E premte, 19 Shtator 2025
12:22
Gjykata e Durrësit “e bën pushim”. Shtyhen 55 seancat e parashikuara për sot, zbulohet shkaku

Qytetarët që kishin sot çështje penale a civile në Gjykatën e Durrësit janë përballur me një situatë të papritur.

12:20
Egjipt/ Byzylyku prej ari nga epoka e faraonëve vidhet dhe përfundon në një fonderi, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar, përfshirë një konservues të antikiteteve në Muzeun e Kajros, për vjedhjen e një bizhuterie me vlerë nga epoka e faraonëve që u shit për 3,400 euro dhe përfundimisht përfundoi në një fonderi, thanë autoritetet egjiptiane të martën.

12:20
Detaje tronditëse nga abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës, 37-vjeçari e pranon. Partnerja e tij fajëson të bijën

Një 37-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij.

12:06
Shakaja e Arnold Schwarzenegger për ish-gruan e tij dhe paratë që ajo fitoi pas divorcit të tyre

Arnold Schwarzenegger bëri një referencë humoristike për ish-gruan e tij, Maria Shriver, gjatë ceremonisë së dhënies së yjeve në Hollywood Walk of Fame, ku gazetari Chris Wallace u nderua të enjten, më 18 shtator.

12:04
Çfarë po ndodh në Berlin? Evakuohen mbi 20 mijë persona

Rreth 20,000 njerëz u evakuuan nga zonat në Berlin të premten në mëngjes.

11:57
“Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni”, Altin Dumani rendit tre problematikat: SPAK po përballet me sfida

Është mbajtur sot takim i institucioneve të drejtësisë mbi pavarësinë dhe llogaridhënien, nga projekti Matra i qeverise holandeze.

11:50
Baste sportive dhe kokainë në lokal, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër në Tiranë

Një person është arrestuar dhe dytë tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë.

11:44
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

Një 59-vjerçar nga Librazhdi i ka vënë flakën vetes me benzinë, në kushte të renduara psikologjike.

11:40
Policia e Durrësit godet raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, në pranga dy shtetas në Golem dhe Sukth

Shkon në 25 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

11:38
“Babai i Rrajës më çoi te familja e viktimës për pajtim gjaqesh”/ Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit, dëshmitari: U kërkuam mos të vazhdonin pushkën sa të…

Ka nisur procesi gjyqësor kundër Plarent Dervishit dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos.

11:26
Adele në bisedime për të performuar në Super Bowl 2026

Adele thuhet se është në bisedime për të performuar në shfaqjen e shumëpritur të Super Bowl 2026.

11:24
FOTOT/ Pas ecjes në këmbë drejt Kryeministrisë, ministrat nisin zyrtarisht punën

Pas betimit në Presidencë, ashtu siç është bërë tashmë ritual, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrat e tij ka ecur në këmbë drejt kryeministrisë.

11:19
E rëndë në Shkodër, 18-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, vetëhelmohet me medikamente

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku një 18-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.

11:12
Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja në Këlcyrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë.

11:11
Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset punëtori 50-vjeçar

Një aksident është shënuar në minierën e kompanisë AlbChrome(ACR) në Bulqizë. Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se minatori 50 vjeç me iniciale A.D ku gjatë punës është rrezuar aksidentalisht duke  pësuar faktuara në trup.

11:04
Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën.

10:58
“Magjistratët në provë të vështirë”, kreu i ILD: Prej kohësh sistemi gjyqësor është nën trysni antikushtetuese

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij sot në një takim me institucione të drejtësisë organizuar nga projekti Matra i qeverise holandeze, u shpreh se prej kohësh sistemi gjyqësor është nën trysni.

10:52
Të tjera masa shtrënguese në Afganistan, talibanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane

Qeveria e Talibanëve në Afganistan ka ndaluar përdorimin e librave të shkruar nga gra në sistemin universitar, si pjesë e një vendimi të ri që përfshin gjithashtu ndalimin e mësimdhënies për disa lëndë, përfshirë të drejtat e njeriut dhe ngacmimin seksual.

10:35
Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi, mblidhet në Shqipëri. Diskutohet Gjuha e Urrejtjes në mediat audiovizive dhe platformat online

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF.

10:31
Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë për ndërprerjen e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10:25
Rusi/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 në Kamçatka, paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Kamçatkës, Rusi, herët në mëngjes të premten, tha Unioni Gjeofizik Amerikan, me epiqendrën e tij në Oqeanin Paqësor rreth 130 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamçatsk.

10:17
Helmimi i tre motrave në Korçë, shefi i Pediatrisë: 3-vjeçarja në gjendje të rëndë, kanë konsumuar nga dy karamele me kanabis

Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë paraqitur në spitalin e Korçës pas konsumimit të disa karameleve pranë një koshi plehrash, të cilat kishin përmbajtje të substancave narkotike, konkretisht kanabis.

10:03
Pas votimit dje në Kuvend të programit “Rama 4”, betohen në Presidencë kryeministri dhe ministrat e kabinetit të ri qeverisës

Përfundoi ceremonia e betimit të qeverisë së re.

09:56
Pankarta gjigante në Akropol, KKE kërkon “Liri për Palestinën” dhe ndalimin e bashkëpunimit me Izraelin

Një veprim simbolik në mbështetje të Palestinës u zhvillua sot herët në mëngjes, kur anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të rinjtë e saj (KNE) kanë varur në shkëmbin e Akropolit dy pankarta gjigante, një në greqisht dhe një në anglisht, me mesazhin “Liri për Palestinën”.

09:53
Aksident i rëndë në dalje të Vorës, humb jetën 35-vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Një aksident i rëndë është regjistruar në dalje të Vorës, pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

09:51
I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut. Ja çfarë ka deklaruar para hetuesve

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

09:41
Vrasja e Renis Dobrës, pranga dy vëllezërve të shpallur në kërkim. Pamje nga arrestimi

Janë arrestuar dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, një ngjarje e ndodhur në zonën e Ulzës.

09:37
“Më jep 1 mln lekë ose do të publikoj videot”/ Detaje nga ngjarja në Këlcyrë, si e mitura kërcënonte policin

Këlcyra, qyteti i vogël që shtrihet mes maleve në jug të vendit u trondit nga një histori abuzimi me një vajzë të mitur, e cila rrëfeu gjithë dramën e saj vetëm pasi u kthye në shantazhuese.

09:33
Eurovisioni/ Cilat vende po kërcënojnë të bojkotojnë eventin e radhës nëse Izraeli merr pjesë?

Pas njoftimeve nga Irlanda, Sllovenia, Holanda dhe Islanda, Spanja të mërkurën u bë e para nga pesë sponsorët më të mëdhenj të Festivalit të Këngës në Eurovision, që njoftoi zyrtarisht vendimin e saj për të bojkotuar edicionin e ardhshëm në Vjenë (12-16 maj 2026), nëse pjesëmarrja e Izraelit nuk anulohet.

09:21
FOTO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

09:14
Meksikë, të paktën 21 të vdekur nga shpërthimi i një çisterne

Tetë ditë pasi një cisternë nafte shpërtheu në një lagje të dendur me popullsi në kryeqytetin meksikan, numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

09:08
Melania Trump “sfidon” me zgjedhjet e saj në modë, mesazhet e fshehura gjatë vizitës shtetërore

Gjatë një vizite shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Melania Trump ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut jo vetëm me paraqitjet e saj të rralla, por sidomos me veshjet e zgjedhura me shumë kujdes.

09:06
VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, TCH siguron pamjet nga momenti i shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

08:40
Helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Helikopteri i Donald Trump, Marine One, u detyrua të bënte një ulje emergjente me Presidentin dhe Melanian në bord.

08:35
Në kërkim për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim, kombëtar dhe ndërkombëtar.

08:34
Britania e Madhe planifikon njohjen e shtetit Palestinez, analiza nga DW: Pse Trump është kundër?

Britania e Madhe planifikon njohjen e një shteti palestinez, gjë që Donald Trumpi e kundërshton.

08:27
Çfarë ndodhi prapa skenave që çuan në pezullimin e emisionit të Jimmy Kimmel?

Vendimi për të hequr emisionin e Jimmy Kimmel nga transmetimi nuk ishte aq i nxituar sa mund të mendohet.

08:21
Fitoi luftën me kancerin, por humbi jetën nga pickimi i një insekti, familja e 30-vjeçares akuza spitalit: Do të ishte gjallë nëse…

Një familje e njohur greke ka paralajmëruar veprime ligjore kundër dy spitaleve në Londër, pasi vajza e tyre 30-vjeçare humbi jetën në mënyrë të papritur pas një pickimi nga një insekt, vetëm pak muaj pasi kishte mposhtur kancerin dhe një sëmundje të rrallë gjaku.

08:08
“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.

08:07
Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur mengjesin e sotem në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.

07:45
Shpërthim me eksploziv në banesën e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.

07:28
‘Peshkaqeni’ i kokainës bie pas 30 vitesh, 13 vite burg për Princ Dobroshin

Princi 61-vjeçar, Princ Dobroshi, u shpall fajtor të mërkurën nga Gjykata Rajonale e Hamburgut, duke u dënuar me 13 vite burg për drejtimin e një prej operacioneve më të mëdha të trafikut të kokainës në Evropë.

07:14
Ditë me diell dhe vranësira të lehta në Verilindje-Juglindje, parashikimi i motit për këtë të premte

Moti parashikohet të ketë rritje të vlerave barike në territorin shqiptar për pasojë moti i kthjellët do të dominojë përgjatë gjithë mëngjesit deri ne mesditë.

E enjte, 18 Shtator 2025
23:04
Pse kërkoi PS shkarkimin e Veliajt? Klosi përplaset me Sulon: Tirana ka nevojë për drejtim!

Sulo tha se shkarkimi është në kundërshti me ligjin,  e po ashtu sipas tij, ajo që ndodhi sot në Kuvend është një tjetër paligjshmëri.

23:03
“Shkunden”’ bashkitë e vendit, Klosi në “Top Story”: Do të shkrihen, disa prej tyre nuk justifikojnë të qenit bashki

Reforma administrative-territoriale është pjesë e programit qeverisës të socialistëve për katër vitet e ardhshme.

23:01
Champions League/ Rashford i jep fitoren në Angli Barcelonës, “qytetarët” e Guardiolës triumfojnë ndaj Napolit të De Bruyne, rezultatet dhe renditja

Java e parë e fazës se Ligës së UEFA Champions League është mbyllur.

22:55
“Pse u acarua aq shumë opozita se foli një ministre virtuale”/ Dudushi analizon seancën e sotme plenare: Pse Kryeministri mërzitet aq shumë sa vendos të ndërpresë fjalën?!

Gazetari Alban Dudushi komentoi seancën e sotme plenare, ku u miratua program qeverisës i socialistëve.

22:44
Helmimi i fëmijëve me karamele në Korçë, dyshohet se ishin me kanabis/ 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturave në Korçë.

22:34
Gruaja e Kirk merr drejtimin e organizatës së tij: Charlie na kishte përgatitur për një moment të tillë

Erika Kirk, e veja e ndikuesit të vrarë të ekstremit të djathtë, Charlie Kirk, është emëruar CEO dhe kryetare e re e bordit të Turning Point USA, organizatës që ai themeloi në vitin 2012.

22:17
Kurti për institucionet shëndetësore e arsimore serbe në Kosovë: Do t’i bashkojmë në një sistem të vetëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar mesazh serbëve të Kosovës duke thënë se ata meritojnë “qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta” dhe se sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm.

22:16
“Ore çfarë muhabeti është ky, edukim opozitës do i bëni”, Sulo debaton me Klosin për seancën e sotme plenare. Sekretari i PS: Nuk duhet të ndodhte ajo situatë

Sekretari i Përgjithshëm i Socialiste, Blendi Klosi,dh analisti Arjon Sulo u përfshirë në një debat në studion e “Top Story” për seancën e sotme plenare, që u shoqërua me tensione.

22:14
Analiza e Currit për ministren AI/ “Diella është djalli”, analisti: Fjalimet e ministrave i tha ajo, ndërsa të opozitës janë shkruar nga ChatGPT

Analisti Arian Curri i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, komentoi risinë në qeverinë ‘Rama 4’, ministren AI, Diella.

21:51
“Ju erdhi për të qeshur kur dëgjuat Diellën?”/ Klosi i përgjigjet Dumës në Top Story: Ajo ia doli të hapte debat në Shqipëri

Fjalimi i Diellës, ministres me Inteligjencë Artificiale në Kuvend, u bë shkak debati në emisionin Top Story.

21:45
Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e rrugores në Elbasan, nis hetimi ndaj Mateo Ademit

Një inspektor i Gardës në Elbasan është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës Shefin e Sektorit të Trafikut Urban.

21:40
“Tiranës i duhet një kryetar në detyrë”, zbardhet pr/vendimi i këshilltarëve të PS-së për shkarkimin e Veliajt: Kemi detyrim ligjor dhe moral që…

Grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Tiranë ka depozituar një kërkesë zyrtare për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

21:37
16-vjeçarja ka qenë në një trekëndësh abuzimi, gazetari i “Top Story”: Për tre vite ndodhej mes dy zjarresh, abuzohej nga partneri, njerku e polici

16-vjeçarja në Këlcyrë është abuzuar nga katër persona, përfshirë njerkun dhe partnerin e saj për tre vite rresht, raportoi gazetari Eraldo Harlicaj sonte në “Top Story”.

21:24
Autori i masakrës në Shkodër kreu edhe vrasjen e Kristian Kolës? Gazetari i “Top Story” tregon detaje nga hetimet: Ngjarjet kanë dinamikë të ndryshme

Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi këtë mbrëmje në “Top Story” detaje nga hetimet për vrasjen e Kristian Kolës në Shkodër.

21:20
“Babai im luftonte sistemin”, rrëfimi i djalit të shefit të Cosa Nostras: Mafia e vërtetë është në Romë, jo në Siçili

Atij i pëlqen të përflitet dhe të provokohet dhe në këtë aspekt, ai nuk është aspak si babai i tij, të cilit nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes.

21:09
Pamje ekskluzive e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës/ Dy atentatorë, pranë vendngjarjes një autobus me turistë

Në Top Story u publikuan sonte për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës.

21:00
Fiks Fare/ “I grabiti duke i vënë në gjumë”, 43 vjeçari nga Hondurasi me tuberkuloz dhe SIDA mbahet në kamp në Shqipëri!

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes historinë e pabesueshme të një 43 vjeçari nga Hondurasi, i cili u arrestua, dënua dhe tashmë pas përfundimit të dënimit mbahet sërish i izoluar në një kamp, në zonën mes Tiranës dhe Durrësit. Ai akuzon administratën e kampit në Shqipëri se nuk i plotëson nevojat më minimale të jetesës, pasi jetesa brenda asaj qendre është shumë e vështirë.

20:40
Shërbente si “bankomat” i mafias shqiptare, arrestohet 52-vjeçari italian në Ekuador

Policia ekuadoriane ka arrestuar Panfilo Colonico, një italian 52-vjeçar që dyshohet se shërbente si “bankomati” i mafias shqiptare.

20:23
Vatër zjarri në fshatin Poro të Vlorës, rrezikon përhapjen

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë.

20:08
Serbia përgatit ligjin për ushtri me detyrim. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kundërshtojnë: I papranueshëm, ajo ushtri nuk na përfaqëson

Serbia është shumë afër që të funksionalizojë shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

20:05
Cardi B në pritje të fëmijës së katërt, babai është ylli i futbollit amerikan

Reperja fituese e çmimit ‘Grammy’, Cardi B ka njoftuar shtatzëninë më fëmijën e saj të katërt. Gjatë një interviste për ‘CBS Mornings’ ylli i muzikës njoftoi lajmin dhe i dha fund spekulimeve për shtatzëninë

19:53
“Shqipëria sulmohet çdo tre minuta”/ Kërcënimet kibernetike vijnë më së shumti nga Irani, nevojiten 350 ekspertë IT

Një shtet që synon të jetë tërësisht digjital, kërkon një siguri kibernetike të lartë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa zbulon se intensiteti i sulmeve nga hakerat ndaj sistemeve qeveritare shqiptare shkon gati 500 kërcënime online në 24 orë, ndaj ka nevojë për profesionistë IT.

19:53
Autobusë dhe bileta elektronike/ Qeveria shpalos programin për transportin, do të krijohet kompani shtetërore

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar.

19:43
Erdogan takohet me djalin e Trump, reagon opozita turke: Ndwrsa Palestina rrjedh gjak, presidenti bën biznes

Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Jr. u takua me presidentin turk Recep Tayip Erdogan në Stamboll javën e kaluar gjatë një vizite të paparalajmëruar, thanë burimet për faqen e internetit Middle East Eye.

19:30
“Duket sikur dje na dhe përqafimin e fundit”/ Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit: Deri kur të takohemi sërish…

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD Gert Bogdani, Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë.

19:24
Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër/ Arrestohen katër të dyshuarit. Mes tyre njerku, punonjës i Policisë

Një histori tronditëse u zbulua këtë të enjte në Këlcyrë, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është bërë objekt shantazhi.

19:02
Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, ligj i cili konsiston në dënim me burg për ata që përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm të tilla si ‘deepfakes’.

18:57
Lufta kundër krimit të organizuar, në fokus të takimit të Dumanit me VanHorn. Ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK dhe BKH

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani.

18:53
“I gjetëm në rrugë”, tre fëmijë përfundojnë në spital nga konsumimi i karameleve

Tre fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore sot orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës 

18:45
“700 mijë ushtarë janë në frontin e luftës”, Putin: Edhe pse na kanë sanksionuar, jemi larg recesionit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë aktualisht në vijën e parë të frontit ukrainas.

18:39
Ndodh për herë të parë, programi dhe përbërja e Qeverisë miratohet me 82 vota pro. Seanca zgjat vetëm 25 minuta

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

18:19
U shkarkua pas komenteve për vrasjen e Kirk në emisionin e tij, Trump për moderatorin amerikan: E pushuan sepse nuk kishte talent

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Jimmy Kimmel u shkarkua për shkak të performancës së dobët, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

18:09
Zuckerberg prezantoi supersyzet me Inteligjencë Artificiale, çfarë nuk shkoi në prezantimin e madh

Kompania “Meta” ka zbuluar një gamë të re syzesh inteligjente, të mundësuara nga teknologjia e saj e inteligjencës artificiale (IA), ndërsa pretendon se ato do të jenë një aksesor i domosdoshëm për përdoruesit në të gjithë botën.

17:53
Zelensky mesazh urimi për Ramën: Suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt qeverisës.

17:32
Ishte varrosur e gjallë nga prindërit e saj, bariu i zonës shpëton foshnjën 20-ditëshe

Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma.

17:26
Kundërshtonte luftën kundër Ukrainës, jep dorëheqjen bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i Putinit

Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i hershëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para, ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.

17:09
Trump ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë në konferencë me Starmer: Zgjidha luftën shumëvjeçare mes ‘Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’

Ndërsa renditi ato që ai i quajti sukseset e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, presidenti Donald Trump përmend konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan dhe sërish ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.

16:57
Kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, arrestohet 26-vjeçari i armatosur në Korçë

Një 26-vjeçar i armatosur ka kërcënuar punonjësit e policisë në Korçë.

16:55
“Putin më ka zhgënjyer”, Trump: Mendoja se marrëdhënia me presidentin do më ndihmonte të zgjidhja luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer për “mikpritjen e mrekullueshme”, por nuk la pa kritikuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për moszgjidhjen e konfliktit me Ukrainën.

16:41
“Kirk u vra sepse shprehte mendimin e tij”, Trump në konferencë për shtyp: I thoja se një ditë do të bëhej president

Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për shtyp me kryeministrin, britanik Keir Starmer foli për Charlie Kirk.

16:36
Rrëzohet nga lartësia 40-vjeçari në Kelmend, humb jetën

Një 40-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Kelmend dhe për pasojë ka humbur jetën.

16:31
“700 km rrugë të reja”/ Rama ndan videon: Avancojmë me Korridorin Blu dhe Korridorin Vlll

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’ për planet në infrastrukturën e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.

16:31
Sulm i armatosur në kufirin mes Izraelit dhe Jordanisë, humbin jetën dy ushtarë të forcave izraelite

Një shofer kamioni hapi zjarr sot në kufirin izraelit me Jordaninë, në një incident që po hetohet si një sulm i mundshëm terrorist nga autoritetet lokale, duke vrarë dy ushtarë të forcave izraelite.

16:28
Zbardhet letra që Grupi Parlamentar i PD i ka nisur Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare: Përmes veprimeve antikushtetuese të kryeparlamentarit, u pengua debati politik

Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar me një letër Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare.

16:20
Miratimi i programit qeverisës, Peleshi: Kuvendi do të vijojë punën, mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, reagoi përmes rrjeteve sociale pas seancës së sotme plenare, ku u miratua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

16:15
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 79 palestinezë u vranë në 24 orët ë fundit

Të paktën 79 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, shumica e tyre në Qytetin e Gazës, tha të hënën ministria palestineze e shëndetësisë.

15:55
Kërkesa e lartë në “Qytet Studenti” për dhomat e konvikteve çon në përplasje fizike, ndërhyn policia

Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.

15:51
Vranë dhe groposën babanë e tyre, Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për shtetasin Hysen Meta, i cili bashkë me motrën dhe vëllanë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, ngjarje e ndodhur në Shënavlash në vitin 2024.

15:40
Ngjarje e rëndë në Itali, 7-vjeçari bie nga çatia e shkollës

Një djalë 7-vjeçar ka rënë nga çatia e katit të dytë të një ndërtese shkolle në lagjen Voltri të Gjenovës perëndimore.

15:35
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se kishte një raport intim me një të mitur. 

15:31
Mundësi të reja për studentët / “Tirana College of Techonolgy” nis bashkëpunimin me ACTI, komunitetin më të madh të teknologjisë në Shqipëri

Kolegji Universitar “Tirana College of Technology” hedh një hap të rëndësishëm në fushën e partneriteteve dhe sigurimit të praktikave më të mira për studentët.

15:15
Vizita e Trump në Londër / Arrestohen tre persona, dyshohet se janë agjentë rus

Tre persona janë arrestuar nga policia britanike nën dyshimin se kanë ndihmuar shërbimet ruse të inteligjencës, dhe kjo, gjatë kohës që Donald Trump është duke zhvilluar vizitën e tij të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

14:51
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

Lirohet në sallën e gjykatës italiani Davide Pecorelli i cili u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij.

14:42
Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”, Presidenti amerikan: Lidhje e pathyeshme

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re ekonomike dhe teknologjike, të cilën kryeministri Keir Starmer e quajti “më të madhen në historinë e Britanisë, me një diferencë të madhe”.

14:40
Ministri i Brendshëm italian: Një trafikant qeniesh njerëzore është riatdhesuar nga kampi i Gjadrit

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se një trafikant qeniesh njerëzore është riatdhesuar nga Qendra e Mbikëqyrjes së Qarkut në Gjadër të Shqipërisë.

14:29
Foto/ Nga banketi madhështor te momenti i ëmbël, Kate Middleton dhe Melania Trump kalojnë çaste me një grup fëmijësh

Pas banketit madhështor të një nate më parë, Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, patën këtë të enjte një moment më të thjeshtë e të ëmbël gjatë një aktiviteti me skautët e vegjël dhe kreun e tyre, Dwayne Fields.

14:24
Gjuajtën Ramën me librin e Kushtetutës dhe prishën seancës plenare, shumica socialiste kërkon ndëshkimin e dy deputetëve të opozitës

Shumica socialiste do të çojë për ndëshkim deputetët e opozitës që prishen seancën dhe goditën me librin e kushtetutës dhe shishe Edi Ramën.