LAJMI I FUNDIT/ Ndryshon sërish çmimi i naftës, sa do të shitet nga ky moment
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pas rritjes së çmimit të karburanteve.
Shoqata paralajmëron se nga java e ardhshme mund të ndërpritet shërbimi për rreth 450 linja në të gjithë vendin.
“Për momentin prioritet absolut mbetet ndërhyrja emergjente pasi situata aktuale nuk pret dhe nuk mund të përballohet për një kohë të gjatë vetëm nga operatorët”, theksohet në shkresë.
“Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nëse institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët”, thuhet ndër të tjera në shkresën e shoqatës.
Top Channel