Dëshira për para të shpejta i çuan në pranga dy të rinj ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, bashkë me të afërmin e tyre 28 vjeçar, morën peng në kryeqytet një 32 vjeçar duke e detyruar ti japë një shumë parash.

Ngjarja ndodhi në muajin mars ku të 3 e morën me forcë 32-vjeçarin dhe e mbajtën për disa orë në një ambient privat në xhafzotaj, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Pas kallëzimit të të dëmtuarit policia arrestoi 2 prej autorëve dhe shpalli në kërkim të tretin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme. Ndërkohë policia po thellon hetimet për të sqaruar gjithë rrethanat e ngjarjes.

 

Top Channel