E mërkurë, 19 Nëntor 2025
23:34
Pekerman kujton se si Argjentina ‘vodhi’ Messin: Do të luante Botërorin U20 me Spanjën

José Pekerman, në moshën 76 vjecare, është një prej trajnerëve më të respekuar në futbollin argjentinas. Ai ka mundur të drejtojë ekipet e moshave të Argjentinës si dhe Kombëtaren e madhe të saj. E për më tepër, ishte ai që solli edhe debutimin e Lionel Messit me skuadrën Albiceleste.

23:03
Irlanda e Veriut, Suedia dhe Maqedonia e Veriut; në vazot e shortit janë fantazmat e së kaluarës së Italisë

Vendi i dytë në kualifikueset e Botërorit 2026 pas Norvegjisë detyron Italinë që të luajë në dy raunde playoffi, një gjysmëfinale ku do të përballet me një skuadër të vazos së katërt dhe një finale ku do të ketë përballë nga nga fitueset në sfidat mes skuadrave të vazos së dytë dhe atyre të tretë.

22:55
“Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka deklaruar se vendi jonë meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike.

22:39
“Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që…

Deputeti i PS Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet buxheti 2026, u shpreh se nuk mjafton vetëm të rriten fondet buxhetore, por ato duhet të shpenzohen me eficencë, për të garantuar zhvillim, kujdes social dhe vende pune.

22:35
Hakimi fiton “Topin e Artë Afrikan”: Ky është një çmim për çdo fëmijë që ëndërron të bëhet futbollist

Mbrojtësi i djathtë maroken Achraf Hakimi u kurorëzua Lojtari i Vitit i CAF (Topi I Artë i Afrikës) në Çmimet CAF 2025, duke mposhtur Victor Osimhen dhe Mohamed Salah, dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit afrikan. Pavarësisht se ishte i lënduar, Hakimi arriti në skenë duke hipur në një skuter elektrik për të marrë çmimin, të cilin e dorëzuan Presidenti i CAF, Patrice Motsepe, dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

22:32
“PS ka përvetësuar procesin e integrimit në BE”, analisti Iljazaj në ‘Top Story’: PD nuk është bashkëpunuese

Shqipëria pati një javë intensive diplomatike ku hapi dhe grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian.

22:31
Zgjedhjet e reja në Kosovë, zbulohet lëvizja e fundit e Presidentes Osmani për caktimin e datës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim partitë politike.

22:23
Kupa e Botës FIFA 2026: Kush është brenda, kush është jashtë dhe gjithçka që duhet të dini për këtë edicion

Tashmë janë zbuluar pothuajse të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të fazës finale të Botërorit të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

22:20
Për 13 muaj u hapën 33 kapitujt e negociatave, Dudushi në Top Story: Meritë e qeverisë dhe vullnet politik nga Brukseli

Në 13 muaj Shqipëria ka arritur që të hapë të 33 kapitujt, në synimin që në 2030 të jetë pjesë e bllokut të BE.

22:17
Ju kujtohet Lleyton Hewitt? Kthehet të luajë tenis 44 vjec dhe fiton në lojën dyshe…me të birin

Kur kanë kaluar 5 vjet nga tërheqja e tij nga tenisi, Lleyton Hewitt është kthyer në fushë në lojën dyshe bashkë me djalin e tij Cruz, në New South Wales Open.

21:59
Inside Story/ “Sjellje e mirë dhe rehabilitim”, dokumentet fiktive të burgut që ulën dënimin për të fortin e Vlorës

Në vitin 2022, një hetim i thelluar i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri zbuluar fenomenin e raporteve fiktive për të burgosurit.

21:58
“Duhet t’i lëshojë territore Rusisë”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit

Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar Volodymyr Zelenskyn se Kievi do të duhet të pranojë një plan të ri të hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Plani, i raportuar nga disa media ndërkombëtare, përbëhet nga 28 pika.

21:55
Pogba sheh dritë në fund të tunelit, francezi, gati të debutojë me Monacon?

Paul Pogba sheh më në fund dritë në fund të tunelit,pas 26 muajsh, mesfushori francez mund të kthehet në fushën e lojës në fundjavë. Pogba është rikuperuar nga një problem në kavilje dhe do të jetë në dispozion të skuadrës për ndeshjen e Monaco me Rennes.

21:50
Inside Story/ Nga Gjinarari te Billa, njëri në liri e tjetri në varr. Si e çanë rrjetën e drejtësisë të fortët…

Kur një vendim gjykate liron të dënuar përjetë, ndërsa të tjerë vuajnë dënime të plota për krime më të lehta, mesazhi që përcillet është i qartë: drejtësia funksionon ndryshe në varësi të emrit dhe lidhjeve të të dënuarit.

21:41
Pesimizmi që po dëmton Gjermaninë, gjermanët po kursejnë më shumë sesa duhet dhe kjo po dëmton ekonominë

Gjermanët po kursejnë më shumë në llogaritë bankare sesa është e nevojshme, duke dëmtuar kështu ekonominë e vendit të tyre, paralajmërojnë ekonomistët dhe kërkojnë masa dhe informacione nga qeveria.

21:40
Inside Story/ “Thembra e Akilit”, si po shfrytëzohen raportet mjeko-ligjore për zbutjen e akuzave dhe lirimin e kriminelëve

Personazhe të njohur të botës së krimit që u liruan me kusht përmes raporteve mjeko-ligjore të dyshimta, janë një dëshmi e qartë se si abuzimi me lirimin me kusht ka krijuar një skemë arratie për njerëzit e botës së errët.

21:36
Inside Story/ “Deluzione dhe sjellje vetëdëmtuese”, si fitoi lirinë i forti i Shijakut përmes ekspertizës mjeko-ligjore fiktive

Një tjetër rast që pasqyron mënyrën se si lirimet me kusht janë përdorur si portë dalëse për kriminelët e njohur është ai i Astrit Avdylajt, kreu i bandës së Shijakut.

21:35
Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë.

21:30
Inside Story/ Nga “Liria me Kusht” sërish në botën e krimit, si i lanë qelitë “të fortët” përmes raporteve fiktive

Drejtësia, nuk ka si qëllim bazë ndëshkimin e personave që kryejnë krime, kryesorja është rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri. Një nga mekanizmat e parashikuar nga Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale është “Lirimi me Kusht”, i cili supozohet të jetë një instrument i përdorur për të shpërblyer sjelljen e mirë dhe rehabilitimin real të një të burgosuri.

21:26
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Një punonjës veteran i FBI-së, i cili u trajnua për t’u bërë agjent special, u pushua nga puna muajin e kaluar pasi solli flamurin LGBTQ+ në vendin e punës.

21:13
Moti i keq në Greqi/ Lumi Aliakmonas del nga shtrati, dëmtohet ura historike në Kostur dhe ndërpritet furnizimi me ujë

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë 24 orëve të fundit në zonën më të gjerë të Kastorias, lumi Aliakmonas doli nga shtrati në Nestorio, Kastoria, ku po zhvillohen ngjarjet e River Party.

21:11
Milan, kthimi i Thiago Silvës është i mundur, mbrojtësi dëshiron të kthehet në Evropë

Pas lajmit të publikuar nga ‘La Repubblica’ përpara pak ditësh për interesimin e Milanit për Thiago Silva, nga Brazili vijnë konfirmime në lidhje me vullnetun e futbollistit për të ndërprerë kontratën deri në 2026 me Fluminensen që në muajin dhjetor dhe të kthehet në Evropë .

21:02
“Mali i mbeturinave”/ Grumbulli i plehrave pranë lumit në Angli rrezikon të shkaktojë një katastrofë mjedisore

Një mal me mbeturina të hedhura ilegalisht pranë një lumi në zonën rurale jashtë Oxford-it ishte aq i madh sa mund të shihej nga hapësira, por pak njerëz në Tokë e kishin vënë re.

21:00
Denoncimi i Fiks Fare/ Lirohen autorët e vrasjes së Egli Progës: A ndërhyri ‘daja’ në manipulimin e provave

Fiks Fare paralajmëroi disa javë më parë se hetimet për vrasjen e Egli Progës, më 10 gusht 2024, në Pogradec, po tentoheshin të manipuloheshin.

20:36
VIDEO/ “A mendoni se ai është terrorist?” Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që…

Elon Musk ishte mes të ftuarve në pritjen zyrtare që Donald Trump organizoi në nder të princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

20:31
Balluku flet për herë të parë në Kuvend për hetimin e SPAK: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje për drejtësinë, derisa të jepet fjala e fundit….

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka folur sot për herë të parë në Kuvend lidhur me hetimin nga SPAK.

20:30
VIDEO/ Roboti kërcen përpara Putinit: Emri im është Green dhe jam roboti i parë humanoid

Një robot humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale ka performuar një kërcim përpara presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një ekspozite të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe në Rusi, e cila synonte të prezantonte risitë teknologjike të institucionit.

20:15
“Me faqe për muri ju pafsha”, Rama-deputetëve të opozitës që i kthyen shpinën: Vetëm me shëndet aman

“Kështu me faqe për muri ju pafsha”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa po fliste për buxhetin.

20:15
“Më erdhi Basha në zyrë dhe kërkoi të më evakuonin”, Berisha flet për 21 Janarin: Audio është e falsifikuar. Ja si përgjigjet për syrin e nxirë të Ndrea Prendit

Pasi u pyet rreth dy orë nga prokurorët e SPAK, Sali Berisha tregoi para gazetarëve detaje të pa thëna më parë për ngjarjen tragjike të 21 janarit ku u vranë 4 persona në Bulevard.

20:14
Princi i Kurorës në Uashington/ Kompania xAI e Elon Musk premton ndërtimin e një qendre gjigante të dhënash në Arabinë Saudite

Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI, planifikon të ndërtojë një qendër të dhënash me kapacitet 500 megavat në Arabinë Saudite.

20:13
Përplasje absurde, çiklisti i zhveshur goditet me grusht dhe përfundon në asfalt

Një video që tregon momentin kur një çiklist i zhveshur goditet me grusht nga një motoçiklist po bën xhiron e internetit.

20:08
Sulmet ruse në Ternopil të Ukrainës, të paktën 25 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën.

20:08
Norvegjia, shpërndau një video intime me të mitur, Schjelderup dënohet me…14 ditë burg

Andreas Schjelderup u dënua në Danimarkë me 14 ditë burg që është lënë pezull dhe 1 vit liri me kusht për shpërndarje të një video intime me të mitur. I deklaruar fajtor, sulmuesi 21 vjecar i Benficas pranoi se kishte bërë një shaka pa kripe për të cilën ishte penduar.

19:48
15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fushën e Maliqit.

19:44
Publikimi i dokumenteve të Epstein, ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së jep dorëheqjen nga bordi i OpenAI

Ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së dhe ish-presidenti i Harvardit, Larry Summers, ka dhënë dorëheqjen nga bordi i OpenAI.

19:36
Pagliuca dhe të pathënat e tij: Interi im është vjedhur vazhdimisht, Sampdoria? Netë në disko; pak alkool, shumë femra…

Nëse Gianluca Pagliuca do të vizatonte trekëndëshin e jetës së tij, këndi i parë do të ishte Xhenova ku ka fituar me Sampdorian dhe ku është afirmuar si portier i nivelit botëror. Dy këndet e tjerë i takojnë Milanos ku qëndroi 5 vjet te Interi me Ronaldon e Vierit dhe Bolognas, shtëpisë së tij. Ish portieri i Të Kaltërve bën një rrëfim të plotë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ duke folur pa dorashka

19:28
Në prag të paqes? Plani i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Kievi pritet të heqë dorë nga tokat dhe armët

SHBA-të i kanë thënë Presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga Amerika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

19:01
“Në kohën tuaj ministrat silleshin si të fortë”, Topalli replikon me Shalsin: Ata që janë pijshëm, mos i lini të dalin në foltore

Vijojnë diskutimet në Kuvend, në lidhje me projekt-buxhetin 2026.

18:52
Moti i keq shkakton probleme me rrugët nacionale, aksi Burrel – Rrëshen gati i pakalueshëm

Në rrugën nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen ka pasur probleme edhe gjatë ditës së sotme.

18:47
Vlerësim maksimal për Mario Mitaj, ‘Sofascore’ e vendos në formacionin ideal të yjeve të Evropës

Ai gjendet në një 11-shen elitare, ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia. Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese.

18:33
Video/ Pamje me dron, Lumi Vjosa në pikë kritike pasi rrezikon të dalë nga shtrati

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, prurjet në lumin Vjosë janë rritur. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se lumi Vjosë po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati.

18:27
“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe në Kuvend: Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen në shërbime publike

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet.

18:20
Video/ Vrasja brutale e 58-vjeçarit grek, i riu shqiptar: Nuk doja t’i merrja jetën, por më zuri rrugën dhe më hodhi sprej djegës në fytyrë

“Nuk doja ta vrasja, por u zumë se më pengoi rrugën me makinë dhe me hodhi spraj dregës në fytyrë”, kështu shprehet i riu shqiptar që akuzohet për dhunimin me vdekje të  58-vjeçar në Neo Kosmo të Athinës.

18:15
Cristiano Ronaldo bën një selfie në Shtëpinë e Bardhë me Musk, Infantinon dhe Georgina

Një foto përkujtimore e Cristiano Ronaldos nga darka e djeshme në nder të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, paraqet figura të fuqishme nga politika, biznesi dhe sporti.

18:08
“Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse, Niko nuk e desh veten kur…”, Satira e Gjekmarkajt: Ivi Kaso si djali i beut, Nallbati i yshtur nga malli

Nga Agron Gjekmarkaj

18:04
Europol operacion në disa shtete, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe 462 makina të sekuestruara

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Shqipërinë.

17:57
VIDEO/ Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek, dalin pamjet e rënda, ky është autori shqiptar

Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën.

17:53
Do vrisnin trafikantin shqiptar të drogës se dyshonin se u kishte vjedhur disa ton ‘mall’, Europol prish planet e 6 ‘mercenarëve’

Europol ka zhvilluar një hetim të udhëhequr nga Gjermania, që kishte në shënjestër një grup mercenarësh të paguar nga një rrjet kriminal për të rrëmbyer kreun e një bande shqiptare të drogës.

17:36
Studimi/ TikTok-u ndikoi në narrativët politikë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativëve politikë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë – të mbajtura më 9 shkurt – veçanërisht duke pasur parasysh se kjo është platforma më e përdorur në vend, sipas disa vlerësimeve të bëra në një raport të përpiluar nga organizata joqeveritare me seli në Bruksel, Iniciativa për Media të Lira në Ballkan (BFMI) dhe kompania bullgare për vëzhgim të medias, Sensika Technologies.

17:16
Reshje me intensitet të lartë në Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore

Që prej mesnatës së mbrëmshme, reshjet e shumta të shiut kanë vijuar dhe në qarkun e Beratit. Sipas njoftimit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Berat, reshjet kanë qenë të dendura dhe me intensitet të lartë, veçanërisht në zonat malore.

17:13
I pari arbitër milanez në derbi që pas luftës, kush do të vendosë drejtësi në Inter-Milan

Derbi i së dielës në mbrëmje në “San Siro” do të ketë një detaj historik: për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, arbitri kryesor është i lindur në Milano.

17:05
Skandali i korrupsionit prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë, shkarkohen nga detyra ministri i Energjisë dhe ai i Drejtësisë

Parlamenti i Ukrainës shkarkoi këtë të mërkurë ministrat e Energjisë dhe të Drejtësisë, duke thelluar krizën më të madhe politike të kohës së luftës, pas nisjes së një hetimi të gjerë për korrupsion.

16:49
Krimi ndërkufitar dhe emigracion ilegal, Task Forca Rajonale kundër Migracionit të Paligjshëm mblidhet në Tiranë

Task Forca e Përbashkët për Migracionin, Britani e Madhe-Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Maqedoni e Veriut, front operacional i konsoliduar kundër fenomeneve shqetësuese të kohës, lëvizjeve migratore ilegale dhe qarkullimit të aseteve të krimit.

16:46
Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun për një kafe, vetëdorëzohet pas rreth një muaji Daniel Pepa

Rreth një muaji pas vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë, është dorëzuar autori i shpallur në kërkim për vrasjen e  Flori Paluçin, Daniel Pepa.

16:38
“Liria fillon me padrejtësi dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë”/ Spiropali përshëndet fjalën e gjeneralit amerikan në Hagë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një video në rrjetin e saj në Facebook, ku tregon një fjalim të gjeneralit amerikan Wesley Clark në sallën e Hagës.

16:30
“Buxheti i shkon ministrisë që vjedh më shumë”, Balliu e akuzon, Balluku i përgjigjet: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare/ Ndërhyn garda

Gjatë seancës së kësaj të mërkure në Kuvend, pati një përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.

16:07
“Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

Ashtu siç e larguan nga drejtimi i bashkisë duke ngritur kartonët pro, këshilltarë të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak, po ashtu të dyja palët janë dakord pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për praninë e Veliajt fizikisht në mbledhjen e radhës që zhvillohet këtë të premte, ndonëse kërkesën pranë SPAK e kanë bërë këshilltarët e PS.

16:01
Shembet ura që lidhte tre fshatra në zonën e Delvinës, izolohen tërësisht banorët

Në zonën e Delvinës është regjistruar një problem serioz, pasi ura që shërben si lidhje kryesore për fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj është rrëzuar, duke i lënë banorët pa asnjë rrugë dalëse drejt qytetit dhe Sarandës.

15:54
Ra aksidentalisht në pus, humb jetën e moshuara në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj.

15:52
Tronditëse në Vlorë, 36-vjeçari në Vlorë i jep fund jetës duke konsumuar medikamente bujqësore

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë, ku një 36-vjeçar nga fshati Sherishtë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore.

15:52
Dështimi i formimit të qeverisë së re në Kosovë/ Kreu i LDK-Kurtit: Figurë tragjikomike si Don Kishoti, jeton në një botë që e ke krijuar vetë

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuvend gjatë fjalës së tij, e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’.

15:46
Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti i del në mbrojtje vëllait të tij: Krenaria e shqiptarëve, deri në vdekje me ty

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky rezultat iu mjaftoi “Helvetikëve” për të mbyllur grupin në krye.

15:37
Nuk ka qeveri të re në Kosovë, Konjufca nuk merr shumicën, hapet rruga për zgjedhje të reja

Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

15:35
“Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda. Nga brenda Kryeministrisë u qëllua…

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live’, ku foli për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin.

15:26
Dëmet nga përmbytjet, problemet në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të shiut

Kjo është pamja që ka lënë pas përmbytja e një dite më parë në familjen Sela, në Fushë-Mamurras. Uji është tërhequr, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, kryesisht në blegtori.

15:22
Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë, Vora kalon në raundin tjetër me përmbysje (Rezultatet)

Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë u mbyll sot me gjashtë ndeshje plot gola dhe emocione.

15:20
Fiziku i Zlatan Ibrahimovic nuk njeh moshë, suedezi sfidon ngricën (VIDEO)

Fiziku i Zlatan Ibrahimovic nuk i ndjen hic vitet që kalojnë e as kushtet atmosferike. Ish sulmuesi suedez e tregoi këtë edhe një herë me anë të një videoje të postuar së fundmi në llogarinë e tij në rrjetin social Intstagram.

15:14
Vërshëllimat ndaj Granit Xhakës në Prishtinë, kreu i tifogrupit ‘Dardanët’ flet për “Shqipëria Live”: Nuk erdhi nga ne…

Granit Xhaka u surpizua për keq mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes së Zvicrës me Kosovën, pasi tifozët e Kosovës e kanë vërshëllyer sa herë prekte topin.

15:05
Conte, Luis Enrique, Yamal; nis gara e ‘Globe Soccer Awards’

Nis zyrtarisht gara për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards, teksa janë shpallur kandidaturat, ku padyshim dominon Paris Saint Germaini, skuadra kampione e Evropës.

15:03
Projekt pilot kundër zjarreve, Devolli bëhet bashkia e parë me teknologji paralajmërimi të hershëm

Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i dedikuar parandalimit të zjarreve në zonat pyjore, një nismë e cila synon modernizimin e mënyrës së monitorimit dhe reagimit ndaj emergjencave.

14:59
Formimi i qeverisë së Kosovës/ Konjufca përballet me votimin vendimtar, Vetëvendosje ka vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme

Seanca për formimin e qeverisë në Kosovë nisi me 45 minuta vonesë.

14:58
“Buxheti i ri një deklaratë braktisjeje për Veriun”, Gjekmarkaj nga Kuvendi: Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk duan thërrime

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi sot nga foltorja e Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026.

14:57
Klosi-deputetëve të opozitës: Ju jeni thjesht parti, as elektorale apo ideologjike

Socialisti Blendi Klosi i është drejtuar me tonë të ashpra opozitës, duke u thënë se nuk janë parti elektorale dhe as ideologjike.

14:55
Video/ Kualifikimi i Belgjikës në Botëror, De Bruyne shfaqet në dhomën e zhveshjes me paterica për të uruar ekipin

Gati një muaj pas dëmtimit të rëndë të pësuar në “Maradona” ndaj Interit, Kevin De Bruyne është shfaqur sërish, këtë herë në dhomat e zhveshjes së Belgjikës, për të mbështetur shokët e skuadrës para ndeshjes me Lihtenshtejnin për kualifikueset e Botërorit 2026.

14:50
Presidenti Begaj vizitë në Republikën Çeke, pritet nga homologu: Bashkëpunimi po shënon një kapitull të ri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel.

14:48
Zemra kuqezi e Paolo Maldinit: Për mua, në Itali apo jashtë saj, ekziston vetëm Milani. Derbi do të jetë i ekuilibruar

Paolo Maldini ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të edicionit të 40 të çmimeve Viareggio Sport. Ish kapiteni dhe drejtues i Milanit në këtë ceremoni foli për shumë tema; nga lidhja e tij me klubin kuqezi e deri të sfida e së dielës me interit, duke përmendur ndër të tjerat edhe kombëtaren italiane, shkarkimin e Piolit dhe të ardhmen e djalit të tij Daniel.

14:45
Rritja e nivelit të lumit të Vjosës, banorët të shqetësuar: Kemi larguar bagëtinë dhe kemi zhvendosur pajisjet e orenditë shtëpiake

Banorët e fshatrave të njësisë administrative të Novoselës janë të interesuar për prurjet e lumit Vjosë, sidomos në zonën e urës së Mifolit, aty ku lumi shpesh del nga shtrati.

14:21
Integrimi, Rama për gazetën holandeze: Nuk kemi nevojë për veto për anëtarësimin në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë intervistë për gazetën holandeze ‘Volkskrant’, ku ka folur për integrimin në Bashkimin Europian.

14:16
AI në mjekësi, paralajmëron OBSH: Kujdes përdorimin pa mbrojtjen e pacientëve

Vetëm katër nga 50 vendet e anketuara nga OKB kanë strategji kombëtare lidhur me përfshirjen e AI-t në kujdesin shëndetësor: Inteligjenca artificiale  po transformon sektorin e shëndetësisë, duke premtuar kujdes më të mirë për pacientët dhe presion të reduktuar të fuqisë punëtore – por në të njëjtën kohë ajo vendoset pa masa mbrojtëse të mjaftueshme për pacientët ose punonjësit e shëndetësisë, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj më të ri.

14:16
Rrezikohen të përmbyten tokat bujqësore në Fier, flasin banorët: Jemi të frikësuar, do na duheshin dy vite…

Prurjet e lumit Vjosa në fshatin Kashisht në Fier, kanë arritur në pikën kritike.

14:14
Milan, Allegri e ka thuajse gati formacionin…ka vetëm një dilemë

Ditën e martë Milani iu rikthye punës teksa në horizont shfaqet derbi i Madonninës që është programuar të luhet këtë të dielë.

14:10
Niveli i lumit Vjosa arrin në 5 metër, kreu i Emergjencave Civile inspekton urën e Mifolit dhe Novoselën

Haki Çako, ka inspektuar situatën në urën e Mifolit, në zonën e Novoselës, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rrezikut të mundshëm për daljen e tij nga shtrati.

14:06
Drejt përmirësimit situata në Durrës, banorët vijojnë më pastrimin e shtëpive dhe kanaleve

Pas reshjeve të dendura të së martës, situata në Manëz, Sukth, Katund të Ri dhe Ishëm po normalizohet, ndërsa intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë.

14:03
“Jemi në sulm hibrid”, ministri italian: Lufta e Rusisë ndaj Perëndimit ka nisur

Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, konsideron se shtimi i sulmeve hibride nga Rusia tregon se lufta ka nisur me pasoja potencialisht “katastrofike”.

14:00
Bie mbështetja për Trumpin, Reuters: Niveli më i ulët që nga janari

Mbështetja për presidentin amerikan, Donald Trump ka rënë në 38 për qind, niveli më i ulët ky që nga janari, kur republikani u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

13:54
Të gjitha emocionet e Akanji: Mezi pres të luaj derbin…

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai erdhi në mbrëmjen e Prishtinës, ku Zvicra barazoi 1-1 me Kosovën për të siguruar pjesëmarrjen e saj në Botëror për të gjashtën herë radhazi.

13:51
Vrau dy persona në 1997-ën, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për ish-policin Tomorr Çela

25 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për ish-policin Tomor Çela, i cili në vitin 1997 vrau Elton Danin e Ledian Hoxhën pas një debati për një aksident me makinë.

13:47
Kualifikimi historik i Skocisë në Botëror, Robertson shpërthen në lot kur kujton Diogo Jotën: E ëndërronim të dy këtë moment

Një mbrëmje historike dhe emocionalisht e papërshkrueshme në Hampden Park solli rikthimin e Skocisë në Kupën e Botës pas 28 vitesh, falë një fitoreje dramatike 4-2 ndaj Danimarkës.

13:41
Napoli gati të rikthejë Lukakun, Conte planifikon ta fusë në listë brenda 10 ditësh. Objektivi është Champions League

Napoli mund të marrë një super–përforcim shumë më shpejt sesa pritej.

13:39
Fotolajm/ Peleshi e përjashton nga seanca, Balla i shkon Shehajt në vendin ku qëndron në Kuvend

Kreu u Partia Mundësia, Agron Shejaj u përjashtua nga seanca e sotme në Kuvend nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

13:36
Bastoni vlerëson Chivun: Gjeti menjëherë mënyrën e duhur për të hyrë në grup

Alessandro Bastoni rrëfehet në median italiane teksa flet për aktualitetin e Interit dhe rrugëtimin e tij personal. Qendërmbrojtësi analizoi impaktin e Christian Chivut në staf, transformimin e rolit të tij menazxhimin e ekuilibrit psikologjik dhe përgjegjësinë e maturuar në skuadër, por në sfond qëndron edhe finalja e Ligës së Kampioneve në Mynih, një plagë që shndërrohet në shtysë për të tentuar sërish

13:22
Balluku përplaset ashpër me Shehajn në Kuvend/ Deputeti: Një e pandehur na bën moral këtu. Zv.kryeministrja: Nuk bëhesh dot politikan me Facebook

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.

13:12
Video/ Zv.kryeministrja Balluku merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës braktisin seancën

Deputetët e opozitës braktisur seancën plenare, pasi zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori fjalën në Kuvend.

13:10
Mbyllen diskutimet, por jo seanca/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës thirrje subjekteve politike: Të mblidhemi dhe të miratojmë ligjet jetike të vendit

Kryetari i Kuvendit të Kuvendit, Dimal Basha, i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, por jo edhe vetë seancën.

13:05
Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira

12:51
Paraqitja e Lara Colturit befasoi dhe Shiffrin: Po e rrit nivelin, është kaq e pjekur

E shtuna e 15 nëntorit ishte dita perfekte për Lara Colturin. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës në Ski, u rendit në vendin e dytë në Slalom në ndalesën e dytë të këtij sezoni, duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme 19 vjetorin e saj të lindjes.

12:51
“Ka netë pa gjumë për hallin e shqiptarëve”, Bardhi ironizon Ballukun: Pa aferën e Llogarasë do dyfishoheshin pensionet

Pas mori tërheqje vëmendjeje nga kryeparlamentari Peleshi, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi hodhi akuza për kreun e qeverisë dhe zv.kryeministren Balluku.

12:43
Nuk pagoi detyrimet ndaj fëmijës së tij, arrestohet për të katërtën herë ish-sulmuesi brazilian i Manchester Cityt

Ish-sulmuesi i njohur brazilian Jo (Joao Alves de Assis Silva) është arrestuar në Rio de Janeiro pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi për mospagim të detyrimeve të ushqimit për fëmijën.

12:37
Probleme nga reshjet edhe në Pogradec, uji hyn në treg, dëmtohen produktet

Probleme nga reshjet e dendura ka edhe qyteti i Pogradecit.

12:37
Protesta e PD kundër Ramës në Kuvend, cilat janë dy deputetet që nuk i kthyen kurrizin kryeministrit

Grupi parlamentar demokrat vendosi të protestojë në një mënyrë të pazakontë ndaj kryeministrit Edi Rama që u rikthye në Parlament për të folur për buxhetin e vitit të ardhshëm.