E enjte, 16 Tetor 2025
13:01
Tragjike në Laç, gjendet i vetëvarur në banesë 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç.

13:00
Zyrtare/ Dështoi të kualifikohej në Botëror, shkarkohet nga stoli i përfaqësueses aziatike ikona e Holandës

Federata e Futbollit të Indonezisë ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me Patrick Kluivert, i cili nuk do të vazhdojë më si trajner i kombëtares. Legjenda e Barcelonës, Ajaxit dhe Holandës, 49 vjeç, kishte marrë drejtimin e skuadrës në janar me një kontratë dyvjeçare.

12:52
Gjermania nis Eurofigher në Poloni, Putin “tallet”: Europa nuk e përballon dot luftën!

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, njoftoi se vendi i tij do të rrisë kontributin në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore mbi krahun lindor të NATO-s.

12:39
Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese/ Zbulohet audio, censurohen zërat kundër. Si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin

Pikëpyetjet për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses vazhdojnë. Top Channel ka siguruar audion dhe procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, materiale të cilat nuk përputhen plotësisht.

12:39
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e fazës së 1/8-ave, ekipet e Superiores mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, pasi janë përcaktuar skuadrat që kalojnë në turin e dytë, duke plotësuar kështu edhe çiftet për 1/8-at e finales. Tashmë edhe ekipet e Kategorisë Superiore e dinë se cilët mund të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e ardhshme.

12:29
Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 2 vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, Arjon dhe Klinsman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale.

12:25
Vrasja në Tepelenë e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit, dorëzon armën

Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

12:19
Më në fund qetësi për Antonio Conten, ja kur do të rikthehet në fushë Romelu Lukaku

Kanë kaluar 63 ditë nga miqësorja e 14 gushtit në Castel di Sangro, kur Romelu Lukaku pësoi një dëmtim të rëndë në muskulin e kofshës së majtë gjatë ndeshjes kundër Olympiacos. Që prej asaj dite, sulmuesi belg i Napolit nuk është rikthyer më në fushë.

12:18
“Unë jam UÇK”, nesër protestë në Tiranë me pjesëmarrje nga Shqipëria dhe Kosova

Protesta e të premtes me moton “Unë jam UÇK” mbështet nga të gjitha shoqatat në Shqipëri dhe Kosove.

12:07
Vrasja makabër e modeles italiane, policia jep detajet për 30 minutat e terrorit kur ndodhi ngjarja: Pamela po i lutej në gjunjë, u gjet me 24 plagë thike

Vrasja e modeles 29-vjeçare italiane, Pamela Genini nga bashkëshorti i saj tronditi Italinë.

12:04
FOTOT/ “Çohu se do flasë doktori”, deputetët e PS lexojnë shkrimin për Diellën në revistën italiane, çfarë nuk u pa nga seanca e Kuvendit

Për më shumë se dy orë deputetët në Kuvend, u përplasën për kërkesat e opozitës lidhur me mocionet me debat për programin e qeverisë, rezolutën ndaj Kosovës, apo edhe fondet e IPARD.

11:54
EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve Besmir Cani dhe Ahmet Mashollari.

11:53
“Po dëgjojmë këtu që liderët e UÇK akuzohen për gjenocid ndaj Serbisë”, Berisha përplaset me deputetin e PS: Turp të të vij Ardit Bido, o falsifikator

Kreu i PD-së, Sali Berisha u përplas në seancë me deputetin socialist, Ardit Bido teksa po diskutohej rezoluta për Kosovën.

11:43
Debate në Kuvend/ Noka i ndërpret fjalën nga vendi, Balla: O Sali po pse e shpon Flamurin sa herë flas për Hashimin?

Me debate dhe replika është zhvilluar seanca e sotme plenare, mes opozitës dhe mazhorancës.

11:33
“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘qorton’ deputetët e opozitës: Mos përdorni fjalor rruge, kujtohuni ku jeni

I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend.

11:27
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë.

11:21
“Do jem ku të jetë Kosova”, Mediu replikon me Ballën, kreu i PR: Duhet të flisni më shumë për genocidin serb

Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita dhe mazhoranca kanë debatuar në lidhje me kërkesë e kësaj të fundit për rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

11:12
“Nuk e votoni se jeni argatë të Vuçiçit”/ Berisha kërkon rezolutë për gjenocidin serb: Jeni bashkëautor në krim

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë.

11:04
Portieri i Tërbunit dhunoi pas ndeshjes efektivin e Policisë, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Kukësit ka vënë në pranga portierin e skuadrës së futbollit “Tërbuni”.

10:51
Akuzohet për racizëm dhe seksizëm, reagon organizata bamirëse e përfaqësuar nga gruaja e Prince Harryt: Spekulime të pabaza nga ish-punonjësit

Një organizatë bamirësie për fëmijë, për të cilën Dukesha e Sussex, Meghan Markle është ambasadore globale, ka mohuar akuzat për racizëm dhe seksizëm.

10:51
Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-kampionit të boksit, rrëfehet i biri: E dija që babai im vuante prej kohësh nga…

Është zbuluar sot shkaku i vdekjes së ish-kampionit të botës në boks, Ricky Hatton, i njohur me nofkën “The Hitman”.

10:45
Konkursi për rilindjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, kryeministri Rama: Projekti do sjellë energji e shpresë në lëvizjen e re sportive

Kryeministri Edi Rama foli sot në prezantimin e projekt-ideve arkitekturore të Rilindjes së Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

10:35
“E mbyllët seancën pas reagimit emocional të opozitës”/ Alizoti kërkon debat për programin e qeverisë: Nuk pashë asgjë për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti kërkoi nga foltorja e Kuvendit ripërsëritjen e seancës dhe debat për programin e qeverisë.

10:35
Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD  për mocion me debat për programin qeverisës

Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës.

10:34
Trump autorizon CIA-n të kryej operacione sekrete në Venezuelë, alarmohet Maduro: T’i themi jo ndryshimit të regjimit nga influencat e jashtme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ai autorizoi CIA-n të kryejë operacione të fshehta brenda Venezuelës, duke provokuar zemërim nga udhëheqësi i shtetit të Amerikës së Jugut, Nicolas Maduro.

10:20
Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend

Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë betuar sot si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

10:19
Iu kapën 5.8 kg kanabis në banesë, arrestohet çifti në Devoll

Një çift bashkëshortësh është arrestuar në Devoll pasi u kapën me 5.8 kg kanabis në banesën e tyre.

10:05
“LVV më paska kushtuar një çarçaf të gjatë”/ Nesër protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Rama i përgjigjet Kurtit: Nuk jam në garë me Vetëvendosjen

Lëvizja Vetëvendosje reagoi ditën e djeshme përmes një postimi të gjatë, në të cilën thoshte se kryeministri Edi Rama kishte shkuar me helikopter në Prishtinë për të bindur palët të votonin pro ngritjes së Gjykatës Speciale.

10:04
Zgjedhja e nënkryetarit në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese

Lista Serbe është ankuar përsëri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

10:00
Protesta për UÇK, Lëvizja Vetëvendosje: Qeveria shqiptare ta ngrejë çështjen në forumet ndërkombëtare, jo në Sheshin “Skënderbej”

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar ditën e nesërme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

09:52
“Me 2 mijë euro nuk të arrestojmë”/ SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe dy efektivët e tjerë

SPAK ka përmbyllur hetimet për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka, duke e dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

09:45
“Princi Andrew besonte se ishte e drejta e tij të bënte seks me mua”, fragmente nga libri i Virginia Giuffre

Libri i Virginia Giuffre, e cila vrau veten prillin e kaluar në moshën 41 vjeç, po e shton skandalin Epstein dhe përfshirjen e Princit Andrew në të.

09:40
NATO forcon masat kundër Rusisë/ Gjermania do të stacionojë avionë Eurofighter në Poloni

NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas Ministrit gjerman të Mbrojtjes Pistorius, Eurofighter gjermanë do të stacionohen përkohësisht në Poloni. Përveç kësaj, janë planifikuar investime masive në dronë.

09:40
Misteri i vrasjes së një 16-vjeçarje zgjidhet pas 40 vitesh, autoritetet amerikane zbulojnë autorin e vërtetë falë një…pipëze

Autoritetet e Long Island kanë zbërthyer misterin e ngjarjes së përdhunimit dhe vrasjes së një vajze 16-vjeçare në vitin 1984 falë një pipëze dhe gjurmëve të ADN-së të gjetura në të.

09:14
Rrëmbyen një person, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona, mes tyre edhe vajzën që e futi në kurth

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit S.S., I.M., K.S., dhe N.B. për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases […]

08:56
Rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri me pagë 3 mijë euro për prostitucion, arrestohet 28-vjeçari

Pas katër ditësh ndjekjeje, policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar kolumbian, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që rekrutonte vajza nga Amerika Latine për t’i shfrytëzuar për prostitucion në Shqipëri.

08:29
Kupa Lionel Messi, turneu me emrin e ikonës së futbollit merr jetë/ Interi, Chelsea, dhe Barcelona mes ekipeve pjesëmarrëse

Dy gjigantët e Premier League, Chelsea dhe Manchester City, do të jenë pjesë e edicionit të parë të “Lionel Messi Cup”, një turne ndërkombëtar për ekipet U16, që do të zhvillohet në Miami nga 9 deri më 14 dhjetor.

08:14
Armëpushimi në fije peri, SHBA i del në ‘mbrojtje’ Hamasit për vonesat në kthimin e trupave

SHBA ka minimizuar pretendimet se Hamasi ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin duke mos kthyer të gjitha trupat e pengjeve të vdekur.

07:46
Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”. 22 amendamente kundër “përkatësisë së shumëfishtë”

Në debatin e fortë publik nëse Shqipëria duhet të njohë më shumë se dy gjini, burrë dhe grua, është përfshirë së fundmi edhe grupi parlamentar socialist, i cili me disa amendamente të depozituara në Kuvend, duket se do të thotë fjalën e fundit.

07:41
Inside Story/ Trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë, atë ditë kisha edhe tre plumba, por…

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.

07:30
Franck Kessie drejt rikthimit në Serie A, ish-mesfushori i Milanit nis kontaktet me rivalët e kuqezinjve

Pas eksperiencave te Barcelona, Arabi Saudite dhe kualifikimit për në Botëror me Bregun e Fildishtë, Franck Kessie mund të jetë gati për t’u rikthyer atje ku ndjeu lumturinë më të madhe — në Serie A.

07:18
Jannik Sinner “fluturon” në gjysmëfinale të Six Kings Slam në Riad, përballje e zjarrtë me Novak Djokovic

Jannik Sinner konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut miqësor “Six Kings Slam” që po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

07:15
Inside Story/ ‘Mu errën sytë, më ishte sosur durimi…’, zbulohet dëshmia e Elvis Shkambit

E gjitha nisi si një seancë e zakonshme civile. Elvis Shkambi, me një vështrim të ftohtë, hyri në godinën e Gjykatës së Apelit rreth orës 15:10.

07:10
Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

E mërkurë, 15 Tetor 2025
23:10
“Ore, kush e ka votuar ligjin për gayt”, Vasili kapet me Memën, Dorina: Ju po na merrni fëmijët

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma tema e gjinive krijoi debate mes të ftuarve.

23:06
“Grida, s’do të vija me këta injorantë”/ Debati në “Top Story”, Pinderi nuk përmbahet! Vasili: Kush të pagoi ty?

Aktivisti Kristi Pinderi është përfshirë në një debat në “Top Story” me Laert Vasilin dhe me panelistët e tjerë.

23:06
Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

Akademiku Artan Fuga ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale pas lajmit se Presidenca i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar të shpallë moskompetencën për çështjen “Veliaj” dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në Tiranë.

22:50
Faza “Play Off” e Botërorit/ Shqipëria drejt vazos së tretë, kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve, shmanget Kosova

Shqipëria është një hap larg vendit të dytë në Grupin K, i cili siguron pjesëmarrjen e kuqezinjve në fazën “Play Off” të Botërorit 2026.

22:45
“Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e Veliajt”, Begaj letër gjykatës: Urdhëroni KQZ-në të organizojë zgjedhjet në Tiranë

Një javë pasi Kushtetuesja “ngriu” dekretin e Bajram Begajt, Presidenca i kërkon kësaj gjykate ta heqë pezullimin dhe të ridërgojë Tiranën në votime.

22:40
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Luca Zidane, djali i legjendës së futbollit botëror Zinedine Zidane, është gati të shkruajë historinë e tij në arenën ndërkombëtare.

22:38
“Nuk dua që djalit tim t’i bëhet lavazh truri”/ Fryma e LGBTQ+, ekspertja e biznesit në Top Story: Ka gjëra të tjera që duhet të shqetësohemi

Nga Uashingtoni  në Budapest, nga Roma në Stokholm… një valë e re politike po merr formë.

22:33
Inside Story / Sfilitja tre dekada që çoi në krim, gjykata strategji për uljen e stokut, por… sistemi në kolaps!

Krejt ndryshe nga premtimi për reduktimin e stokut, reforma në sistemin gjyqësor, e cila u finalizua në fund të vitit 2022, e ka shtuar edhe më problematikën e çështjeve gjyqësore në apel.

22:32
Inside Story/ Pse vrasja brenda gjykatës ishte e paralajmëruar?

E rrethuar nga të gjitha anët me pallate, me një oborr të vogël, pa salla të mjaftueshme, godina e Gjykatës së Apelit nuk ofron as siguri, as kushte minimale pune.

22:31
Dumani raporton në Bruksel/ Zyrtarja e BE-së në Tiranë: Do tregojë arritjet e mandatit të tij

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Drejtoresha për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Valentina Superti, zhvilloi një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani, ku vlerësoi punën e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

22:25
Shqipëria në garë për një vend në Botëror, portali i njohur zbulon shanset e kuqezinjve për të fituar turneun në vitin 2026

Me vetëm disa muaj deri te FIFA World Cup 2026, ESPN ka publikuar renditjen e 87 ekipeve kombëtare që ende mund të kualifikohen për turneun e madh dhe shanset për ta fituar atë.

22:23
Inside Story/ Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

Askush nuk mendonte se kjo godinë e vjetër që në kohë të monizimit ka qenë “Shkolla e Rezervës” sot pa frikë do quhej “Prona e Gjakut”, pasi në një vend ku drejtësia duhet të jetë mburojë, ajo u kthye vetë në viktimë.

22:21
Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti që doli nga akademia e Realit dhe u përplas ashpër me Maradonën

Sportingu i Gijónit ka njoftuar me hidhërim ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të saj, José Manuel Espinosa, në moshën 66-vjeçare. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate zyrtare të klubit spanjoll, që shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.

22:10
Formula 1/ Pesë pilotë ende në garë zyrtarisht për titulli, mes tyre edhe ai i Ferrarit. Çfarë i duhet secilit për t’u shpallur kampion

Me vetëm gjashtë gara të mbetura këtë sezon në Formula 1, pesë pilotë mbeten matematikisht në garë për titullin botëror.

21:56
Pasqyrat financiare të Interit, një bum i jashtëzakonshëm/ 35 milionë euro fitim dhe të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave

Interi ka shënuar një arritje historike: për herë të parë në 15 vjet, klubi ka regjistruar fitim neto, duke kapur 35.4 milionë euro dhe një rritje neto prej 70 milionë eurosh në krahasim me vitin e kaluar.

21:56
Shoqërohet në polici Leonard Nikolli, kërcënoi drejtorin e IKMT

Leonard Nikolli është shoqëruar mesditën e sotme në komisariat nga policia e Tiranës.

21:55
Dokumentet/ Një shenjë më shumë, drejtësi më pak. Pikëpyetjet mbi vendimin e Gjykatës së Lartë në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses

Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, ka hapur një debat të thellë mbi mënyrën se si përzgjidhen anëtarët e instancës më të lartë të drejtësisë në vend.

21:50
Napoli me synime të qarta në merkato, kampionët e Italisë kërkojnë futbollistin që luan në Spanjë

Juanlu Sanchez ka qenë një nga emrat më të përfolur gjatë verës për tifozët e Napolit: transferimi i tij nga Sevilla dukej gati, por një dëmtim i Di Lorenzos ndryshoi prioritetet dhe marrëveshja u shty.

21:45
Skandal në shtëpinë e Schumacher, një pilot garash nën akuza për përdhunimin e një prej infermiereve që kujdesej për legjendën e F1

Një pilot garash është vënë nën hetim në Zvicër, pasi akuzohet për një sulm seksual ndaj një infermiereje që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher.

21:43
Inside Story/ ‘Ishin të mbytur në borxhe’, flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqtarit

Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit.

21:35
Inside Story/ Vrasja e Kalasë, rrëfimi prekës: Familja shpresonte që gjyqtari të digjej nga Vettingu…

Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës.

21:27
‘Horror’ në ajër për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, avioni i tij bën ulje të detyrueshme për shkak se u ça xhami

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, pati një aventurë në ajër, duke u kthyer me avion shtetëror nga Brukseli në SHBA.

21:23
Rino Gattuso jep premtimin e bujshëm: Nëse nuk kualifikohemi për Botëror, jap dorëheqjen dhe do të shkoj shumë larg Italisë

Fitorja e Azzurrëve ndaj Izraelit i dha Italisë sigurinë për të garuar në play-off për të arritur në Kupën e Botës 2026.

21:22
Inside Story/ “Mori mbi supe kusuret e drejtësisë”, flasin miqtë e Astrit Kalasë

Astrit Kalaja kishte një lidhje speciale me qytetin e Shkodrës, ndaj bashkëqytetarët, miqtë e tij nuk mund të mungonin në këtë ceremoni. Si njohje të vjetra, apo thjesht respekt i ndërsjellë duke e lidhur me figurën e tij.

21:14
Grenell sulmon Von der Leyen gjatë vizitës së saj në Kosovë: Nuk mund të jepni këshilla ndërsa gjykata juaj mban në burg Thaçin

I dërguari i Posaçëm i Trump për misionet speciale të SHBA-së, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Kosovë.

21:14
Luhatjet e Juventusi/ Drejtuesit nuk fajësojnë trajnerin, nisin nga puna për transferimin e mesfushorit që shkëlqeu në Serie A

Juventus ka shfaqur disa dobësi që nga fillimi i sezonit, por problemi kryesor nuk është trajneri Igor Tudor.

21:13
Angli/ Shqiptari nga Kosova “baba” i 13 fëmijëve. Zbulohet metoda si i fuste në Britaninë e Madhe. Mori dënim me burg

Një emigrant nga Kosova u shtir si babai i 13 foshnjave shqiptare për t’u siguruar atyre pasaporta të paligjshme britanike në këmbim të shumave të mëdha monetare.

21:02
Vllaznia e femrave i jep fund aventurës europiane, vajzat kuqeblu munden thellë nga Interi edhe në ndeshjen e dytë

Ekipi i femrave të Interit ka siguruar kualifikimin në 1/16-at e Europa Cup për femra, pas fitores 5-0 ndaj Vllaznisë.

21:01
“Data Center” në Shqipëri/ Donald Leka, themelues i “Jumptuit”, bashkëpunim me UET

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zë gjithnjë e më shumë hapësirë e po merr peshë në politikëbërje, një dritare pritet ta ketë edhe në fushën e mediave në Shqipëri.

21:00
Dalin në shitje biletat për ndeshjen me Anglinë/ Çmime stratosferike për duelin e fundit të fazës kualifikuese, tifozët do përcaktohen me short

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për duelin e fundit të kuqezinjve në fushatën Kualifikuese të Botërorit 2026 me Anglinë.

20:55
Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk respektoni marrëveshjen, armëpushimi mbaron kur të them unë

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të merrte në konsideratë lejimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të rifillojë luftën në Gaza, nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit.

20:50
Sekretari amerikan paralajmëron Rusinë: Nëse nuk ndaloni agresionin në Ukrainë do keni kosto

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha të martën se SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin masat e nevojshme për të “imponuar kosto ndaj Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm” nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon.

20:40
Fiks Fare/ Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie në grup e të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen

Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

20:34
Video/ Kim Kardashian flet hapur për divorcin nga Kanye West: Më duhej të shpëtoja veten për të qenë nënë më e mirë

Kim Kardashian ka folur për herë të parë rreth arsyes që e çoi drejt ndarjes nga Kanye West, duke e cilësuar martesën e tyre si “toksike”.

20:14
Donald Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

Donald Trump ka kërcënuar të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në zonat periferike të Bostonit vitin e ardhshëm, duke sugjeruar se disa pjesë të qytetit janë “marrë nën kontroll” nga trazirat.

20:10
Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa tashmë një numër i madh kombëtaresh kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

20:10
Revista “Time” i nxjerr foton në kopertinë, ‘tërbohet’ Trump: Më zhdukën flokët

Revista Time e nxori në kopertinë, por fotoja që shoqëronte artikullin e acaroi presidentin amerikan Donald Trump.

19:56
Mbrojtësi i Bayern-it kërkon largimin nga “rekordmenët”, Juventusi dhe Milani nisin nga puna për ta afruar

Kim Min-jae mund të rikthehet në Serie A vetëm dy vite pas transferimit te Bayern Munich. Mbrojtësi jugkorean, i shtrenjti më i lartë aziatik ndonjëherë me klauzolë lirimi prej 57 milionë eurosh, pas një sezoni të paharrueshëm te Napoli (2022-23) që përfshinte edhe fitimin e Scudettos, nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim në Gjermani.

19:49
Chivu me “dhimbje koke”, Interi humb krahun e djathtë të mbrojtjes për duelin me Romën

Cristian Chivu përballet me një problem të ri te Interi.

19:48
FMN ul parashikimet për Shqipërinë, ekspertët: Të diversifikohen sektorët dhe të forcohet baza fiskale

Në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, Fondi Monetar bëri një rivlerësim të parashikimit për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

19:44
I hoqi shtetësinë ukrainase ish-kryebashkiakut, Zelensky emëron kryetarin e ri të Odesës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi këtë të mërkurë Serhiy Lysak, ish-guvernator i rajonit të Dnipropetrovskit, si drejtues të ri të qytetit portual Odesa, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Hennadiy Trukhanov.

19:43
Ndryshon sërish situata te klubi ku aktivizohet ylli i Kombëtares shqiptare, legjenda e Liverpool drejt stolit edhe pse e refuzoi para një jave

Tifozët e Rangers u habitën këtë mëngjes pasi Steven Gerrard u bë përsëri favorit i bookmaker-ëve për të marrë postin e trajnerit të klubit – pavarësisht se kishte refuzuar një rikthim në Ibrox vetëm disa ditë më parë.

19:41
Ligji, PS heq “gjininë e tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit.

19:34
Po kalon periudhë të errët te Manchester United, sulmuesi holandez kërkon rikthimin në Serie A

Joshua Zirkzee po kërkon një rikthim në Serie A. Sulmuesi holandez po përballet me një periudhë të vështirë te Manchester United, ku ka luajtur shumë pak dhe nuk ka qenë titullar asnjëherë këtë sezon.

19:29
Esposito apo Camarda? Kush do të jetë “pyka” e ardhshme e Italisë, gjashtë pika për të kuptuar sulmuesin e ardhshëm të Serie A dhe Azzurrëve

Debati për të ardhmen e sulmit italian ka ndezur mediat dhe tifozët: a do të jetë Pio Esposito apo Francesco Camarda numri 9 i ardhshëm i Azzurrëve?

19:16
“Izraeli i dha një shans paqes”, Netanyahu: Nëse Hamasi nuk çarmatoset vetë, do ta bëjmë ne

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se ushtria izraelite do ta “çarmatojë” Hamasin nëse grupi palestinez nuk i dorëzon vullnetarisht armët e tij, pasi bisedimet mbi fazën e dytë të marrëveshjes midis dy palëve janë në një pikë kritike.

19:16
Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu/ “Do bëjmë vetëm dy dhëmbë”, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi, mjekja….   

Zbardhet dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho.

19:13
Zbulohet “shtëpi bari” në Bilisht, shoqërohen disa persona në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

19:09
Miqësorja “godet” rëndë Milanin, dëmtohet ylli më në formë i kuqezinjve/ Ja sa javë do të qëndrojë jashtë fushave

Christian Pulisic mund të humbasë disa javë lojë për Milanin pas një dëmtimi të kofshës së pasme gjatë ndeshjeve miqësore me Shtetet e Bashkuara.

19:00
Fitoret e bujshme dhe kualifikimi nuk e bindin, legjenda angleze “kryqëzon” Thomas Tuchel: Anglia nuk ka shanse ta fitojë Botërorin pa…

Paul Scholes ka deklaruar se Anglia “nuk ka asnjë shans” për të fituar Kupën e Botës pa Jude Bellingham, Phil Foden dhe Jack Grealish.

18:49
Vinicius si Yamal, sulmuesi i Realit përballet me drejtësinë braziliane për… festën e ditëlindjes

Pas polemikave që shoqëruan festën e ditëlindjes së Lamine Yamal disa muaj më parë, tashmë edhe ylli brazilian Vinicius Junior është në qendër të vëmendjes për arsye të ngjashme.

18:37
Përplasjet e ashpra kufitare, Pakistani dhe talebanët bien dakord për armëpushim të përkohshëm

Pakistani dhe qeveria talebane e Afganistanit kanë rënë dakord për një armëpushim 48-orësh, pas disa ditësh përleshjesh të përgjakshme në kufi dhe raporteve për sulme ajrore pakistaneze në provincat Kabul dhe Kandahar.

18:27
U akuzua për kultivim lëndësh narkotike, jepet vendimi për gruan e Elvis Pupës, reagon aktori: Mos paçi të tilla raste…

Belina Pupa, gruaja e aktorit të njohur Elvis Pupa, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.

18:22
Ftesë në 5/ Marin Orhanasi: Emrin e djalit ma ka vendosur Elvis Naci sepse…

Në një dalje të parë krah dy shokëve të tij më të ngushtë, dy djemve, Maid dhe Uesi, aktori i njohur i ‘Portokalli’, Marin Orhanasi ka treguar pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ shumëçka nga raporti i ‘3 burrave të shtëpisë’.

18:04
Po vizitonin kishën në Lisbonë, dy turistë amerikanë sulmohen nga grabitësit, njëri humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin bregdetar të Cascais, në perëndim të Lisbonës ku dy turistë amerikanë u sulmuan me thikë nga tre grabitës ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë në vend dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.

17:57
“Alarm” te Bayern-i, Barcelona dhe Reali nisin ‘El Clasicon” për titullarin e kampionëve të Gjermanisë

Bayern Munich rrezikon të humbasë një tjetër nga lojtarët e saj kryesorë, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës me Dayot Upamecanon kanë ngecur, duke hapur garën për nënshkrimin e tij mes Barcelonës dhe Real Madridit.