:34
Tubimet kundër Donald Trump në SHBA, protestuesi qëllohen për vdekje kalimtarin në Salt Lake City

Një burrë që besohej se ishte pjesë e një ekipi për ruajtjen e paqes gjatë protestës “No Kings” në Salt Lake City, qëlloi me armë drejt një personi që kishte nxjerrë pushkën ndaj protestuesve, duke goditur si personin e armatosur, ashtu edhe një kalimtar që më vonë vdiq në spital, thanë autoritetet të dielën.

10:19
Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Kryetarja e një province në shtetin jugor meksikan të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash të dielën, pasi katër persona të armatosur sulmuan zyrën e saj në bashki, ku vranë edhe një këshilltar, tha policia shtetërore.

10:11
21-vjeçari belg mbeti i plagosur, arrestohet pronari i ‘Jet Skive’ në Shkëmbin e Kavajës

21-vjeçari belg që mbeti i plagosur pas një aksidenti me Jet Ski në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës, është jashtë rrezikut për jetën, po ka pësuar dëmtime dhe goditje në kokë gjatë rënies nga motori i ujit.

10:05
Mrekullia e dytë e sediljes 11A! Britaniku duhej të fluturonte me avionin Air India, por ndryshoi biletë… dhe rezervoi vendin ‘e shenjtë’

Një shtetas britanik, i cili duhej të ishte në bordin e aeroplanit të Air India që u rrëzua javën e kaluar, është ‘mirënjohës’ për jetën e tij pasi vendosi të ndryshojë fluturim në minutën e fundit.

10:04
Presidenti i Iranit: Ne nuk jemi agresorët, nuk kemi ndërmend të përdorim armë bërthamore

Presidenti iranian Masoud Pazhakhan tha në një fjalim para parlamentit të vendit të tij të hënën se vendi i tij nuk kërkon luftë dhe nuk është ai që e filloi atë, sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA.

09:46
Shkuan për koncert, dy këngëtarët e njohur grekë bllokohen në Izrael! Në ankth kërkojnë kthimin në Kajro

Dy këngëtarët e mirënjohur grekë, Glykeria dhe Kostas Karafotis, po kërkojnë një rrugë arratisjeje nga Izraeli, ku kanë qenë gjatë ditëve të fundit duke mbetur të bllokuar pas lufimeve me Iranin.

09:40
Përshkallëzim i rrezikshëm në Lindjen e Mesme, goditet Ambasada amerikane në Tel Aviv

Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme, teksa Ambasada Amerikane në Tel Aviv u godit nga sulmet iraniane.

09:36
Trump urdhëron intensifikimin e masave ndaj emigrantëve në Los Angeles, Çikago dhe Nju Jork

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi të dielën, operacione të reja kundër emigrantëve të paligjshëm në qendrat e mëdha urbane, si pjesë e “programit më të madh të deportimit masiv në histori” .

09:27
Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit

Alon Pinkas, një ish-diplomat izraelit dhe këshilltar i dy kryeministrave të Izraelit, ka deklaruar se fuqia për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit qëndron në duart e Donald Trump-it.

09:09
Përplasje gjatë natës mes dy fuqive! Izraeli godet, Irani hakmerret

Izraeli është tronditur nga shpërthime të fuqishme gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore ka qëlluar mbi raketa iraniane mbi qytete si Tel Aviv dhe Jeruzalemi, duke ndriçuar qiellin e natës me flakë dhe zhurmë të madhe.

09:01
Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet.