Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet, në parkingun e një restoranti mbrëmjen e së hënës.
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheqësve ushtarakë të martën, por tha se konfliktet në Gaza dhe Ukrainë ishin ende duke u zhvilluar pavarësisht ndërmjetësimit të administratës së tij.
Ai premtoi “fitore të plotë” për Izraelin, por pranë Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të hënën, ishte Benjamin Netanyahu që dukej i mundur.
Vijon dëshminë në GJKKO i penduari drejtësia Erjon Alibej.
Zbardhet ngjarja e raportuar në fillim si të shtëna me armë në ajër në zonën e liqenit në Tiranë.
Shtetet e Bashkuara do të deportojnë 120 iranianë në Iran gjatë dy ditëve të ardhshme, raportuan mediat shtetërore të Iranit, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme.
Duke sfiduar hapur Izraelin, Turqia i është bashkuar Spanjës, Italisë dhe Greqisë në mbrojtjen e flotiljes ndërkombëtare me ndihma për Gazën, të cilën e monitoruan teksa lundronte në lindje përmes Detit Mesdhe pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli për të ndaluar misionin, tregojnë të dhënat e fluturimit.
Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.
Tradita e bukur e muzikës qytetare shkodrane, e ruajtur ndër shekuj, i rezervoi Shkodrës një mbrëmje të veçantë për qytetarët dhe turistët që mbushën pedonalen kryesore të qytetit.
Presidenti Donald Trump ka sugjeruar që Departamenti i Mbrojtjes të përdorë “qytetet e rrezikshme” si vende stërvitjeje për ushtrinë dhe Gardën Kombëtare, duke përmendur veçanërisht Çikagon si një qytet që do të kërkojë ndërhyrje të fuqishme ushtarake.
Një tërmet i fortë me magnitudë paraprake 6.9 ka goditur Filipinet Qendrore rreth orës 22:00 me orën lokale, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Dani Carvajal ka marrë një dënim zyrtar nga UEFA pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League kundër Olympique de Marseille.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Portieri i ri Raul Ramirez Osorio, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla, e vlefshme për ligën e pestë spanjolle.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”.
Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.
Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre.
Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës. Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.
Në Prishtinë u protestua me kërkesën për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili po mbahet tash e katër muaj në paraburgim në Serbi.
Milano po përgatitet për një epokë të re futbolli dhe arkitekture. Këshilli i Qytetit miratoi shitjen e stadiumit legjendar San Siro dhe zonës përreth, duke i hapur rrugën ndërtimit të një impianti të ri modern nga AC Milan dhe FC Internazionale Milano.
Gati tre muaj pas përfundimit të gjyqit të tij, reperi i njohur Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, pritet të mësojë këtë të premte vendimin përfundimtar të gjykatës.
Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse Hamasi refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar për paqe, duke e cilësuar situatën si të afërt me “një fund shumë të trishtueshëm”.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj.
Ndërhyrja me forcë e dy të rinjve brenda sallës ku po mbahej mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës një ditë më parë, tregoi revoltën për mosveprimin e institucioneve.
Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.
Shoqata Tirana ka një histori 34-vjeçare në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.
1200 juristë të rinj i shtohen Shqipërisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli me gjuhë të ashpër nga Brukseli, duke theksuar se Evropa duhet të japë një “përgjigje të fortë dhe të bashkuar” ndaj shkeljeve të dronëve rusë në kufijtë e saj.
Rreth 100 gram tritol i aktivizuar me fitil dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në parkingun e një restoranti në zonën e Fushë-Krujës mbrëmjen e së hënës.
Deputetja e PS Ilva Gjuzi u shfaq sot në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën së bashku me foshnjën e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 28 shtator, në hotelin “Minerva” në Paestum të Italisë, ku Taras Yanyshyn, një 27-vjeçar me origjinë ukrainase, u gjet i vdekur, në pishinën e hotelit ku punonte.
Hamasi dhe grupe të tjera palestineze po e mirëpresin planin e presidentit, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ua paraqesin përgjigjen e tyre ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre të Katarit të mërkurën, thanë burime për CBS News.
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.
Emanuele Ragnedda është vrasësi i vetërrëfyer i Cinzia Pinna-s, gruas 33-vjeçare që u zhduk më 11 shtator në Palau.
Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”.
Një 48-vjeçar në Kavajë është arrestuar pasi goditi me grusht drejtorin e institucionit ku iu ndërpre kontrata e punës.
Ylli i pornografisë Austin Wolfe , emri i vërtetë i të cilit është Justin Heath Smith, u dënua me 19 vjet burg. Gjykata e shpalli atë fajtor për dy akuza që lidhen me shfrytëzimin seksual të të miturve.
Rusia po përfiton ndjeshëm nga shitja e gazit natyror të lëngshëm (LNG) kompanive në Bashkimin Evropian, sipas një studimi të organizatës mjedisore Greenpeace të publikuar sot.
Dita e sotme shënon edhe fundin e afatit për masën e përkohshme që Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori në 5 shtator duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar planin e Donald Trump për arritjen e paqen në Gaza.
Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot lidhur me ankimimin që ka bërë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.
Një ngjare tragjike ka ndodhur në provincën e Beneventos të Italisë, ku një grindje brenda familjes ka përfunduar me vrasje brutale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, David Dano, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.
Vodhi një shumë parash në një dyqan në këtë qytet, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit.
Mes presionit që po rrethon industrinë gjermane, gjiganti ajror i saj, Lufthansa njoftoi planet për të shkurtuar rreth 4,000 vende pune deri në vitin 2030. Shkurtimet do të ndikojnë kryesisht në administratë, jo në “rolet operative”.
Pak java para zgjedhjeve të vendore të vitit 2023, kur Erion Veliaj fitoi mandatin e tretë, në media dolën dy intervista që ngjallën të një shtetasi italian i cili akuzonte kryebashkiakun e Tiranës se kishte lidhje me blerjen e një inceneratori të dështuar.
Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpallur shpërndarjen e qeverisë së tij pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga të rinjtë, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar ndërprerjet e gjata të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend.
Ekipet e shpëtimit në Indonezi po garojnë me kohën për të shpëtuar dhjetëra studentë dhe punëtorë të bllokuar nën rrënojat e një shkolle islame që u shemb të hënën në mbrëmje në qytetin Sidoarjo të Javas Lindore.
Në datat 3, 4 dhe 5 tetor, qyteti historik i Beratit do të shndërrohet në një pikëtakim të dashamirësve të verës, muzikës dhe traditës, përmes festivalit “Wine & Stories”, një aktivitet që premton netë magjike në qytetin e ‘një mbi një dritareve’.
Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Apeli i GJKKO ka lënë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla, duke rrëzuar ankimimin e tij.
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Trupi i një 29-vjeçari u gjet i varur në një tabelë sinjalizuese të dielën e kaluar në Bruksel.
Ka vijuar dëshmitë sot bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej.
Financimi i qeverisë amerikane do të ndërpritet këtë të martën, nëse Partia Republikane e presidentit Donald Trump nuk arrin një marrëveshje me demokratët për miratimin e një projekt-buxheti.
Dorina Toci është drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, pasi ky i fundit ka kërcënuar bashkëshorten e tij përmes telefonit.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla reagoi sërish në lidhje me kërkesën e opozitës për mocion me debat.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga njësia e Inspektorëve dhe njësia e ndihmësin spektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi rolin e magjistratëve në një shoqëri demokratike dhe funksionin e inspektimeve gjyqësore.
Një 38-vjeçar nga Kamza është gjetur i pajetë nga familjarët në banesë.
Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Ka nisur punë një prej komisioneve më të rëndësishme parlamentare ai i ligjeve.
Një ditë më parë, një i ri nga Vlora u bë kryefjalë në rrjetet sociale, pas qarkullimit të pamjeve ku ai ndërpret mbledhjen e këshillit bashkiak të kësaj bashkie, me tone të larta dhe kërcënuese ndaj zyrtarëve.
Barron Trump, djali i Donald dhe Melania, zgjodhi Trump Tower për një takim romantik, zbuloi Page Six.
Mbahet sot mbledhja e radhës e Konferencës së kryetarëve.
Tashmë është zyrtare, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, do të luhet në praninë e vetëm 6500 tifozëve.
Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.
San Siro është gati t’u shitet Interit dhe AC Milanit, të cilët do të jenë në gjendje të punojnë në muajt e ardhshëm për ndërtimin e një stadiumi të ri në vendin e parkingut aktual dhe prishjen e pjesës më të madhe të stadiumit Meazza.
Është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Gjyqtarëve të Lartë, e thirrur në orën 09:00 nga Sokol Sadushi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë sot në një takim me qindra gjeneralë dhe admiralë amerikanë që shërbejnë në rajone të ndryshme të botës, i cili do të zhvillohet pas një ftese shumë të pazakontë në një bazë ushtarake pranë Uashingtonit.
Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian.
Pothuajse çdo gjë që Donald Trump urren është e përmbledhur në personalitetin e Zohran Mamdani-t. Ai është mysliman dhe deklaron publikisht mbështetjen e tij për luftën çlirimtare palestineze dhe refuzon të denoncojë Hamasin.
Ata dikur ndriçuan tapetet e kuq të Hollivudit me shfaqjet e tyre të zjarrta të dashurisë, por burime të brendshme zbulojnë se ngrohtësia midis Nicole Kidman dhe bashkëshortit të saj Keith Urban është ftohur ndjeshëm në muajt e fundit.
Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të martën se i çmon “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, pasi presidenti amerikan e siguroi mbështetjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për propozimin amerikan për paqe.
Një 32-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga nga policia, pasi pas një sherri me një 40-vjeçar, ka goditur me makinën e tij mjetin e tij.
Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça në Lushnje, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Zëvendëspresidenti JD Vance tha hapur se ai beson se një mbyllje e qeverisë do të ndodhë, pasi ngecja vazhdon mbi mënyrën se si të vazhdohet financimi.
Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.
Propozimi i paraqitur nga SHBA-të dhe i pranuar nga Izraeli për Gazën nuk është paqe, por një marrëveshje për menaxhimin e krizave.
Kryeqytetet më të mëdha të botës tani po përvëlohen me 25% më shumë ditë jashtëzakonisht të nxehta çdo vit sesa në vitet 1990, rezulton nga një analizë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi dje planin e tij për paqen në Gaza, duke argumentuar se është “shumë afër” për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare që tashmë ka marrë dhjetëra mijëra jetë.
YouTube ka rënë dakord të paguajë 24.5 milionë dollarë për të mbyllur një padi të ngritur nga Donald Trump në vitin 2021, e cila pretendonte se platforma e kishte pezulluar gabimisht kanalin e tij pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tronditëse e tre ditëve më parë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.
Në kundërshtim me narrativën e shumëtrumpetuar nga propaganda ruse, Ukraina deri më tani e ka fituar luftën: Për këtë, analisti dhe filozofi i njohur Yuval Noah Harari duket i bindur.
30 shtatori shënon skadimin e afatit të masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila që nga data 5 shtator ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.
Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, po shkakton reagime brenda Hamasit.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtarë, Ledion Krisafi i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma tha se Serbia po bën një riarmatim të fuqishëm.
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, e quan shqetësuese situatën e javëve të fundit në Europë, me provokimet e herëpashershme të Rusisë me dronë.
I ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, eksperti i sigurisë Xhavit Shala, komentoi sulmet ruse me dronë.
Autoritetet qipriote kanë qenë në gatishmëri të lartë që nga pasditja e sotme, pas një tentative vrasjeje jashtë një hoteli të njohur në zonën Pyrgos të Limasolit, në Qipro.
Autoritetet serbe njoftuan të hënën se kishin arrestuar 11 persona në lidhje me një hetim mbi aktivitete kriminale në Francë, duke përfshirë sulme ndaj sinagogave dhe xhamive, të cilat Beogradi tha se u kryen “nën ndikimin e një agjencie të huaj”.
Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se “është koha” që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.
Koreja e Veriut nuk do ta braktisë kurrë programin e saj bërthamor, tha të martën zëvendësministri i jashtëm i vendit, Kim Son-gyeong, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë “ekuivalente me kërkesën që ajo të heqë dorë nga sovraniteti dhe e drejta e saj për të ekzistuar”.
Përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj e konsideron shkarkimin e tij si kryebashkiak si të papajtueshëm me Kushtetutën, një akt që sipas juristëve i fut në ngërç planet e qeverisë për të bërë zgjedhje të reja për zëvendësimin e tij në Bashkinë e Tiranës.