Zyrtarët e inteligjencës amerikane pretendojnë se Kina mund të furnizojë Iranin me sisteme mbrojtëse, zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington: Informacioni është i rremë
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance, ndodhet në Pakistan për bisedime të rëndësishme mes SHBA-së dhe Iranit, që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Delegacionin iranian e kryeson Mohammad Bagher Ghalibaf, një nga figurat më të fuqishme politike në Teheran.
Bisedimet zhvillohen në një klimë mosbesimi të ndërsjellë, me të dyja palët që kanë shkëmbyer paralajmërime përpara nisjes së negociatave.
Rolin e ndërmjetësit kryesor e ka marrë kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Takimet po zhvillohen në një hotel brenda një zone me siguri të lartë. Autoritetet pakistaneze kanë shpallur një ditë pushimi lokal për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe kanë vendosur një “zonë të kuqe” sigurie që përfshin ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.
Hoteli ku mbahen bisedimet është evakuuar paraprakisht, ndërsa ekipet e sigurisë nga vendet pjesëmarrëse janë vendosur në qytet dhe po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet vendase.
Top Channel