Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve dhe licencave profesionale.

Nga ky operacion janë sekuestruar qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së tij në Zall-Bastar, policia zbuloi laboratorin e fshehtë, ku prodhoheshin dhe falsifikoheshin diplomat dhe licencat.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Top Channel