Mbyllet pas 16 vjetësh epoka Orban në Hungari, Kryeministri pranon humbjen: Rezultat i dhimbshëm. Opozita fiton mbi 2/3 e vendeve në Parlament

12/04/2026 21:43

Kryeministri hungarez Viktor Orban në një fjalim të shkurtër pas humbjes së zgjedhjeve pas 16 vitesh në pushtet tha se rezultati i zgjedhjeve është “i dhimbshëm për ne, por i qartë”.

Ai përgëzoi partinë fituese të opozitës, Tisza të Péter Magyar, ndërsa shprehu se partia e tij nuk ka punuar kurrë kaq shumë në asnjë fushatë zgjedhore dhe falënderoi 2,5 milionë hungarezët që votuan për partinë e tij..

“Ne do t’i shërbejmë vendit tonë dhe kombit hungarez nga opozita”, tha ai.

Ai shtoi se në mbi 30 vitet e tij në krye të Fidesz, ka përjetuar vite të vështira dhe të lehta, të bukura dhe të trishtueshme, por këmbënguli se nuk do të dorëzohet kurrë.

“Këto ditë kanë të bëjnë me shërimin e plagëve tona, por ka ende punë për t’u bërë”, përfundoi kryeministri në largim.

Top Channel