E premte, 26 Dhjetor 2025
23:00
Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin e tij të dytë të madh lidhur me skandalin 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

22:56
“Të gjithë” myslimanët sulmojnë të zhgënjyer Mohamed Salah: Ki frikë Zotin…për të mirën tënde

Ashtu si dy vitet e kaluara, ylli i Liverpoolit postoi një foto me një pemë Krishtlindjesh për t’u uruar të gjithëve festat e fundvitit, por bashkëbesimtarët e tij edhe këtë herë nuk e pritën mirë.

22:48
Rasti historik kundër Apple, 1.5 miliard paund kompensim për përdoruesit britanikë

Apple po kërkon të apelojë një vendim gjyqësor që e gjykoi fajtor për mbishpenzimin e klientëve britanikë në App Store, duke i detyruar të paguanin komisione deri në 30% për blerjet e aplikacioneve dhe brenda aplikacioneve.

22:40
Lewandowski ende i pavendosur për të ardhmen: Ka kohë. Ndeshja me Shqipërinë në shtëpi, një shtysë më shumë

Robert Lewandowski ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetarin polak Bogdan Rymanowski në kanalin Youtube të këtij të fundit sulmesi i Barcelonës, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor të vitit tjetër, e tha qartë se nuk e ka me ngut këtë çështje dhe se tani po e përjeton këtë situatë pa probleme.

22:35
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AFP ngre pikëpyetje: Çfarë ndodh nëse sërish nuk do të ketë “fitues” në Kosovë

Kosova shkon në zgjedhje më 28 dhjetor pas një bllokimi politik që ka zgjatur muaj të tërë, pasi votimi i shkurtit nuk solli një shumicë të qartë.

22:30
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshirë në dosjen “Balluku”

Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike.

22:15
Mashtrimi me dekoderat piratë/ Kontrolle, sekuestrime dhe ndjekje penale. Aksion i policisë për IPTV që dëmtuan mijëra qytetarë

Duken si një zgjidhje perfekte: qindra kanale televizive, filma pa fund, sporte “live” dhe gjithçka me një çmim qesharak. Por pas kësaj oferte joshëse fshihet një mashtrim i rrezikshëm që po prek mijëra konsumatorë shqiptarë.

22:14
Nga Dagestani në Mançester, historia e pabesueshme e katër vëllezërve mes MMA dhe futbollit të madh

Ibragim Ibragimov buzëqesh ndërsa kujton se si ka ndryshuar jeta e familjes së tij që kur u transferuan në Angli nga Dagestani tetë vjet më parë.

22:07
Skandali në heshtje, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën importit të medikamentit

Një tjetër alarm i rëndë po ngrihet mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj, kushëri dhe i përfolur për marrëdhënie biznesi me ish-ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili, po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik.

21:58
Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli godet Libanin me sulme ajrore

Forcat izraelite kryen sulme ajrore sot në lindje dhe jug të Libanit, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur me Hezbollahin në nëntor të vitit 2024.

21:41
“S’merrem me ty se je në nominim”/ Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin: Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu

Debatet sa vijnë e ndizen akoma më shumë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

21:38
Haaland i kundërpërgjigjet paralajmërimit të Pep me një foto me peshore, nuk do t’ju besohet sa peshon

Erling Haaland lejohet të luajë në ndeshjen kundër Nottingham Forest me sa duket, ai e ruajti peshën e tij gjatë Krishtlindjeve.

21:35
Moti i keq bën kërdinë në Kaliforni, vijon rreziku për përmbytje dhe rrëshqitje dheu/ Evakuohen banorët mbi 50 mijë persona pa energji elektrike

Stuhitë e shiut që kanë prekur Kaliforninë jugore po pakësohen, por meteorologët paralajmërojnë se mundësia e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut mbetet e lartë për shkak të reshjeve të mëtejshme të shiut.

21:29
Lajme jo të mira për mbrojtësin kuqezi, Kumbulla nuk vlen 8 mln euro sipas Mallorca-s, pritet të rikthehet në Romë

Marash Kumbulla po luan këtë sezon i huazuar, nga Roma te Mallorca në LaLiga.

21:28
Derbi në familjen Buffon; djali i portierit legjendar, kundër Juves. Kush është dhe pse nuk është te Italia?

Bëmë baba të të ngjaj, është një shprehje por që nuk gjen vend të Louis Buffon. 17 vjeçari në fakt ndryshon shumë nga portieri legjendar, pasi në fushën e lojës luan në pozicion krejt të kundërt, teksa ai është sulmues. Tani e gjithë vëmendja do të jetë pikërisht te ai, pasi adoleshenti Louis është pjesë e Pisas që do të luajë kundër Juventusit këtë fundjavë.

21:24
Viti 2025, Barcelona habit Europën, 169 gola në 60 ndeshje, efekti Flick ka ndryshuar katalanasit

Një nga tiparet dalluese të Barcelonës së Hansi Flick është uri e pashuar për gola.

21:21
Video/ Mehmeti rikthehet tek goli pas katër ndeshjesh në Championship-in anglez, i 7-ti për fantazistin shqiptar këtë sezon

Nuk ka të ndalur në këtë vit 2025 sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Anis Mehmeti.

21:16
Interi bën planet për të huazuarit, ja çfarë pritet të ndodhë me Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani po tregon një rikuperim me ritme të larta te Torino, ku u huazua nga Interi gjatë verës së kaluar me një opsion blerjeje të vendosur në 14 milionë euro.

21:00
“Do të kem shtuar disa kilogramë për Krishtlindje”/ Guardiola i vetëm në City që dështon testin e peshës, a do të jetë pjesë e sfidës së radhës?

Pep Guardiola ka befasuar tifozët e Manchester City, por jo për ndonjë lëvizje taktike – trajneri ka pranuar publikisht se ka fituar disa kilogramë gjatë festave të Krishtlindjes.

20:58
Fiks Fare/ Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses

Një tjetër rast i moszbatimit të vendimeve gjyqësore nga institucionet publike u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare.

20:54
“Korrupsioni në nivelet e larta politike”/ Kongresi i SHBA prezanton projektligjin për Ballkanin, fokusi te krijimi i liderëve të rinj, preket edhe Shqipëria

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri, të quajtur “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

20:46
Tragjike në Greqi/ U nisën për të bërë ‘hiking’ në malin e mbuluar nga bora, katër alpinistë humbin jetën nga orteku

Katër alpinistë të zhdukur para dy ditëve në malet e Vardhusisë, në zonën malore të Fokidës në Greqi janë konfirmuar të vdekur nga ekipet e shpëtimeve.

20:38
Kontroll 10 minuta në VAR dhe polemika, Egjipti në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Egjipti është skuadra e parë që kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Afrikës pas fitores me Afrikën e Jugut me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje që pati shumë polemika.

20:21
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit 2026: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar.

20:11
Video/ Një muaj pas vdekjes së Shpat Kasapit, Selvije Jao ndan pamje prekëse të artistit me të birit

Selvije Jao ka ndarë një video në rrjetet sociale, duke përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta një muaj më parë si pasojë e një ataku kardiak.

20:07
Kosova gati për zgjedhje, procesi nis që të shtunën në mëngjes me votuesit nga diaspora

Kosova është pranë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

20:03
Turizmi fetar pa sezon/ Rritje me 16.5%, ekspertët: Po nxit ardhjen e vizitorëve gjatë gjithë vitit, luan rol të veçantë

Kur flasim për turizëm, zakonisht mendojmë për detin, malet apo qytetet historike. Por sot, një formë tjetër udhëtimi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje: turizmi religjioz.

19:42
VIDEO/ Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, policia bashkiake e Shkodrës e kthen qytetarin t’i marrë mbrapsht dhe më pas e arreston

Një qytetar ka hedhur qeset e zeza të mbeturinave jashtë koshave, teksa largësia prej tyre ishte vetëm pak centimetra.

19:39
Edhe pse kanë qime, a kanë vërtetë ftohtë kafshët?! Ja se si qëndron e vërteta…

Qimet nuk mjaftojnë kundër të ftohtit, lagështisë dhe erës ja cilat janë rreziqet kryesore të dimrit dhe si t’i mbroni siç duhet kafshët shtëpiake.

19:29
Formula 1/ Michael Schumacher, në krye të klasifikimit të pilotëve më të paguar në historinë e kampionatit

Michael Schumacher, 7 herë kampion i botës në Formula 1, është në krye të klasifikimit të pilotëve më të paguar në historinë e këtij kampionati. Kjo është ajo që publikon ‘Racing Neës 365’, sipas së cilës pasuria neto e Schumacher është vlerësuar 790 milionë dollarë(mbi 670 milionë euro).

19:17
Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të premten në autostradën Kanetsu, në zonën e Gunmas të Japonisë, ku janë përfshirë më shumë se 50 automjete.

19:10
Angli/ E dashura shpëton shqiptarin e dënuar nga dëbimi, “The Telegraph” zbardh vendimin e gjykatës së emigracionit

Një shtetas shqiptar i dënuar për kultivim droge ka shmangur dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar, pasi një gjykatë vendosi se kthimi i tij në Shqipëri do të kishte pasoja “padrejtësisht të ashpra” për partneren e tij, e cila nuk flet shqip dhe nuk ka lidhje me vendin.

19:06
Nga Yamal te Cristiano Ronaldo, paradë yjesh për Globe Soccer Awards

Këtë të dielë në Dubai do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve, Globe Soccer Awards, eventi që do të mbyllë vitin 2025 përsa iu përket mbrëmjeve gala të shpërblimit për më të mirët në botën e futbollit.

19:04
“Jam single ama dua që…”/Rrëfehet Yll Limani për dashurinë: Shumë lidhje kanë mbaruar për shkak të punës…

Iftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani.

19:00
Tonali drejt rikthimit në Serie A? Nisin kontaktet e para të Newcastle me rivalët e Milanit

Kërcimi cilësor që Juventusi synon për vitin 2026 ka një emër të qartë në mendjen e Luciano Spalletti-t: Sandro Tonali.

18:56
Emocione në Anfield/ Djemtë e Diogo Jotës shoqërojnë maskotat në ndeshjen Liverpool–Wolves, përballja e parë pas ndarjes së tij nga jeta

Dinis dhe Duarte, dy nga tre djemtë e ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe Wolverhampton Wanderers, Diogo Jota, do të shoqërojnë maskotat në fushë para fillimit të ndeshjes mes dy skuadrave në Anfield, këtë të shtunë.

18:40
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të jetë e fortë dhe dypartiake në Kongresin amerikan.

18:32
Mkhitaryan tregon prapaskenat te Interi: Ishim të thyer pas finales së Champions, Chivu na riktheu besimin pa fshirë punën e Inzaghit

Nga vështirësitë pas finales së Ligës së Kampionëve te energjia e re e sjellë në stol nga Cristian Chivu.

18:20
Po kryenin lutjen e së premtes/ Shpërthim në një xhami në qytetin sirian të Homsit, të paktën 8 të vdekur dhe 18 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në Xhaminë Imam Ali ibn Abi Talib në qytetin e Homsit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë siriane.

17:54
Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga, dëmtohet drejtuesi i mjetit në Malësi të Madhe

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe, ku kamioni ka dalë nga rruga.

17:44
Monopoli i fruta-perimeve, grosistët u gjobitën sepse blinin lirë nga fermerët dhe shisnin shumë shtrenjtë

Nedrete Arapi, nga Lushnja prej 25 vitesh eksporton fruta dhe perime drejt evropës.

17:43
Perimet shiten në rrugë, në Gjirokastër nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet bujqësore

Si në mesjetë, Gjirokastra sot mbetet pa një treg të mirëfilltë frutash e perimesh.

17:32
Lëvizje e papritur nga Arabia Saudite, Mario Mitaj nxirret në shitje nga Al Ittihad

Al Ittihad ka vendosur të nxjerrë në shitje Mario Mitajn gjatë merkatos së dimrit. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar në Arabinë Saudite, i cili ka cituar burime ekskluzive përmes rrjetit social “X”.

17:27
Egnatia-Dinamo, viti 2025 mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Futbolli në Shqipëri e ul siparin e vitit 2025 këtë të diel me një finale të madhe, atë të Superkupës së Shqipërisë. Në ‘Air Albania Stadium’ do të vihen përballë Egnatia dhe Dinamo në një sfidë që premton të jetë shumë e bukur dhe ku në lojë është trofeu i parë i sezonit 2025/26

17:14
Gjyqi i shpërndarësve të lëndëve narkotike në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues droge, më pas në grackë ranë…

Nën emrat e koduar Kristi, Afrimi, Hasani, Rei dhe Astriti , agjentët e maskuar kërkuan të blejnë kokainë e hashash nga 22 shpërndarës droge në Tiranë, të cilët mbasi folën për cilësinë e saj dëgjuan fjalën Policia.

16:41
I kërkuar nga Interpol Tirana, kapet në Kakavijë shqiptari/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

16:25
Humbi jetën teksa luante futboll me miqtë, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë, dyshimet e mjekëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

16:15
Gjimnastika braziliane në zi, ndahet nga jeta 18 vjeçarja Isabelle Marciniak, vuante nga limfoma

Gjimnastika brazilane qan Isabelle Marciniak që humbi jetën në moshën 18 vjeçare për shkak të limfomës së Hodgkin. Lajmi i hidhur u konfirmua nga Federata e Gjimnastikës së Paranà me 18 vjeçaren që nuk mundi dot të fitojë betejën ndaj kancerit.

16:06
Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

15:50
Sllovaki, futbollisti humbet arsyen, përplaset me një tifoz: Ofendoi nënën time…

Momente tensioni u shënuan në Sllovaki, ku një turne i futbollist në salla të mbyllura u shndërrua në një teatër të pakëndshëm dhe të paparashikuar dhe protagonist absolut u bë Denis Vavro. Ish mbrojtësi i Lazios, aktualisht pjesë e Wolfsburg u bë autori i një reagimi të ashpër që pushtoi median sllovake.

15:42
Shaquille O’Neal nuk përmbahet/ Ikona e NBA thyen disa prej ekraneve të studios së ESPN-s

Që kur hoqi atletet dhe veshi kostumin e prezantuesit, ai është bërë një nga të preferuarit e publikut, duke ofruar jo vetëm njohuritë e tij për NBA-në, por edhe shumë të qeshura.

15:31
Zgjerohet skandali i basteve në futbollin turk; 29 të arrestuar, në pranga dhe ish-zv/presidenti i Galatasaray

Nuk ka paqe për futbollin turk. Prokuroria e Stambollit urdhëroi një tjetër blitz që solli arrestimin e 29 personave duke e zgjeruar akoma më shumë skandalin e basteve në vend teksa drejtuesit e futbollit në Turqi kanë filluar të dridhen.

15:30
Hetimi i “New York Times”, kush është studentja shqiptare që u mashtrua me “ëndrrën” amerikane: Pagova 2 mijë dollarë, por…

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

15:06
Plagosi biznesmenin në Kavajë, autorit i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë (Emrat)

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit të arrestuar për plagosjen e pronarit të një marketi në Kavajë.

15:04
Skitë Alpine, Lara Colturi rikthehet në pistë, ndalesa e radhës në Semmering të Austrisë

Pas zhgënjimit që përjetoi në Courchevel të Francës, Lara Colturi kthehet këtë fundjavë në pistën e skive në pistën e Semmering të Austrisë.

14:51
Hetimi ndaj AKSHI-t, DW: Çfarë po ndodh me e-Albania?

Pas skandalit të AKSHI-t platforma e-Albania është bllokuar dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim.

14:48
U arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, Gjykata lë në burg 21 persona, lirohet vetëm njëri prej tyre

U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.

14:45
Jurgen Klopp-Real Madrid, Red Bull ngre murin: Nuk ka asnjë klauzolë, ai qëndron këtu…

Kohët e fundit në Spanjë kishin nisur të qarkullonin zërat në lidhje me një ardhje të mundshme të Jurgen Klopp në pankinën e Realit të Madridit për të zëvendësuar trajnerin aktual të Los Blancos, Xabi Alonson.

14:44
Vetmia, ekspertët japin alarmin: Në ditët e festave, bëhet “vrastare”

Vetmia, një probleme gjithmonë e më i përhapur i shoqërive sot, ndihet sidomos në ditë festash familjare si Krishtlindjet në Gjermani.

14:32
“E pi dhe vetë për qejf”/ Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e ‘reklamonin mallin’: Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë.

14:28
“M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi”, shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë.

14:27
Ndihmuan një emigrant të kalonte territorin e Shqipërisë kundrejt pagesës, tre të arrestuar në Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndihmuan një emigrant të kalonte kufirin kundrejt pagesës.

14:20
Berisha sulmon Bashën dhe bën thirrje për protestë: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz.

14:17
Në kërkim për shitje droge dhe mos kallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Korçë

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

14:13
Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian, vazhdojnë bisedimet për armëpushim

Tajlanda ka kryer sulme ajrore në një zonë të diskutueshme kufitare me Kamboxhian, ndërkohë që përfaqësuesit e dy vendeve vijojnë bisedimet për t’i dhënë fund përplasjeve.

14:05
Drejt Roma-Genoa, De Rossi kundër të kaluarës së tij: Nuk e meritoja shkarkimin….

Në Olimpico është rezervuar sfida mes Romës dhe Genoas, një sfidë kjo që do të përjetohet në mënyrë të veçantë nga trajneri i skuadrës xhenoveze, Daniele De Rossi që do të kthehet në kryeqytetin italian si kundërshtar.

13:55
“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV për ‘Shqipëria Live’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

Vëllai i vogël i Angelo Harunit, Dario, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ndau detaje personale dhe profesionale për banorin e Big Brother VIP 5.

13:44
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 të plagosur

Katërmbëdhjetë persona u plagosën në një sulm me thikë në një fabrikë gomash të rënda në Japoninë qendrore, sipas shërbimeve të emergjencës.

13:41
Banorët italianë të një fshati të lashtë festojnë lindjen e fëmijës së parë pas 30 vjetësh

Në shpatet e malit Girifalco në Itali, në periferi lindore të Luginës Nerfa dhe në një lartësi mbidetare mbi 1,000 metra, ndodhet një fshat i lashtë rural, Pagliara dei Marchi, i cili administrativisht bie nën komunën e Castellafium.

13:36
I përplasin me makinë pastaj i qëllojnë me thikë, dy të vrare në Izrael

Dy persona humbën jetën në veri të Izraelit, pasi u përplasën me makinë dhe më pas u qëlluan me thikë.

13:29
Tragjedia Bakken, skiatori i biathlonit i gjetur pa jetë, kishte maskë për oksigjen në fytyrë

Bota e sportit të biathlonit është ende nën shok për një tragjedi të ndodhur në rrethana ende të paqarta. Vdekja e Sivert Guttorm Bakken, që u gjet pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Passo Lavazè në Trentino vishet me vel misteri për shkak të një detaji që u zbulua nga Federata Norvegjeze e Biathlonit; në momentin kur u gjet trupi, 27 vjeçari kishte të vendosur në fytyrë një maskë oksigjeni për lartësitë.

13:26
Acari i fundvitit ‘pushton’ Shqipërinë, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

Sinoptikani Elvi Jahaj në një lidhje live në Top Channel, foli për parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve.

13:16
Kujt i ka refuzuar bashkëpunimin për një projekt muzikor?! Yll Limani: Nuk jam arrogant, ama kur…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.

13:08
Festat e fundvitit shtyjnë për në janar revolucionin e PD, Berisha: Kur të zëmë sheshin, do dalim aty çdo natë gjersa të përzëmë Ramën

Pas protestës së parë kombëtare në 22 dhjetor, demokratët kanë shtyrë për në janar revolucionin dhe rrëzimin e qeverisë.

12:59
“Ore ça ka ky qeni që flet?”/ Arrestimi i 22 personave të grupit kriminal në Tiranë që shpërndante kokainë, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar (DOSJA)

U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në një aksion antidrogë, ku vetëm një prej tyre, Blerim Mali u la i lirë pasi kishte dy familjarë të sëmurë për të cilët kujdeset.

12:58
Kephren Thuram thumbon Marcus: Për Krishtlindje do t’i dhuroj fanelën e Juventusit

Derbi i Italisë nuk shkon kurrë me pushime, as ditën e Krishtlindjes. Ai që rindezi sfidën në familje ishte Khephren Thuram, protagonist i një video festive për DAZN.

12:32
Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Koplik.

12:27
Milan, plotësohet skuadra, Allegri i rikuperon të gjithë, por Gabbia mbetet mister

Pas Superkupës së Italisë në Riad, Massimiliano Allegri sheh që skuadra plotësohet thuajse krejt për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës. Mungesa e sigurt është ajo e Santi Gimenez që pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer në kavilje.

12:16
Buxheti i Elbasanit kalon me debate/ U rrit me 6%, këshilltarët e djathtë: Mashtrim financiar

Këshilli Bashkiak i Elbasanit me 26 vota pro dhe 9 kundër miratoi buxhetin e bashkisë për vitin 2026 i cili arrin në 4 miliardë e 13 milionë lekë, duke shënuar rritje krahasuar me një vit më parë.

12:07
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri.

12:00
“Në fillim të javës do kërkojmë mbledhjen tjetër të Këshillit të Mandateve”, Bardhi për imunitetin e zv.kryeministres: Kuvendi është kthyer në bunker të Ballukut

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat u shpreh se në fillim të javës do të kërkohet mbledhja e radhës së Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetet për zv.kryeministren Belinda Balluku.

11:59
“Visions of Tomorrow”, një shqiponjë me pajisje të përdorura si pasqyrë e së ardhmes

Në një moment kur teknologjia është kryefjala, arti i Renold Sulës, artist shqiptar, skulptor dhe skenograf, vjen si një sfidë personale për të vendosur pajisjet teknologjike në qendër të veprës së tij.

11:58
Rriten tensionet me Kinën, Japonia miraton buxhetin rekord për mbrojtjen

Japonia ka miratuar një buxhet rekord prej rreth 58 miliardë dollarë për mbrojtjen, ndërsa tensionet me Kinën po rriten ndjeshëm.

11:32
Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, denoncon Bylykbashi: Kryetari i Kuvendit na mbylli derën e sallës

Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00.

11:19
U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të Fierit, ku humbi jetën një 16-vjeçar.

10:50
Stuhi të forta shiu dhe përmbytje në Kaliforni, humbin jetën tre persona

Stuhi të forta shiu që kanë përfshirë zona të gjera të Kalifornisë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke lënë tre persona të vdekur deri në mbrëmjen e Krishtlindjeve, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

10:33
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar, nuk përjashtohet…

Kosova voton për herë të dytë këtë vit. Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass kërkon dialog mes partive dhe kujton, se Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar këtë vit.

10:15
Emri/ Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës.

10:09
Tragjedi në SHBA, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

Një histori tragjike ndodhi në Teksas, SHBA, ku një familje me katër anëtarë u shkatërrua kur një automjet i drejtuar nga një shofere e dehur goditi makinën e tyre ndërsa po ktheheshin nga një festë Krishtlindjesh.

10:00
Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

Ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë dhënë alarmin se Europa nuk është e përgatitur për një luftë të mundshme me Rusinë, e cila sipas vlerësimeve të inteligjencës mund të ndodhë brenda viteve të ardhshme.

09:59
Zelensky njofton takimin me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

Grindja diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur nga një postim i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes.

09:53
Gazeta ruse: Putin “i hapur” për shkëmbim territoresh jashtë Donbasit, por këmbëngul për kontroll të plotë mbi rajonin

Vladimir Putin u duk i hapur për shkëmbimin e disa territoreve të kontrolluara nga forcat ruse në Ukrainë, duke këmbëngulur se dëshiron të gjithë Donbasin, ndërsa foli me biznesmenë të lartë rusë, sipas një raporti në gazetën ruse Kommersant për Kremlinin, tha se Putin i informoi biznesmenët e lartë mbi detajet e planit në një takim vonë natën në Kremlin më 24 dhjetor.

09:45
Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

Ka ndërruar jetë një 42-vjeçar gjatë një loje futbolli në fshatin Novoselë të Vlorës.

09:38
Zemërim në Nju Jork për tabelën ‘Jezusi është palestinez’ në Times Square, komentuesit në rrjetet sociale: Provokuese dhe johistorike

Një tabelë reklamuese në New York City me mesazhin “Jezusi është palestinez” e vendosur në Times Square nga Komiteti Amerikan i Diskriminimit Arab ka shkaktuar mjaft trazira.

09:27
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

Qarku i Korçës është zgjuar nga reshjet e dëborës.

09:15
Yll Limani tregon emrin e vërtetë: Gjithë kohën më keni prezantuar gabim në Shqipëri, ja si qëndron e vërteta

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani.

09:09
“Derrat që vrasim i ndajmë bashkë”/ Drejtori i AQSHF tregon për jetën në Bllok gjatë komunizmit: Mblidheshin dhe shihnin filma, dokumentarë të…

Festimet e Vitit të Ri gjatë komunizmit dhe realiteti brenda Bllokut u rikthyen në vëmendje në emisionin Top Story.

09:00
Fermerët grekë vijojnë protestat edhe pas Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe sot për kamionët që lëvizin në kufirin greko-shqiptar në Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

08:54
Viti i Ri në Komunizëm/ ‘Festë e thjeshtë, por me zemrën plot’, Eljan Tanini rrëfen: Çdo familje e Krishterë i festonte Krishtlindjet në fshehtësi

Viti i Ri në komunizëm nuk ishte festë me drita të shumta, tavolina të mbushura apo dhurata të shtrenjta.

08:42
Kosova dhe Shqipëria në ‘top 5’, Gjermania publikon shifrat për vizat e bashkimit familjar

Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova e Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit.