“Mos shihni çdo hapësirë për pallat”, Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, ju e dini vetë, por mund t’u kthehen ‘boomerang’
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve për t’i lënë porosi kryetarëve të degëve për të pasur dialog intensiv me qytetarët.
Ai theksoi se kryetarët e degëve, koordinatorët dhe drejtuesit politikë, si dhe kryebashkiakët, duhet të kenë një agjendë të vazhdueshme takimesh me strukturat dhe qytetarët, duke e cilësuar këtë si prioritet kyç në këtë fazë politike.
“Ne duhet të vazhdojmë, insistojmë në dialog intensiv me çdo qytetar shqiptar. Ai (kryeministri) ka mjetet e propagandës në dorë, ne kemi vetëm 2, takimet dhe rrjetet sociale. Ai nuk ulet dot me qytetarët, shkon në organizatat e partisë që i di që janë strofull të krimit. Kurse ne ulemi, dëgjojmë, debatojmë, pranojmë kritikat dhe arrijmë sugjerime.
Është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët, drejtuesit politikë të kenë një agjendë të vazhdueshme, si dhe kryebashkiakët. Të takimeve me strukturat dhe qytetarët. Është e domosdoshme, nuk ka gjë më të rëndësishme, t’i dëgjojmë, debatojmë, shpjegojmë, kjo është e një rëndësie kapitale për ne. Jemi në kilometrin e fundit, do të thotë që problemet që kishim i kemi lënë pas. Tani kemi vetëm një problem, që është Edi Rama. Koha provon se protesta është arma jonë më kryesore“, tha ai.
“Dua çdo ditë grafik, vërtetim territorial të shtrirjes territorial të PD, kjo kërkon që ju të vraponi, të ecni me këmbë, me mjete me ç’të mundi të shkoni në çdo zonë”, tha Berisha më tej.
Top Channel