E shtunë, 06 Dhjetor 2025
14:11
Fundjava nis me trafik të rënduar, bllokohet pjesërisht aksi Tiranë-Elbasan

Me nisjen e fundjavës, shumë qytetarë po drejtohen drejt juglindjes së vendit për të shijuar pushimet, duke shkaktuar rritje të trafikut.

13:59
Zbulohet magazina me qindra fishekzjarrë, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë me qindra fishekzjarrë në Tiranë.

13:54
Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari, qindra banorë marrin pjesë në ceremoninë e varrimit

Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari Erjon Boba i cili humbi jetën pas sulmit me thikë në zemër.

13:37
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri, mes tyre 3 fëmijë

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një sulm me armë zjarri në një lokal në Afrikën e Jugut, mes tyre një 3-vjeçar, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.

13:29
Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit/ “Takimet private nuk dëgjohen”, Berisha: Ilirin e prita në zyrë, i thashë…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës e gazetarët, foli sërish për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.

13:28
Bisedimet për paqe në Miami nuk ndalin Rusinë, sulmon Ukrainën gjatë natës me dronë

Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronë dhe raketa në orët e para të së shtunës, teksa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas vazhdojnë bisedimet në Miami, për t’i dhënë fund konfliktit.

13:23
“Nuk jemi parti gjueti shtrigash, por as symbyllur”, Berisha: Pati nga ata që shkuan me pushime gjatë fushatës, ose që punuan për PS

“Nuk jemi gjeti shtrigash, por as symbyllur’, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët.

13:16
Opinion nga Eduard Zaloshnja: Nga 37 mijë, gropa elektorale shkoi në 327 mijë vota

Nga Eduard Zaloshnja

13:03
Derbi i Kryeqytetit, trajneri i Tiranës, Nuhiu: Të fitojmë për tifozët, nuk ndikon në të ardhmen time

Pasditen e së dielës është rezervuar Derbi i zjarrtë i Kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Është një ndeshje që e gjen skuadrën bardheblu në pozita tejet delikate, me Tiranën që është në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë.

12:44
Europa zjarre rekord gjatë vitit 2025, ekspertët: Diçka nuk është në rregull!

Europa përjetoi në vitin 2025 sezonin e saj më të rëndë të zjarreve në natyrë, sipas vlerësimeve të para të Shërbimit Europian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), që konfirmon kështu një trend alarmues të sezoneve gjithnjë e më të gjata dhe më shkatërruese.

12:36
Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në burg Nevzat Spaho

Gjykata e Elbasanit la në burg edhe 29 vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 Nëntorit.

12:27
200 jetë fëmijësh të shpëtuara/ Në 10 vite “Fundjavë Ndryshe”, jo vetëm ndihmë, por edhe solidaritet njerëzor

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, festoi një dekadë aktivitet, në një event me mbi dy mijë të ftuar në sallën e ish-Pallatit të Kongreseve, që u mbush me kontribuues dhe donatorë, akademikë, profesorë, artistë, personalitete të medias, krerë të institucioneve fetare nga të gjitha trevat shqiptare ne rajon dhe politikanë, nga kryeministri Edi Rama te ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministri maqedonas Talat Xhaferri dhe ish-kryeministri malazez, Dritan Abazoviç.

12:25
Gjuetia për sendet me vlerë/ Ambasada e SHBA, asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Rajoni i Korçës ashtu si gjithë vendi përballet me sfida që lidhen me gërmimet e paligjshme në kërkim të objekteve dhe sendeve me vlerë të trashëgimisë kulturore të cilat në formën aktuale të ligjit nuk klasifikohen si vepër penale çka ngre nevojën për ndryshime ligjore e po ashtu nevojitet një koordinim më i mirë ndërmjet aktorëve lokalë për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore.

12:24
Mburoja mbrojtëse e centralit të Çernobilit jashtë funksionit, shkak dronët rusë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore njoftoi e alarmuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet me drone, për të cilat Ukraina fajëson Rusinë.

12:20
I dënuar me katër vite burg për ngacmim seksual dhe pornografi, kapet 28-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka kapur një të ri i dënuar me burg për ngacmim seksual dhe pornografi.

12:08
Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

12:01
Pas shortit të Botërorit, Materazzi: Italia, grup i lehtë, por në Botëror duhet të shkojmë…

Marco Materazzi tregohet i drejtpërdrejtë në komentin e tij për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me shortin e Botërorit 2026 që u hodh pasditen e së premtes. Ish kampion I botës në 2006, mbrojtësi mendon pak për playoffin e marsit dhe pak atë që arriti skuadra e Të Kaltërve në Gjermani.

11:59
U godit nga rryma elektrike, përfundon në spital 22-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 22-vjeçar është goditur nga rryma elektrike teksa po vendoste një banderolë në Vuan e Dejës.

11:48
Danimarka do të hapë ambasadë në Shqipëri, MEPJ: Po ndërtojmë lidhje më të forta

Danimarka ka njoftuar së deri në fund të vitit 2026, do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri.

11:39
Inteligjenca artificiale mund të krijojë pandemi, ekspertët japin alarmin: Nuk është skenar fantastiko-shkencor!

Ekspertët paralajmërojnë se mjetet aktuale dhe ato në zhvillim të inteligjencës artificiale mund të përdoren për krijimin e armëve biologjike të afta të shkaktojnë një pandemi globale.

11:31
Arrestohet aktori i serialit “Emily in Paris”, çfarë ka ndodhur?

Aktori amerikan Jeremy O. Harris, i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin e Netflix “Emily in Paris”, është ndaluar në Japoni për 18 ditë.

11:29
Brazili në Botërorin 2026, Ancelotti: Grup i vështirë, duhet të mposhtim menjëherë Marokun

Një grup i vështirë ku do të jetë shumë e rëndësisshme që të niset mirë që në ndeshjen me Marokun. Carlo Ancelotti i shikon pak me shqetësim skuadrat kundërshtare që Brazili do të ketë në Botërorin 2026.

11:20
Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Marina suedeze po ndeshet “pothuajse çdo javë” me nëndetëse ruse në Detin Baltik, kanë deklaruar autoritetet, ndërsa vendi po përgatitet për një rritje edhe më të madhe të pranisë ushtarake.

11:04
Ana Ivanovic dhe Bastian Schweinsteiger, martesa mori fund, ish tenistja kërkoi divorcin

Ulet sipari mbi një nga ciftet më ikonike dhe të dashura në sportin botëror. Pas 9 vitesh martesë, Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic i japin fund zyrtarisht historisë së tyre të dashurisë.

10:53
Anglia do paguajë për çdo emigrant/ Përfitimet e Shkupit për hapjen e qendrave për emigrantët e deportuar nga Britania e Madhe

Britania do i paguajë Maqedonisë së Veriut për çdo emigrantë të paligjshëm që vendi ballkanik do pranojë, sipas The Times të Londrës, në bazë të një plani që kryeministri Sir Keir Starmer shpreson se do ndihmojë në frenimin e kalimeve me gomone në La Mansh drejt brigjeve angleze.

10:52
Zelensky dënon sulmet ruse: Janë të pakuptimta. Objektivi, goditja e miliona civilëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore të Moskës gjatë natës, të cilat i cilësoi “të pakuptimta nga pikëpamja ushtarake”, duke shtuar se “rusët nuk mund të mos e dinin këtë”.

10:38
Sommer mes të ardhmes dhe spektaklit: Nuk do bëhem trajner, me Michelle Hunziker kuptohemi shumë mirë.

Në jetën e Yann Sommer nuk është vetëm Interi. Portieri zikaltër, që në 17 dhjetor do të festojë 37 vjetorin e tij të lindjes, tregoi anët private të tij në një intervistë për të përditshmen italiane La Gazzetta Dello Sport, ku foli për familjen, hobit dhe për një të ardhme që vështirë se do ta shohë në pankinë.

10:27
Flamurtari nuk njeh rezultat tjetër veç fitores, ekipi vlonjat i basketbollit vijon të kryesojë në renditje

Flamurtari në basketboll për femra regjistron një fitore të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 95-75.

10:17
Nga përralla në ferr, ish presidenti Campadelli tregon Chievon e tij: Mendova t’i jepja fund jetës, ishte e lehtë të na hiqnin qafe…

Nga përralla që sfidoi gjeografine e futbollit e deri te falimentimi në vitin 2022 që e eliminoi nga kampionatet profesioniste.

10:09
Organizonin lojërat e fatit, zbulohen pesë lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen dy administratorë

Policia ka zbuluar pesë lokale që organizoheshin lojërat e fatit në Korçë dhe Pogradec.

10:01
‘Kafe’ me drogë e lojëra fati në Vaun e Dejës, e pëson pronari 39-vjeçar

Një bar-kafe ishte kthyer në ‘bazë’ për lëndë narkotike dhe lojëra fati në Vaun e Dejës.

09:50
Daut Gumeni, mes diplomacisë dhe persekutimit, Shqipëria dhe Greqia nderon poetin dhe ish-diplomatin

“Daut Gumeni, jeta dhe vepra e tij nga diplomacia në burgjet e komunizmit”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të bashkisë së Athinës prej Autoritetit të Dosjeve dhe Ambasadës Shqiptare në Greqi, në nder të ish-diplomatit dhe poetit Daut Gumeni.

09:43
“Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim”/ Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti i Qendrës së Forenzikës Digjitale të Malit të Zi (DFC), Drashko Jabuçanin.

09:41
Forbes: Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij President i SHBA

Pasuria e Eric Trump, djalit të dytë të Presidentit amerikan Donald Trump, është rritur me ritme marramendëse që prej rizgjedhjes së të atit.

09:05
Zbulohet “lista e zezë” e astrologjisë? Cilat janë çiftet që nuk shkojnë kurrë bashkë sipas shenjave

Astrologët kanë nxjerrë një listë që ka habitur shumë njerëz: disa shenja të zodiakut thjesht nuk kanë asnjë shans të funksionojnë bashkë, sado të përpiqen.

08:37
Grup “Ferri” për Francën, ‘buzëqeshin’ Gjermania, Argjentina dhe Brazili/ Ja çfarë rezervoi shorti në Uashington

Shqipëria nëse arrin të kualifikohet në Botëror pas dy ndeshjeve të play off në mars do të jetë në grupin F, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

08:27
Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare arkitekti legjendar Frank Gehry

Frank Gehry, një nga arkitektët më me ndikim të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

08:24
Negociatorët amerikanë dhe ukrainas: Progresi i vërtetë drejt paqes varet nga Rusia

Negociatorët nga SHBA-ja dhe Ukraina thanë të premten se kanë zhvilluar diskutime konstruktive për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por rruga drejt paqes varet nga Rusia.

07:52
Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan- Pakistan/ Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit

Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në kufirin mes Pakistanit dhe forcave të Talibanëve afganë, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të brishtë.

07:42
A do të ndryshojë e drejta e shtetësisë për fëmijët që lindin në Amerikë? Gjykata e Lartë merr në dorë çështjen

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të marrë në shqyrtim një çështje të rëndësishme kushtetuese: nëse fëmijët e lindur në territorin amerikan nga prindër që ndodhen ilegalisht ose me viza të përkohshme kanë të drejtën kushtetuese për shtetësi amerikane.

07:29
Azili përgjysmohet në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për “mashtruesit”

Falë masave të qeverisë Merz, kërkesat për azil në Gjermani, sipas shtypit vendas, kanë rënë me 51%. Një rënie të tillë, nga sa pohon DW, e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF).

07:18
“Dua drejtësi”/ Reagon për Top Channel babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

“Dua drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”- është ky apeli i Adem Bobajt, babait të 15-vjeçarit që u plagos nga bashkëmoshatari i tij në Durrës pak ditë më parë, dhe ndërroi jetë në QSUT.

07:10
Kushte të paqëndrueshme me reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

02:25
Batistuta: Argjentina do të luajë përsëri në finalen e Kupës së Botës!

“Batigol” mbështetet tek Messi, kujton historinë qesharake me Bielsën dhe flet për problemet shëndetësore kur ai u ndal.

02:14
Goditja e këndit në ndeshjen Lazio-Milan që solli aq dyshime dhe polemika, në Botëror nuk do të ekzistojë, siguron Collina

Ndeshja e Kupës së Italisë midis Lazios dhe Milanit shkaktoi disa polemikanë lidhje me dhënien e goditjes së këndit nga e cila Bardhekaltrit shënuan golin e fitores.

02:05
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi: Nëse ja dalim, ky do të ishte grupi që do të preferoja që në fillim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës.

E premte, 05 Dhjetor 2025
23:03
Presidenti Duka pas shortit: Uroj shumë të shkojmë në Botëror, jo vetëm për lojtarët dhe Federatën, por për…

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve.

23:02
Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, organizoi një Koncert Vjetor të Krishtlindjeve në Westminster Abbey për të nderuar njerëzit, shumica e të cilëve ishin të ftuar për shërbimin e tyre ndaj komunitetit.

23:02
“U fikën dritat gjatë operacionit të 15-vjeçarit”, spitali i Durrësit reagon publikisht për rastin e Erion Bobës, si qëndron e vërteta

Spitali i Durrësit në një deklaratë publike ka reaguar dhe ka hedhur poshtë spekulime se gjatë operacionit disa ditë më parë të 15 vjecarit Erion Boba, janë fikur dritat në sallën kirurgjikale.

22:55
Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë do të vendoset në Grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

22:53
Ja se çfarë duhet të konsumoni për qarkullimin e gjakut

Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës. Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.

22:47
Botërori 2026/ Grupi I, Mbappe kundër Haaland, aty ku ka përplasje titanësh…

Botërori i 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada dhe ku do të marrin pjesë 48 skuadra, numri më i lartë në historinë e Kupës së Botës, tashmë ka marrë formë me shortin e hedhur këtë të premte, ku disa grupe janë më të fortë e disa më të lehtë për skuadrat pretendente.

22:41
Kërcënime me vdekje dhe lajme të rreme, presidenti i Lazios nën presion për të shitur klubin

Kërcënime me vdekje dhe përhapje lajmesh të rreme janë përdorur për të ushtruar presion ndaj presidentit të Lazio-s, Claudio Lotito, për ta detyruar atë të shiste klubin.

22:30
Zbulohet agjenda e Kosovës, në cilat stadiume do të luajë përfaqësuesja “Dardane” në rast kualifikimi

Kosova ka mësuar orarin dhe kundërshtarët e mundshëm për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, në rast se arrin të kualifikohet.

22:27
Një tjetër ceremoni pas shortit, ja kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve për Kupën e Botës 2026.

22:07
Aksident i trefishtë në Tiranë, vdes 38-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë.

22:05
Shqipëria në grupin e “mallkuar”, kurrë ekipet e shortuara aty nuk e kanë fituar Botërorin

Në botën e futbollit, ka pasur një sërë rastësish kaq të jashtëzakonshme që janë njohur si ‘mallkime’.

22:00
“Paqja fiskale”, pastrim parash? Pas FMN dhe Bankës Botërore, ekspertët hedhin dyshime për pr.ligjin e Financave: Rrezik për evazion

Një marrëveshje vullnetare midis tatimpaguesit dhe administratës tatimore e cilësuar si paqja fiskale ka krijuar dyshime nga FMN dhe Banka Botërore se mund të minojë punën e bërë me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve.

21:48
“Lum kush jep, jo kush merr”/ Ceremonia e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”, Rama: Këtu ndërtohen zakonet e zemrës, Arbër ti je ‘trajner’ i disiplinës

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe të tjera, Fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’, ka festuar 10 vjetorin e krijimit të saj.

21:42
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, babai i viktimës reagon pas lirimit të dy bashkëpunëtorëve: Jemi të shkatërruar, ngushëllimin e kishim te drejtësia

Disa muaj pas vrasjes së 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babanë dhe xhaxhanë e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.

21:40
Shorti i Botërorit 2026, ja me kë do ta luajë Shqipëria ndeshjen e parë nëse kualifikohet për në Kupën e Botës

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për Kupën e Botës 2026, por gjithçka varet nga rezultati i ndeshjeve të play-off-it, që do të zhvillohen në mars të vitit 2026.

21:38
Bolsonaro mbështet djalin e tij të madh për kandidaturën presidenciale në zgjedhjet e vitit 2026

Senatori Flavio Bolsonaro, djali i ish- presidentit brazilian Jair Bolsonaro, njoftoi sonte se babai i tij, i cili po vuan një dënim me 27 vjet burg për një tentativë grushti shteti, e ka emëruar atë si pasardhësin e tij politik, përpara zgjedhjeve presidenciale në tetor 2026.

21:31
VIDEO/ Si skenë e filmit “Fast & Furious”, makina aksidentohet dhe ikën “raketë” në ajër

Një skenë si e shkëputur nga filmi “Fast & Furious” u regjistrua në rrugët e Rumanisë, kur një makinë u përfundoi si raketë në ajër, duke shkaktuar një aksident të rëndë trafiku.

21:31
Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Vemje, pika që s’ju bie! Rrini edhe në sediljen mbrapa, të dukeni të rëndësishëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend.

21:31
Tragjedi në Peru, dhjetë studentë vdesin nga zjarri në një restorant

Dhjetë studentë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një restorant në provincën Puno të Andeve, në Perunë juglindore, tha policia.

21:30
Asnjë përballje me aziatikët, por në Japoni kanë luajtur kapiteni i Kombëtares dhe disa shqiptarë të tjerë

Në rast se do të kualifikohet, Shqipëria do të luajë në Grupin F të Botërorit 2026, aty ku do të ketë përballë Holandën, Tunizinë dhe Japoninë.

21:25
Hetimi dhe shtyrjet e seancave për Erion Veliajn, SPAK del me komunikatë zyrtare: Ne i kemi vënë në dispozicion njohjen e akteve, pretendimet e tij…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një deklaratë publike ka sqaruar  disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

21:20
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet pasi dyshohet se dronë kanë fluturuar mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore në bregun e Atlantikut të enjten vonë, tha të premten një prokuror përgjegjës që është përgjegjës për çështjet ushtarake në qytetin e Renit.

21:18
Njësoj si në vitin 2010, ja cila do të jetë ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Historia ka një mënyrë të veçantë për t’u përsëritur. 16 vjet pas përballjes të paharrueshme të 11 qershorit 2010 në Johannesburg, Meksika dhe Afrika e Jugut do të ndeshen përsëri në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

21:10
“Vetëm shumë mos e kruaj se…”/ Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Më thirrën për Metën

Teksa shkoi në SPAK për procesin gjyqësor, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta me aktorin Julian Deda.

21:08
“Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë që inspektorët të nisen me urgjencë drejt lokalit të parlamentit.

21:00
Fiks Fare/ Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush. Finiqi thërret për ndihmë

Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale.

20:47
U shortua me Kosovën, fansat shpërthejnë për goglat që vendosën kundërshtarët e SHBA-së: Manipulim

Shtetet e Bashkuara kanë marrë një short të ëndrrash për Kupën e Botës 2026, dhe tifozët nuk mund të ndalojnë së komentuari për atë që ata e quajnë një tërheqje “të manipuluar” në favor të skuadrës amerikane.

20:45
Vodhi një vazo me borzilok, 42-vjeçari dënohet me 9 muaj burg

9 muaj burg i ka kushtuar një burri vjedhja e një… bime borziloku.

20:03
Disiplina vendos, Iliria e Fushë-Krujës do të jetë ekip “shtegtarë“ për pjesën e mbetur të sezonit, 50 km larg fushës së tyre…

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka marr vendimet për ngjarjet e ndodhura në javën e radhës të futbollit tonë në të gjitha kategoritë dhe moshat.

19:51
Misteret e Tanidës, 225 statuja funerale zbulojnë mumjen e Faraonit Seshonk III”

Një zbulim mahnitës ka zgjidhur një mister dhe janë zbuluar 225 statuja funerale në Tanid, në deltën e Nilit, dhe kanë arritur të zbulojnë identitetin e njërit prej banorëve misteriozë të nekropolit mbretëror.

19:21
AAK-ja propozon Haradinajn si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka propozuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

19:17
Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

Katy Perry bëri hapat e parë në botën e partnerit të saj të ri Justin Trudeau këtë javë, duke shoqëruar ish-kryeministrin kanadez në një vizitë diplomatike në Japoni.

18:29
Publikohet Doktrina Trump në 33 faqe/ Jepini fund emigracionit masiv, BE-ja rrezikon zhdukjen kulturore

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një dokument mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes”, në të cilin paralajmëron Evropën për “zhdukjen kulturore” dhe deklaron se kërkon të rivendosë dominimin amerikan mbi Amerikën Latine, si dhe se “epoka e migrimit masiv” duhet të marrë fund.

18:25
“Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi”, Rama për figurën e Christopher Hill: E njoha kur më thanë se kishin çuar Fatos Nanon në burg

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.

18:13
Norvegjia po riarmatoset, blen dy nëndetëse dhe raketa me rreze të gjatë veprimi

Norvegjia planifikon të blejë dy nëndetëse të tjera nga Gjermania dhe raketa të veçanta me rreze të gjatë veprimi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, me një kosto shumë më të lartë se më parë, pjesërisht për shkak të kërkesës së lartë për pajisje ushtarake.

17:45
Lufta kundër krimit të organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.

17:44
Kthimi në SHBA, Baggio kujton Botërorin e 1994-ës dhe i jep mesazh lojtarëve italianë: Jepni 100% për të shkuar në Kupën e Botës

Roberto Baggio, një nga figurat më të ndritura të historisë së futbollit italian, ka shprehur dëshirën e tij më të madhe për Kupën e Botës 2026 dhe ka ftuar Italinë që të kualifikohet dhe të rikthehet në qendër të vëmendjes.

17:40
Foto/ Vëmendja te shorti, FIFA zbulon maskotat zyrtare të Botërorit 2026, nga një për çdo shtet

Me më pak se një vit deri në fillimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka zbuluar maskotat zyrtare për këtë edicion të veçantë, i cili do të mbahet për herë të parë në tre vende të ndryshme: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanada.

17:36
Vdekja e 15-vjeçarit pasi u godit me thikë në zemër, shokët e tij të klasës me dedikim prekës: Pse na ike Erion?!

Nxënësit e klasës së 15-vjeçarit Erion Boba në gjimnazin “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës kanë shkruar sot një mesazh prekës në tabelën e klasës, duke shprehur dhembjen e madhe për humbjen e parakohshme të jetës së shokut të tyre dhe boshllëkun që ai ka lënë pas.

17:33
Nigel Farage: Donald Trump i zhgënjyer me absurditetet e Putinit

Donald Trump është “i zhgënjyer” me qëndrimin “irracional” të Vladimir Putinit në bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë, tha Nigel Farage , një politikan britanik dhe aleat i ngushtë i presidentit amerikan.

17:32
Prej disa ditësh asnjë komunikim me fëmijët, 58-vjeçari dhe gruaja gjenden të vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një burrë 58 vjeç dhe bashkëshortja e tij 55 vjeçe u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre.

17:27
VIDEO/ Pamje… jo aq festive! Plas sherri mes dy ‘Babagjysheve’ në supermarket

Babagjyshët ndonjëherë… mund “t’i lëshojnë” nervat!

17:20
Nuk është Spanja, Guardiola zbulon skuadrën për të cilën vë “bast” në Kupën e Botës 2026: Shpresoj shumë që ta fitojë…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka surprizuar me deklaratën e tij të fundit lidhur me Kupën e Botës 2026, duke i vendosur Anglinë mes favoritëve kryesorë për trofeun.

17:14
Kupa e Botës 2026/ 42 ekipe të kualifikuara, por emra të njohur janë jashtë, Italia rrezikon një tjetër dështim historik

Me 42 ekipe tashmë të kualifikuara dhe 22 të tjera që do të luftojnë në ndeshjet eliminatore për gjashtë vendet e mbetura, Kupa e Botës 2026 po afrohet me ritme të shpejta.

17:11
Pastrim vullnetar në Velipojë, pas bashkisë, në plazh shkojnë edhe shoqatat

Kjo ishte Velipoja pak ditë më parë, pasi deti nxori në breg tonelata mbeturinash, kryesisht plastike, pamje të cilat bënë xhiron e mediave botërore.

17:09
BE-ja e vështirë për fermerët, anëtarësimi i Shqipërisë pritet të zhdukë fermat bujqësore me bazë familjare

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nuk do të vijë pa dhimbje në sektorin bujqësisë, fermerët e vegjël do ta kenë të pothuajse të pamundur t’i përgjigjen kërkesave të vendosura nga europianët, ku sipas ekspertëve të bujqësisë vetëm 28% e fermave do t’i mbijetojnë tregut të ri.

17:06
Arrestohet mjeku, akuzohet për abuzime seksuale me 38 pacientë të tij, në dy spitale

Prokurorët britanikë ngritën akuzë ndaj një mjeku i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht 38 persona që ishin pacientë nën kujdesin e tij, përfshirë fëmijë nën moshën 13 vjeç.

17:00
Akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 32 vite burg 4 pjesëtarët e grupit Habilaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

16:59
Gjermania miraton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, protesta në të gjithë vendin

Parlamenti gjerman miratoi projektligjin për ndryshimet në shërbimin ushtarak me 323 vota pro, 272 kundër dhe një abstenim, duke futur elementë të rekrutimit të detyrueshëm nëse nevojat e Bundeswehr-it nuk plotësohen nga vullnetarët.

16:56
Beteja për titullin në Formula 1, drejtuesi i McLaren: Gati për të dhënë urdhra skuadre për të fituar…

Botërori i Formula 1 është në aktin e fundit të tij dhe beteja për titullin botëror për pilotë është më e ndezur se kurrë me Lando Norris që kryeson me një diferencë të vogël pikësh kundrejt Verstappen dhe Piastrit.

16:47
SHBA ultimatum BE-së: Merrni përsipër shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në vitin 2027

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Evropës të marrë përsipër shumicën dërrmuese të aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s deri në vitin 2027, me qëllim që të zvogëlojë pjesëmarrjen e saj në bashkëpunimin mbrojtës të aleancës, sipas informacionit të cituar nga Reuters.

16:45
Nga tallja e Robin Williams me Sepp Blatter te goglat e ngrohta dhe të ftohta, momentet më të diskutueshme të shortit në historinë e Botërorëve

Kupa e Botës ka pasur momentet e saj të diskutueshme gjatë viteve, dhe shorti i këtij viti, i cili do të mbahet sot në orën 18:00 në Qendrën Kennedy në Uashington, ka ngritur gjithashtu një sërë diskutimesh.

16:37
Norris dominon provat e lira, britaniku “kërcënon” Verstappen dhe Piastrin para garës së madhe të Abu Dhabit

Në turnin e dytë të provave të lira të Grand Prix të Abu Dhabit, Lando Norris vazhdon të shkëlqejë, duke siguruar kohën më të mirë me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Max Verstappen.

16:32
Botërori 2026, Italia pret shortin/ Mediat analizojnë skenarët më të mirë dhe më të këqij për “Azzurrët”

Në prag të Kupës së Botës 2026, mediat italiane po i kushtojnë vëmendje të madhe shortit të grupeve, i cili do të hidhet sot në orën 18:00 sipas kohës italiane në Uashington D.C.