18:34
Rrezikuan jetën në det pas defektit të mjetit lundrues, policia Kufitare ndihmon dy turistët në Shëngjin
Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.