E premte, 04 Tetor 2024
17:38
Abuzimi me fondet e BE/ Kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Beqajn dhe bashkëpunëtorin e tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vazhdojë të qëndrojnë në masën e sigurisë arrest me burg, vendosur kjo nga Gjykata e Posaçme.

17:27
FOTO/ Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet e radhës në Ligën e Kombeve me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë që do të luhen këtë muaj.

17:05
Gjykata e BE thotë se ‘gjinia e kombësia mjaftojnë’ për t’i dhënë azil grave afgane (fotot)

Vendimi vjen pas apelit të grave afgane ndaj një gjykate në Austri që u refuzoi statusin e refugjatit.

17:01
Moti i keq përfshinë edhe Malin e Zi, disa lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin shtëpitë

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

16:54
Reshjet e shiut “godasin” të gjithë vendin, përmbytet edhe Lushnja

Reshjet e dendura të shiut kanë “goditur” një pjesë të madhe të vendit duke krijuar probleme në shumë qytetet.

16:47
Burgosja e Salianjit, Diaspora për Shqipërinë e lirë rendit mangësitë e procesit: Të shqetësuar nga vendimi i gjykatës

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka reaguar në lidhje me dënimin me një vit burg për demokratin Ervin Salianji.

16:43
“Po flenë nëpër rrugë dhe parqe”, OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me njerëz të zhvendosur

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumica e gati 900 strehimoreve të Libanit janë mbushur plotësisht dhe se njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite, janë duke fjetur nëpër rrugë dhe parqe publike.

16:41
Skoci/ Super shtëpi bari, policia i “korr” shqiptarëve 3 mijë rrënjë kanabis: Do fitonin 1.7 milion stërlina

Dy shqiptarë janë burgosur pasi u deklaruan fajtorë për veprat penale të drogës pas zbulimit të një kultivimi kanabisi me vlerë rreth 1.7 milionë stërlina në Dundee të Skocisë.

16:36
Modelja e rrjetit filmon vdekjen e saj teksa këndonte e kërcente me miqtë në pushime (foto-video)

Në pamjet e rënda janë regjistruar momentet kur një grup miqsh me pushime panë sesi shoqja e tyre bie për vdekje se prapthi teksa këndonte gjatë mbrëmjes së zbavitjes.

16:27
Reshjet e dendura të shiut në vend, përmbyten lagjet e qytetit të Vlorës

Në qytetin e Vlorës reshjet e shiut kanë shtuar intensitetin duke sjellë dhe prezencë uji në disa rrugë dhe lagje.

16:22
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te “Tirana Ime”

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.

16:11
Evropianët ‘vërshojnë’ në rezortet e Koresë së Veriut teksa kompania vendase hap rezervimet (fotot)

Një kompani me paketa pushimesh ka hapur faqen e internetit për të gjithë të interesuarit të pushojnë në ate qe njihet si “Ibiza e Koresë së Veriut” siç e quan rrjeti rezortin e Wosan, qe më parë ka qene impjant lëshimesh raketore, sipas raportimeve.

16:02
Si nisi konflikti mes Xhovana Nikollit dhe Nuredin Dumanit/ Ndërroi jetë një person! Nga mesazhet kërcënuese tek intervista e motrës

Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

15:50
“Bagëti e Bujqësi”, emisioni më i ri në Top Channel çdo të shtunë, realizuar nga gazetarja Rudina Muça

Në fshatin e vreshtave më Qilarisht të Përmetit rakia dhe vera prodhohet lumë.

15:50
Lufta kundër sulmeve kibernetike/ Shtëpia e Bardhë vlerëson Shqipërinë: Rol udhëheqës në projekt

Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, duke udhëhequr një projekt kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

15:36
Je pa energji, Heidi Baci vjen si stuhi/ “Storm”, e vetmja zgjidhje

Jeni të lodhur, ju mungojnë energjitë dhe keni një listë të gjatë për të përmbushur gjatë ditës, por është ende mëngjes?

15:31
“U gjet pajisja në tualet pasi e përdori Netanyahu”, Izraeli përgjoi Boris Johnson?

Boris Johnson pretendoi se në banjën e tij personale në Ministrinë e Jashtme Britanike u gjet një pajisje përgjimi pasi atë e përdori kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ish kreu i ekzekutivit britanik u takua me Netanyahun në vitin 2017.

15:26
Video dramatike/ Rojet e çisternës në Detin e kuq hapin zjarr ndaj barkës së militantëve që shpërthen pas përplasjes (fotot)

Në pamje të publikuara sot nga mediat ndërkombëtare shiheshin përpjekjet e guximshme por të padobishme të rojeve të armatosura të një çisterne që qëllonin ndaj një barke të mbushur me eksplozivë, para se ajo të përplasej me shpërthim në anë të anijes ne Detin e Kuq.

15:24
Emrat/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranon pjesëmarrjen në komisionin “Xhafaj”, propozon dy anëtaret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka propozuar në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro, anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve, në komisionin “Xhafaj”.

15:18
Të akuzuar për trafikim droge në Europë dhe tentativa vrasjeje, Apeli i Posaçëm rrëzon Çopjat në Elbasan

Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë 2”, që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Çopja nga Elbasani kundërshtuan masat e sigurisë, mes të cilëve bënin pjesë edhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu që ndodhet në arrest shtëpie.

15:16
Këshilli i Lartë Gjyqësor u bashkohet institucioneve të tjera, ‘refuzon’ komisionin “Xhafaj”: Jemi të hapur për opinione

Këshilli i Lartë Gjyqësor i bashkohet institucioneve të tjera të pavarura të drejtësisë për të mos dërguar përfaqësues në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. KLGJ thekson se janë të hapur për të dhënë opinione por nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në komision, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

14:52
Obama, fushatë për Harris në shtetet “e lëkundura”, e nis nga vendi i atentatit të Trump

Ish-presidenti Barack Obama do të kalojë në mbështetje aktive për Kamala Harris, duke udhëtuar për zëvendespreidenten në shtetet e lëkundura, të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

14:50
Belind Këlliçi takon Donald Trump: Gjeti kohë për të dëgjuar rreth shqiptarëve, fotoja kushtoi zero lek

Drejtuesi politik  i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, është takuar me kandidatin për president të ShBA, Donald Trump.

14:48
“Sulmi ynë, i shkëlqyer… por minimal”, lideri i Iranit me pushkë në xhami: Do e godasim sërish Izraelin

“Kombet myslimane kanë një “armik” të përbashkët dhe duhet të krijojnë “një brez mbrojtjeje” nga Afganistani në Jemen e nga Irani në Gaza e Liban.”

14:36
Ekstremi i djathtë fitoi zgjedhjet, protesta masive në Austri: Duan të qeverisin me imazhin e Orban

Mijëra vetë mbushën rrugët e Vjenës me thirrjet drejtuar partive politike e sidomos partisë konservatore në pushtet, të mos e krijojnë qeverinë e re me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë të dielën e kaluar.

14:24
Strehuan vrasësin e Edmond Papës dhe mbanin armë në banesë, Apeli lë në burg Julian dhe Andrea Kalemin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” dy persona, të cilët ishin arrestuar nga Policia, pasi kishin strehuar në banesën e tyre Andrew Bode, i arrestuar për vrasjen e  Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022.

13:41
Moti i keq në Durrës! Probleme në shumë rrugë, ende pezull lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm për kalimtarët, por edhe për automjetet.

13:39
Peleshi flet për protestën e opozitës të hënën: Për çfarë arsyeje dalin, për një vendim të formës së prerë të Gjykatës?

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka folur për organizimin e protestës së opozitës dhe kaosin në Kuvend.

13:37
“Duan mosbindje civile se kanë frikë nga arrestimet e SPAK”, Ngjela për protestën e opozitës: Janë mjeranë dhe pa program

Nga Spartak Ngjela

13:24
Salianji kërkon pezullimin e dënimit/ Gjykata e Lartë cakton seancën e shqyrtimit, gjyqtar relator Sokol Binaj

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

13:22
Spak kërkon 1.5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Spak kërkon dënim me 1.5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushen.

13:21
Reshje të dendura shiu edhe në Lezhë, problematika në lagjen ’11 janari’! Rritet prurja e lumit Drin

Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Lezhës, sidomos gjatë orëve të drekës me intensitet më të lartë dhe kanë sjellë problematika në lagjen 11 janari.

13:18
“Salianji, aset i PD”, Gjekmarkaj në “Shqipëria Live”: Burgjet janë të përkohshëm, kthehen në bumerang! Beteja e opozitës bëhet për të gjithë

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një intervistë në emisionin Shqipëria Live në Top Channel.

13:10
“Opera për tre grosh”/ Vendoset në skenën e teatrit “Migjeni” me regji të japonezit Kuniaki Ida

“Opera për tre grosh”  e gjermanit Bertolt Brecht, e konsideruar si një nga kryeveprat botërore u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni”.

13:10
“Protesta pa fjalime politikanësh, do flasin qytetarët”, Berisha mban sekret skenarin e të hënës: Do ta merrni vesh kur…

“7 tetori do të jetë dita e kthesës së madhe”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për protestën e organizuar nga opozita në hënën.

13:05
“Doli në pah realiteti”, përmbytet Lezha, Gjekmarkaj ironik: Shiu përmbyt rrugë dhe lagje si ‘bereqet’ fitore post daljes njëherë e mirë nga borxhi

Drejtues politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka publikuar disa pamje sot nga Lezha, e cila është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

13:02
Pas institucioneve të tjera, edhe Prokuroria e Përgjithshme ‘refuzon’ komisionin “Xhafaj”: Jo pjesëmarrje të ekspertëve, opinion të produkteve të punës

Pas institucioneve të tjera të drejtësisë, edhe Prokuroria e Përgjegjshme ka refuzuar komisionin “Xhafaj”.

13:00
Punëtorë nga Jemeni në Fier/ Fermerët kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe për eksport

Mbi 30 ton luleshtrydhe brenda një sezoni arrin të prodhojë fermeri Agim Troka në fshatrat Kafaraj dhe Cakran të Fierit.

12:39
Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe i shisnin, bien në pranga dy persona

Dy persona që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i shisnin, janë arrestuar nga policia.

12:37
“Mehmeti agjent i disa agjenturave njëkohësisht, vrau veten ngaqë e zbuloi partia!”, Fate Velaj sjell romanin “Mossanga”: Vlora, qyteti që të gjithë udhëheqësit e lakmojnë

Nga Monika Stafa

12:25
Reshjet e dendura prekin edhe Bulqizën, bllokohen kanalet e rrugëve të qytetit

Ka mjaftuar vetëm një orë të reshjeve të shiut, të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë, ku ka bërë që uji të vërshoje në rrugët e qytetit dhe në rrugët nacionale.

12:12
Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë! Trafik i rënduar në kryeqytet, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura

Disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

12:09
E rëndë në Elbasan! E zë poshtë pema që po e priste me motorsharrë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi pema që po e priste me motorsharrë në mal e zuri poshtë.

11:58
Sulmi i ri në Bejrut, Izraeli shënjestron pasardhësin e Nasrallah! Rruga që lidh Libanin me Sirinë shkatërrohet nga bombardimet

Sulmet ajrore izraelite në Liban po intensifikohen, me shpërthime masive të raportuara në Bejrut.

11:56
Top Channel në frontin e luftës/ Tanket mësyjnë në Liban, pushtohet zona, shkatërrohen banesat e ndërtuara nga vendasit

Tanket izraelite kanë hyrë në territorin tokësor të Libanit.

11:41
Stuhia e fortë përmbyt Bosnjen, raportohen disa viktima! Shkaktohet rrëshqitje dheu, njerëzit të bllokuar

Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës, që shkaktuan rrëshqitje të dheut në Bosnje e Hercegovinë.

11:26
Përballjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Sylvinho në konferencë: Janë dy ndeshje të vështira! Kombëtarja është e hapur për rikthime

Në prag të grumbullimit të Kombëtares shqiptare, që nis zyrtarisht të hënën e 6 tetorit, trajneri Silvinjo shpalli sot për mediat dhe opinionin publik edhe listën me 24 futbolllistët e thirrur për këto dy ndeshje, ku risi është mesfushori i Rijekës, Adrion Pajaziti.

11:04
FOTO/ Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie konfirmon romancën me reperin Akala?!

Angelina Jolie, së fundmi ka konfirmuar romancën me reperin Akala.

10:50
Hezbollahu sulmon sërish me raketa Izraelin/ Shpërthimi trondit zonën, ekipi i Top Channel në kufi

Ekipi i Top Channel këtë të premte ndodhet në  Tziv’on, kibutz në Izraelin verior.

10:38
Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

10:23
Sherr mes adoleshentëve/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen

Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me armë një të mitur.

10:22
“Mbante shtëpinë, e pëson i miri”, fqinjët për 29-vjeçarin që humbi jetën nga tritoli: S’ka më keq, motrat Nikolli nuk jetojnë më këtu

Enea Themollari humbi jetën sot, pas tre muajsh në gjendje të rëndë, nga tritoli që shpërtheu në derën e banesës së tij, i vendosur për fqinjët e tij, motrat Nikolli.

10:06
Liga e Kombeve, lista me 24 lojtarët e Kombëtares për ndeshjen me Çekinë dhe Gjeorgjinë

Shqipëria do të fillojë nga kjo e hënë zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve, më datë 11 në Pragë përballë Çekisë dhe më 14 tetor në Tbilisi përballë Gjeorgjisë.

10:03
Për herë të parë një grua, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron drejtoreshë të Burimeve Njerëzore të venë e Dëshmorit Sajmir Duçkollari

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, emëroi Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë, Sajmir Duçkollari.

09:50
Eksportet e naftës, burim i rëndësishëm të ardhurash për Iranin… Si ka ndikuar konflikti me Izraelin ndaj ekonomisë në dy vendet

Pas sulmeve raketore të Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës u rrit mëngjesin e së mërkurës.

09:45
Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale një ditë më parë, kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama la ambientet e spitalit këtë mëngjes, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike.

09:38
“Operacione të paligjshme, dhunë ndaj refugjatëve dhe injorim ndaj kërkesave për ndihmë”/ Del raporti, akuza të rënda ndaj Frontex

Pas hetimeve të brendshme disamujore, zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në Frontex hodhi akuza të rënda ndaj stafit të kësaj agjencie evropiane të kontrollit dhe monitorimit të kufijve, të cilët ishin vendosur në Mesdhe.

09:27
Izraeli vret një zyrtar të lartë të Hamasit në Bregun Perëndimor, në një sulm ku humbën jetën 18 palestinezë

Ushtria izraelite tha me anë të një deklarate se forcat e saj ajrore kishin vrarë kreun e rrjetit të Hamasit të Tulkarmit në Bregun Perëndimor, ndërsa Ministria palestineze tha se të paktën 18 palestinezë kishin humbur jetën në sulmin në kampin e refugjatëve.

09:23
Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, plagoset 55-vjeçarja

Aksident në rrugën Transballkanike, ku një furgon ka përplasur në vijat e bardha një grua 55 vjeçe.

09:11
“O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde”/ Deklarata që i mori jetën 29-vjeçarit të pafajshëm Enea Themollari, motrat Nikolli akuzuan…

Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

09:09
Kërcënon hapur Koreja e Veriut: Nuk hezitojmë të përdorim armë bërthamore nëse sulmohemi

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor.

08:34
Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën drejtuesi i një mjeti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Thumanë-Tiranë.

08:30
Foto/ Tre muaj në luftë për jetën, nuk ia del Enea Themollari! Viktimë e tritolit që iu vu fqinjeve të tij, motrave Nikolla

Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

08:28
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve

Gati një muaj nga dita e zgjedhjeve, drejtuesja e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike thotë se amerikanët duhet të ndihen të sigurt në rezultatin e zgjedhjeve.

08:05
Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë në spital fqinji

Fqinji i motrave Nikolli në Elbasan, që u plagos nga shpërthimi në shtëpinë e tyre, humbi betejën për jetën pasi gati tre muajsh.

07:53
Shpërthime masive në Bejrut, qyteti zgjohet me shtëllunga të mëdha tymi! “37 libanezë të vrarë gjatë 24 orëve të fundit”

Sulmet izraelite, me synim grupin e Hezbollahut vazhduan gjatë gjithë natës, teksa bombardimet shkaktuan shpërthime të mëdha jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

07:31
Izraeli vazhdon ofensivën jugore në Liban, u kërkon qindra banorëve në jug të evakuojnë shtëpitë

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

07:19
“Ftesë në 5″/ U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha: Do më lësh për një me trupin si ngjalë

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi i dhënë dje nga doktoreshë Briseida Xhelaj në studion e “Ftesë në 5”.

07:11
Rrebeshi shiu dhe stuhi, parashikimi i motit për sot

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të nje sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

E enjte, 03 Tetor 2024
23:09
Dyshime për tradhti brenda Hezbollahut apo Iranit? Udhëheqësi Suprem iranian paralajmëroi Nasrallah për vrasjen e tij, por…

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Syyed Hassan Nasrallah që të largohej nga Libani disa ditë përpara se të vritej në një sulm izraelit.

23:08
Top Story/ Basti i fortë i Lorenc Vangjelit, e sfidon Arian Currit: S’do vish më në këtë studio?

Lorenc Vangjeli ka deklaruar mbrëmjen e sotme në Top Story se në Parlamentin tjetër do të ketë një Komision për rihartimin e Kushtetutës.

22:55
“Më erdhi dhuratë një copë druri brenda një kornize xhami”/ Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit! Si njeri e kam falur, si politikane…

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, foli në Forumin për Anti-korrupsion përpara mbledhjes parlamentare.

22:44
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon Bregun Perëndimor, vriten 14 palestinezë

Të paktën 14 palestinezë janë vrarë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor.

22:40
VIDEO/ Moderatorja shqiptare në pritje të fëmijës së dytë, zbulon mënyrën e veçantë si ia dha lajmin të birit

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

22:39
Madonna nuk e fsheh më romancën e saj me të dashurin 28- vjeçar! Shihen së bashku në…

Madonna, ikona e muzikës pop, së bashku me partnerin e saj 28-vjeçar, Akeem Morris, morën pjesë në një ndeshje futbolli emocionuese në Londër. Ylli i njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotosh nga momentet e këndshme që kaloi në stadium.

22:32
Juristi Jordan Daci zbulon çfarë fshihet pas refuzimit të komisionit Xhafaj: Një dorë po i lëviz të gjithë

Për juristin Jordan Daci, përgjigjet negative ndaj komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj janë të koordinuara dhe jo individuale.

22:17
Aksidentimi i gruas në vijat e bardha në Tiranë dhe pretendimet e familjarëve për korruptimin e efektivit, Policia: E kanë kërcënuar, por…

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pretendimet e bëra nga familjarët e një zonje, e cila u aksidentua në vijat e bardha në Tiranë, më 28 shtator, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

22:11
“U ngatërrua me punët tona të brendshme”, Hungaria e qorton ambasadoren gjermane: U shkel sovraniteti!

Ministria e Jashtme e Hungarisë e ka thirrur ambasadoren gjermane në një takim qortues të enjten, për shkak të asaj që ajo kishte thënë për Qeverinë hungareze dhe marrëdhëniet mes Budapestit dhe Berlinit.

21:54
“U gajasën dhe pëllumbat”/ Përplasje e fortë mes Vangjelit dhe Nokës në “Top Story: Pusho të flas unë, mos bëj grindavecin

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë.

21:51
Dënimi i ish-deputetit të PD, Flamur Noka: Fatmir Xhafaj është betuar te varri i nënës që Ervin Salianji do të…

Flamur Noka i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka deklaruar se Ervin Salianji është në burg sepse sipas tij guxoi të denonconte vëllanë e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

21:32
“Po e shfrytëzojnë rastin e Salianjit”, analisti për sjelljen e opozitës në Kuvend: Është beteja e PD kundër drejtësisë, dhe jo…  

Analisti Ervis Iljazi thotë se Partia Demokratike po shfrytëzon rastin e burgosjes së Ervin Salianjit për kauzën e saj që sipas tij nuk ka aspak lidhje me atë të ish-deputetit.

21:27
“Na kanë shpallur luftë”/ Debati në “Top Story”, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën nëse nuk ju vjen populli?

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë.

21:23
Irani paralajmëron SHBA-në: Nëse do të ndihmoni Izraelin, do të jeni objektiv i sulmeve tona

Irani ka paralajmëruar Uashingtonin se një sulm i madh i Izraelit do të çojë në sulme ndaj infrastrukturës izraelite dhe çdo vend që ndihmon një sulm të tillë do të konsiderohet një objektiv iranian.

21:05
Dyshohet se u godit në kokë nga cjapi, 72-vjeçari përfundon në spital, i rrezikohet jeta

Një 72-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një bagëti e imët në Maliq.

20:56
VIDEO/ Tragjike! Mbytet varka me qindra pasagjerë në bord, konfirmohen 78 të vdekur

Të paktën 78 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi një varkë u mbyt në liqenin Kivu, të Republikës Demokratike të Kongos.

20:40
Fiks Fare/ “Gurë Berati në Peshkopi”, si dështoi projekti 1 milionë euro. Hidhen 2.2 milionë të tjera!

Në vitin 2016, Bashkia e Dibrës investoi për rehabilitimin e Bulevardit “Elez Isufi”, në të ashtuquajturën “Rilindja Urbane”. U shpenzua 1 milionë euro për rehabilitimin e këtij bulevardi, i cili përfundoi së ndërtuari në vitin 2017.

20:36
Ish-ministri i Singaporit dënohet me burg, u shpall fajtor për…

Një ish-ministër i qeverisë së Singaporit u dënua të enjten me një vit burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për marrje të paligjshme të dhuratave, në një çështje të rrallë penale që përfshin një ministër në qendrën financiare aziatike.

20:30
Dënohen babë e bir për derbin Partizani-Tirana, Refik dhe Grent Halili e pësojnë nga Komisioni i Disiplinës

Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe djali i tij, Grenti, janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për sjelle anti-sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në derbin PTirana-Partizani- të moshave U-19, që përfundoi me fitoren 1-3 të të kuqve.

20:25
Përkeqësimi i kushteve të motit, anulohen të gjitha lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt portit italian të Barit mbrëmjen e sotme.

20:16
Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ+

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkroi të enjten ligjin që kufizon rëndë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në këtë shtet dhe që imiton ligjet e miratuara në Rusinë fqinje.

19:37
Johnson, BBC “i djeg” intervistën! Gazetarja i dërgoi gabimisht pyetjet para kohe, gjiganti mediatik anulon gjithçka

BBC-ja për shkak të gabimit të ish-editores politike, e cila aksidentalisht u dërgoj ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, pyetjet dhe disa shënime për intervistën e planifikuar 30 minutëshe me të, e cila do transmetohej të enjten, ka vendosur bashkarisht me ekipin e Boris Johhson, që të mos e kryej këtë intervistë.

19:28
“O i gjallë, o i vdekur në Parlament”, sherri i plotë i Flamur Nokës me Frrok Gjiinin: Hajde Frrok ik tani….

Deputeti i Partisë Socialiste, Frrok Gjini dhe sekretari i Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplasën jashtë Kuvendit me njëri-tjetrin.

19:27
Kthehen radhët në kufi! Më 1 tetor mbaroi marrëveshja sezonale mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga një tetori pushoi së funksionuar marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës e Morinës, duke rikthyer radhët e gjata të pritjes në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë.

19:22
Moldavia akuza Moskës: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje!

Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, thanë Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Moldavisë.

18:56
Deklarata “bombë” e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës, më tha se duhej të…

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personale të tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu.

18:19
Aktakuza ndaj Trump për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, publikohen prova të reja ndaj ish-presidentit

Sipas dokumentacionit Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur terrenin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përpara se të bëheshin zgjedhjet, dhe se “kishte bërë vepra penale” në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të qëndruar në pushtet.

18:09
EMRI/ Aksident në Lushnje-Berat! Nuk mori dot kthesën dhe përfundoi në kanal, plagoset shoferja e taksisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë.

18:01
21-vjeçarja ndërroi jetë 10 ditë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit, pezullohet kirurgu!

Një kirurg italian është pezulluar nga profesioni për një vit pas vdekjes së Alessia Neboso, 21 vjeçe, e cila iu nënshtrua një operacioni në gjoks.

17:51
Burgosja e Salianjit/ “Ndërkombëtarët po flasin”, Gjekmarkaj: Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin “Xhafaj”

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sërish në lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit.

17:50
“Në sallë shahen nga mëngjesi në darkë, te klubi puthen”, Braçe ironizon opozitën pas tensioneve: Keni parë benzinë në Parlament ju?!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas situatës së tensionuar në oborrin e Kuvendit.