E hënë, 13 Tetor 2025
20:17
Fjalimi përmbyllës i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Në këtë atmosferë të mirë le ta vazhdojmë këtë bashkëpunim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti fjalimin e tij të mbylljes në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, së bashku me udhëheqës të ndryshëm botërorë që u mblodhën për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit, duke theksuar natyrën historike të marrëveshjes dhe unitetin në këtë moment.

20:15
Armëpushimi në Gaza, Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në garë

Organizatorët e Festivalit të Këngës Eurovision njoftuan të hënën se takimi online i planifikuar për në nëntor për të votuar mbi pjesëmarrjen e Izraelit nuk do të mbahet, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

20:13
VIDEO/ Përqafime e lot, momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre në atdhe

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga Hamasi dhe ishin mbajtur peng për më shumë se dy vjet, mbërriti sot në mëngjes.

20:09
Kampionati Europian i Snooker, qindra sportistë nga 40 shtete janë grumbulluar për të garuar në Golem

Prej ditësh, Shqipëria është kthyer në epiqendrën e snooker-it evropian. Qindra sportistë nga 40 vende marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Snooker-it 2025, që po zhvillohet në Golem.

20:07
Gara e fotografëve në Fier, çmimin e madh e fiton një iranian. Kameramani i TCH merr vendin e tretë

Në Fier, mbrëmja e çmimeve të Fokus 16 ka përmbyllur ditët e një prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare të fotografisë artistike në vend.

20:05
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

Në Komisionin e Ligjeve u shpall sërish vakanca për Avokatin e Popullit.

20:02
Historike, shteti afrikan me mbi 500 mijë banorë kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës

Kepi i Gjelbër ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote në futboll.

20:00
Rrugë të mbingarkuara në Durrës, mungojnë vend-parkimet/ Qytetarët: Gjendje katastrofë

Në Durrës, një nga qytetet më të mëdha dhe turistike të vendit, parkimi është kthyer në ankthin e përditshëm të çdo shoferi e familjeje durrsake.

19:33
“Gjyqësori është maja e ajsbergut”/ Raportimi i kreut të KLGJ në komision: Edhe unë kam humbur babanë në krye të detyrës

Një raportim i vështirë, për një ngjarje që tronditi mbarë vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dhe që për kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, nuk është e para.

19:26
“Fundi i luftës në Gaza, fillim i bukur për Lindjen e Mesme”/ Fjalimi i Trump në Egjipt: Disa nga ju këtu nuk më pëlqejnë, por…

Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij në samitin diplomatik në Sharm El-Sheikh, ku komentoi mbi përfundimin e konfliktit në Gaza dhe rolin e SHBA-së në procesin e paqes.

19:24
Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shton trafikun edhe për në Elbasan, policia: Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve

Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar edhe fluksin e mjeteve që lëvizin në drejtimin Tiranë- Elbasan.

19:17
Apelimi nuk e shpëton ish-presidentin francez nga burgu, Nicolas Sarkozy do të vuajë 5 vite dënim për komplot kriminal

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të paraqitet më 21 tetor në burgun La Santé në Paris, për të nisur vuajtjen e dënimit me pesë vite burg. Ai ka apeluar dënimin, por natyra e vendimit gjyqësor kërkon që ai të shkojë në burg ndërkohë që zhvillohet procesi i apelimit, i cili pritet të nisë pas rreth gjashtë muajsh.

19:12
“Trump shpëtoi mijëra jetë në Gaza”, kryeministri pakistanez nuk i kursen elozhet për Presidentin amerikan: Ai e meriton Nobelin për Paqe

Në një deklaratë nga Sharm El-Sheikh, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka vlerësuar publikisht Donald Trump, duke e cilësuar si “njeriun e paqes” dhe një figurë kyçe në përpjekjet për stabilitet në Lindjen e Mesme.

19:02
Trump mbërrin në Egjipt, nënshkruan planin e paqes për Lindjen e Mesme: Na u deshën 3000 vite për…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

18:57
Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës/ “Paralizohen” rrugët e kryeqytetit, reagon policia

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës ka ‘paralizuar’ gjatë gjithë ditës së sotme rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar trafik të rënduar.

18:50
Ferrari me shef të ri? Emri i njohur me 14 tituj botëror gati të marrë drejtimin e “kokëkuqes”

Christian Horner mund të rikthehet shpejt në Formula 1, vetëm disa muaj pas largimit të bujshëm nga Red Bull.

18:45
Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

18:37
Sulmet ndaj Pixi-t nuk kanë fund edhe pas dorëheqjes/ Serbët “çmenden” me pagën e Stojkoviç, fitoi thuajse trefishin e Sylvinhos

Nëse do të kishte rezultate, askush nuk do ta kishte përmendur këtë. Trajneri i Serbisë është nën sulm për shkak edhe të të ardhurave të jashtëzakonshme për kushtet e tyre financiare si shtet.

18:32
Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Kur arrihet paqe në një cep të botës, sjell shpresë në rajonet e tjera

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

18:30
Punimet bllokojnë autostradën/ Krijohen radhë kilometrike, efekti edhe në trafikun e kryeqytetit

Ka nisur prej ditës së hënë bllokimi i autostradës, duke filluar nga Vora deri tek ura e Dajlanit, me qëllim riparimin e shtresave asfaltike.

18:25
Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur

Reshjet e dendura të shiut dhe lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Meksikën qendrore dhe lindore, ku raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale

18:15
Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë.

18:11
“Ftesë në 5″/ Perëndimi brazilian që “i hëngri zemrën” stilistit italian Alviero Martini dhe një puthje live

Stilisti italian Alvieri Martini ka treguar më shumë mbi njohjen dhe ndjenjat e tij për partnerin William de Souza.

18:02
“Avionë privatë dhe aksese ekskluzive për foto”/ Gazetari spanjoll lëshon ‘bombën’, zbulon kërkesat e familjes së Yamal ndaj Barcelonës

Lamine Yamal, një nga talentet më premtues të futbollit botëror, është tashmë një figurë kyçe për Barcelonën dhe për përfaqësuesen e Spanjës – pavarësisht se është vetëm 18 vjeç.

18:00
Fjalimi i Trump në parlamentin izraelit: Nuk do të kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA-të nuk do ta kishin sulmuar Iranin

Në fjalimin e tij në Knesset më herët sot, presidenti amerikan la të kuptohej se mund të arrinte një lloj marrëveshjeje me Iranin.

17:47
Operacioni me 11 të arrestuar në Elbasan/ Mes tyre miku i Emiljano Shullazit, konfrontime me policinë

11 persona janë të arrestuar nga operacioni i zhvilluar nën drejtimin e prokurorisë në Elbasan mesditën e kësaj të hëne.

17:46
Zidane pranë rikthimit në stol? Rrëfehet legjenda franceze: Jam i gatshëm, midis Juventusit dhe Francës zgjedh…

Zinedine Zidane ka konfirmuar se është i gatshëm të rikthehet në pankinë, duke mos përjashtuar një të ardhme në krye të kombëtares franceze, por duke mos hequr dorë as nga ideja për të drejtuar Juventusin.

17:35
India dhe Kanadaja “miqësohen” pas dy vitesh tensione diplomatike, nisin bisedimet për bashkëpunim

India dhe Kanadaja kanë rënë dakord për të ndërmarrë hapa konkrete drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, pas një periudhe tensioni të ashpër të shkaktuar nga vrasja e një zyrtari në tokën kanadeze në vitin 2023.

17:21
Gara në 5 bashki, ja sa do të jetë fondi për zgjedhjet nga KQZ

1.6 milionë euro do të jetë fondi për zgjedhjet në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, pas pezullimit të garës për bashkinë e Tiranës.

17:10
Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.

17:10
Opozita depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal”.

17:09
“Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

Fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares shqiptare, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “Play Off”-it.

16:43
“Nuk mund t’i përshkruaj emocionet, gjithë jetën kuqezi”/ Debutuesi Cake: Te Shkëndija më uruan për fitoren me Shqipërinë, janë shumë patriotë

Debutuesi Klisman Cake është gati për miqësoren me Jordaninë.

16:42
EMRAT/ 670 mijë litra naftë e kontrabanduar nga Tunizia në Durrës, SPAK dërgon në GJKKO 11 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve.

16:37
Forumi i Parë i Investimeve BE – Ballkani Perëndimor/ Do ngremë fabrika AI në rajon, Presidentja e KE zbulon planin ambicioz

Forumi i Parë i Investimeve BE – Ballkani Perëndimor nisi punimet në Tiranë dhe synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të rajonit dhe shteteve anëtare të unionit.

16:35
Polonia dhe “preja” e preferuar e Brojës, portali i të dhënave për futbollin mëson dy kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në ‘Play Off’

“Football Meets Data” është një platformë që përdor statistika dhe analiza të dhënash për futbollin — për të bërë simulime, parashikime, renditje dhe për të kuptuar probabilitetet në garat dhe ndeshjet.

16:22
Aksion ‘blic’ në Elbasan/ Kontrolle në një biznes, disa të arrestuar

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të hënë një kontroll blic në qytetet, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 2 persona.

16:21
Zjarr i përmasave të mëdha në Fatisht të Peqinit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e bashkisë Peqin.

16:17
Deklarata e guvernatorit Sejko në Komisionin e Ekonomisë: Po na bëni pyetje që na cenoni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, është shprehur se pyetjet e bëra kanë cenuar pavarësinë e bankës.

15:55
Grabitje me dhunë në mes të Vorës, arrestohen dy “skifterët”

I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

15:52
Sekuestrimi i apartamentit në Shkodër, kush është pronari 55-vjeçar me disa emra, i deklaruar i vdekur në Amerikën Latine

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash

15:26
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në qytetin e Durrësit.

15:06
S’ka konsensus për reformat/ Berisha vendos kushte. Socialistët do të marrin mazhorancën në komisione

Mazhoranca dhe opozita janë ende shumë larg konsensusit për dy reforma, Territoriale dhe Zgjedhore.

15:00
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i ILD nga Komisioni i Ligjeve: Tronditëse! Solidariteti, jetik

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, e nisi fjalën e tij duke kujtuar gjyqtarin Astrit Kalanë, i cili u vra një javë më parë në Gjykatën e Apelit.

14:50
Lufta/ Provokimi i Lukashenkos: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev. Paralajmërimi i fortë i kryespiunit gjerman

Është dita e 1.328-të e luftës në Ukrainë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë folur dy herë brenda dy ditësh në telefon, duke diskutuar për mbrojtjen ajrore.

14:30
“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.

14:30
“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana. Rama: Kapitujt i mbyllim brenda 2027. Berisha: Plotësojmë vetëm 1 kusht

Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian duket i mrekullueshëm.

14:25
Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës

Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.

14:24
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.

14:21
”Hamasi do të çarmatoset”/ Trump në parlamentin izraelit: Marrëveshja nuk është arritur, bota e do Izraelin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin.

14:20
Fjalimi në Parlamentin izraelit, Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duhet të shpenzojnë para për shkolla dhe mjekësi, jo për të prodhuar armë

Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.

14:14
Dërgimi i raketës Tomahawk në Ukrainë, Trump: Mund ta bëj

Presidenti i SHBA, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Ukrainë, një vendim që Moska e ka paralajmëruar se mund të shkaktojë një përshkallëzim të thellë të konfliktit.

14:11
U mandatua nga Presidentja Osmani, Kurti: Këtë javë nisin diskutimet për qeverisjen qendrore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se këtë javë do të nisë diskutimet për qeverisjen qendrore.

14:05
Itali–Ukrainë, një histori spiunazhi modern/ Si një përbërës italian mund të jetë kthyer në armë të heshtur të Rusisë?

Një hetim i shërbimeve sekrete ukrainase ka zbuluar se një kompani kimike nga Italia mund të ketë ndihmuar pa dijeni industrinë ushtarake të Rusisë.

14:04
Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe

Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.

13:51
Çmimi Nobel për Ekonominë fitohet nga Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

Çmimi Nobel për ekonomi i këtij viti ka të bëjë me “krijimin dhe shkatërrimin”, tha Hans Ellegren, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

13:36
Komisioni i Ekonomisë/ Shpërthen Braçe: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar. Shqipëria nuk eksporton më

Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

13:36
VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trumpit gjatë fjalimit krah Netanyahut, nxirren jashtë dy deputetë

Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.

13:25
Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe

I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.

13:17
Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e PS ndaj KQZ-së, mungoi trupa gjykuese, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

13:06
“Shqipëria plotëson vetëm një kriter për në BE”, Berisha: Gjatë qeverisjes së Ramës u larguan 1 milionë shqiptarë

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave, lideri i PD-së, Sali Berisha mendon se vendi ynë plotëson vetëm një kriter për t’u bërë pjesë e BE-së.

13:02
Analiza/ “Kartoni i verdhë për shqiponjën, Armando Duka duhet të vejë në vend dinjitetin e Shqipërisë”

Nga Ergys Mërtiri

13:00
Video/ “Yt vjehërr ka vjedhur gjë? Llafosu me naj tjetër jo me mua”, qytetari përplaset me Malltezin para GJKKO: Lapangjoz je ti dhe ai

Jamarbër Malltezi është përplasur këtë të hënë në hyrje të Gjykatës së Posaçme me një qytetar të moshuar, pak para nisjes së gjyqit për dosjen ‘Partizani’.

12:55
Zgjedhjet e pjesshme/ TCH zbulon afatet e KQZ pas bllokimit nga opozita, shtyhet mbledhja e Kolegjit Zgjedhor. Fushata zgjat vetëm 1 javë

Pas bllokimit nga  opozita të afateve për zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, KQZ ka gati draftin me rregullat e reja. 

12:54
Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

Çështja e pronësisë së tokave në Shkodër po shqetëson edhe komunitetet fetare.

12:43
”Sa gjatë kemi pritur për këtë moment”/ Netanyahu deklaratë në parlament krah Trump-it: Do gdhendet në histori…

Ndërsa palestinezët e liruar po ribashkohen me familjet e tyre, parlamenti i Izraelit ka pritur Netanyahun dhe Trumpin.

12:40
Incidenti gjatë fjalës së Ramës në Forumin e Investimeve, batuta e kryeministrit shkakton të qeshura: Ky është ilustrimi i…

Po mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

12:40
Skenar i çuditshëm, skuadra e vogël europiane duhet të humbasë thellë ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

Një nga kombet më të vogla mund të gjendet përpara një skenari pothuajse të paimagjinueshëm përpara Kupës së Botës.

12:39
“Investime në Ballkanin Perëndimor deri në 4 miliardë euro”, von der Leyen nga Tirana: Jeni në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se falë marrëveshjeve që do nënshkruhen në Tiranë gjatë Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, rajoni mund të marrë deri në 4 miliardë euro investime.

12:37
Ndalimi i përkohëshëm i monopatinave elektrike, pas vendimit Vlora nis bllokimin e lëvizjeve të këtyre mjeteve

Prej kësaj të hëne, ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në të gjithë vendin.

12:34
EMRI/ Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, ekstradohet sot nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi.

12:33
Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE: Këtu do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

12:28
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shpresojmë për një figurë me integritet 

Në një deklaratë për gazetarët këtë të hënë, kreu i grupit Parlamentar i PS ka bërë me dije se socialistët do të zgjedhë Avokatin e Popullit, edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit.

12:21
“Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë.

12:13
Stoku i dosjeve në gjykata/ Kreu i ILD raporton në Komisionin e ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë

Drejtësia nuk po përmbytet vetëm nga stoku i çështjeve që presin të gjykohen, por edhe nga stiva e ankesave të qytetarëve që kanë trokitur në ILD.

12:01
Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë

Ka nisur në GJKKO gjyqi për dosjen “Partizani”.

11:40
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina e Mitrovica e Jugut në balotazh për një grusht votash, Kurti kërkon hetime, LDK merr Gjilanin, PDK prin në 4 komuna

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

11:16
“Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja”, Von der Leyen me vlerësime për Shqipërinë: Bashkëpunimi me BE, ndryshime të forta ekonomike për vendin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE.

11:13
”Progresi i Shqipëri në BE i mrekullueshëm”, Von der Leyen në Tiranë: U bë në një kohë të shkurtër, na pëlqen ambicia

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, foli për procesin e anëtarësimit të BE-së.

11:11
Ndalimi përkohësisht i përdorimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, nis aksioni për bllokimin e tyre

Kjo ishte panorama në shumë rrugë të kryeqytetit mëngjesin e kësaj të hëne.

11:06
Gara për në Kushtetuese/ Gjykata administrative deklaron “jashtë juridiksioni” padinë e Naureda Llagamit

Gjykata administrative deklaroi jashtë juridiksionit padinë e Naureda Llagamit e cila kërkoi që gjykata të pezullojë zbatimin e mbledhjes së gjyqtarëve të lartë, nga e cila në 30 nëntor doli fitues dhe u zgjodh për në gjykatën kushtetuese gjyqtari I Lartë Asim Vokshi.

11:04
Takimi me Ursula Von der Leyen, Rama zbulon diskutimet me Presidenten e KE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas bisedimeve mes tyre.

10:59
”Gati t’ju mbështesim”/ Takimi me Begajn dhe Ramën, Von der Leyen: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, teksa vendosi që ndalesën e parë ta bënte në Tiranë.

10:57
Spiropali mikpret Drejtoren e Ballkanit Perëndimor pranë KE: Plani i Rritjes, mjet i rëndësishëm për integrimin dhe fuqizimin rajonal

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mikpriti sot Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti.

10:45
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për mediat këtë të hëne ka kërkuar hetim për rastin e Mitrovicës së Jugut, teksa shprehet se në këtë zonë ka pasur tendencë për ndërhyrje në zgjedhjet atje.

10:41
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Furgoni me turistë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Berat.

10:29
“Të dua, po kthehesh në shtëpi”, bisedat e para të pengjeve me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit

Momentet që përjetuan familjet e pengjeve që u liruan nga Hamasi pas 738 ditësh marrjeje pengjesh në Gaza janë tronditëse.

10:20
Momente historike në Tel Aviv, Hamasi liron 13 pengje të tjerë izraelitë

Grupi i dytë prej 13 pengjesh izraelite është liruar nga Hamasi dhe i është dorëzuar Kryqit të Kuq.

10:20
PDK humbet komunën bastion, largimi i Ramiz Lladrovcit nga partia ”vulosi” ndryshimin në Drenas

PDK ka humbur komunën bastion të Drenasit.

10:13
Shkon në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Meksikë, 10 mijë forca në operacionet e shpëtimit

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar në Meksikë u rrit në 44, sipas qeverisë federale, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile dhe njësitë ushtarake luftuan për të hapur rrugët për të arritur në fshatrat e shkëputura nga pjesa tjetër e botës.

09:58
Kandidatja socialiste e Tiranës vijon turin e takimeve, Balla: Ogerta u flet edhe demokratëve, është e të gjithëve

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijoi takimet me qytetarët e Njësisë Nr. 5, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe deputeti i zonës, Erion Braçe.

09:57
Gazetarja e Sky News thellësisht e prekur pas lirimit të pengjeve të para nga Hamasi: Lajmi më i mrekullueshëm që kam dhënë ndonjëherë

Gazetarja e Sky News Australia, Sari Markson, shpërtheu në transmetim live kur u thirr për të dhënë lajmin e fundit për lirimin e shtatë pengjeve të para nga Hamasi të hënën në mëngjes, si pjesë e marrëveshjes së Trumpit për Gazën.

09:56
Forumi i investimeve BE- Ballkani Perëndimor/ Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidentja e Komisionit Europian, Ursuala von der Leyen u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

09:50
E pazakontë në zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kandidati ndërroi jetë disa muaj më parë, merr 52 vota

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zgjedhjet lokale në Kosovë.

09:45
Trump zbret në Izrael nga Air Force One me grushtin lart dhe duke thënë ‘faleminderit’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Izrael pak para orës 9:45 të mëngjesit të së hënës.

09:39
Tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 13 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 31-vjeçari në Kakavijë

Procedohet penalisht një 31-vjeçar, i cili tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 13 mijë euro të padeklaruara.

09:38
Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës, nën hetim 38-vjeçari, sekuestrohen paratë

Një 38-vjeçar është vënë nën hetim pasi nuk deklaroi paratë në kufirin e Morinës.

09:37
Raporti/ Toka arrin pikën e parë katastrofike të ndryshimit klimatik, shkëmbinjtë koralorë po zhduken me shpejtësi 

Toka ka arritur pikën e parë katastrofike të lidhur me ndryshimin e klimës, sipas një raporti të ri ndërkombëtar, me shkëmbinjtë koralorë të ujërave të ngrohta që po përjetojnë një rënie të përhapur dhe të pakthyeshme.

09:36
Jennifer Aniston ngre alarmin për rreziqet e inteligjencës artificiale: Po dëmton njerëzit, duhet vendosur kufij

Aktorja e njohur hollywoodiane Jennifer Aniston ka ngritur alarmin për rrezikun në rritje të keqpërdorimit të teknologjisë, veçanërisht të inteligjencës artificiale (AI) dhe videove “deepfake”, që po shfrytëzojnë imazhin e saj për qëllime mashtruese.

09:13
Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre

Pesë kryetarë fshatrash janë nën hetim, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.