Exclusive/ Blerje online nga ‘Posta Shqiptare’ dhe gjoba nga ‘Policia Rrugore’, si hakerët mashtruan mijëra shqiptarë për t’i marrë para me anë të mesazheve
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeçar ra nga ballkoni i katit të katërt dhe ndërroi jetë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i mituri ndodhej në banesën së bashku me nënë e tij dhe ndërroi jetë në vend pas rënies nga lartësia.
Reagimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel