E shtunë, 05 Korrik 2025
21:30
Tragjedi ajrore në Austri/ Rrëzohet aeroplani me katër persona në bord, nuk ka të mbijetuar

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

21:16
Vala e të nxehtit merr 18 jetë në Itali, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin.

21:01
E pazakontë! Shqiptari merr ftesën e dasmës nga Amerika me 14 vite vonesë: Edhe në shishe po ta kishin futur…

Një ftesë dasme nga Amerika ka mbërritur pas 14 vitesh në kutinë postare të një qytetari nga Durrësi.

21:00
“Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë”, Trump: Do të doja që…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shumë larg premtimit të tij për t’i dhënë fund shpejt konfliktit, që bëri gjatë fushatës zgjedhore.

20:46
Gjykata e Fierit lë në burg drejtuesit e “Bankers Petroleum” për evazion fiskal, avokati i Leonidha Çobos: Ka mbi 10 vite që s’është administrator. Arbitrazhi i dha të drejtë

Një seancë maratonë, që zgjati rreth tetë orë u zhvillua sot në Gjykatën e Fierit në lidhje me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”. Prokuroria akuzon drejtuesit e saj për shkelje financiare, përfshirë skema mashtruese tatimore, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash. Gjykata vendosi arrest me burg për administratorin aktual të kompanisë, Hongping Xiao, dhe ish-administratorin […]

20:31
Maqedonia e Veriut, taksë beqarëve/ Kryeministri Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje, po boshatiset vendi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke përmendur rënien e lindjeve në vend, ka deklaruar se qeveria e tij po mendon vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit dhe të pamartuarat.

20:20
Nga dy kartonë të kuq, tek dëmtimi i rëndë i Musialas/ PSG me 9 lojtarë mposht Bayernin dhe kalon në gjysmëfinale

PSG fitoi 2-0 ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, në një ndeshje të tensionuar me dy kartonë të kuq në pjesën e dytë dhe nga një dëmtim shumë i rëndë i Jamal Musialas para përfundimit të pjesës së parë.

20:07
Gjirokastër/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje

Sot rreth orës 18:22, është marrë një njoftim për zjarr në një transformator elektrik në fshatin Kakoz.

19:44
Dueli PSG-Bayren/ Musiala përplaset me Donnarummën, largohet me barelë nga fusha pasi dëmtohet rëndë në këmbë

Një episod dramatik ndodhi në fundin e pjesës së parë të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube, mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

19:33
Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Hetimet, pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.

19:24
Lumi u rrit mbi 6 metra në dy orë/ Ç’ndodhi në kampin e vajzave, një ndërroi jetë, mbi 20 u zhdukën nga përmbytjet në Teksas

Të paktën një vajzë është konfirmuar e vdekur dhe 27 të tjera raportohen të zhdukura në Kampin Mystic, një kamp veror privat i krishterë për vajza që ndodhet pranë lumit Guadalupe në Teksas, i cili u rrit më shumë se 6 metra në më pak se dy orë nga reshjet e dendura të shiut,

19:20
Analiza/ Serbia rikthen ushtrinë, djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo

19:03
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

18:54
Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi sulmin më të madh me dronë dhe raketa të Rusisë deri më sot në luftën trevjeçare në Ukrainë.

18:37
Pengje e amanete, Klaudia Pepa në lot për humbjen e babait: Ajo që më bënte të vuaja më shumë ishte…

Balerina e njohur Klaudia Pepa ishe e ftuar në “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë personale.

18:21
Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka shprehur ngushëllime për prindërit e fëmijëve të prekur nga përmbytjet në Teksas .

18:12
Trump reagon për përmbytjet në Teksas: Bashkëpunim i plotë me zyrtarët lokalë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po punon me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese atje.

17:58
Tragjedia në Teksas, reagon Vance: Zemra e kombit tonë është e pikëlluar

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance i ka përshkruar vdekjet e shkaktuara nga përmbytjet në Teksas si një “tragjedi të pakuptueshme”.

17:34
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Një person i cili shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh, është ndëshkuar me masë administrative.

17:27
Skandal i ri godet partinë qeverisëse të Spanjës, zyrtari jep dorëheqjen për shkak të akuzave për ngacmim seksual

Përpjekjet e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez për të ringritur Partinë Socialiste në pushtet janë goditur rëndë këtë fundjavë, pas një tjetër skandali që po trondit PSOE-në (Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle).

17:15
Aksident i rëndë gjatë protestave në Serbi, makina përplas qytetaren dhe largohet

Një incident i rëndë ndodhi një natë më parë në Zrenjanin të Serbisë.

17:04
Siria dhe Britania rivendosin marrëdhëniet diplomatike/ Sekretari i Jashtëm britanik: Ka një shpresë të re për popullin sirian

Britania njoftoi sot se po rivendos marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lamy viziton sot Damaskun.

16:58
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë/ Përplasen dy makina, 4 të plagosur

Një aksident rrugor u regjistrua pak minuta më parë në aksin kombëtar Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan, ku u përfshinë dy automjete.

16:37
Pas vapës ekstreme nisin përmbytjet/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të shumta në qytetet e Milanos dhe Komos.

16:37
Ëndërr e bërë realitet! “Oasis” rikthehen pas 16 viteve mungesë për fansat

Pas më shumë se një dekade tensionesh dhe heshtjeje, Liam dhe Noel Gallagher u ngjitën sërish bashkë në skenë, duke rikthyer Oasis-in për një nga ribashkimet më të mëdha në historinë e muzikës rock.

16:25
Alarm për zjarr në avion, evakuohen pasagjerët në Spanjë, 18 të plagosur

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjë  gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që po përgatitej për t’u nisur.

16:05
Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon. Liverpool do të vazhdojë ta paguajë

Mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës, sulmuesit të Liverpool-it dhe Kombëtares Portugeze, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç), natën mes 2 dhe 3 korrikut.

15:43
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezulton i rremë, autoritetet hetojnë thirrjen anonime në anglisht

Kërcënimi për bombë i raportuar më herët në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar i rremë.

15:31
Denoncimi i ish-ministrit socialist pas paralajmërimit të Ramës për zaptimin e hapësirave publike: Ka 5 vite që trotuari zaptohet nga një deputet i PD-së

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj bëri me anë të një postimi në Facebook denoncoi abuzimin dhe zënien e hapësirave publike në Tiranë.

15:10
Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike.

15:09
Goditja ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’, Petro Koçi i del në krah Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

Deputeti në ikje, Petro Koçi ka reaguar pas “spastrimeve” të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës.

14:53
Radhë të gjata e vonesa në pikën kufitare të Qafë-Botës pasi policia greke arrestoi 14 punonjës të doganës

Qytetarët që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës janë përballur këtë mesditë me radhë të gjata dhe vonesa pritjeje për më shumë se një orë.

14:51
U arrestua në shëtitoren në Sarandë, nis procedimi në gjendje të lirë për italianin që lëvizte me thikë në qytet

Një shtetas italian, 32-vjeçari Th.M., është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke lëvizur me një thikë në dorë në shëtitoren e qytetit, duke shkaktuar shqetësim tek kalimtarët.

14:44
“Djokoviç është nga Kosova”/ Mediat pro-Vuçiç “gozhdojnë” sportistin e tyre më të mirë: Vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend

Ka mjaftuar një veprim i Novak Djokoviçit në Wimbledon që ai të kthehej në shënjestrën e ish-ministres serbe Zorana Mihajloviç, e cila së fundi po rikthehet në jetën publike në vend.

14:39
Tragjike në Pakistan! Ndërtesa shumëkatëshe shembet dhe zë poshtë dhjetëra banorë, deri tani 16 viktima

Shembja e një ndërtese shumëkatëshe në Pakistanin jugor është shndërruar në një tragjedi, me numrin e të vdekurve që ka shkuar në 16, ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën 10 trupa nga rrënojat gjatë një operacioni gjatë natës, thanë zyrtarët të shtunën.

14:37
Bomba në Kuvend? Panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht

Policia në Kosovë sqaroi arsyet përse u kërkuar largimi i menjëhershëm i deputetëve dhe gazetarëve nga salla e Kuvendit, ku ishin mbledhur në pritje të nisjes së seancës konstituive të radhës, e cila tashmë është shtyrë për në mbrëmje.

14:33
Borë “mes” zjarreve, dy qytete në Turqi ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

Jugperëndimi i Turqisë po digjet, por nga verilindja e vendit mbërrin një lajm i pazakontë.

14:20
Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi ynë nuk hyri në kishë serbe!

Shqetësimet e shprehura publikisht prej misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me raportimet për hyrjen e tretë të paautorizuar nga Nikolla Xhufka në Kishën Ortodokse Serbe afër Podujevës, kanë marrë përgjigjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës.

14:16
Zaptimi i Lungomares në Vlorë, Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve trotuarët e tyre

Pas ‘ultimatumeve’ të njëpasnjëshme për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen në Vlorë, ku thotë se trotuaret duhet të lirohen brenda 48 orëve.

14:15
Rusia, armë kimike në Ukrainë! 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, raportojnë se Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

14:02
Mbeti i lënduar teksa luftonte zjarret në Izmir, ndërron jetë në spital zjarrfikësi turk

Zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të Turqisë gjatë ditëve të fundit vazhdojnë të lënë pas viktima dhe shkatërrime të mëdha.

13:50
Kallashnikovë, çifte dhe pistoletë pa leje në banesë! Arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

Kontrolli i befasishëm i një banese në Lushnjë ka zbuluar një rast të armëmbajtjes pa leje.

13:50
Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë

Duke filluar nga data 5 korrik, qytetarët parisienë dhe turistët do të mund të notojnë lirshëm në lumin Sena, një ngjarje historike për kryeqytetin francez.

13:33
Interi drejt goditjes së bujshme në merkato, klubi zikaltër mendon për transferimin e portierit të kombëtares gjermane

Marc-André ter Stegen mund të jetë emri i madh që do të mbrojë portën e Interit sezonin e ardhshëm, nëse Yann Sommer pranon ofertën e joshëse të Galatasarayt.

13:20
“Nga Zeqineja që sikterisi Maldriten, te Sara që zuri vendin e Dashit”, satira e Gjekmarkaj për mbylljen e Parlamentit: Kryezëvendës lideri Muli dhe shefe Albana….

Nga Agron Gjekmarkaj

13:19
I hapi rrugën për në Kuvend! Zegjineja falënderon Bardhon e PS, por nuk i ndahet Bardhit të PD: Gazo, ke ngelur…

Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

13:06
Vijojnë sulmet e Izraelit në Gaza, 20 palestinez humbën jetën në 24 orët e fundit

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se të paktën 20 palestinezë humbën jetën në pjesë të ndryshme të enklavës në operacionet e ushtrisë izraelite, ndërsa lufta midis Hamasit dhe Izraelit hyn në muajin e 21-të.

12:57
Video epike/ Klubi i sapo-ngritur në Premier League rikthen “Hello” të Lionel Richie, prezanton në mënyrën e veçantë fituesin e Tripletës

Burnley FC ka prezantuar mbrojtësin anglez, Kyle Walker, me një video prezantimi të veçantë – duke zgjedhur një ritëm nostalgjik nga hiti i Lionel Richie-t, “Hello”, për t’i dhënë mirëseardhje mbrojtësit të ri që vjen nga Manchester City.

12:56
“Tokë e xanun në Tiranë”, Rama nxjerr fotot: Kush nuk i heq vetë…

Duket se do të jetë verë e nxehtë kjo e sivjetmja jo vetëm nga temperaturat e larta, por edhe për shkak të zhvillimeve politike që duken në horizont.

12:33
‘Porosia’ e Ramës/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, kryebashkiaku: Duhej bërë me kohë!

Task Forca ka nisur ‘aksionin’ për lirimin e hapësirave publike në Vlorë.

12:27
Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur, kushtet atmosferike i kanë ndihmuar

Ka nisur mbarë sezoni i vjeljes së mjaltit për bletarët në zonën e Cakranit në Fier.

12:23
Dyndje pasagjerësh në Durrës/ Ditët e para të korrikut kanë qenë të ngarkuara, masa shtesë për menaxhimin e udhëtarëve

Në Portin e Durrësit, ditët e para të korrikut kanë nisur me fluks të shtuar lëvizjesh mes brigjeve të Adriatikut.

12:19
Trafiku i municioneve nga Shqipëria në Greqi, zbulohen detaje nga dosja hetimore, ja roli i shqiptarit

Të martën policia greke shkatërroi një grup kriminal që trafikonte municion nga Shqipëria në Greqi.

12:16
Shiroka, pika e dobët e shkodranëve! Vendi i preferuar për shumë qytetarë, preferohet masivisht edhe nga të huajt

Pavarësisht mundësive të shumta që ofron Shkodra dhe zonat përreth, Shiroka mbetet pika e dobët për shumë shkodranë.

12:16
Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës! Arrestohen 2 kineze dhe procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë

Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës.

12:14
Tetë aksidente me monopatina, mjekët në Vlorë japin alarmin: Po përdoren edhe nga fëmijët

Në Vlorë, sidomos gjatë verës është vërejtur shtimi i përdorimit të monopatinave elektrike, ashtu si edhe në Tiranë që është kthyer në një mjet masiv transporti për qytetarët.

12:13
Ukraina sulmon me dronë disa qytete të Rusisë, ministria ruse e Mbrojtjes: Rrëzuam 42 dronë për 3 orë

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dhjetëra dronë ukrainas në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë dy pranë Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë, thanë zyrtarët rus.

11:46
Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë

Janë zbuluar emrat e tre shqiptarëve të arrestuar dhe atij në kërkim, mes 14 pjesëtarëve të një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, të zbuluar në Greqi.

11:29
Foto/ Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, figura të rëndësishme të sportit i bashkohen ceremonisë mortore

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten.

11:27
Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia urdhëron deputetët të dalin jashtë

Pa dhënë më shumë shpjegime, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë të gjithë deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ndërtesën e Kuvendit që të largoheshin menjëherë, teksa pritej mbajtja e seancës konstituive të radhës.

11:18
Ish-ambasadori letër qeverisë greke: Duhet t’i kërkoni falje popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!

Ish ambasadori i Shqipërisë në në Francë, Portugali dhe në Monaco, Luan Rama, i ka drejtuar një letër publike qeverisë greke, që kryeministri dhe parlamenti grek, t’i kërkojnë falje popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra.

11:15
Sulm me zjarrvënie në një sinagogë në Australi, nuk raportohen të lënduar nga zjarri

Policia australiane tha të premten se po kërkonte një të dyshuar për një sulm zjarrvënieje në një sinagogë në Melburn, ndërsa rreth 20 persona ishin brenda ndërtesës.

11:11
29 viktima nga sulmet e fundit izraelite në Gaza, Hamasi jep dritën “jeshile” për armëpushim

Konflikti i përgjakshëm në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 638-të, ndërsa të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore dhe të artilerisë të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm.

11:03
Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

10:55
Zbulohet laboratori për falsifikimin e pasaportave në Tiranë! Vihen në pranga babë e bir

Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”. Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që […]

10:54
Bota e kinemasë në zi, aktori i njohur australian humb betejën me kancerin

Bota e kinemasë është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur australian, Julian McMahon, në moshën 56-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua, e cila bëri të ditur se aktori ndërroi jetë të mërkurën në Clearwater, Florida, pas një lufte me kancerin.

10:44
“Verë dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë

Spektakli i humorit “Verë dhe Portokalle”, i kthyer tashmë në një traditë të pandarë të verës shqiptare, ka mbërritur në qytetin e Fierit.

10:41
Ukraina godet një aeroport ushtarak të Rusisë, forcat speciale ukrainase: Qëlluam një depo bombash me komandim

Forcat speciale ushtarake ukrainase thanë se kishin kryer një sulm ajror në aeroportin ushtarak Borisoglebsk në rajonin Voronezh të Rusisë, duke goditur një depo bombash me komandim dhe një avion stërvitjeje.

10:30
Allegri kthehet në Milanello pas 11 vitesh, nis stërvitjen e parë krah Igli Tares! Në pritje të Modric dhe mesfushorit shqiptar

Max Allegri është rikthyer në Milanello pas plot njëmbëdhjetë vitesh.

10:27
Situata e zjarreve në vend/ 16 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten ende aktive.

10:24
Aksident në Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare.

10:22
Gjest i jashtëzakonshëm nga Liverpooli për familjen e Jotës, ja çfarë do ndodhë me 2 vitet e kontratës së portugezit

Liverpool FC i ka bërë një nder të jashtëzakonshëm familjes së sulmuesit të ndjerë, Diogo Jota, duke vendosur të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së tij për dy vitet e ardhshme.

10:07
Afrohet afati i fundit i Trump për tarifat, presidenti amerikan: Kam nënshkruar letrat me normat e taksave për 12 shtete

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka nënshkruar letra drejtuar 12 partnerëve tregtarë të vendit në lidhje me normat e tarifave që do të vendosen për produktet e tyre të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të dërgohen të hënën.

10:05
Video/ Chelsea ia del mes vuajtjesh kundër Palmeirasit, zbulohet çifti i parë gjysmëfinalist i Botërorit të Klubeve

Chelsea ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s pas një fitoreje ndaj klubit brazilian Palmeiras, megjithëse vëmendjen e mori talenti Estevao Willian, i cili shënoi kundër skuadrës ku do të transferohet së shpejti.

09:56
Marco Rubio vjen në Tiranë! Ambasadori Bushati: Sekretari i SHBA pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë

Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA, Marco Rubio ka pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë.

09:53
“Irani nuk ra dakord të lejojë inspektime të programit të tij bërthamor”, Trump: Do ta diskutojmë me Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Irani nuk ka rënë dakord të lejojë inspektime të programit të tij bërthamor ose të ndalojë pasurimin e uraniumit.

09:43
Valë tjetër arrestimesh ndaj opozitës në Turqi, autoritetet turke arrestojnë 3 kryebashkiakë të partisë kundërshtare të Erdogan

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës, nën dyshimin për korrupsion.

09:11
Elbasani pesë ditë nën tymin toksik! Mbetjet vazhdojnë të digjen

Tashmë në ditën e 5 fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin.

08:55
“Rrezik edhe për Europën”/ Shërbimet sekrete: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Sipas shërbimeve sekrete gjermane dhe holandeze Rusia e ka shtuar përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Kjo tregon se lufta po zhvillohet me një brutalitet dhe intensitet gjithnjë e më të madh.

08:35
Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës në qytetin e tij të lindjes në Portugali

Lot, këngë, lule dhe heshtje! Kështu u përshkua atmosfera në qytetin Gondomar të Portugalisë, ku qindra mijëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht vetëm 11 ditë pas martesës së tij.

08:18
Kapet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi

Një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi, Ismail Abdo, është arrestuar në Turqi gjatë një operacioni të madh policor ku u sekuestruan mbi 1 ton drogë dhe pasuri me vlerë rreth 38 milionë dollarë.

08:14
Lily Allen flet hapur për abortet dhe del në publik pas deklaratës së guximshme

Këngëtarja britanike Lily Allen është shfaqur e buzëqeshur dhe në formë të mirë gjatë një daljeje të fundit në Londër, vetëm pak ditë pasi tronditi opinionin publik me një deklaratë të sinqertë për përvojat e saj me abortin.

07:41
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal

Nëse dëshironi të arrini sukses në jetë apo në karrierë, investimi më i rëndësishëm që mund të bëni është ai në vetvete.

07:35
Moti i keq godet Teksasin në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura.

07:23
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës shmang paraburgimin, ‘dorëzohet’ në Prokurorinë e Bosnjës

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës për t’u marrë në pyetje si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

07:10
Temperatura deri në 38 gradë C, si parashikohet moti për këtë fundjavë

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

00:50
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit e tjerë, neutralizohet nga policia

Një situatë e rrezikshme u shmang në kohë mbrëmjem e sotme në shetitoren e qytetit bregdetar të Sarandës, falë ndërhyrjes së forcave të rendit.

E premte, 04 Korrik 2025
23:00
Presidenti Donald Trump lançon parfumin e tij luksoz, zbuloni çmimin

Presidenti Donald Trump ka zgjeruar linjën e tij me një parfum të ri, i cili është lançuar nën emrin e tij.

22:51
Shpërthimi i fuqishëm në Romë! Shkon në 50-të numri i të plagosurve, përhapet tymi toksik 

Një shpërthim i madh ka goditur një zonë të banuar në kryeqytetin italian, duke shkaktuar 50 të plagosur, ndërsa autoritetet kanë qetësuar qytetarët mbi nivelin e rrezikut toksik që buronte nga ngjarja.

22:40
Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave, detajet që tronditën botën e futbollit nga vdekja e Diogo Jota

Dalin në pah detaje të reja mbi aksidentin që i kushtoi jetën sulmuesit të Liverpool Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, edhe ai futbollist.

22:24
Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili i shprehu mbështetje për angazhimin e tij në zgjidhjen e problemit me shkollën në fshatin Nerovë, në Krushevë.

22:11
Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të La Manshit, duke shpuar me thika gomonet që tentojnë të largohen nga brigjet franceze.

22:01
Tragjedi në Teksas! Lumi del nga shtrati dhe merr përpara kampet, 6 të vdekur dhe disa të zhdukur, shumica janë fëmijë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë shpallur të zhdukur, pasi përmbytje të menjëhershme përfshinë disa kampe verore në qendër të Teksasit.

21:50
Dështon “qyteti i së ardhmes”! Këngëtari Akon nisi projektin futurist me 800 hektarë dhe 6 mld dollarë, por s’ia doli

Planet ambicioze të këngëtarit amerikan me origjinë nga Senegali, Akon, për ndërtimin e një qyteti futurist në vendlindjen e tij kanë dështuar përfundimisht.

21:39
Mbyllet rinumërimi në Durrës, PD humb më shumë se PS! Ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota, Kalasë i shtohen 11

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes dhe ka zbuluar disa gabime në numërimin fillestar, me ndikim të lehtë te partitë dhe kandidatët, por pa asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandatit.

21:37
Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton Reuters.

21:11
Situata e zjarreve në vend, 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend.

20:58
Bjellorusi, qeveria e Zhelyaskov i mbijeton për herë të tretë një mocioni mosbesimi

Qeveria e kryeministrit Rosen Zhelyaskov në Bullgari ka mbijetuar sot një tjetër votë mosbesimi – të tretën brenda më pak se gjashtë muajsh që nga marrja e detyrës.

20:44
Fiks Fare/ Banorët e fshatit Rreth -Kale në Peshkopi prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët: 2 vjet kondicioneri në shtëpi, 10 orë pune i ka, s’i ka

Banorët e fshatit Rreth -Kale në Peshkopi prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët në banesat e tyre. Për këtë shkak ditën e kanë kthyer natë e natën ditë, pasi të gjitha punët e shtëpisë i bëjnë natën kur tensioni rritet.

19:58
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhzhia, Ukraina akuzon Rusinë

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së.