Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj komentoi rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Ajo theksoi se ka pasur rritje çmimi të karburanteve dhe perimeve, ndërsa theksoi se do të subvencionohen të gjitha shtresat në nevojë me të ardhura të ulëta.
Sakaq deklaroi se po monitorohen çmimet me bazë ditore, duke shtuar se nuk ka pasur rritje te produkte e shportës.
“Jemi duke monitoruar çmimet në bazë ditore. Kemi informacion se vetëm kategoria e karburanteve ka pasur rritje dhe jo produktet e shportës. Inflacioni në muajin mars, shënoi nivelin 2.6% që është një nivel i kontrolluar ende. Siç thash, e vërteta është se në të kaluarën kemi ndërhyrë në një subvencionim për shtresat në nevojë. Nëse do të shohim rritje, do të ndërhyjmë. Efektet e luftës kanë ndikim si në çdo vend tjetër të botës. Është temë e diskutuar sa herë ka rritje të karburanteve. Prioritet është që të kujdesemi që kriza të përcillet në nivele të ulëta në tregun shqiptar. Qëllimi i Bordit është që çmimet mos të rriten në mënyrë spekulative. Mendojmë se nuk ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit. Mblidhet në këtë formë, pasi është e drejtë të mblidhet ashtu. Ai që konsumon më shumë karburant, bën më shumë konsum dhe paguan më shumë. Do të reduktojmë akcizën me 20% sa herë që çmimi shkon mbi 220 lekë“, deklaroi ajo.
Top Channel