Zyrtari iranian paralajmëron SHBA-të: Së shpejtë amerikanët do të jenë nostalgjikë për benzinën 4 dollarëshe
Ndikoi menjëherë në tregjet botërore të energjisë dështimi i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit.
Pasi bisedimet përfunduan këtë fundjavë pa një marrëveshje të re dhe Presidenti Donald Trump tha se do të bllokonte portet iraniane, çmimi i naftës kapërceu sërish 100 dollarët për fuçi.
Nafta Brent, që shërben si referenca globale, u rrit me 7.3% duke mbërritur në 102.30 dollarë. Arsyeja e luhatjeve të fundit në tregje ishte fakti se dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka rritur shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet.
Vetëm pak ditë më parë, çmimi ra ndjeshëm nën nivelin e 100 dollarëve pasi Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim të kushtëzuar dyjavor, që përfshinte hapjen e rrugës së rëndësishme detare tregtare, Ngushticës së Hormuzit. Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon një e pesta e furnizimeve energjetike botërore, është kthyer në pikën më të ndjeshme të konfliktit pasi Teherani zgjodhi t`i kundërpërgjigjej sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit me kërcënimin se do të sulmonte anijet që të përdornin kanalin e rëndësishëm ujor.
Lëvizja atje ka qenë kryesisht e pezulluar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithëse disa vende si India dhe Malajzia kanë negociuar kalim të sigurt për anijet e tyre. Mjaftoi kjo ndërprerje që çmimet e energjisë të rriteshin në mbarë botën.
Ekonomisti Chua Yeow Hwee nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Singapor, u shpreh se “çmimet ka të ngjarë të mbeten të larta sepse pritshmëritë tani varen nga fakti nëse bllokada do të zbatohet plotësisht, nëse ndërprerjet e transportit do të përhapen dhe nëse përpjekjet diplomatike do të rifillojnë,” tha ai.
Top Channel