Berisha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Moment i rëndësishëm për partinë dhe vendin, Rama bashkë me Vuçiç kërkuan…

13/04/2026 14:43

Sali Berisha ka mbledhur këtë të hënë Kolegjin e Kryetarëve, pasi siç theksoi, ky është një moment i rëndësishëm për partinë dhe vendin.

Akuzat i drejtoi nga kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se kërkon një formë tjetër anëtarësimi në BE, një gjë që sipas tij bie ndesh me interesat kombëtare.

“E thirrëm këtë mbledhje për probleme jashtëzakonisht të rëndësishme të partisë dhe vendit. Raporti për Shqipërinë ka mbetur në klasë, me gjithë telefonatat e tij, përkundrazi numri i vendeve që kanë kundërshtuar votimin e këtij raporti ka ardhur në rritje.

Bashkë me Vuçiç kanë bërë një letër BE në të cilën që të dy për interesa të tyre kriminale dhe o të popujve të tyre, shpallin se nuk kërkojnë anëtarësim të plotë në BE por një lloj tjetër integrimi, marrëveshje tregtare dhe lëvizje e lirë, që është një ndëshkim i vërtetë për shqiptarët dhe akt antikombëtar”, tha Berisha.

Berisha kishte dhe një thirrje për të dem okratët, që të ngrihen në protestë deri në  rrëzimin e Ramës.

“PD duhet të ngrihet, të bëjmë gjithçka për rezistencën më të fuqishme deri në largimin e këtij regjimi”, u shpreh ai.

Top Channel