E shtunë, 26 Korrik 2025
19:30
Sulm terrorist në Iran/ 5 të vdekur dhe 13 të plagosur, sulmi u krye nga një grup xhihadist

Pesë civilë, përfshirë një foshnjë dhe nënën e saj, humbën jetën gjatë një sulmi të armatosur ndaj një ndërtese gjyqësore në juglindje të Iranit.

18:59
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë, zyrtarët: Rusia lëshoi mbi 200 dronë dhe 30 raketa

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa midis dy vendeve, ndërsa përpjekjet për një armëpushim vijojnë të dështojnë.

18:59
“Maratona e bebeve”/ 60 fëmijë garuan me lojëra dhe sporte në Pogradec

Pogradeci mirëpriti për të tretin vit radhazi “Maratonën e Bebave.

18:55
“Çlirohen” 60 plazhe/ Durrës, janë sekuestruar më mijëra çadra, 200 gjoba

Plazhet publike këtë sezon po i rikthehen qytetarëve.

18:30
411 milionë euro drogë e sekuestruar/ SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut, 16 persona nën hetim! Ja në cilat shtete shtrihej

SPAK ka goditur një rrjet ndërkombëtar droge, ndërsa 16 persona janë vënë nën hetim.

18:22
Ekskluzive/ Zbulohen bizneset e shqiptarit në Angli i arrestuar nga SPAK

Klevis Hoxhosmani një prej 6 të arrestuarve të SPAK për trafikun e kokainës rezulton të jetë pronar i disa bizneseve në Angli.

17:49
Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin! Zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm.

17:29
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, vijon puna për izolimin e vatrës

Zjarr i përmasave të mëdha në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit.

17:25
Një tjetër vatër zjarri pranë majës së Shashicës, avionët ndërhyjnë nga ajri

Është raportuar për një vatër të re zjarri pranë majës së Shashicës, në afërsi të fshatit Kaninë.

17:21
Temperaturat e larta në vend/ Probleme me energjinë në disa zona

Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave. OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike. Konkretisht: Linja 110kV Elbasan […]

17:07
9-vjeçarja ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh shqiptarja e Kosovës

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit.

16:30
Po pastrohet edhe Shkodra/ 150 shkelje të hapësirave publike. Po largohen lokalet që kanë zënë trotuaret

Prej një jave, edhe në Bashkinë e Shkodrës, po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, një nismë që po zbatohet në të gjitha bashkitë e vendit.

16:15
Trump i shmanget polemikave të Uashingtonit, “arratiset” në Skoci për golf dhe biznes

Presidenti Donald Trump ka nisur një udhëtim pesëditor në Skoci, larg polemikave të shumta që po përballen në Uashington, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në resortet e tij luksoze të golfit.

16:15
Zjarri pranë shtëpive/ Në fshatrat rrëzë Shpiragut në Berat situata është shumë e rrezikshme

Qielli mbi fshatin Paftal në Berat gjëmon nga helikopterët që mundohen të ndalin përparimin e flakëve pranë banesave.

16:09
Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën 7-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish.

15:57
Leao, një gol për mikun Diogo Jota: Shënon ndaj Liverpool dhe feston duke imituar numrin 20

Një gol për mikun e tij që nuk jeton më. Rafa Leao ia ka dedikuar golin e shënuar në ndeshjen miqësore kundër Liverpool-it Diogo Jotës, i cili humbi jetën më 3 korrik në një aksident rrugor në Spanjë, së bashku me vëllain e tij.

15:45
Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit, Gjykata rishikon masat për katër zyrtarët, ish nënkryetarja vijon në arrest shtëpie

Gjykata e Fierit rishikon masat për katër zyrtarët që shpërdoruan detyrën në bashkinë e Fierit.

15:38
Trafik i rëndë në Fushë-Milot/ Mijëra qytetarë dynden drejt bregdetit, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

Kjo ishte situata këtë të shtunë në Fushë-Milot, ku mbyllja përfundimtare e urës së vjetër ka shkaktuar kaos në qarkullim.

15:33
Zjarri më i rëndë në zonë ndër dekada, vijon lufta me flakët në Delvinë! Ç’po ndodh me 2 mijë banorët e evakuuar

Zjarri shkatërrues që përfshiu zonën e fshatrave Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në Njësinë Administrative Vergo të Bashkisë Delvinë, vijon të jetë aktiv edhe sot. Flakët aktualisht janë përqendruar në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën mbi baxhon e fshatit Kopaçëz, prej nga dyshohet se janë përhapur më tej drejt malit të Borshit.

15:06
“3-4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare“, Rama: Bizneset s’do të shkelin kufirin e të drejtës së popullit, këta guximtarë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.

14:57
Aksioni i policisë së shtetit dhe BKH, pas 7 masave të sigurisë, sekuestrohen edhe dy automjete luksoze

Policia e shtetit dhe agjentë të BKH kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë.

14:53
Vapa bën keq për mendjen! Mjekët thonë se janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

Edhe pse duhet të kishte një qetësim të sëmundjeve neurologjike gjatë periudhës së verës, temperaturat ekstreme kanë bërë që edhe këto sëmundje të shënojnë rritje.

14:48
Zjarri i madh në Markat të Konispolit, banorët largohen me urgjencë nga shtëpitë

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë.

14:35
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit! Seanca mblidhet në orën 22:00

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan sërish sot në tentimin e fundit për konstituimin e Kuvendit, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

14:22
Vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve, kapet “skifteri” në Tiranë! I sekuestrohen 6 mln lekë dhe 8 mijë euro

Vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

14:13
Djegie dhe dehidratim! Mjekët tregojnë se çfarë duhet të kemi kujdes në plazh në ditët e nxehta

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin këto ditë, po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve.

13:51
Videoja pas Grammy ku Kaney West dhe Bianca Sensori shkëmbejnë puthje pasionante bëhet virale

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Sensori, kanë ndezur sërish diskutimet me një video ku ata shfaqen duke shkëmbyer puthje pasionante në një festë.

13:49
Plazhet shqiptare nën vëmendjen e turistëve të huaj, Rama ndan pamje nga Saranda dhe Ksamili: Brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një tjetër mesazh optimist për sezonin turistik në vend, duke theksuar interesin në rritje të turistëve të huaj për bregdetin shqiptar.

13:42
Sot dita më e nxehtë! Temperaturat deri në 44 gradë celsius, por sinoptikania jep lajmin e mirë për ditët në vijim  

Sot parashikohet të jetë dita më e nxehtë teksa termometri do të shënojë 43 deri në 44 gradë celsius.

13:41
Orban i bën shantazh BE-së: Nëse fondet e ngrira për Hungarinë nuk lirohen, do të bllokojmë buxhetin

Qeveria e Hungarisë nuk do ta mbështesë buxhetin e ri shtatëvjeçar të BE-së nëse Brukseli nuk liron të gjitha fondet e ngrira të BE-së, tha të hënën kryeministri Viktor Orban.

13:31
Arrestohet 58-vjeçari në Tropojë pasi gruaja e tij rezulton e humbur! Dyshohet për ngjarje të rëndë kriminale, nisin kërkimet

Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda.

13:27
Tre civilë të vrarë në sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën tre civilë u vranë në sulmet ruse në rajonet ukrainase të Donetskut dhe Zaporizhias të premten, thanë autoritetet, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nevojiteshin më shumë fonde për të sprapsur forcat e Moskës.

13:14
Shpërndau video pornografike me të mitur në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kirbenetike të DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike me të mitur, në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 23-vjeçarit, ku gjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë videot intime, në rrjetet sociale të personave të ndryshëm.

13:10
Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet pas konflikteve me banorët, procedohet 72-vjeçari

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i shtetasit Gj. Gj., 72 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.

12:57
Belshi përballet me temperatura ekstreme dhe ndërprerje prej 8-orëshe të energjisë, preken mbi 2300 abonentë

Në kulmin e një vale të të nxehtit përvëlues, ku temperaturat në zonën e Belshit kanë shënuar deri në 43°C, banorët janë duke u përballur këto ditë me një tjetër sfidë, ndërprerjen e energjisë elektrike për tetë orë, nga ora 06:00 deri në 14:00.

12:52
“Verë dhe portokallë” në Belsh, spektakli i aktorëve të “Portokalli” në sheshin qendror të qytetit

Verë dhe Portokalle u ndal në qytetin e bukur të Belshit. Një performancë e shkëlqyer e aktorëve mbajti mbërthyer publikun deri në orët e vona të natës. 

12:49
Starmer refuzon thirrjen për të njohur Palestinën pavarësisht presionit nga kabineti: Nuk e ndihmon paqen

Kryeministr britanik Sir Keir Starmer ka refuzuar një thirrje nga më shumë se 130 deputetë laburistë për të ndjekur Emmanuel Macron dhe për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez, mes shqetësimeve se kjo çështje do të errësonte vizitën e Presidentit Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

12:47
Dogji ullishten në Frakull të Vogël, arrestohet 64-vjeçari për zjarrvënie

Një 64-vjeçar nga fshati Frakull e Vogël është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr që dogji 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

12:16
Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! 4 helikopterë në gatishmëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim.

12:08
Vdekja misterioze e ish-futbollistit të Fiorentinës, Ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

Celeste Pin, ish-mbrojtësi 64-vjeçar i Fiorentinës, u gjet i pajetë më 22 korrik në banesën e tij në kodrat e Careggi, Firence.

11:37
Rrëfehet vëllai i Jeffrey Epstein: Ai dinte gjëra komprometuese për Donald Trump, jam i sigurtë që nuk është vetëvrarë

NEW YORK – Mark Epstein, vëllai i financierit, përgjigjet në telefon nga Florida. 71-vjeçar, zhvillues pronash të paluajtshme, Mark nuk beson se Jeffrey është vetëvrarë dhe ka kritikuar Departamentin aktual të Drejtësisë dhe FBI-në për rikonfirmimin e kësaj teze.

11:33
Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Vladimir Putin ka premtuar vazhdimisht se asnjë 18-vjeçar i thirrur për të shërbyer në Rusi nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë, por një hetim rus i BBC-së ka zbuluar se të paktën 245 ushtarë të asaj moshe janë vrarë atje në dy vitet e fundit.

11:21
Vrasja e Anest Ramës në Fier merr kthesë tjetër! Vajza e viktimës lidhje intime me 56-vjeçarin që e ndihmoi për krimin, i martuar dhe me dy fëmijë

Policia e Fierit ka zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e 55-vjeçarit Anesti Ram nga vajza e tij. Sipas autoriteteve lokale nga hetimet ka  rezultuar se vajza e viktimës Emanilda Rama, nuk e ka kryer e vetme krimin.

11:13
Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, dy apartamente që i kishin marrë me qira, në Elbasan, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) për prostitucion.

10:46
Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin për konkurrencën e barkave në plazh! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Budvës mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën një baba dhe djali i tij. Për vrasjen dyshohet S.S. (65), xhaxhai dhe vëllai i viktimave, i cili u arrestua pak pas marrjes së njoftimit nga policia për të shtëna me armë zjarri.

10:42
Vdekja e miliarderit Mike Lynch dhe rënia dramatike e gjeniut të teknologjisë, familja e tij në prag falimentimi, 700 milionë paund borxhe

Familja e miliarderit britanik dhe pionierit të teknologjisë Mike Lynch po përjeton një tragjedi të pafundme, pasi ai humbi jetën vitin e kaluar së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah dhe pesë të tjerë në jahtin e tij luksoz Bayesian që u përmbys në brigjet e Siçilisë.

10:11
Vallëzimi sensual i Salma Hayek, shihni videon e aktores 59-vjeçare në Instagram

Salma Hayek performoi një vallëzim sensual me bikini të bardha dhe e ndau klipin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

09:56
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid po përgatiten për hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid duket se po përgatiten për hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, pasi një burim i tha Page Six se çifti “po mendon seriozisht për martesën dhe një fëmijë së bashku”.

09:46
Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares! Kush është 56-vjeçari i martuar që dyshohet se e ndihmoi, e goditën edhe me sende të forta dhe mjete prerëse

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

09:43
33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim të menjëhershëm

Luftimet në kufirin kamboxhiano-tajlandez kanë vrarë të paktën 33 persona nga të dyja palët, sipas shifrave të fundit zyrtare të viktimave, ndërsa Phnom Penh kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm” nga Bangkoku.

09:38
“BBV më riktheu në skenë”, Klajdi Musabelliu: Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

09:25
Zjarri në vend, dronët Bayrakatar TB2 fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut.

09:20
Rëndohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që u lëndua gjatë tentativës për shuarjen e flakëve në Delvinë, niset drejt Traumës

Një tjetër banor i lënduar nga zjarri në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë, është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

09:14
Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

09:08
Shpërthimi i fuqishëm në Selanik dhe plagosja e dy personave, shënjestra dyshohet zyrtari i burgjeve

Shënjestra e sulmit me tritol në Selanik duket se ka qenë një pallat ku jeton presidenti i Federatës Panhelenike të Oficerëve të Burgjeve, pasi një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/07), rreth orës 02:10, jashtë pallatit ku ai banon.

08:45
Si duhet të financohet ndihma për zhvillim në Lindjen e Mesme në të ardhmen?

Organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Lindjen e Mesme përgjigjen gjithmonë njësoj: Eshtë e pamundur të thuhet. “Askush nuk e di vërtet se çfarë po ndodh,” tha për DW drejtuesi i një projekti sirian, duke komentuar shkurtimet e ndihmës amerikane gjatë administratës Trump.

08:39
Zjarri masiv vazhdon të jetë aktiv në njësinë administrative Vergo, dëme të mëdha në banesa dhe bujqësi

Vatra e zjarrit që përfshiu zonën e fshatrave Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli në Njësinë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vazhdon të jetë aktive.

08:24
Analiza/ Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: “Gjermania është e larmishme”. Ai thotë se Gjermania ka korporata të mëdha globale që kanë selinë e tyre këtu. Pothuajse edhe më të rëndësishme për të janë ndërmarrjet e shumta të vogla dhe të mesme.

08:10
VIDEO/ “Shqiptar bëhesh edhe me zemër”, Kryeministri Rama publikon videon e artistes britanike që i këndon Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një mesazh të veçantë në Facebook, duke vlerësuar interpretimin emocional të muzikës shqiptare nga artistja britanike Sara Payman.

07:57
Britani e Madhe, policia në Cornwall tërheq pretendimin për ‘trupa të shumtë në pyll’

Policia në Cornwall, në juglindje të Anglisë, ka kërkuar falje për pretendimin se janë gjetur disa trupa në pyll gjatë një hetimi për vrasje.

07:42
Tragjedi në Peru, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur pasi autobusi bie në përrua

Të paktën 15 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën të premten kur një autobus u zhyt në një përrua në rajonin qendror të Andeve të Perusë, thanë autoritetet shëndetësore.

07:37
NASA njofton largimin e 20% të stafit të saj, rreth 3,870 punonjës pritet të pushohen nga puna

Rreth 20% e fuqisë punëtore të agjencisë kombëtare të aeronautikës dhe hapësirës amerikane do të pushohet nga puna në të ardhmen e afërt, tha një zëdhënës i NASA-s.

07:33
Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Selanik, dëme të mëdha në ndërtesat përreth

Një shpërthim shumë i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/7) në Selanik, në katin përdhes të një pallati në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e komunës Neapolis-Sykeon.

07:26
Volodymyr Zelensky: Fillojnë bisedimet për një takim të mundshëm me Putinin

Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 1,249-të.

07:15
Policia e shtetit dhe BKH kontrolle ‘blic’ në Tiranë, Vlorë dhe Palasë! Lëshohen 7 masa sigurie, në ‘lupë’ persona të përfshirë në trafik droge

Policia e shtetit dhe agjentë të BKH kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë.

07:04
Temperaturat deri në 43 gradë celsius, si pritet moti sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

E premte, 25 Korrik 2025
22:58
Dy adoleshentë dënohen me burgim të përjetshëm në Britani për vrasjen e një 14-vjeçari në autobus

Dy adoleshentë të lidhur me bandat, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u dënuan sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e një djali 14-vjeçar në një autobus në janar.

22:56
Karolina Kurkova rikthehet në botën e modës: Eleganca nuk ka moshë!

Modelja e njohur Karolina Kurkova ka bërë një rikthim mbresëlënës në botën e modës, duke dëshmuar se bukuria dhe eleganca mbeten të pandikuara nga vitet. Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret”, 41 vjeç, shkëlqeu në premierën e filmit “Freakier Friday” në Los Angeles, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër jeshil dhe një paraqitje elegante.

22:40
Temperaturat e larta, përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës! OSSH stakon energjinë në disa zona si masë sigurie

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradë celsius.

22:16
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

22:09
“Më pëlqen kryeministri juaj”/ Donald Trump zbarkon në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan flet për Starmer dhe shmang komentet për Maxwell

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar, duke prekur tema si njohja e shtetit palestinez nga Emmanuel Macron, marrëveshjet tregtare me Europën dhe takimin e afërt me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer.

22:03
Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik. Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua […]

21:49
50 hebrenj zbriten nga avioni që do nisej nga Valencia për në Paris, reagon Izraeli: Është antisemitizëm

Një grup prej 50 adoleshentësh hebrenj francezë është zbritur nga një avion i Vueling, i cili ishte planifikuar të nisej nga Valencia për në Paris, pas ndërhyrjes së Guardia Civile spanjolle.

21:34
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë një shtet palestinez, në një kohë shqetësimi të shtuar ndërkombëtar për urinë dhe dhunën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

21:25
OKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kriza ka arritur “në nivele dëshpëruese”.

21:19
Franca, Britania dhe Gjermania kërkojnë fundin e luftës në Gaza: Katastrofa humanitare duhet të ndalet menjëherë

Kriza humanitare në Gaza ka nxitur reagimin e trefishtë të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, të cilat përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje Izraelit të heqë menjëherë kufizimet për ndihmën humanitare dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

21:15
Incidentet turbullojnë fundjavën e Tomorrowland 2025! Zjarri, vdekja e dyshimtë dhe dhjetëra të arrestuar për përdhunim

Fundjava e parë e festivalit legjendar të muzikës elektronike, Tomorrowland 2025, nuk kaloi pa incidente të rënda.

21:08
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut, 30 mjete zjarrfikëse në “luftë” me flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në qytetin e Beratit.

21:05
Shefja e BE-së gati për bisedime me Trumpin, në ‘tryezë’ do të jenë tarifat

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata.

20:55
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-zv.kryeministri shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryeministri dhe ish-deputeti i PD Abdyl Xhaja.

20:53
Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët të Pfshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz.

20:52
Fiks Fare/ 68-vjeçares së paralizuar nuk i jepet e drejta për kemp, ia ndalojnë kufizimet e ligjit

Tonine Kola nga Vau i Dejës ankohet në Fiks Fare se nuk përfiton pagesën e kujdestarisë dhe paketën higjeno-sanitare.

20:44
Video/ Elefanti sulmon varkën me turistë britanikë në një safari në Afrikën e Jugut

Një përvojë të pabesueshme dhe të tmerrshme përjetuan disa turistë britanikë kur një elefant i madh sulmoi varkën me të cilën po udhëtonin në një safari në një lumë të mbushur me krokodilë në Botsvana.

20:36
Mesfushori shqiptar kthehet në çështje te klubi belg, reagon trajner: Jashari te Milani? Shumë shpejt gjithçka do të…

Çështja Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në ambientin e Club Brugge, por trajneri Nicky Hayen ka dhënë sinjale për qartësim të afërt.

20:30
FOTO/ Pësoi djegie në trup teksa tentonte shuarjen e flakëve, publikohen pamjet nga spitali të shefit të Komisariatit të Delvinës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

20:18
“Po verifikojmë për vatra zjarri”, ministri Vengu qetëson banorët e fshatrave të Delvinës që u evakuuan: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve.

20:03
4.7 milionë turistë në gjashtë muaj, rritje me 7% në qershor! Ekspertët: Nuk plotëson pritshmëritë, prisnim më shumë

Turistë po vijnë, por jo në të njëjtin ritëm si një vit më parë. Është ky rezultati i nxjerrë nga ecuria e të dhënave të Institutit të Statistikave për gjysmën e parë të vitit.

19:57
Vrasja, dështim i gjithë familjes! Psikologët shpjegojnë ngjarjen me dëmtim të thellë psikik të personave

Emanilda Rama nga fshati Frashër i Fierit vrau babain duke e masakruar, tentoi të fshehë krimin dhe pas arrestimit nuk shprehu pendesë.

19:38
“Koha për rotacion në PD”/ Ilir Alimehmeti për Top Channel: Berisha kryetar, por partia duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri.

19:29
Djegia e flamurit shqiptar në Kosovë, Kreshnik Spahiu: U përdhos atje ku vitet e fundit është sponsorizuar urrejtja ndaj Shqipërisë

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe kritika të shumta në Kosovë.

19:21
Specialistët e SPAK dhe të policisë së shtetit trajnohen nga departamenti anti-terrorizëm i DASH, fokusi te krimi kibernetik

Specialistët e SPAK dhe të policisë së shtetit kanë nisur një trajnim nga departamenti anti-terrorizëm i DASH.

19:16
Ministri i Jashtëm Italian: Ne do ta njohim shtetin e Palestinës nëse ajo njeh Izraelin

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se “Italia është në favor të zgjidhjes me dy shtete për dy popuj, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të kryhet njëkohësisht me njohjen -nga ana e saj- të shtetit të Izraelit”.

19:10
Zjarri i frikshëm në Delvinë, dy persona të tjerë asfiksohen ndërkohë që po përpiqeshin të shuanin flakët

Dy persona të tjerë janë asfiksuar ndërkohë që po përpiqeshin të fiknin zjarrin në Delvinë.

19:09
“Veliajn në spital e shoqëruan 30 efektivë policie”, avokatët e kryebashkiakut kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

Avokatet e kryebashkiakut Veliaj kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat ekstreme të sigurisë gjatë shoqërimit në spital, duke shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtimin njerëzor, sipas pretendimeve të tyre.

18:54
EMRAT/ Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”.

18:52
Foto/ Deklaratat thumbuese janë pjesë e së kaluarës, Calhanoglu dhe Lautaro lënë pas tensionet dhe shfaqen sërish krah njëri-tjetrit

Pas javësh të mbushura me deklarata thumbuese dhe tensione të fshehura mes tyre, Hakan Çalhanoğlu dhe Lautaro Martínez janë shfaqur bashkë në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, duke lënë pas çdo keqkuptim.

18:52
Zjarr edhe në Konisbaltë të Dimalit, disa mjete zjarrfikëse nisen drejt vendngjarjes

Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në bashkinë Dimal.

18:48
Starlink i Elon Musk është jashtë funksionit: Probleme me internetin në të gjithë botën

Starlink i SpaceX pësoi një nga ndërprerjet më të mëdha në botë të enjten (24/7), kur një problem i brendshëm i softuerit shkëputi dhjetëra mijëra përdorues.

18:39
BE dhe SHBA shumë pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat, mungon vetëm aprovimi i Trump

Një marrëveshje e rëndësishme tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara mund të finalizohet brenda kësaj fundjave, sipas një raporti të publikuar nga Reuters.

18:23
EMRI/ Pësoi djegie gjatë tentativës për shuarjen e flakëve në Senicë, niset me helikopter drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, ka pësuar djegie në trup si pasojë e përfshirjes nga flakët gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në fshatin Senicë.