E enjte, 25 Shtator 2025
18:11
Pësoi paralizë faciale, si është sot gjendja e këngëtarit Kelly, zbulohen detaje të reja

Ish-banori i “Big Brother Albania” dhe këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për fansat e tij, pas disa muajsh mungesë në skenën muzikore për shkak të problemeve shëndetësore.

18:06
A do të heqë Trump tarifat tregtare me Turqinë? Presidenti amerikan: Do të flas me Erdogan-in

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun turk, Recep Tayipp Erdogan.

18:03
Goditje të njëpasnjëshme për Serbinë para duelit me Shqipërinë, tre mungesa të rëndësishme për sfidën me kuqezinjtë

Kombëtarja serbe po përballet me një valë shqetësimesh serioze përpara ndeshjes kyçe ndaj Shqipërisë më 11 tetor, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.

17:58
Italia dhe Spanja “bashkojnë forcat”, dërgojnë anije detare për të mbrojtur flotën në rrugën e tyre drejt Gazës

Italia dhe Spanja kanë vendosur anije ushtarake për të mbështetur një flotilje ndërkombëtare ndihmash që u sulmua me dronë ndërsa përpiqej të dorëzonte ndihma në Rripin e Gazës, duke rritur potencialisht tensionet diplomatike me Izraelin, i cili kundërshton fuqimisht iniciativën.

17:52
Brooklyn Beckham thyen heshtjen për përçarjen me familjen: Kam një grua shumë mbështetëse

Brooklyn Beckham ka thyer heshtjen dhe ka folur për gruan e tij, Nicola Peltz, të cilën e përshkroi si “shumë mbështetëse”.

17:51
20 ligjvënës amerikanë i drejtohen me letër publike Rubios dhe Hegseth: Mos ia shisni avionët F-16 dhe F-35 Erdoganit, është e paligjshme

Një grup prej 20 ligjvënësish amerikanë, përfshirë katër me prejardhje greke, kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me një shitje të mundshme të avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 në Turqi.

17:41
Obama kritikon Trump për deklaratat mbi Tylenol dhe autizmin: Dëm i madh për shëndetin publik, dhunë ndaj së vërtetës

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit.

17:41
Sërish alarm, avionët e NATO-s pikasin pesë avionë luftarakë rusë pranë Danimarkës

Dy avionë luftarakë hungarezë Gripen nga njësia e Policisë Ajrore Baltike e NATO-s u ngritën sot nga Baza Ajrore Siauliai në Lituani në përgjigje të një Su-30, Su-35 dhe tre MiG-31 rus që fluturuan pranë hapësirës ajrore daneze.

17:38
Përfaqësuesi francez i Eurovision 2024 shpallet fajtor për ngacmim seksual

Slimane, këngëtari francez që përfaqësoi vendin e tij në Eurovision 2024 dhe u rendit i katërti, është shpallur fajtor për ngacmim seksual të një ish-anëtari të ekipit të tij teknik.

17:36
Horror në TikTok/ Tre vajza të reja torturohen, përdhunohen dhe më pas ekzekutohen nga karteli i drogës, tmerri u transmetua live në rrjetin social

Tre vajza të reja janë vrarë në mënyrë brutale nga një grup kriminal i trafikut të drogës në Argjentinë, pasi u rrëmbyen dhe iu nënshtruan torturave dhe përdhunimit — një pjesë e të cilave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok, duke tronditur opinionin publik.

17:34
Të famshmit që u kapën duke bërë seks në publik

Shpeshherë, personazhet e famshëm nuk kanë qenë edhe aq të kujdesshëm për veprimet e tyre në publik.

17:32
Mori peng 19-vjeçarin, si sarandjoti e mori me forcë dhe e detyroi të futej në makinë/ Autori rezulton me precedent penal

Geraldo Obzova, 33 vjeç, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka rrëmbyer një 19-vjeçar në fshatin Metoq, duke e detyruar të hipë në automjetin e tij kundër vullnetit.

17:23
Prindër të dy djemve, Einxhel Shkira “pa flitra” në Instagram, i bën pyetjen e papritur bashkëshortit të saj: Po ne, kur…

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka ndarë mbrëmjen e kaluar lajmin se është bërë nënë për herë të tretë, me një vajzë, lajm i cili shkaktoi reagime edhe te çiftet shqiptare.

17:19
Udhëtimi i Erdogan drejt Uashingtonit, Donald Trump i bën gjestin e veçantë Presidentit turk para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi drejt Uashingtonit për të zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan Donald Trump.

17:05
Pesë vite nga aksidenti tragjik që për pak i mori jetën, piloti i cili doli i gjallë nga flakët gati për rikthimin e bujshëm në Formula 1

Pas gati pesë vitesh nga aksidenti tronditës në Çmimin e Madh të Bahreinit, ish-piloti i Formula 1, Romain Grosjean, do të rikthehet të ulet në sediljen e një makine F1.

17:00
Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët kthehen në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill.

16:58
SHBA-ja në alarm, katër avionë ushtarakë pikasen në hapësirën ajrore të Alaskës

Avionë luftarakë amerikanë u ngritën në ajër të mërkurën për të identifikuar dhe monitoruar katër avionë ushtarakë rusë që fluturonin pranë Alaskës.

16:56
Programi 28 miliardë dollarësh i drekave falas në Indonezi, 1,000 fëmijë të helmuar vetëm këtë javë

Më shumë se 1,000 fëmijë janë helmuar këtë javë në Indonezi si pasojë e ushqimit të ofruar në kuadër të programit të drekës falas në shkolla, një nismë e Presidentit Prabowo Subianto.

16:48
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese për të dalë nga burgu

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u informua nga gazetarët për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës nga Këshilli i Ministrave.

16:48
Aksident në Igumenicë, 11-vjeçari humb jetën teksa kthehej nga shkolla

Një 11-vjeçar nga Greqia ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përplas nga një automjet ndërsa po kthehej në shtëpi nga shkolla.

16:45
Tensionet me Washingtonin, Kurti udhëton drejt SHBA-së, nuk tregon me kë do të takohet

Më pak se dy javë nga njoftimi se SHBA-ja ka vendosur të pezullojë bashkëpunimin strategjik me Kosovës, kryeministri në detyrë i saj Albin Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

16:37
Marina franceze sekuestron 9.6 ton kokainë pranë Afrikës Perëndimore

Marina Franceze njoftoi të enjten në mëngjes (25/9) se kishte sekuestruar 9.6 ton kokainë me vlerë më shumë se 500 milionë euro nga një anije peshkimi pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore.

16:34
Analiza e REL: Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

Teksa kanë mbetur pak më shumë se 100 orë nga skadimi i një mase të përkohshme që vendosi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes së cilës ndaloi çdo veprim për formimin e qeverisë së re të vendit deri më 30 shtator, pyetja se çfarë aktgjykimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të nxjerrë autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës sa shkon e bëhet më e dëgjuar.

16:30
VIDEO/ Bashkëshorti u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni nuk përmbahet, sulmon mikrofonin e medias

Carla Bruni, ish-Zonja e Parë e Francës, i qëndroi pranë burrit të saj Nicolas Sarkozy pasi ai u dënua me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në lidhje me marrëveshjet me Libinë.

16:27
Fluturimi sekret i Netanyahut, kryeministri izraelit ndjek itinerarin e pazakontë për të shmangur arrestimin për krime lufte

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndjekur një rrugë fluturimi jo të zakonshme në udhëtimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara, mes frikës se mund të arrestohej nëse kalonte mbi hapësirat ajrore të disa vendeve europiane.

16:10
Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës

Është shpallur në kërkim një 40-vjeçar në Durrës, pasi ka tentuar të vrasë me automjet një person.

16:06
Pas dy ministrave të kabinetit të tij, Sllovenia shpall non-grata edhe Netanyahun

Sllovenia të hënën i ndaloi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hyrjen në territorin e saj, një veprim që vjen pas ndalimit të dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik, thuhet në një deklaratë qeveritare.

16:04
Ekspozita me libra fetarë në Korçë, më i vjetri ungjilli i shenjtë i Kishës së Ristozit i vitit 1737

Botime religjioze të cilat datojnë nga shekulli XVIII- fillim të shekulli XX janë ekspozuar për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

15:59
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë, një apartamenti i duhet 1 vit kohë për t’u shitur

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë të vitit është shitur për rreth 42% më shtrenjtë se një vit më parë sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë.

15:49
Trump paralajmëroi se ekonomia ruse është në kolaps, analiza the Guardian: Ja çfarë mendojnë ekspertët

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar së ekonomia e Rusisë është në rrezik serioz dhe se Ukraina ka një shans për të  rifituar të gjithë territoret e humbura.

15:32
“Më i fortë se ciklopët”/ Historia e ish të burgosurit politik Fatos Lubonja në një dokumentar

Shkrimtari Fatos Lubonja rrëfen historinë e tij si një ish i përndjekur politik në një dokumentar të përgatitur nga regjisori italian, Stefano Grossi, nën titullin “Më i fortë se Ciklopët”.

15:29
Anëtarët e UEFA-s kërkojnë pezullimin e Izraelit nga çdo kompeticion, marrëdhënia e Infantinos me Trump vendos nën presion FIFA-n

UEFA do të marrë një vendim javën e ardhshme nëse do ta pezullojë Izraelin, teksa shumica e anëtarëve të komitetit ekzekutiv të saj kuptohet të jenë në favor të një pezullimi.

15:15
Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarkë, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

Moska i ka hedhur poshtë si “qesharake” spekulimet në lidhje me përfshirjen ruse në incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, tha të martën ambasada ruse në Kopenhagen.

15:14
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit, nuk pranon rekursin për pafajësi

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024.

15:12
Vodhën një mjet bujqësor në Vlorë, identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar për vjedhjen e një mjeti bujqësor në fshatin Panaja të Vlorës.

14:57
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën papritur pasi u infektua me një virus.

14:54
‘Fenomeni’ i bën thirrje Ancelottit: Riktheni Neymarin në ekipin kombëtar

“Riktheni Neymar në ekipin kombëtar”, kjo është kërkesa e Ronaldo Fenomenit drejtuar Carlo Ancelottit, trajnerit italian të Seleção-s, i cili në katër ndeshjet e tij në krye të Brazilit nuk e ka thirrur yllin e Santos.

14:54
Kreu i Kushtetueses, Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale, liria është rregulli

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë fjalës së saj përshëndetëse në aktivitetin e mbështetur nga Këshilli i Evropës me temë: “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”, theksoi rëndësinë e balancës mes sigurisë dhe lirisë personale, duke e konsideruar këtë një themel të shtetit demokratik.

14:51
Vajza u hodh nga kati i katërt i banesës, babai i adoleshentes: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…

Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.

14:51
Bum turistësh në Shqipëri/ Mbi 8.9 mln të huaj vizituan vendin tonë në 8 muajt e parë, gushti me rritje rreth 10%

Shqipëria ka vijuar të shënojë ritme të larta rritjeje në turizëm dhe lëvizje ndërkombëtare gjatë vitit 2025, duke konfirmuar profilin e saj si një destinacion gjithnjë e më i preferuar në rajon.

14:43
Mori para për fushatë nga qeveria e Gaddafit, gjykata dënon me 5 vite burg Nicolas Sarcozy

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me pesë vjet burg, pasi u gjet fajtor për konspiracion kriminal për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga qeveria e ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, raportuan mediat franceze.

14:37
Zbulim i frikshëm/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet: Pasi era u përhap në shtëpi…

Japonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vite.

14:32
Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, nis hetimi ndaj mjekut në Tiranë

Ndaj një mjeku në Tiranë ka nisur hetimi pasi dyshohet se ka ngacmuar një paciente.

14:27
Kontrolle në hyrje-daljet e autostradave/ Parakalime të gabuara dhe parkim të parregullt, gjobiten drejtuesit e mjeteve

Gjatë 72 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, në mënyrë që të garantohet respektimi i rregullave të qarkullimit.

14:17
Dopietë golash dhe një asist për Messin, ylli argjentinas çon ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit radhazi

Një tjetër dopietë dhe Lionel Messi e çon Miamin në fazën play-off të MLS-së, ligës profesionale amerikane.

13:56
Lajm i mirë për Allergrin, Leao rikthehet nga dëmtimi, ylli portugez gatshëm për supersfidën ndaj Napolit në fundjavë

Pas tre fitoreve radhazi në ligë dhe një në Kupën e Italisë pa pësuar gol, Milani i Allegrit po përgatitet për provën e parë të madhe të sezonit.

13:51
Kapen me doza kanabisi me qëllim shitjen, arrestohen katër shtetas gjermanë në Shëngjin

Katër shtetas gjermanë janë arrestuar në Gjermani pasi janë kapur me doza kanabisi gati për shitje.

13:47
Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

Frika e një lufte Rusi-NATO po shtynë gjithmonë e më shumë vende të aleancës ta mendojnë seriozisht një skenar të tillë, e të nisin përgatitjet për të.

13:46
Kryente sulmet ajrore ne Zaporizhia, ushtria ukrainase eliminon aeroplanin rus Su-34

Forcat Ajrore Ukrainase thanë në një postim në Telegram se e rrëzuan aeroplanin rus Su-34, pasi “kreu një sulm terrorist në qytetin e Zaporizhias dhe hodhi bomba”.

13:44
SHBA e ashpër me Rusinë/ Vance dhe Rubio kthejnë pllakën pro Ukrainës. Janë në një linjë me Trump

Qasja më e ashpër e presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë është përqafuar menjëherë nga zëvendësi i tij, Nënpresidenti JD Vance, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

13:41
Osmani takohet me përfaqësuesen e lartë të BE në Nju Jork: Boll me masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Bisedën e zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas gjatë një takimi në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidentja e Kosovës e kanalizoi tek shqetësimi kryesor i Prishtinës zyrtare me bllokun europian.

13:35
Bregu Perëndimor, Trump “garanci” vendeve arabe: Nuk do t’ia lëmë Izraelit!

Presidenti amerikan Donald Trump, është zotuar para udhëheqësve arabë se Izraeli nuk do të lejohet të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar prej tij.

13:25
Mashtruan klientët dhe përfituan rreth 17 mijë euro, arrestohet administratori agjencisë dhe procedohet bashkëshortja e tij

Është vënë në pranga administratori i një agjencie turistike, Ardi Gjuzi, në Tiranë dhe procedohet bashkëshortja e tij, pasi përfituan përmes mashtrimit 17 mijë euro.

13:20
“Interceptimet kanë kapur ministrat, ndoshta dhe Ramën në Aruba”, akuza e fortë e Berishës: Takimi në ishull mes grupeve të narkosit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, hodhi akuza duke thënë se kryeministri mund të këtë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizatë terroriste nga agjencitë ndërkombëtare.

13:18
Shpërthen makina në mes të rrugëve në Tel Aviv, mbetet i plagosur një person

Panik u shkaktua në La Guardia Avenue, në jug të Tel Avivit, kur një makinë shpërtheu papritmas.

13:16
Goditi me grushte dhe me dorezë metalike të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Sarandë

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi dyshohet se ka dhunuar një të ri.

12:55
Policia zbardh vrasjen në Durrës: I riu hyri në banesë për të blerë drogë, u konfliktuan….

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen nr.12.

12:54
Moska reagon pas deklaratave pro-Kievit të Trump, zëdhënësi i Kremlinit: Vullneti i presidentit amerikan mbetet arritja e paqes

Kremlini tha se beson që Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbetet i përkushtuar për të punuar drejt paqes në Ukrainë, pas një ndryshimi të mprehtë në retorikën pro-Kievit të udhëheqësit të SHBA-së në fillim të kësaj jave.

12:48
“Tentoi të më përdhunonte”/ Zbulohet dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes në Durrës: Po mbrohesha, mora thikën e bukës…

Tashmë është zbuluar dëshmia tronditëse e 24-vjeçarit Teilor Tivari, i cili dyshohet se ka vrarë një 51-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Durrës.

12:48
Zbulime të reja në Antigone, arkeologët: Kemi gjetur struktura dhe banesë

Në Gjirokastër u prezantuan rezultatet e fundit të ekspeditës arkeologjike italo-shqiptare në Antigone, qyteti antik i themeluar nga Pirro i Epirit.

12:38
Kriza e banesave në Fier/ Bien shitjet përgjatë 2025, agjentët imobiliarë: Çmimet, rritje artificiale

Viti 2025 ka shënuar një përgjysmim të shitjeve të apartamenteve në qytetin e Fierit.

12:37
Debate në seancën e “Dosjes 5D”/ Belind Këlliçi: Më erdhi dorazi një zarf! Avokati i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e tua

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u thirr sot në SPAK si dëshmitar në gjyqin për dosjen 5D.

12:34
Pesticidet “helmuan” eksportet/ Të huajt humbin besimin, fermerët: Dëm kolosal sepse një pakicë nxiu imazhin

Prodhimet bujqësore shqiptare nuk janë më të sigurta për konsumatorin europian.

12:22
“Vjedhja e shekullit”/ Ekstradohet oligarku moldavian, disa ditë para zgjedhjeve vendimtare

Oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për t’u përballur me akuza të kamotshme penale, duke e tronditur vendin vetëm disa ditë para një zgjedhjeje të përgjithshme të tensionuar, të cilat tashmë janë trazuar nga dyshimet për ndërhyrje nga Rusia.

12:15
Operacioni i policisë italiane që goditi grupet shqiptare të shpërndarjes së drogës nga Italia në Zvicër, “koka” e organizatës u arrestua në Fier

Si pjesë e një operacioni gjithëpërfshirës kundër trafikimit të drogës, Karabinierët e Komandës Provinciale të Firences, nën drejtimin e Distriktit Anti-Mafia të Firences, kryen një sërë operacionesh të koordinuara në 10 provinca italiane.

12:11
Rama mbledh qeverinë/ Në rendin e ditës është edhe vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj

Të gjithë ministrat e kabinetit Rama ndodhen në selinë e këshillit të ministrave duke nisur mbledhjen e qeverisë.

12:10
Spiropali në New York, zyrtarja e parë shqiptare që takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në New York, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

12:08
FOTO/ E dhunoi e më pas i shkaktoi plagë me thikë, ky është autori i vrasjes në Durrës

Ky që shihni në foto, krahas viktimës, dyshohet se është autori vrasjes së 51-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Durrës.

11:56
Banesa ku ndodhi krimi përdorej për festa me alkool dhe drogë/ Zbulohet kush është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

Teilor Tivari është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.

11:53
“Dëshmitarët janë intimiduar nga SPAK”/ Kryemadhi pas seancës: Sipas Dumanit, mamasë sime jeta në Tiranë i fillon në 2001

Pas shtyrjes së seancës, ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm sot në GJKKO.

11:51
Rishfaqet këngëtarja Mira Konçi, së bashku me Presidentin Begaj në darkën e shqiptarëve të SHBA-së në Nju Jork

Këngëtarja Mira Konçi është rishfaqur, këtë herë në një organizim të shqiptarëve në Nju York.

11:49
U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, 68-vjeçari dyshohet të ketë ndërruar jetë nga konsumimi i Fotoksinës

Durrës Informacion paraprak Pasditen e djeshme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit B. R., 68 vjeç, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kërtushaj. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të Fotoksinës. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

11:48
“Shmangu perimetrin e sigurisë duke u fshehur te tubi metalik”, Drejtoria e Burgjeve: Bledar Selmanaj kundërshtoi me forcë policët

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për tentativën e arratisjes një ditë më parë të Bledar Selmanajt. 

11:44
U vra 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare identifikon viktimën pas dy dekadash kërkime

Një grua, trupi i së cilës u zbulua në Spanjë më shumë se 20 vjet më parë, është identifikuar përmes një policore ndërkombëtare.

11:29
Ishte akuzuar për përfitime fondesh nga qeveria e Gaddafit në garën presidenciale, gjykata në Paris shpall fajtor ish-presidentin francez Sarkozy

Një gjykatë në Paris e ka shpallur ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy fajtor për konspiracion kriminal në një gjyq në të cilin ai u akuzua se kishte marrë miliona euro fonde të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij të suksesshme zgjedhore të vitit 2007.

11:22
Seanca paraprake ndaj Ilir Metës/ Avokati Cakrani kërkon shtyrjen, zbulohet arsyeja

Sot në orën 11:00, në GJKKO ishte parashikuar seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta.

11:14
Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Selmanaj! Çau murin dhe u ngjit përmes tubave

I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier.

11:14
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Kur të dalim do të kemi…

Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.

11:09
“Më mori 6300 euro, thoshte se njihte drejtuesit në disa institucione”, arrestohet për mashtrim 54-vjeçari në Korçë

Një 54-vjeçar në Korçë ka rënë në pranga pasi me anë të mashtrimit I ka marrë 6300 euro një 53-vjeçari.

11:00
Lista e kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, thirret Mbledhja e Posaçme

Gjykata e Lartë ka thirrur një Mbledhje të Posaçme më 30 shtator 2025, ora 09:00, për të zgjedhur gjyqtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas dorëzimit të raportit dhe listës së renditjes nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

10:59
“Një takim me Trump do zgjidhë krizën mes vendeve tona”, presidenti brazilian: Shpresoj të mbahet sa më shpejt

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva nuk e fshehu optimizmin e tij të mërkurën përpara një takimi me homologun e tij amerikan Donald Trump, duke thënë se kriza në marrëdhëniet midis dy vendeve do të zgjidhet.

10:48
“Izraeli ka kaluar vizën e kuqe”, Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Moskës nuk i intereson të ulet në tryezën e negociatave

Sulmi ndaj Rusisë dhe kritika ndaj Izraelit ishin dy pikat kryesore të fjalimit të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

10:47
Vrau shokun brenda në makinë/ Hera e tretë që Bledar Selmanaj tenton arratisjen nga burgu

I burgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit. 

10:30
Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kush është Bledar Selmanaj që vrau shokun

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

10:18
Mbajti peng 19-vjeçarin në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

Një 33-vjeçar në Sarandë është arrestuar pasi për mbajti peng për disa minuta nj 19-vjeçar.

10:09
Shqiptarët në New York nderojnë me një minut heshtje Charlie Kirk, të pranishëm Begaj dhe Osmani

Shqiptarët e New Yorkut kanë mbajtur një minut heshtje për Charlie Kirk, i cili u vra më 10 shtator gjatë një tubimi.

10:09
Minatori 38-vjeçar humbi jetën gjatë punës, arrestohen dy punonjës të stafit teknik në minierën e Bulqizës

Dy persona të stafit teknik të minierës së Bulqizës janë arrestuar, pas aksidentit që i mori jetën minatorit 38-vjeçar.

09:50
Festa u kthye në tragjedi, zbardhet vrasja në Durrës/ Viktima ftonte miq në banesën që ruante, konsumonin alkool dhe lëndë narkotike

Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.

09:45
“Nuk kam mundësi ta paguaj”/ U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish- deputeti demokrat kërkon ndryshim vendimi

Ish- deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 900 mijë lekë gjobë, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe as mundësi ta paguajë këtë shumë.

09:38
Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi Erion Isain në SPAK

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.

09:35
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Demokrati Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

09:22
U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

I dhunuar dhe me plagë të shumta në trup, kështu u gjet viktima në Durrës mbrëmjen e djeshme, teksa burime për TCH thonë se një person i dyshuar për krimin është dorëzuar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 51-vjeçarit.

09:05
“Kosova meriton vendin e saj këtu, të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë”, Presidenti Begaj flet në OKB: Dënojmë agresionin rus në Ukrainë

Presidenti Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.

08:56
Zbulohet skema e mashtrimit ndaj bizneseve/ Prokuroria e Tiranës kërkon 10 vite burg për nigerianin

Prokuroria Tiranë ka zbuluar mekanizmin e ‘Mashtrimit kompjuterik’ të bizneseve nga hakera të huaj, ku ka kërkuar dënimin me 10 vite burg të Nigerianit që mori 25.000 euro nga një biznes nëpërmjet emailit

08:52
Studimi i ri: Të lodhur nga krizat gjermanët tani kanë më pak frikë

Pavarësisht luftërave dhe krizave, gjermanët janë më të qetë, tregon një studim i ri. Rritja e kostove të jetesës dhe migrimi janë shqetësimet e tyre më të mëdha.

08:30
Po e humbet Trump durimin? Analiza e DW: Kthesë ndaj Ukrainës

Kohët e fundit presidenti i SHBA-së fliste për lëshime territoriale nga ana e Ukrainës. Tani Trump deklaroi: Ukraina është e aftë, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territoret e saj.

08:27
U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës

Policia ka dhënë disa detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e kaluar.

08:12
Njihej si person jo problematik/ U gjet i vrarë, trupi i 51-vjeçarit dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së cilën po e ruante.

07:57
Parashikimi motit/ Kushte të paqëndrueshme atmosferike, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Kjo e entje do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë.

07:40
Kërcënimi rus mbi vendet anëtare të aleancës veri-atlantike/ Dilema e NATO-s: Kur është e drejtë të rrëzohet një dron rus?

Provokimet ajrore të Rusisë mbi hapësirën ajrore të NATO-s po rrisin ndjeshëm tensionet mes aleatëve, ndërsa shtetet në vijën e parë të kufirit lindor të aleancës kërkojnë përgjigje më të ashpra ndaj shkeljeve të përsëritura nga avionë dhe dronë të paidentifikuar.