Zyrtari iranian paralajmëron SHBA-të: Së shpejtë amerikanët do të jenë nostalgjikë për benzinën 4 dollarëshe
Pas 16 vitesh në pushtet, “eksperimenti” politik i Viktor Orbán duket se ka arritur në fund. Humbja në zgjedhjet e fundit shënon një kthesë të fortë për Hungarinë dhe modelin e tij të qeverisjes.
Orbán e kishte përkufizuar sistemin e tij si “demokraci joliberale”, ndërsa aleatët e tij e cilësonin si “konservatorizëm kombëtar”. Megjithatë, ai shpesh ka ndjekur një kurs të veçantë, duke u pozicionuar kundër elitave dhe institucioneve të Bashkimi Evropian, të cilat i quante “burokratët e Brukselit”.
Pavarësisht retorikës anti-globaliste, ai hapi dyert për investime të huaja, duke tërhequr kompani nga Gjermania, Kina dhe Koreja e Jugut. Në të njëjtën kohë, ndërsa kundërshtonte emigracionin, qeveria e tij inkurajoi në heshtje ardhjen e punëtorëve nga vende si Sri Lanka, Filipinet, Ukraina dhe Turqia për të mbështetur industrinë.
Në planin social, përpjekjet për të rritur lindshmërinë nuk dhanë rezultatet e pritura. Deri në vitin 2025, norma e fertilitetit ra në 1.31, e njëjta që Hungaria kishte në vitin 2010.
Gjatë qeverisjes së tij, Orbán përqendroi pushtetin, duke ndryshuar kushtetutën dhe reformuar sistemin gjyqësor, zgjedhor dhe ekonomik, pas fitores me shumicë të cilësuar në vitin 2010.
Por në zgjedhjet e fundit, qytetarët hungarezë duket se i thanë “ndal” këtij modeli. Péter Magyar arriti të fitojë mbështetjen e tyre me një mesazh më gjithëpërfshirës dhe më pak përçarës, duke premtuar stabilitet dhe normalitet.
Lodhja nga konfliktet e vazhdueshme, si dhe pakënaqësitë ekonomike, ku të pasurit pasuroheshin më tej dhe shtresa e mesme tkurrej, ndikuan ndjeshëm në këtë rezultat.
Në fjalimin e tij pas fitores, Magyar theksoi se vendi ka nevojë për një fillim të ri: “Sonte festojmë, por nesër fillojmë punën”, deklaroi ai para mbështetësve në brigjet e Danubit.
Top Channel